
Postuar më parë nga
^_BIM_BUM_BAM_^
Dëmtohet rëndë dhe rrezikon të shembet plotësisht shtatorja 6 metra e lartë e Nënë Terezës në Rinas. Shtatorja e shenjtores së madhe është dëmtuar pas përplasjes së një automjeti. Duket se problemi i vërtetë është mungesa e një rrethimi si dhe ndriçimi i duhur përreth saj, i cili do ta mbronte shtatoren nga aksidente të ndryshme. Në Ministrinë e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve, mësohet se sipas projektit fillestar ishte projektuar qe përreth shtatores të vendosej edhe një rrethim me shtylla metalike. Busti mbetet i rrezikuar, pasi ende këtu nuk është vendosur një brez mbrojtës rrethues.
Krijoni Kontakt