Close
Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 80 prej 84
  1. #71
    i/e regjistruar Maska e Abaz S. Hoxha
    Anëtarësuar
    01-01-2009
    Vendndodhja
    BRD ( Germany ).
    Postime
    16

    Thumbs up

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shpesh degjojme se ne shoqerine shqiptare kemi "harmoni fetare". E degjojme nga goja e politikaneve, vizitoreve te huaj, nga goja e shqiptareve te thjeshte. E hapa kete teme jo per te diskutuar se sa harmoni fetare kemi ne shoqerine shqiptare, por e hapa per te mesuar, se si e kuptojne shqiptaret ne mendjen e tyre togefjaleshin "harmoni fetare":

    Si e kuptoni ju harmonine fetare?

    Pyetje e thjeshte dhe direkte qe pret nje pergjigje nga ju, anetaret e forumit shqiptar. Secili mund te shprehi mendimin e tij pa qene nevoja te komentoni apo replikoni mendimin e njeri-tjetrit.

    Albo
    Harmonie fetare, nenkupton respektin e ndersjellte.

    Vellezerve orthodokse shqiptare ju uroje per shume vjet Krishlindjet, si dhe At. Nikolles se Elabasanit i perkasin urimet e rastit, Zoti qofte me Ju.

  2. #72
    E dua letërsinë Maska e Ariene
    Anëtarësuar
    02-11-2008
    Vendndodhja
    Londer Britania e Madhe
    Postime
    17
    Ne pergjithsi ne shqipetaret e kemi humbur ate fanatizmin ndaj feve te ndryshme me komunizmin qe kur u prishen kishat e xhamite nga Xhaxhi Veri dmth. Por gjithsesi tani njerzit ne shqiperi kan filluar prape te ndjekin fete qe kan deshire edhe nga qe nuk kan pasur as njelloj problemi ne shqiperi sepse sinqerisht asnje nuk do tja dije se je mysliman, orthodoks apo katolik. 'FEJA E SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA' sic tha edhe poeti yne.

  3. #73
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Shumë postues e kishin dhënë përmbledhtazi idenë e tyre për harmoninë (ndër)fetare te shqiptarët. po më duket se në asnjë postim nuk e pashë idenë të shprehur kështu: Harmonia (ndër)fetare te shqiptarët ka ekzistuar sepse ajo që na ka bashkuar ka qenë më e fortë se ajo që na ka ndarë. Rrjedhimisht, harmonia do të ekzistojë gjithnjë derisa ajo që do të na bashkojë do të jetë më e fuqishme se ajo që do të na ndajë. Dikush e përmendi shtratin kulturor iliro-pellazg si bazën e kësaj tolerance, me çka edhe unë pajtohem plotësisht. Të gjitha fetë monoteiste që u importuan nga vendet e lindjes në këto treva u mbivendosën mbi një besim të kultivuar, disa syresh madje, duke ndryshuar kalendarët festivë për të eklipsuar festat e trashëguara nga kjo fe pararendëse, paganizmi, i cili ishte besim vendor dhe duke qenë autokton kishte krijuar vlera të tilla të fuqishme sa që në disa elemente i mbijetoi shekujt dhe erdhi deri në ditët tona. Dhashtë zoti që ajo që na bashkon të jetë kurdoherë më e fortë se ajo që na ndan.

  4. #74
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-07-2002
    Postime
    9

    Si e kuptoni harmonine fetare?

    Dikur kam botuar ne shtyp nje shkrim me titull "Toleranca albanica". Nje miku im me mirdashje me koregjoi dhe me tha me te drejte se behet fjale per harmoni dhe jo tolerance. I dhashe te drejte. Kjo histori eshte me e vjeter se 15 vjet. Pyetja tuaj me futi perseri ne te njejtat mendime qe dua ti shkoqis me poshte. Si hyrje do tu tregoj nje pershtypje qe ruaj nga femijeria time. Ne pazarin e vjeter te Tiranes kur hyje nga "Zingonni" kishte dy rjeshta dyqanesh karshi njeri tjetrit. Majtas ishin artizanet e pipave, jorganxhinjte, qeleshexhinjte etj qe te gjithe tiranas te vjeter te besimit myslyman kurse djathtas ishin dyqane te besimtarve ortodoks. Une kaloja nje pjese te mire ne dyqanin e gjyshit tim qeleshexhi. Perballe kishim nje dyqan te nje remtari ortodoks. Kur hapte dyqanin me pare remtari e une me gjyshin vinim me vone, sapo hapeshin qepenat nje djale i ri i sillte kafen gjyshit tim, kjo e porositur nga remtari dhe anasjelltas ndodhte e njejta gje nga gjyshi kur ai vinte me vone se ne. Pasi pershendeteshin i uronin njeri tjetrit pune te mbare. Kjo ishte per mua HARMONIA. Egzistonte respekti reciprok, mirkuptimi dhe sjellja miqsore. Te vazhdojme me termin "Fetare" Kur ishte ramazan dhe gjyshi im agjeronte, remtari perkarshi nuk pinte duhan haptas per te mos e tunduar. Kur vinte koha e iftarit e nga gjelltorja vinin pjatat, gjyshi me dergonte tek dyqani i tij dhe e ftonte per "ta prishur" se bashku. Ky term perdorej per grishjen ne iftar. Kur ishin Pashket ne i shkonim per vizite tek shtepia e tij dhe une gezohesha nga vezet e kuqe dhe embelsirat. E njejta gje ndodhte kur ishte Bajram dhe remtari ortodoks na vizitonte e na sillte urimet: Per shume vjet! Gezuar! Mot me mire inshallah!
    Kjo ishte HARMONIA FETARE. Per shtese une si myslyman jam martuar me nje kristiane. Une i respektoj besimin familjes se gruas dhe ata timin. Kjo ne kuader te kesaj harmonie. Dy hapa larg nesh mungesa e saj, mungesa e tolerances shkaktoi nje lufte te tmerrshme, nje katastrofe njerzore. Nga mungesa e kesaj tolerance arriti nje urrejtje per vdekje. Pra habitem kur ndokush nuk e cmon si duhet, apo apriori ben nje ofeze. Kjo eshte nje visar i popullit tone. Ne nuk kemi shume gjera per tu krenuar. Nga keto pak gjera ben pjese dhe Harmonia Fetare qe nuk e gjen ne kete shkalle kudo. Dhe shume njerez nga popuj te kulturuar e te civilizuar cuditen per te na e kane ziline sepse ajo shpreh nje kulture ne vetvete. Per t'ju kthyer dhe nje here fillimit nga mora spunto per kete shkrim dua ta mbaroj me spjegimin pse e pata titulluar shkrimin "Toleranca albanica". Ne Botanike shume emra shkencore bimesh, titullohen bashke me emrin e vendit ku jane gjendur per here te pare. I tille jane p. sh. Viola Scanderbeg apo Viola albanica te cilat jane qemtuar per here te pare ne vendin tone. Ndaj dhe kete harmoni fetare, kete tolerance te bukur e quajta "TOLERANCA ALBANICA"
    Ju pershendes Vezhguesi

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Postime
    1,280
    Vezhgues,
    Te falemnderit per kete postimin me lart .Ka dicka shume njerzore ne keto fjale ,si nje fllad pranvere.Se si me erdhi...!
    Kete lloj pervoje e kemi shumica e shqiptareve.Per mendimin tim modest, ky virtyt njerzor,pra rrespekti vllazror edhe kur jemi te vecante e te ndryshem ne nje segment te jetes ,eshte celesi i mbijeteses sone si komb gjate hsitorise.
    Eh,sikur te kishim me shume shkrime e histori te ketilla ne shtyp,tv,ketu ne internet...libra,

    Shnet,
    Guri,Kosove

  6. #76
    Sipas meje " Harmonin Fetare" e pershkruaj me nje fjali:


    "Mbaj fene tende dhe respekto fene e tjetrit."

  7. #77
    ALLAHU EKBER Maska e unejsa
    Anëtarësuar
    08-02-2009
    Vendndodhja
    SHIJAK
    Postime
    695

    Smile "harmoni fetare"

    te kesh harmoni fetare do te thot thjesht te mos te te interesoj feja e tjetrit:- por vazhdo punet e tua pa problem se fundja jemi te gjith shqipetar

  8. #78
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005
    Më parë kam shkruar diç për fe në përgjithësi. Motoja ime ka qenë dhe është që: “çdo fe ti shërbej për të mirën kombit, e jo kombi ti shërbej fesë”. Në temën “ toleranca fetare”, apo edhe “toleranca ndër- fetare”, i lexova të gjitha postimet dhe mësova: që si faktori kyç i tolerancës ishte humaniteti, zemërgjerësia bujaria e popullit shqiptar etj. për një tolerancë aq të dinjitetëshme sa i përket feve të ndryshme. Askush gjerë me tani nuk ka cekur faktorin gjenetik si faktor të pa tolerueshëm shkencor. Nuk ka gjallesë në botë që nuk posedon kodin e vet gjenetik për vetitë e veta. Por nuk ka as racë njerëzore që nuk posedon kodin e vet gjenetik që karakterizon tiparet racës së vet. Do e marr shembull ashtu siç e kemi marrë shembull gjatë studimeve: "bravën dhe çelësin (kyçin)" . Me rregulla teknike, bravën adekuate duhet ta hapë çelësi adekuat, e kurrsesi çelësi tjetër. Ky është shembulli shkencor. Thënë kushtimisht, “bravën e shqiptarit e hapë vetëm çelësi, apo kyçi i shqiptarit. Andaj nuk është e rastit që njerëzit më të zgjuar të popullit shqiptar e kanë thënë: “Feja e shqiptarit është shqiptaria”.
    Ja një shembull i viteve të tetëdhjeta, kur nga shtypi serb mësova se një shkencëtar gjenetik kishte zbuluar kodin gjenetik të gjuhës serbe. Ky zbulim bëni bujë në mediat botërore.
    Edhe pse ne nuk e kem zbuluar ndonjë kod gjenetik shqiptar, atë e posedojmë. Është një e vërtetë e pa mohuar, që kurrë asnjë i huaji nuk ka pasur mundësi të vendoset në trojet shqiptare dhe të pranohet si vendas. Për këtë konstatim që e dhashë, ka një mori shembujsh.
    Ashtu edhe në Kosovë, serbi ka qenë dhe është trup i huaj në truallin e Kosovës. Çdo shqiptar i Kosovës në çdo kohë gjatë kontaktit me serbin, edhe pse shqiptari ka treguar bujari artificiale ndaj serbit, shpirti i shqiptarit serbin nuk ja ka dashtë.
    Mos me zgjatë se kjo tolerancë ndër-fetare , apo fetare është aq e thjeshtë sa që vetë shembujt tregonin këtë fenomen.Vetëm ndonjë shqiptar fanatik i apo aberrativ i një feje që ne kemi pranuar, e komplikon këtë fenomen. Nëse ka nevojë do shkruajmë fakte dhe shembuj konkret për këtë tolerancë si tipar jashtëzakonisht bujar i shqiptarit.

  9. #79
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Postime
    3

    Exclamation po

    Per Mendimin Tim Harmonia Fetare Ka Kuptimin Thelbsor
    Te Bashkpunimit Dhe Bashkjeteses Mes Vete Te Gjitha Banoret E Botes
    Pavarsisht Feve Apo Kombesis

  10. #80
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    15-10-2006
    Postime
    13

    Harmonia nderfetare

    Harmonia nderfetare, eshte dukuri sociologjike, e cila ne vete ngerthen shkallen me te larte te vetedijes njerezore respektivisht asaj shoqerore....harmonia nderfetare eshte jo vetem nevoje, por edhe baza kryesore permes se ciles njerezit e konfeksioneve te ndryshme do ta kene mundesine qe njeri tjetrin ta shiqojne ne sy me resepkt, pa perbuzje dhe me nderbesim njerezor...njerezit duhet te ndjehen dhe jane realisht faktore shoqeror, dhe si te tille duhet ta resepktojne mendimin, iden, bindjen dhe botekuptimet paqesore te tjetrit, kesisoji konsiderata ndaj tjetrit nenkupton edhe rrezatim te respektit nga tjetrit... duhet respektuar njeri-tjetrin, pavaresishte bindjes politike, ideore, fetare por gjithsesi keto bindje duhet te zhvillohen, kultivohen dhe prezantohen ne menyre paqesore, sepse paqa i vendos themelet e civilizimit dhe demokracise se mirefillte njerezore dhe nderbesueshmerise koleltive, dhe ndihmon ne ruajtjen e integritetit te sigurise dhe humanizmit si dhe lirise individuale dhe asaj te pergjithshme apo globale.

Faqja 8 prej 9 FillimFillim ... 6789 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  2. Dileme: si mund ta kuptoni ne ndjeni apo jo per dike?
    Nga FLOWER në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-10-2005, 07:27
  3. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  4. Si e kuptoni këtë shprehje?
    Nga Astriti në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 13:02
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •