Close
Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 67 prej 67
  1. #61
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Shtypi gjerman: Berlini i ka bërë presion Kosovës

    Berlin, 1 dhjetor - Gjermania i ka bërë presion Kosovës që t'i lirojë tre shtetasit gjermanë, të dyshuar për sulmin me bomba në zyrën e ICO së Prishtinë, duke i thënë se do t'i ndërpresë ndihmat, e transmeton AFP një burim gjerman. "Asgjë nuk ishte vendosur, por është e saktë se është ushtruar një pjesë e presionit, dhe se kanë qenë të pranishme edhe këto konsiderata", ka thënë burimi, duke konfirmuar raportin e sotëm në gazetën "Welt am Sonntag". Gazeta shkruan se Berlini u ka bërë "presion të madh" autoriteteve kosovare që t'i lirojnë tre të paraburgosurit, të cilët punonin për shërbimin gjerman të kundërzbulimit BND. Gazeta pohon se Thomas de Maziere, shef i personelit i kancelares Angela Merkel, i është paraqitur të martën kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe është kërcënuar se do t'i ndërpresin ndihmat, veçanërisht në fushën e mbrojtjes. Gjermania është financuesi i dytë i Kosovës pas Shteteve të Bashkuara. Ajo është zotuar për 100 milionë euro ndihma për vitet 2009 dhe 2010. Më 28 nëntor gjykatësit ndërkombëtarë të administratës së Kombeve të Bashkuara kanë liruar nga paraburgimi tre shtetasit gjermanë, agjentë të shërbimit gjerman BND. Ata ishin arrestuar më 19 nëntor, në ndërlidhje me sulmin në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare në Prishtinë. Më 22 nëntor Gjykata e Qarkut në Prishtinë u pat shqiptuar paraburgimin prej 30 ditësh, nën akuzën për "vepër terroriste".
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Dy gjermanë arrestohen për spiunazh në Kosovë

    Nga Express më 19.03.2009 në ora 14:49
    Dy meshkuj janë ngarkuar si të dyshuar për spiunazh të cilin Qeveria e Gjermanisë e ka klasifikuar si veprim që ka të bëjë me krimin e organizuar dhe inteligjencën e jashtme të këtij shteti, në Kosovë dhe në Maqedoni, kanë deklaruar të enjten prokurorët federalë.

    Anton Robert K, 42-vjeçar, dyshohet se ka kaluar informacione gjatë kohës sa ka punuar në misionin diplomatik të Gjermanisë në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë. Këto informacione ai ia ka dorëzuar Murat. A, një 28-vjeçar shtetas i Maqedonisë i lidhur me krimin e organizuar dhe “inteligjencën e jashtme”, kanë deklaruar prokurorët, përmes komunikatës së tyre.

    Të dy meshkujt, emrat e plotë të të cilëve nuk janë bërë të njohur, janë arrestuar në fillim të këtij muaji në zonën e Stuttgartit dhe janë ngarkuar të martën me akuzat nga ana e gjykatësit federalë, janë shprehur prokurorët.

    Anton Robert K. mund të dënohet me 10 vjet burg nëse gjendet fajtor për rrjedhje të informacioneve sekrete shtetërore, kurse Murat A mund të dënohet me 5 vjet burg për marrje të informacioneve sekrete të shtetit.

    Anton Robert K. ka punuar ne misionin gjerman në vitet 2007 dhe 2008 kurse Murat A ka qenë i punësuar si përkthyes i tij, thonë prokurorët.

    Gjatë punës së tij, personi gjerman ka pasur qasje në “informacione të ndjeshme”, të cilat i vetëm ia ka kaluar Murat A, edhe pse ka qenë i informuar se ai ka pasur kontakte me krimin e organizuar në të dy vendet, në Kosovë dhe Maqedoni.

    Murat A. është i dyshuar se i ka dhënë informacione të bollshme “personave të lidhur me krimin e organizuar ose me agjencitë e huaja të inteligjencës”, thonë prokurorët.

    Nuk ishte e qartë nga ana e njoftimit të zyrës së prokurorëve nëse paratë kanë lëvizur nëpër duar apo se cilat agjenci të huaja të inteligjencës kanë mundur të jenë përfshirë, gjëra për të cilat zëdhënësi Frank Wallenta ka refuzuar të komentojë jashtë komunikatës.

    Policia federale e Gjermanisë ende është duke hetuar këtë çështje. (Associated Press)
    ---------------------------


    Në Gjermani, dy të arrestuar me akuzë për spiunazh në Kosovë

    Në Gjermani, dy persona janë arrestuar me akuzën për spiunazh, duke qenë se kanë furnizuar me materiale sekrete të qeverisë gjermane krimin e organizuar dhe kontaktet në shërbime tjera të zbulimi në Maqedoni dhe në Koosvë, ka njoftuar prokuroria federale gjermane.
    Associated Press njofton se janë arrestuar Anton Robert K., 42-vjeçar, me dyshimin se ka dhënë informacione sekrete, ndërsa kishte punuar në misionin diplomatik gjerman në Kosovë në duar të personit Murat A., 28-vjeçar nga Maqedonia, e i cili kishte lidhje me krimin e organizuar dhe "shërbimet e huaja".
    Emrat e plotë ende nuk janë publikuar.
    Që të dy janë arrestuar gjatë këtij muaji në Shtutgard. Anton Robert K. ballafaqohet me mundësinë e dënimit prej 10 vjetësh burg, për shkak të dhënies së informacioneve ndërsa Murat A. mund të dënohet me 5 vjet për shkak të marrjes së sekreteve shtetërore .
    Anton Robert K. ka punuar në Prishtinë, në misionin diplomatik gjerman gjatë viteve 2007 dhe 2008, ndërsa Murat A. ishte i punësuar si përkthyes i tij.
    Policia federale gjermane vazdhon ta hetojë rastin.
    rtk19 mars 2009 - 14:09:47
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 19-03-2009 më 10:43
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #63
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Spiuni i BND-së, i dashur i shqiptarit

    Skandali e dy spiunëve të BND-së, të cilët akuzohen për spiunazh, duket se është zbuluar nga xhelozia e gruas së agjentit gjerman. Sipas gazetës gjermane “Fokus”, gruaja e 42-vjeçarit, Anton Robert K., ka mësuar se burri i saj është në lidhje të fshehtë homoseksuale me përkthyesin e tij, shqiptarin nga Maqedonia, Murat A.

    Anton Robert K. ka punuar në si agjent i BND-së në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, saktëson gazeta. Gruaja e tij ia ka dhënë të gjitha informacionet e spiunazhit, zyrtarëve të lartë të BND-së. Ajo për një kohë kishte përgjuar burrin e vet. Në mars që të dy ishin arrestuar për spiunazh.

    Anton Robert K. nga viti 2007 deri 2008 ka dhënë informacione të vlefshme të dashurit të tij, shqiptar, i cili kishte pasur lidhje të forta me mafinë. Me këtë rast, autoritetet i kanë burgosur që të dy.

    Dy agjentët janë ngarkuar si të dyshuar për spiunazh, të cilin Qeveria e Gjermanisë e ka klasifikuar si veprim që ka të bëjë me krimin e organizuar dhe inteligjencën e jashtme të këtij shteti, në Kosovë dhe në Maqedoni.

    42-vjeçari gjerman, dyshohet se ka kaluar informacione gjatë kohës sa ka punuar në misionin diplomatik të Gjermanisë në Prishtinë. Këto informacione ai ia ka dorëzuar Murat. A, një 28-vjeçar shtetas i Maqedonisë i lidhur me krimin e organizuar dhe “inteligjencën e jashtme”.

    Të dy meshkujt ishin arrestuar në Stuttgart.

    Anton Robert K. mund të dënohet me 10 vjet burg nëse gjendet fajtor për rrjedhje të informacioneve sekrete shtetërore, kurse Murat A mund të dënohet me 5 vjet burg për marrje të informacioneve sekrete të shtetit.

    Anton Robert K. ka punuar në misionin gjerman në vitet 2007 dhe 2008, kurse Murat A ka qenë i punësuar si përkthyes i tij.

    express
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  4. #64
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kërcënim me mjet shpërthyes në Qeverinë e Kosovës

    Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sot ka arritur një kërcënim me mjet shpërthyes, duke detyruar autoritetet e rendit që të evakuojnë personelin e kësaj ndërtese. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha se kërcënimi ka arritur rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm dhe është dërguar nëpërmjet postës elektronike. Kërcënimi, tha Beka, është dërguar nga një institucion tjetër joqeveritar dhe nëpërmjet tij, janë kërkuar 1 milionë euro.
    Sipas tij, njësitë e specializuara janë duke kontrolluar objektin dhe janë duke u bërë hetimet për të vërtetuar nëse fjala është për kërcënim të vërtetë apo të rrejshëm.


    rtk 06 maj 2009 - 11:35:23
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    Kërcënim me mjet shpërthyes në Qeverinë e Kosovës

    Në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës sot ka arritur një kërcënim me mjet shpërthyes, duke detyruar autoritetet e rendit që të evakuojnë personelin e kësaj ndërtese. Arbër Beka, zëdhënës i Policisë së Kosovës, tha se kërcënimi ka arritur rreth orës 9:00 të mëngjesit të sotëm dhe është dërguar nëpërmjet postës elektronike. Kërcënimi, tha Beka, është dërguar nga një institucion tjetër joqeveritar dhe nëpërmjet tij, janë kërkuar 1 milionë euro.
    Sipas tij, njësitë e specializuara janë duke kontrolluar objektin dhe janë duke u bërë hetimet për të vërtetuar nëse fjala është për kërcënim të vërtetë apo të rrejshëm.


    rtk 06 maj 2009 - 11:35:23

    pse e vendose te topiku i gjermaneve?!

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP Lexo Postimin
    pse e vendose te topiku i gjermaneve?!
    pse se pash te nevoishme nji alarm te rrem ta hapi si tem
    dhe nuk eshte tema per gjerman por per nji organizat anonime terroriste balit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #67
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Pushteti fitohet me votën e qytetarëve, e jo me fjalor përçarës, akte dhune e me bomba

    Prishtinë, 6 maj 2009

    Në konferencën e sotme për media, kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është përgjgjur edhe në interesimin e medias lidhur me alarmin për bombë në ndërtesën e qeverisë.

    Ndoshta dikë e pengon progresi i Kosovës. Është një sukses i vlerësuar nga të gjithë. Ne po ndërtojmë rend demokratik me perspektivë euroatlantike. Pushteti fitohet me votën e qytetarëve, e jo me fjalor përçarës dhe akte të dhunës e bomba.

    Republika e Kosovës po shënon progres të gjithanshëm, që vlerësohet edhe prej qytetarëve dhe prej komunitetit ndërkombëtar. Nuk do të ketë pengesë që mund ta ndalë efikasitetin dhe shpejtësinë e suksesit të Kosovës. Mesazhi im është që të gjithë të bashkohemi me këtë proces dhe t’i gëzohemi progresit të arritur.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 7 prej 7 FillimFillim ... 567

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. Fondacioni "E Ardhmja"
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 06:51
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •