Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Në Gjakovë vihet gurthemeli i rindërtimit të Xhamisë së Qylit

    Në vazhdën e ndërtimeve dhe rregullimeve të objekteve fetare (xhamive) në komunën e Gjakovës më datë 11.11.2008, ditën e marte, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë bashkë me xhematin e xhamisë së qylit organizuan manifestim për nder të vënies së gurthemelit të rindërtimit të xhamisë në lagjen Qyl, xhami e cila daton që nga viti 1817, e që do te rindërtohet pas shkatërrimit që i është bërë nga vjetërsia.

    Përveç numrit mjaft të madh të xhematlinjve dhe banorëve të kësaj lagje, pjesëmarrës në vënien e gurthemelit të kësaj xhamie ishte edhe një delegacion i Bashkësisë Islame të Kosovës, në krye me kryetarin e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës myftiun Naim ef.Tërnava, i cili u shpreh i lumtur qe gjendet në qytetin e Gjakovës, qytet i cili, siç tha ai, historikisht ka dhënë një kontribut të çmuar për vendin.


    "Prej këtij vendi të shenjtë, këtu prej kësaj xhamie përmes imamëve gjithherë do te ngritët zëri i arsyes, zëri i bashkimit dhe unitetit, zëri i luftimit i të gjitha dukurive negative të cilat janë prezentë në shoqëri", tha ndër të tjera myftiu Tërnava duke iu drejtuar të pranishmëve.

    Për rindërtimin e kësaj xhamie u shpreh i kënaqur edhe Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, Fatmir ef.Iljazi i cili tha: "Ky tempull do të jetë përherë një zë i fuqishëm i tolerancës dhe paqes nga ku janë edukuar dhe do të edukohen shumë breza si në të kaluarën ashtu edhe në të ardhmen.Gjithashtu do te jete po ky tempull i cili do të inspiroj, do te frymëzoj dhe do të edukoj breza te ri që në vazhdimësi do të jenë në shërbim të Zotit, në shërbim të atdheut dhe në shërbim të popullit.

    Ndryshe nga xhamitë tjera të qytetit të Gjakovës, Xhamia e Qylit do të ketë dy minare gjë që e bënë atë më të veçantë në aspektin arkitektonik.

    islamgjakova.net
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Stentori
    Anëtarësuar
    11-01-2003
    Vendndodhja
    larg memedheut
    Postime
    148
    Urime dhe per hajr qoft kjo xhami.Allahu i shperbleft me xhenet ata te cilet e kan inicue ndertimin e kesaj xhamie.
    Experience is the best teacher...

Tema të Ngjashme

  1. Dosja e krimit politik në Kosovë
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 09-10-2012, 15:05
  2. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  3. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18
  4. “Sigurimit i Atdheut”
    Nga Beqari002 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 24-01-2004, 08:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •