Close
Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 84
  1. #41
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-12-2006
    Postime
    32
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shpesh degjojme se ne shoqerine shqiptare kemi "harmoni fetare". E degjojme nga goja e politikaneve, vizitoreve te huaj, nga goja e shqiptareve te thjeshte. E hapa kete teme jo per te diskutuar se sa harmoni fetare kemi ne shoqerine shqiptare, por e hapa per te mesuar, se si e kuptojne shqiptaret ne mendjen e tyre togefjaleshin "harmoni fetare":

    Si e kuptoni ju harmonine fetare?

    Pyetje e thjeshte dhe direkte qe pret nje pergjigje nga ju, anetaret e forumit shqiptar. Secili mund te shprehi mendimin e tij pa qene nevoja te komentoni apo replikoni mendimin e njeri-tjetrit.

    Albo
    Tung Albo, duke iu pergjigjur pyetjes suaj doja se pari t'iu pershendes per kete aspekt teper domethenes per Kombin tone shqiptar.

    Per mendimin tim personal, kuptohet se harmoni fetare do te thote qe te tre fete tona kryesore, ne finksion te religjiozitetit por edhe te kombit te drejtohen nga bashkekombas shqiptare dhe jo nga qoftelarget anti-shqiptare. Ndryshe formuluar, Feja ne sherbim te Kombit, Shtetit dhe harmonise mbare shqiptare.

  2. #42
    lule_bora Maska e luljeta_b
    Anëtarësuar
    02-07-2008
    Vendndodhja
    prizren
    Postime
    1

    Wink

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shpesh degjojme se ne shoqerine shqiptare kemi "harmoni fetare". E degjojme nga goja e politikaneve, vizitoreve te huaj, nga goja e shqiptareve te thjeshte. E hapa kete teme jo per te diskutuar se sa harmoni fetare kemi ne shoqerine shqiptare, por e hapa per te mesuar, se si e kuptojne shqiptaret ne mendjen e tyre togefjaleshin "harmoni fetare":

    Si e kuptoni ju harmonine fetare?

    Pyetje e thjeshte dhe direkte qe pret nje pergjigje nga ju, anetaret e forumit shqiptar. Secili mund te shprehi mendimin e tij pa qene nevoja te komentoni apo replikoni mendimin e njeri-tjetrit.

    Albo
    Pershendertje gjithve.
    Po filloj menjeher ne shprehjen e lire te mendimit pa ndonje qellim te keq apo inponim.
    Nuk eshte veshtir qe te shpreh nje kultur qe e posedon ne zemer duke ber vepra te mira dhe duke mos lenduar akend me fjale apo me gjeste. Njeriu duhet ta respekton tjetrin ashtu si duhet pa mare parasysh se qfare feje i perket,duhet te jet i mirsjellshem dhe i durushem qe te ndegjojn mendimin nga te tjertet. Une me besim jam muslimane ,dhe jetoi ne gjermani ,shpesh bie biseda per islamin ketu me gjermanet dhe me vjen qudi se si kan durim te te ndegjojn pa nderhyr ne gjysem bisede dmth pa e mbaruar,kjo me pelqen shum,,,kurse ne fund perseri ata e mbajn mendimin e vet e une timin,,,kam respekt dhe harmoni ketu ne gjermani ne mes te krishterve ,i respektoi se jan njerz dhe me rrespektoijn se jam njeri.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e darla1
    Anëtarësuar
    03-12-2008
    Vendndodhja
    Athens, Greece
    Postime
    57
    harmonija fetare..ne shqiperi eshte nje ndere..gjerate.qe vertet eshte per tu pasure zili..nuk ka racizem fetare..dhe sice kane thene rilindasit tane te dashure...feja e shqiptarit eshte shqiptaria...dhe ne shqiperi kjo shprehje..eshte e praktikushme per dite..ne formen qe nuk ka racizem fetare...per mua personalishte feja eshte nje bindje..qe gjdo njeri munde ta kete te jete i lire..per ta besuare dhe festuare..cili do qofte besimi i tije..une personalishte nuk jame shume per besimin ndaje tyre..se per mendimin time jane ca teori qe vijne nga koha e vjeter..atehere kur injoranca ishte ne nje shkalle te madhe..dhe disa me te zgjuare shkruajten disa rregulla kunder dhunes dhe barbarizmite ..dhe ajo ishte e gjitha..duke u larguare ne kohe keto u pasuruane ne shprehje dhe permbajteje dhe jane ato qe lexoijme dhe ne..bibla kurani..etj..sote me zhvillimin e demokracise..dhe respektimin e te drejtave te njeriute besoije qe feja po merre vendin qe i tako..thjeshte..rituale asgje me teper..

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-09-2005
    Postime
    14

    Harmonia fetare

    Citim Postuar më parë nga Arpos Lexo Postimin
    Ne shqiperi, kosovë e maqedoni, kemi shancën që i takojm feve monoteiste.

    Harmonin fetare e kuptoj, duke pranuar faktin qe ka edhe tjer shqiptar, jo-mysliman qe besojn ne te njejtin Zot, ne te njejtin xhenet/parajs e xhennem/ferr.

    Po si duket kjo harmoni fetare qe dikur ka egzistuar sot po shkrihët, transformohet ne racizëm, duke i quajtur besimtaret mysliman ne maxhyp, turk e arab siq bejn disa antar ketu, eshte njesoj per shqiptaret ortodoks qe i quajn "grek" apo katolikët "latin".

    Eshte nje tabu e tmerrshme ku i rralli eshte ai i cili guxon qe te thot "BESOJ në Një ZOT", sepse menjehere vien paragjykimet, e sidomos OFENDIMET nga "Ateistët", ateist te cilët s'jan të kënaqur, s'jan të kënaqur sepse shohin njerez te lumtur qe gjejn mbështetje të fuqishme pran Zotit tyre, dhe këta jan të gatshëm qe te pergadisin çfar do qoft dokumenti qe keta besimtar mos ti shohin te lumtur, dhe nëse njeri prej tyre ju bashkangjitet, këta i ben edhe me te sigurt Sepse i jep arsye qe e kan me te drejt, e në anën tjeter jan aq shum të deshpruar, sa që mendja nuk ua mer,... provoni, e rrini me njerez ateista, dhe do e vëreni sa keq që jan !
    Të nderuar bashkëatdhetar

    Tema mbi harmoninë fetare, është një temë që duhet shtjelluar ngadal duke mos e ngacmuar apo ofenduar askend. Është një temë shumë e nxehtë, nga se, të flasësh për një term si feja, duhët të kemi së pari një ngritje të vetëdijes arsimore, kulturore dhe tradicionale të mirëfillt për ta kuptuar rrënjësisht këtë fenomen. Shoqëria jonë (shqiptare) harron se në rend të parë duhet shikuar kombin, dhe duke u nisur nga kjo bazë e shëndosh, me siguri se feja ( ky fenomen që kombi ynë i ka tri: muslimane, katoloke dhe ortodokse), po të shtjellohej drejtë, s'kishte të vie gjerë te ky problem që sot e kemi, e që nëse nuk reagojm me maturi, nuk është qudi që të vie deri në ekstremitet, dhe kështu edhe gjerë te vllavrasja me përmasa shumë tragjike. Dhe kështu, duke qenë ne një komb, që quhemi shqiptar, (për interesa të ndryshme të të gjitha feve që kemi) mundohen që ta shkatrrojnë at që të parët tanë edhe pse ishin me fe të ndryshme, ata në radhë të parë e kishin senzibilizimin kombtarë, dhe duke i zhvilluar aktvitetet e tyre edhe në kohërat ma të vështira, formuan shkolla shqipe, formuan alfabetin etj, dhe këta pjestar ishin shqiptar të feve të ndryshme: katalik e musliman si p. sh: Gjergj Fishta e Mithat Frashëri etj. Dhe neve sot, në mes të evropës, duke qenë shqiptar, mundohemi që edhe mësimdhëneset të shkojnë të i mësojnë fëmijtë tanë në shkollat tona me kokë të mbuluar, me shami. Unë mendoj se këtu s'do koment.
    Pasi kësaj radhe nuk kam shumë kohë, vetëm deshta të inkuadrohem dhe ti lus të gjithë ata që e ndiejnë veten shqiptar, të jetojnë dhe veprojnë si shqiptar, dhe mjaftonë nëse kështu edhe sillemi.

    Ju përshendes

    Nexhat Ibrahimi

  5. #45
    geri Maska e geri891
    Anëtarësuar
    27-10-2008
    Vendndodhja
    durres
    Postime
    38

    Smile mjafton te jesh shqipetar

    harmoni fetare un e kuptoj se shqiptaret fene e vete kane vendin e tyre, pastaj te tjerat qe i kemi mare nga te tjeret, dhe asnjerit nuk i intereson feja pervec atyre qe jane futur ne ndonje organizat fetare. cdo shqiptar ka mendje me vete dhe vepron sipas bindjes se tij, dhe nuk i intereson cthone te tjeret apo te ndikohet nga nje fe. aty ku nuk i vihet rendesi feve, do te kene te gjitha hapsire per te vepruar, dhe nuk do te pengojne njera-tjetren, dhe kjo permbelidhet ne nje fjale, harmoni fetare.

  6. #46
    CHEERFUL GIRL
    Anëtarësuar
    14-04-2008
    Postime
    3,536
    e veshtire!

  7. #47
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    Harmonija fetare eshte nje gje kompleks ne shoqeri dhe mund te arritet neper mjet liderve tone fetare. Populli shqiptar ka mentalitet tjeter prej popujve te tjere... Ne jetojm me konceptin qe kur je lindur je lindur Shqiptar dhe jo mysliman apo kristian apo cka do qe te jete... Nje person behet fetar kur ta kupton fene dhe filozofine. Kur je nje foshnje apo femi, cka kupton se cka eshte zoti, te keqijat, etc... Femija eshte i koncentruar si se a mund te hajm lloq apo jo...
    Pra harmonia vjen ne mirekuptim, toleranc, dhe tradita. Ne shqiperi eshte shume mire sepse nje pjese e madhe e popullit jane Bektashian te cilet jane shume te moderuar, modern, dhe tolerues. Mos te ishin bektashite, do kishte nje lufte fetare ne trojet tona.
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  8. #48
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-12-2008
    Postime
    6
    Per mua tani nuk ka "harmoni fetare "... biles mundet te them se jemi ne momentet fillestare , ku lufte fetare eshte si nje lufte e ftohte

  9. #49
    Prishtina Maska e bAsKiA
    Anëtarësuar
    17-08-2004
    Vendndodhja
    Chicago
    Postime
    75
    Citim Postuar më parë nga Vajza e pasur Lexo Postimin
    Per mua tani nuk ka "harmoni fetare "... biles mundet te them se jemi ne momentet fillestare , ku lufte fetare eshte si nje lufte e ftohte
    Nuk pajtohem me ty fare. Nese nje shtet ka histori te fes qe 1000 vjet (kotilicizmi) dhe qe 600 vjet islami, deti me tani do te kishim nje luft fetare.

    #1, une shume rralle ndegjoj ku ka sulme mes popullit per shkaqe fetare. Une ne kosove shoh kur katoliku muslimanit ja uron bajramin, etc... dhe muslimani i shkon katolikut per kershendjella ne shtepine e tij tja uron... Ju lutem shkoni ne naten e krishtlindjes ne Kishen Katolike ne Ulpianen e prishtines dhe do ti shef sa popull ka... cdo vit rreth 2-3 mij njerz shkojn aty ta festojn dhe 90% te tyre jane musliman... Nese ti me thua qe cka po te them nuk eshte toleranc dhe harmoni, une pra nuk po e kuptoj pyetjen...

    Ne nuk jame fetare ekstrem dhe nuk do te jemi... Ekstremizmi lind prej naivitetit, prej njerzve qe nuk kane 2 fije mend... Ne boten arabe, nuk ke Kulture, dhe nuk ke identitet kombetar... Kur lindesh ne lindjen e mesme nuk lindesh si Arab, apo afgan, apo pakistanez por si musliman... Shqiptaret linden si shqiptar... per kete e sheh hoxhen paradite duke u fal e mbasdite duke e pi nje birre Peje apo Tirane...
    I COME FROM THE BLUE CITY WITH THE LOST RIVER

    PRISHTINA

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    "Harmoni fetare" eshte togefjaleshi i pagezuar nga fetaret per t'i shtuar edhe nje shtrese tjeter mbrojtese dhe brejtese mburojes se vrasatares fe.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Faqja 5 prej 9 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sindromi mesdhetar (mediteranien) a e keni degjuar dhe si e kuptoni.
    Nga Marya në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 30-05-2009, 10:24
  2. Dileme: si mund ta kuptoni ne ndjeni apo jo per dike?
    Nga FLOWER në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 07-10-2005, 07:27
  3. Çfarë kuptoni me termin Demokraci?
    Nga Kryeplaku në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-05-2005, 13:01
  4. Si e kuptoni këtë shprehje?
    Nga Astriti në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 13:02
  5. Cfare kuptoni me fjalen terrorist?
    Nga deshmuesi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 142
    Postimi i Fundit: 17-03-2003, 11:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •