Së pari duke u nisur njëher nga vet kuptimi i togfjalëshit Harmoni Fetare, kuptimin e saj mendoj se të gjithë e dinë dhe poashtu është cekur më lartë nga secili anëtarë që ka dhënë mendimin e tij.
Por, këtu egziston edhe dicka tjetër ajo që e bën këtë Harmoni Fetare të vecant, ajo që sjell ajo për një shoqëri ose një komb të tërë, në njërën anë mund të sjell përcarje në anën tjetër harmoni të vërtet ndërfetare, e gjithë kjo varet nga praktikimi i harmonisë fetare në një vend.
Nuk mund ta përkufizosh në shembuj këtë meqë kemi dhjetra e mijëra të tillë, mirëpo e rëndësishmja është mënyra e praktikimi të harmonisë fetare në një vend, gjë që ditët e sotme po praktikohet në mënyrë pozitive dhe dita-ditës shohim përmisime në harmonin fetare mbarë botërore, shpresojmë kështu edhe të vazhdoj edhe në të ardhmen, me përmisime të harmonisë fetare edhe nga vendet të ndryshme që nuk duan të dinë për të.
Të falenderoj Albo që hape këtë temë me të vertet dicka që ja vlen të diskutohet dhe të shihen mendimet e secilit nga anëtarët e forumit.
Krijoni Kontakt