
Postuar më parë nga
Llapi
Çitaku: FSK-ja dhe Policia e Kosovës, bazament të paqes rajonale
Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, do të merr pjesë në Panairin për Edukim dhe Zhvillim, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 maj të këtij viti në Atelenë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Prishtinë- Zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Vlora Çitaku vizitoi Qendrën e Kosovës për Siguri Publike, Edukim e Zhvillim me seli në Vushtrri, e cila vlerësoi lartë angazhimin e QKSPEZH, në ngritjen e sigurisë së brendshme të Republikës së Kosovës. Ajo u prit nga u.d. i drejtorit të kësaj Qendre, Lulzim Fushtica. Gjatë vizitës, zëvendësministrja Çitaku u njoftua për punët dhe aktivitetet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim, por edhe për mundësitë që i ofron kjo Qendër për trajnimin e pjesëtarëve të policisë dhe të agjencioneve të tjera të sigurisë publike. Po ashtu zëvendësministrja e Punëve të Jashtme u takua edhe me kadetët e Policisë së Kosovës dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Gjatë kësaj vizite, zëvendësministrja Çitaku i vlerësoi lartë të arriturat dhe sukseset e Policisë së Kosovës, duke theksuar se “Policia e Kosovës na bën të ndjehemi krenarë”, duke e konsideruar atë edhe si një storie suksesi. Gjatë vizitës që zëvendësministrja Çitaku u bëri kadetëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), theksoi se kadetët e rinj janë me shumë fat, meqë do të jenë gjenerata e parë e ushtrisë së Kosovës. “Ju keni bazament të fortë, një trashëgimi të respektueshme dhe jam e sigurt që do të bëheni ushtri që do t’i kontribuoni paqes, jo vetëm në vend, por edhe në rajon”, vlerësoi Çitaku.Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, znj. Vlora Çitaku i vizitoi edhe ambientet e Qendrës së Kosovës për Siguri Publike për t’u njohur për së afërmi me punët dhe aktivitetet e saj. Në të njëjtën kohë Qendra e Kosovës për Siguri Publike Edukim dhe Zhvillim, do të merr pjesë në Panairin për Edukim dhe Zhvillim, i cili do të mbahet nga 6 deri më 8 maj të këtij viti në Atelenë e Pallatit të Rinisë në Prishtinë. Qëllimi i pjesëmarrjes në këtë panair të Qendrës së Kosovës për Siguri Publike, Edukim dhe Zhvillim është që të njoftohen qytetarët me planprogramin mësimor të Qendrës, mënyrën e rekrutimit dhe seleksionimit të pjesëtarëve të agjencioneve të sigurisë publike, si dhe për aktivitetet e ndryshme qe zhvillohen ne QKSPEZH.
Perveç stafit të QKSPEZH-it, në Panair do të merr pjesë nga një përfaqësues nga secili agjencion si Policia e Kosovës, Doganat e Kosovës, Shërbimi Korrektues dhe Departamenti për Menaxhim të Emergjencave, në mënyrë që të japin informatat e kërkuara rreth rekrutimit, seleksionimit dhe trajnimeve.R.B.
Krijoni Kontakt