Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 67
  1. #1

    Një organizatë e panjohur merr përgjegjësinë për sulmin në Prishtinë

    Në kosovë njoftohet:
    Në oborrin e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, rreth orës 17:30 është hedhur një mjet i paidentifikuar shpërthimi.

    Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.

    Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, udhëhiqet nga diplomati Pieter Faith dhe funksionon në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian.

    Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë për media e kanë dënuar këtë akt – të cilin e kanë cilësuar si akt kundër Kosovës dhe popullit të saj – dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit e tij.

    Vallë ai që është kundër shpëtimtarit, ati që kosovarëve ua hoqi robërinë shekullore, si mund të quhet ndryshe vecse dorë e zgjatur e Serbisë!
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga karkaxholli Lexo Postimin
    Në kosovë njoftohet:
    Në oborrin e Zyrës së Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Prishtinë, rreth orës 17:30 është hedhur një mjet i paidentifikuar shpërthimi.

    Zëdhënësi i Shërbimit Policor të Kosovës, Veton Elshani, ka njoftuar se nga shpërthimi nuk ka pasur viktima në njerëz, por vetëm dëme materiale.

    Zyra e Përfaqësuesit Civil Ndërkombëtar në Kosovë, udhëhiqet nga diplomati Pieter Faith dhe funksionon në kuadër të misionit të Bashkimit Evropian.

    Presidenti i vendit Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi, në një konferencë për media e kanë dënuar këtë akt – të cilin e kanë cilësuar si akt kundër Kosovës dhe popullit të saj – dhe kanë kërkuar nga organet e rendit që t’i sjellin para drejtësisë përgjegjësit e tij.

    Vallë ai që është kundër shpëtimtarit, ati që kosovarëve ua hoqi robërinë shekullore, si mund të quhet ndryshe vecse dorë e zgjatur e Serbisë!
    jo eshte "bombe tymi" e servuar ndaj hapesirave te shitura mediale per te mbuluar me mjegull qeshtjen e 6 pikave te zeza ne opinion - gje per te cilen nuk lodhet askush. Armiqeve dhe kollaboracionistave intern do t'u nevojitet nje sulm si ai 9/11 per te terhequr vemendjen e opinionit kosovar nga ato pika, madje as atehere, sepse 'fatmiresisht' ne nuk kemi as WTC as Pentagon, - ne (ende) nuk kemi asgje per te humbur - i kemi humbur te gjitha.
    -Eshte radha te fitojme pra!
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anëtarësuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Tre shtetas gjermanë të arrestuar për shpërthimin në ICO

    Tre shtetas gjermanë të arrestuar për shpërthimin në ICO

    Autoritetet e rendit në Prishtinë kanë njoftuar se kanë arrestuar tre shtetas gjermanë, te cilët dyshohen se kanë lidhje me shpërthimin pranë zyrës ndërkombëtare civile ne Prishtine mbrëmjen e 14 nëntorit.

    Ne një njoftim publik policia e Kosovës ka bere te ditur arrestimin tre shtetasve gjermane por nuk bën te ditur identitetet e tyre. Ne komunikate thuhet gjithashtu se te arrestuarit akuzohen për shkaktim te rrezikut ne mase dhe se policia po heton intensivisht për këtë rast. Ndërkohë policia është deklaruar e bindur se prapa shpërthimit qëndrojnë shtetas të huaj.

    Rreth një javë më parë, në afërsi të Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Prishtinë ka ndodhur një shpërthim. Si pasojë e këtij shpërthimi nuk ka pasur të lënduar, por vetëm dëme materiale.

    Kryetari Sejdiu dhe kryeministri Thaçi e kanë quajtur shpërthimin vepër të armiqve të Kosovës, duke rikonfirmuar miqësinë e popullit të Kosovës me BE-në dhe me Perëndimin në përgjithësi. Gjithashtu ata kanë kërkuar zbardhjen e ngjarjes sa më shpejt të jetë e mundur.(INA)

    ************************************************** **************

    Policia arreston tre persona të dyshimtë për shpërthimin para selisë së ICO

    Rreth rastit të shpërthimit të mjetit eksploziv me 14 nëntor pranë zyrave të ICO-së në Prishtinë, Policia e Kosovës bën të ditur se dje rreth orës 16: 15 ka arrestuar 3 persona të dyshimtë për shkaktim të rrezikut të përgjithshëm. Policia ka thënë se të arrestuarit janë shtetas gjerman, por të cilët ishin privatisht në Kosovë. Policia po ashtu ka njoftuar se tre shtetasit e arrestuar gjerman nuk kanë imunitet diplomatik.

    Të tre të arrestuarit shtetas gjerman janë në paraburgim për 72 orë . Hetimet për rastin ende nuk janë mbyllur. Policia ende nuk ka informata për motivet e këtij sulmi, të paktën kështu thuhet zyrtarisht.

    Shpërthimi pat ndodhur më 14 nëntor 2008 rreth orës 17:30 përball ndërtesës së zyrës Civile Ndërkombëtare ka shpërthyer një mjet i paidentifikuar eksplodues (që dyshohet të mos ishte fragmentues) nga i cili shpërthim janë dëmtuar xhamat e katit të parë të kësaj ndërtese si dhe xhama të tjerë (po të kësaj ndërtese).

    Nuk ka pasur të lënduar, ndërsa policia është duke u marrë me rastin.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    BND e përfshirë në sulmin në ICO?
    Nga Express më 20.11.2008 14:47 CET
    (Update)

    Burime të sigurta të Expressit nga hetues ndërkombëtarë tregojnë se tre shtetasit gjermanë të arrestuar nga Policia e Kosovës janë pjesëtarë të Shërbimit Sekret Gjerman (Bundes Nachrichten Dienst– BND).

    Këto burime tregojnë se njëri nga ta është arrestuar në të njëjtën natë kur ka ndodhur sulmi, derisa dy të tjerët të mërkurën pasdite.

    Mësohet se njëri nga të arrestuarit ka pasaportë diplomatike.

    Ndërkohë edhe Ministria e Punëve të Jashtme të Gjermanisë ka konfirmuar arrestimin e tre shestave të vet. Sipas zëdhënësit të Qeverisë Gjermane, ambasada gemane në Prishtinë është në kontakt të vazhdueshëm me autoritet kosovare.

    Krerët e institucioneve të Kosovës menjëherë e kishin dënuar shpërthimin, duke e quajtur akt kundër Kosovës.

    Presidenti Fatmir Sejdiu ishte shprehur se ata që e kanë kryer këtë akt të shëmtuar janë armiq të Kosovës.

    ARRESTOHEN TRE GJERMANË PËR SHPËRTHIMIN NË ICO

    Tre persona të nacionalitetit gjerman janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për hedhjen e mjetit shpërthyes në ndërtesën e Zyrës Civile Ndërkombëtare (ICO) në Prishtinë, fundjavën e kaluar.

    Shpërthimi kishte ndodhur të premten pasdite brenda mureve të ndërtesës së ICO-së në Prishtinë, me ç’rast ishin shkaktuar dëme të vogla materiale. Në momentin e shpërthimit në objekt ndodheshin vetëm rojet.

    Krerët e institucioneve të Kosovës menjëherë e kishin dënuar shpërthimin, duke e quajtur akt kundër Kosovës.

    Veton Elshani, zëdhënës i Policisë së Kosovës, bëri të ditur se arrestimi ka ndodhur të mërkurën rreth orës 16. Shtetasit gjermanë po qëndronin privatisht në Kosovë dhe nuk ishin duke punuar apo jetuar këtu.

    “Për momentin jemi duke hetuar, prandaj nuk mund të japim detaje të tjera lidhur me arrestimin e tyre. Policia ka pasur dyshime të bazuara se ata persona janë të dyshuar për shpërthimin në ICO, mirëpo asgjë për momentin nuk është definitive”, tha Elshani, për “Express”.

    Me urdhër të prokurorit, tre të dyshuarit janë paraburgosur për 72 orë.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anëtarësuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    woww sherbimi sekret i gjermaniss
    We are all Aliens

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    teroristet gjerman
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    a kan emera te arrestuarit?

    pse nuk i jep elshan vetoni?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e kleos
    Anëtarësuar
    28-04-2006
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    426
    Po kta ku e moren vesh qe jane te sherbimeve sekrete , apo kishin dokumentet e identifikimit me vete . lol

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga extreme Lexo Postimin
    woww sherbimi sekret i gjermaniss
    si spjegohet kjo ?
    qfar interesi ka gjermania aty ????...........
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

  10. #10
    Konservatore Maska e Dita
    Anëtarësuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Lajmin ne Gjermani e ka paraqitur mes te tjerash Süddeutsche Zeitung.

    http://www.sueddeutsche.de/politik/312/360136/text/

    Aty shkruhet (duke iu referua DPA - Deutsche Presse Agentur) qe ne rrethet e EULEX eshte spekulluar qe ne kete rast ndoshta behet fjale per "agjente".

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Kush ishte në të vërtetë Josip Broz - Tito?
    Nga Cimo në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 284
    Postimi i Fundit: 19-01-2015, 10:36
  2. Tito dhe shqiptaret e Kosoves ?
    Nga Petrit_AK47 në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 19
    Postimi i Fundit: 13-07-2011, 18:43
  3. Fondacioni "E Ardhmja"
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 06-12-2007, 06:51
  4. Përgjigje: 139
    Postimi i Fundit: 14-06-2005, 06:29
  5. Romani shqiptar numeron 500 tituj ne 130 vjetorin e tij.
    Nga macia_blu në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 23-09-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •