EDITORIALI
A ka dėshtuar projekti i Berishės pėr Bashkimin e Opozitės?
Mero Baze
Gati njė vit mė parė, kryetari i Partisė Demokratike Sali Berisha, hodhi idenė e unifikimit tė opozitės, ose bashkimin e saj nė njė formacion opozitar, duke lėnė tė hapur tė gjitha opsionet e pėrfaqėsimit tė grupimeve tė vogla politike nė tė. Debati shkaktoi nė atė kohė shumė polemika, nga brenda dhe jashtė Partisė Demokratike, por tė gjithė u bashkuan nė idenė se ai debat u hap nė kohėn e duhur. Atėhere ishte dhjetė muaj para zgjedhjeve lokale, dhe tė gjithė opsionet mund tė shėrbenin pėr njė lloj aleance parazgjedhore dhe mė tej pėr strukturimin e saj. Njė vit pas kėsaj ideje, duket se opozita nuk ka nxjerrė asnjė ide racionale nga ky debat. Sė paku brenda njė viti, ende nuk kemi njė pėrgjigje tė qartė pėr konceptin mbi tė cilin PD do ta mbėshtesė idenė e bashkimit tė opozitės dhe, mė tej akoma, nuk kemi asnje ide tjetėr tė ngjashme me atė, qė tė ēojė te bashkimi i opozitės. Pėr tė bėrė edhe mė tė koklavitur e tė mėrzitshme kėtė ēėshtje, debati po rihapet jo rreth njė ideje bazė pėr strukturimin e opozitės, por rreth pėrsėritjes sė grindjeve dhe tentativave pėr protagonizėm tė tepėruar nga grupet e vogla. Por le t'i kthehemi pyetjes qėndrore pėr shanset e kėtij debati.
A ka dėshtuar projekti i Berishės?
Mendoj qė ka dėshtuar. Arsyet duhen qėmtuar me kujdes, pasi ato mund tė jenė po aq tė vlefshme sa statistikat e suksesit tė njė bashkimi tė mundshėm. Arsyeja e parė pse Berisha ka dėshtuar nė kėtė debat, lidhet fatkeqėsisht me faktin se pati pak vlera tė gatshme opozitare nga ajo qė quhet opozitė e identifikuar qė kanė dėshirė tė jenė tė bashkuar. Grupimet e vogla tė sė djathtės dhe tė qendrės dėshmuan gjatė kėtij viti se ishte mė e lehtė tė bashkėpunonin me qeverinė sesa me opozitėn. Sė paku Balli Kombėtar, Legaliteti dhe PDR, u prekėn nga simptoma flagrante tė bashkėpunimit me shumicėn nė pushtet. Kjo ėshtė njė arsye madhore, pėr tė dėshtuar njė debat mbi bashkimin. Pėr njė vit kur iu la kohė gjithė grupimeve opozitare pėr tė debatuar rreth mundėsisė sė bashkimit nė njė formacion opozitar, ata humbėn shumicėn e kohės duke debatuar pėr mbėshtetjen qė i dhanė koalicionit qeveritar. Kjo mungesė vullneti pėr bashkim e dėrrmon nė shtyllė kurrizore ēdo pėrpjekje pėr tė ngritur njė strukturė tė reformuar opozitare. Ajo qė u vėrejt gjatė kėtij viti, nuk ishte mė fenomeni i "opozitarėve tė opozitės", por fenomeni i "opozitės sė porositur", e cila bėnte opozitė pėr llogari tė qeverisė. Kjo u vėrejt jo vetėm gjatė ngulmimeve tė opozitės pėr komisione parlamentare, dhe gjatė zgjedhjeve, por dhe sė fundi kur njė sėrė politikanėsh tė vegjėl tė opozitės i ka zėnė meraku tė ftojnė Ilir Metėn nė grup parlamentar, jo aq pėr tė ndihmuar opozitėn, por pėr tė ndihmuar, mbi tė gjitha, Fatos Nanon tė lajė hesapet me kundėrshtarėt e tij. Ky "opozitarizėm i porositur" po bėhet dita-ditės modė dhe alibi pėr mungesėn e opozitės reale nė kėto grupime. Pėr kėtė arsye projekti pėr bashkimin e opozitės, duhet tė kalojė nga identifikimi i vlerave reale opozitare tė kėtyre grupimeve dhe pastaj bashkėpunimi me to.
Arsyeja e dytė pse projekti i Berishės dėshtoi, qėndron tek vetė Berisha. I sigurt se ai pėrbėn njė figurė pak tė konkurrueshme nė opozitė, ai ngjalli plot dyshime me propozimin edhe brenda partisė sė tij. Pėrjashto ndonjė ndihmės tė tij, askush tjetėr nga zyrtarėt e opozitės dhe drejtuesit e saj nuk i bėnė jehonė kėtij projekti. Pėr tė mos thėnė qė disa prej tyre filluan tė identifikohen si "disidentė" vetėm pse kundėrshtonin bashkimin. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se nė kryesi tė PD-sė thuajse tė gjithė janė tė pakonkurrueshėm nga lidershipi i partive tė vogla qė ofroheshin pėr bashkėpunim, por megjithatė hermetizimi i PD-sė e dha efektin e vet. Vetė PD-ja dhe drejtuesit e saj kanė njė tė drejtė kur kthejnė kokėn nga aleatėt e tyre tė vegjėl, dhe e drejta ka tė bėjė me faktin se partitė e vogla ftohen zakonisht pėr figura, nė mungesė tė elektoratit, kurse partitė e vogla tė sė djathtės, nuk kanė as figura dhe as elektorat. Duke qenė se ofertėn pėr Bashkim e bėn Berisha, qė mbetet ofruesi mė i madh i koalicioneve nė opozitė, ajo ėshtė parė me dyshim nga bashkėpunėtorėt e tij se po u imponon sėrish figura false nė opozitė dhe po u heq "shansin" pėr tė qenė tė siguruar si deputetė, shumė prej figurave kryesore tė kėsaj partie.
Arsyeja e tretė qėndron tek moskrijimi i njė fryme pėr bashkimin e opozitės. Kjo frymė duhet tė krijohej pėr tė zgjeruar fushėn e bashkėpunimit tė vlerave opozitare. Sot nė shoqėrinė shqiptare ka shumė herė mė tepėr vlera opozitare sesa ka nė Partinė Demokratike. Ka elementė tė shoqėrisė civile qė janė tribuna shumė mė tė mėdha opozitarizmi se vetė PD-ja. Ka gazeta dhe televizione qė prodhojnė mė shumė politikė kundėr qeverisė, se sa gjithė opozita e marrė sė bashku. Duke mos e bėrė ēėshtjen e bashkimit tė opozitės, edhe ēėshtje tė kėsaj opozite reale dhe tė sinqertė, PD-ja nuk arriti tė krijojė njė frymė, e cila do tė ishte njė presion i domosdoshėm pėr tė ndryshuar situatėn. Sot, ndryshe nga njė vit ose dy vjet mė parė, shumė intelektualė tė pavarur, madje ish mbėshtetės tė sė majtės, po ngrejnė hapur zėrin kundėr saj dhe po kėrkojnė njė rotacion tė ndershėm tė pushtetit. Zėri i tyre ėshtė sot njė vlerė e mirėfilltė opozitare e paadministruar nga opozita.
Humbja e terrenit opozitar
Njė zhvillim i ri i vitit tė fundit janė dhe forcimi i frymės sė protestės nga disa organizata joqeveritare, tė cilat kryesisht sponsorizohen nga donacione tė huaja. Kėto lėvizje, tė cilat formalisht pėrbėjnė lėvizje opozitare, janė tė paintegrueshme nė opozitė, pasi nė thelb ato rrezatojnė njė objektiv qė synon krijimin e njė fasade tė re opozitare. Lėvizja "Mjaft" dhe "Koalicioni kundėr Korrupsionit", kanė bashkuar sė fundi edhe njė sėrė sindikatash rreth tyre dhe bėjnė spektakle opozitare. Ata protestojnė pėr ujin, pėr dritat, pėr ēmimet, pėr tė drejtat e njeriut etj.. Shumė vetė i vlerėsojnė veprimet e tyre gati si heroizėm. Unė kam njė vlerėsim krejt tė ndryshėm pėr efektin e asaj qė ata po bėjnė dhe dėshiroj tė jem i gabuar nė dyshimet e mia. Lėvizje tė tilla proteste kanė njė tė mirė se krijojnė menaxherė protestash dhe vetėm kaq. Ato nuk prodhojnė dot frymė protestash, biles mė keq, ato ngopin opinionin publik me idenė e protestės qė po bėhet. Niveli i protestės sė tyre ėshtė social dhe si i tillė ai duket se dita-ditės po ngjan si njė rregullator i defekteve tė qeverisė. Denoncimi i korrupsionit nga lėvizje tė tilla shkon deri tek ndonjė bakshish nėn dorė nė administratė apo tek rritja e ēmimeve. Ato nuk trondisin as nėpunėsin mė tė ulėt tė administratės, ndėrkohė qė me mbėshtetjen mediatike dhe financiare qė kanė, krijojnė idenė se po udhėheqin frymėn e protestės nė Shqipėri. Niveli ku e ēojnė opozitarizmin lėvizje tė tilla, tė ēon tek pluralizmi i mendimit dhe liria pėr tė protestuar, por jo tek e drejta pėr t'u dėgjuar dhe pėr tė reaguar ndaj protestės. Ato nuk janė tė dėmshme pse ekzistojnė. E thashė se ato janė njė shkollė e mirė pėr menaxherė protestash, por ato janė njė alibi pėr ekzistencėn e protestės opozitare. Nė Gjeorgji homologia e Lėvizjes "Mjaft", ishte nė qendėr tė protestave pėr rrėzimin e Presidentit duke u kthyer nė njė lėvizje reale opozitare. Tek ne nuk pritet tė jetė e tillė, por dhe ne nuk mund tė presim tė jetė ajo opozita. Ajo nuk ėshtė njė lėvizje qė ka lindur nga mendimi opozitar, por ėshtė mė shumė njė lėvizje e stimuluar si mjet edukativ pėr tė mėsuar shoqėrinė tė protestojė. Mahnitja e opozitės pas spektakleve tė tilla, do ta lėrė atė edhe mė tej nė stolin e rezervave, tashmė jo duke pritur ardhjen nė pushtet, por dhe radhėn pėr tė qenė opozitė.
***
Mungesa e vullnetit tė grupeve opozitare pėr t'u bashkuar me PD-nė, mungesa e dėshirės sė lidershipit tė PD-sė pėr t'iu pėrkushtuar njė bashkimi real, mungesa e njė fryme nė opinionin publik pėr njė opozitė tė bashkuar dhe mbetja jashtė PD-sė e njė kampi tė madh opozitarėsh nga shoqėria civile, e ka deformuar idenė e Bashkimit tė opozitės. Po t'u shtosh kėtyre fenomeneve edhe mikroopozitarizmat qė pėrmendėm mė lart, ideja e njė opozite tė bashkuar, duket mė kaotike se kurrė, megjithėse fryma opozitare ėshtė mė e lartė se kurrė. Tashmė mbetet tė diskutojmė nėse duhet ēuar opozita tek opozitarėt, apo opozitarėt te opozita? E pasigurt ėshtė rruga qė do tė ndjekin opozitarėt pėr t'u bashkuar me opozitėn. Pėr tė ėshtė sėrish koha pėr tė folur.
-------------------------marre nga tema---
Krijoni Kontakt