I dashur vella Deshmuesi,
te quaj vella megjithese ti me distancon duke me folur me "ju", si dhe fjalia:"Nese ju kini nje urim per kete FESTE te te krishtereve, mund ta besh..." me ben te ndjehem disi i trishtuar.
Zoti te bekofte!!!
Une te fola ashtu, sepse eshte i treti vit qe te kam shkruar dhe nuk me ke dhene asnjehere pergjigje per pyetjet e mia. Te kam ftuar per dialog, duke te dhene edhe e-mail in tim (5 here), dhe nuk kam marre asnje lajm prej teje, te pakten si nje akt miresjelle ndaj fteses sime.
Ti e di mire origjinen e kesaj feste, nje nga festat me te vjetra pagane qe i kane "veshur" petkun e krishtere. S'kam deshire te te spjegoj, mendoj qe ti i di me mire keto gjera sesa une. Nje gje desha te te them: Leri pseudotekrishteret te urojne njeri-tjetrin. Per ne cdo dite eshte Krishtlindje, sepse cdo dite lind Jezusi ne ndonje zemer diku ne bote.
Eshte dite pushimi, shume bukur, festojme rrime bashke, levdojme Perendine, ne cdo dite e levdojme Perendine.
Kjo eshte Krishtlindja e jone, s'ka me bukur. Ne e kemi cdo dite apo jo?
Mos harro se festa qe bota quan Krishtlindje, ka origjine demoniake. Kjo feste nuk eshte aspak biblike. Mendon ti se Perendia ka harruar te na e jape?
Na ka lene Pashken dhe darken e shenjte, te kujtojme se ku dhe kush ishim, si dhe sakrificen e Jezusit, Shpetimin nga kthetrat e mekatit.
Por per krishtlindjet nuk ke asgje ne Bibel. Krishti vjen nga perjetesia. Jo sepse ardhja e Tij si njeri ne toke eshte e parendesishme, sigurisht qe eshte gjeja me e madhe, ngjarja me rendesishme ne historine e njerezimit. Perendia mori trajte njeriu, e veshi njeriun sic thua ti. Por me e rendesishmja eshte qe Ai te linde ne zemrat e njerezve, ne jeten e tyre. Ke pare ndonjehere ndonje qe sapo ka pranuar Jezusin? C'gezim ndjen ai person kur ne zemren e tij hyn jeta, lind Krishti. S'ka gje me te bukur kur sheh qe ai do ti tregoje te gjitheve per Jezusin.
Me ke folur per fanatizem, por per mua fanatik behen njerez te tille qe e kane humbur kontaktin me Perendine dhe qe me anen e mishit kerkojne te vene gjerat ne vend, njerez per te cilet Fryma e shenjte nuk eshte me udheheqesi i jetes se tyre, njerez te tille qe paten idene qe riteve dhe festave pagane demoniake, Ti "veshin" petkun kristjan.
Shih boten perreth dhe traditat e saj gjate Krishtlindjeve. Cfare eshte e krishtere ne to? Konsum Konsum mashtrim.
Vella Deshmuesi Zoti te bekofte dhe te ndricofte, por neve qe njohim te VERTETEN, nuk na takon te therrasim gezuar gezuar, pasi njohim prapaskenat historike te kesaj feste.
Le ti tregojme botes, se cdo dite e jetes tone me Zotin eshte Krishtlindje, le ta shpallim KRISHTIN te gjitheve, qe edhe te tjeret te perjetojne Krishtlindjen e vertete!!
Amen
Krijoni Kontakt