Close
Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 69
  1. #31
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Lexova me mjaft interes kete rubrike per bashkimin e opozites, per fatin e mire te gjithe e kuptojne se diēka nuk shkon ne politiken shqiptare dhe ne veēanti tek pjesa e opozites.

    Dihet tashme nga te gjithe se Shqiperia ka qeverine me te paafte dhe me te korruptuar te te gjitha kohrave.

    Vendi i yne eshte kthyer ne nje fole trafikantesh nga njerezit te veshur me pushtet, emrimet ne dogana dhe ne institucione te rendesishme (aty ku korrupsioni eshte kthyer ne "art" se kush perfiton me shume per nje kohe sa me te shkurter) po behen me vetedije nga kryeministri i Shqiperise z.Nano.

    Per fatin e keq per nje kohe te gjate socialistet qeverisen edhe me "bekimin" e z.Berisha dhe te partise se tij.

    Mendoj qe Berisha e ka kuptuar me ne fund "dredhine dhe mashtrimin" e Nanos, dhe se opozita duhet te jete e bashkuar per te bere rotacionin e pushtetit sa me shpejt qe te jete e mundur.

    Eshte mjaft e rendesishme te kuptohet nga te gjithe se nje bashkim mekanik eshte mjaft i demshem, mbasi shqiptaret kane nevoje per shprese, per ndryshime, pergjegjshmeri etj, dihet qe edhe opozita mbart mjaft gabime te bera gjate qeverisjes se saj.

    Shtrohet me te drejte nje pyetje se a'duhet z.Berisha te drejtoje kete bashkim?

    Une mendoj se jo, por gjithsesi ai perfaqeson sot per sot pjesen me te madhe te elektoratit te djathte.
    Bashkimin une e konsideroj ne ate menyre qe te ngjalle shpresa, me ide, alternativa, levizje politike serioze, opozite konstruktive te mire kordinuar, qe medeomos duhet te perfundoje me sukses.

    Menyrat e bashkepunimit jane te ndryshme jane se ēfare mendoj:

    1- Shkrirja e te gjitha partive opozitare te dala nga PD dhe rithemelimi i nje partie te re, ku protagonistet kryesore te jene themeluesit e saj, kuptohet te cilet nder vite kane mbajtur nje qendrim serioz dhe nuk kane "prostituar" me te majten.

    2- Bashkepunim ne formen e nje aleance "Bashkimi per Fitore" + Partine Demokrate PDr, duke rithirrur edhe nje here seriozisht dhe jo ne menyre demagogjike te gjithe te larguarit.
    Ky bashkepunim besoj se mund te kete me shume besim, me teper hapesire per te gjithe, nje kontroll me te mire te votes dhe te vazhdimesise politike.

    3- Nje menyre tjeter eshte ajo e bashkimit te Partise Republikane me ate te Ballit, partite e Legalitet sebashku, dhe ne kete menyre spektri i djathte do te kishte tre grupime: PD si partia e permbysjes se komunizmit, PDr si mbajtesja e vlerave te Dhjetorit "90 dhe si force e integruar ne strukturat Europiane, dhe partite e djathta nacionaliste ne anen tjeter.
    Ky do te jete nje spekter qe mund te ngjalle besim. Kuptohet ne keto parti duhet te rreshtohen figurat qe mbartin vlera dhe perfaqesojne diēka ne jeten politike.

    Megjithethe keto qe une rendita te them te drejetn pa u menduar shume, kerkoj nga ju qe te jepni mendime se si mund te veprohet, qe opozita me ne fund te jape vlerat reale te saj, te cilat jane disa here me te medha se ato te sterkonsumuara te mazhorances aktuale.

    Pershendetje Nardi

    3-
    Dreret

  2. #32
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Z. Ndoka, i lexova me vemendje mendimet tuaja dhe jam dakord me to ne parim, por duhet te ndajme sharpin nga sheqeri per disa gjera.

    1. Nuk mund te ulesh e mendosh per MENYREN E BASHKIMIT, kur ende partite e opozites nuk jane shprehur qarte per PRANIMIN NE PARIM te idese se bashkimit te opozites. Brenda vete partise tuaj ka qendrime te ndryshme. Nga sa lexova ne shtyp, ju e mbeshtesni idene, por bashkepuntoret tuaj si Pollo dhe Shehu e kane hedhur poshte kete ide. Per aq kohe sa nuk ka mirekuptim ne parim, nuk ka vend per diskutim te metejshem.

    2. Berisha duhet te therase ne tavoline te gjithe kreret e partive te opozites ne disa raunde debatesh, ku ai te mbaje shenim te gjitha sugjerimet, verejtjet dhe mendimet e pjesmarresve. Gjithashtu, duhet tu jepet kohe partive te vogla qe te shqyrtojne idene brenda kampeve te tyre partiake drejtuese.

    3. Hapi i trete, eshte perpilimi i nje platforme te perbashket ligjore, ku sanksionohen te gjitha raportet e partive te vogla me PD. Me anen e ketij dokumenti, Berisha duhet te adresoje te gjitha shqetesimet e te vegjelve, dhe te krijoje nje proces qe lejon riintegrimin e te larguarve ne PD. "Shkrirja" e partive te opozites ne nje, duhet te kaloje ne disa hapa konkrete qe do te shtrihen ne nje interval kohor disa vjecar. Kete dokument Berisha duhet tua prezantoje partive te opozites per shqyrtim dhe firmosje. Ne kete dokument, partite e vogla do te marrin garancite e nevojshme nga PD per respektimin e te drejtave te tyre, dhe mundesi integrimi te plote me kohen.

    4. Pas firmosjes se dokumentit, pyetja qe ngelet per tu adresuar eshte forma qe do te kete ky grupim. Ne kete pike, del ne skene koaliconi "Bashkimi per Fitore", i cili do te jete tavani mbi koke per te gjitha partite e opozites. E rendesishme ne kete pike eshte edhe krijimi i tradite pune, ku grupimi mblidhet periodikisht per te diskutuar problemet politike ne vend. Duhet te vendosin ura te qarta komunikimi midis lidershipit te PD-se dhe anetareve te vegjel. Koalicioni duhet te jete nje medium per opozitaret qe te diskutojne problemet dhe te dalin me nje ze te perbashket. Opozita nuk mund te perballoje koston e komunikimit te qendrimeve te veta antagoniste me anen e mediave, sic kane bere deri me sot. Ne fakt, koalicioni duhet te kete edhe nje zedhenes shtypi qe komunikon qendrimet e koalicionit per mediat dhe publikun.

    5. Hapi i fundit dhe me i rendesishem, eshte aplikimi i kesaj strategjie ne praktike. Per te testuar seriozitetin e Berishes dhe te aleateve, zgjedhjet do te jene testi me i mire. Ne keto zgjedhje partite e opozites duhet te dalin te gjitha me nje kandidat te perbashket ne te gjitha zonat elektorale te vendiy. Ky eshte edhe celesi i suksesit te kesaj stategjie te opozites. Duhet te behet kujdes qe te mos kete perjashtime partiake ne procesin e perzgjedhjes se kandidateve.

    6. Nese opozita arrin te aplikoje me sukses te 5 pikat e mesiperme, jam i sigurt qe shqiptaret do te marrin mesazhin e duhur dhe pushteti nuk do te jete shume larg. Ne kete pike, PD dhe Berisha duhet te aplikojne te njejten praktike per ti dhene Shqiperise nje qeveri gjithperfshirese te gjithe spektrit te djathte. Kjo perben ate qe une ne shkrimin me lart quaje "institucionalizim te pushtetit". Nese ia dalin me sukses bashkeqeverisjes, Shqiperia shume shpejt do te dali nga tranzicioni dhe i afert do te jete edhe integrimi i saj i plote europian.

    Eshte ende heret per parashikime, por kjo eshte staretegjia qe une do te doja qe opozita te ndiqte.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #33
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Bashkohem me ju dhe me zotin berisha dhejame shume dakort qe Doktori te zgjidhet kryetari absolut deh unanim i bashkimit te ri. Biles po ju kendoj dhe nje kenge per mbeshtetje morale:

    Para Ne lufte perpara Urra urra
    ne barrikada proletare urra urra
    rendin borgjez ne ta shkaterrojme.

    Cuna boni gati shishet e benzines se ka ardh koha per veprim. yyyyyaaaaaaaa

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-09-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    40
    Z.Albo!
    Jam dakort me ato qe shtroni Ju.
    Kuptohet qe ēdo parti qe eshte fokusuar ne vehte ne jeten politike, nje prej shume gjerave te tjera ka qene papajtushmeria me diktatin e "njeshit", menyren e mendimit ndryshe dhe shprehjen e tij.
    Ne kete senc te gjithe politikanet japin dhe shprehin alternativat, shume prej tyre kane te drejte, disa prej tyre bejne levizje politike (te drejta apo te gabuara), por eshte mjaft e rendesishme qe asnje nuk eshte kunder institucionalizimit te bashkepunimit te opozites ne pergjithesi.

    Mendoj se duhet te kete shume pune dhe perpjekje dhe une nuk e mendoj diēka te lehte, perkundrazi shume te veshtire.

    Por nese kjo nuk eshte nje demagogji e radhes (qe une dyshoj) ka menyra dhe mundesi per te bashkepunuar.

    Loja sapo ka filluar, te shohim te gjithe se si do te rrjedhin ngjarjet, disa gjera duhen te harrohen (shume duhet te pranojne gabimet e bera), kush me shume kush me pak ka ē'fare te kerkoje falje, edhe publike.

    Per menyrat dhe format mund te gjinden zgjidhje, mbasi ne kete drejtim nuk shkohet ne nje rruge te shkelur me pare as nga politika shqiptare, as nga ajo nderkombetare.

    Eshte e rendesishme qe perveē gjerave teknike, te flitet se; A'mund te arrihet nje gje e tille? A'i duhet politikes shqiptare dhe vendit nje bashkepunim me i gjere? A'eshte nje menyre per te demokratizuar jeten politike shqiptare?
    A'rrezikohet opozita nga sundimi i Berishes?
    Si dhe shume pse te tjera qe mund te trajtohen hap pas hapi.

    Pershendetje Nardi
    Dreret

  5. #35
    kerkuesi
    Anėtarėsuar
    13-09-2002
    Vendndodhja
    ne vendin tim
    Postime
    1,171
    Se shpejti ish-Kryetari i PD, Eduart Selami do te mberrije ne Tirane. Burime konfidenciale prane selise blu deklaruan dje per "KJ" se pritet nje vizite e shkurter e ish-kryetarit te PD, Eduart Selamit ditet ne vazhdim. Burimet sqaruan se qellimi i vizites se tij do te jete per arsye familjare por kryetari i PD, Sali Berisha do te shfrytezoje kete kthim per te vene ne jete idene e tij per kthimin e te larguarve nga Partia Demokratike. Vizita e Selamit duket se do te jete teper private. Te aferm te familjes Selami nuk pranuan qe te konfirmonin per "KJ" ardhjen e tij. Pyetjes se a pritet nje vizite e tij ne Shqiperi, ata e kane lene evazive duke mos e mohuar pos as pohuar nje fakt te tille.

    Gjithesesi ne qarqet e ngushta demokrate prej kohesh eshte perfolur nje vizite e tille. Burimet konfirmojne se me Selamin disa prej perfaqesuesve demokrate kane zhvilluar kontakte te vazhdueshme permes internetit. Megjithate asgje nuk dihet qarte per sa kohe qe nuk konfirmohet saktesisht se kur do te mberrije ne Shqiperi. Ne rast se nje vizite e tij do te ndermerret atehere kryetari i demokrateve do te perpiqet qe te zhvilloje nje takim krejtesisht konfidencial. Kohe me pare te njejtat burime konfirmuan per "KJ" se lideri i opozites do te zhvilloje kontakte krejtesisht individuale me disa prej te larguarve nga Partia Demokratike. Nje nder emrat e perfolur ka qene edhe ish-Kryetari i PD, Eduart Selami mbeshtetja per te cilin duket se eshte e madhe tek nje pjese e zyrtareve te selise blu. Nje takim i mundshem mes Berishes dhe Selamit do te shenonte nje nga kthesat me te rendesishme ne jeten politike te opozites. Per hee te pare shenjat per bashkim te gjithe te larguarve Berisha i leshoi ne 12 vjetorin e themelimit te Partise Demokratike. Me pas kreu i demokrateve u perpoq qe idene e tij per bashkim ta percillte edhe ne baze. Ne mbledhjet e fundit te aktiveve qe ai zhvilloi ne Durres dhe Berat, kreu i opozites u shpreh qarte se ka ardhur koha per nje levizje te viteve 90 duke filluar pikerisht nga ish-figurat qendrore te Partise Demokratike. Vizita e perfolur e Selamit do te ishte nje nga mundesite per venien ne jete te kesaj ideje por qe gjithesesi mbetet per t'u vendosur vetem nga Eduart Selami, i cili prej disa vitesh jeton ne SHBA. Kerkesa e demokrateve per kthimin e Selamit ne PD filloi qe para zgjedhjeve lokale. Serish demokratet tentojne duke shfrytezuar nje vizite private te tij ne Shqiperi por qe nga njerezit me te afert te Selamit dhe miq te tij ruhet me fanatizem.
    PAUCA SED MATURA

  6. #36
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,288
    Postimet nė Bllog
    22
    Per te vazhduar analizen, me poshte do te mundohem te hedh kendveshtrimin tim per shqetesimet me vend qe ju ngrini:

    A gezon Berisha lidershipin e duhur per nje inisiative te tille?

    Kjo pyetje, ne fakt, eshte e pavend pasi cdo inisiative politike ne vend ne keto 12 vjetet e fundit ka patur ne qender dhe nismetar liderin e opozites dhe ish-presidentin Berisha. Nuk eshte nevoja qe te permenden te gjitha inisiativat, qofshin keto te suksesshme, te deshtuara, apo te ngelura vetem ide. Nese nuk e drejton Berisha, atehere kush mund ta drejtoje?! Berisha ka investuar gjithe kapitalin dhe reputacionin e tij politik ne te gjitha nismat qe inicion apo merr pjese. Kjo eshte karakteristike e karakterit te tij ku sinqeriteti triumfon mbi egoizmin. Efikasiteti i politikave te tij eshte i hapur per diskutim, por integriteti dhe karakteri i tij jane baza te forta mirebesimi per partite e vogla te opozites. Nje nga dallimet kryesore midis nje lideri dhe nje politikani te pandreqshem eshte se lideri di te kerkoje edhe falje per qendrimet e tij, dhe Berisha e ka bere nje gje te tille.

    Ne lidhje me "politiken e njesh-it", me shume se nje ves i Berishes, kjo eshte nje xhelozi e aktoreve politike shqiptare qe edhe perse perpiqen te konkurrojne popullaritetin e Berishes, jane te pasuksesshem. E ka thene edhe me pare, Berisha eshte kryetar absolut i PD-se pasi askush ne PD nuk punon aq shume dhe sistematikisht sa Berisha. Eshte e veshtire per kedo te sfidoje energjite e Berishes, i cili ka qene ne krye te gjithe fushata elektorale ne keto 12 vjetet e fundit. Pra, Berishes postin e kryetarit nuk ia "fali partia" si disa beniamine te tjere te ish-sistemit qe e kane cuar partine e tyre ne nje krize te vazhdueshme morali dhe organizimi. E kam fjalen per liderin socialist Nano, qe ndryshe nga Berisha, i ka pozitat e kercenuara si lideri i maxhorances. Gjithashtu, kini parasysh, se shqiptaret jane rritur per 50 vjet me kultin e individit i ngritur mbi "politiken e njeshit". Cdo lider politik ne Shqiperi, edhe nese eshte i hapur per bashkepunim, do te portretizohet si diktator, si patriark e me the te tashe. Kjo jo per faj te tij, por se keshtu jane mesuar shqiptaret "ta shohin" dhe "kuptojne" politiken.

    Argumenti i trete, dhe me i rendesishem perse Berisha duhet te jete sponsori i nje inisiative te tille eshte mbeshtetja qe ai gezon ne rangjet nderkombetare. Partneriteti i tij i ngushte me kryeministrin italian apo me krere te administrates amerikane (qe kane punuar edhe ne adminstraten e Bushit te vjeter), apo njohjet e gjithe spektrit politik europian fale pozitave qe ka mbajtur si president i vendit/lider i opozites. Te gjitha keto, jane rezultat i 12 vjetesh eksperience ne jeten politike dhe arenen nderkombetare. Jane te paket shqiptaret qe kane arritur te krijojne nje reputacion si ne rradhet e shqiptareve, edhe ne arenen nderkombetare.


    Perse jane larguar njerezit nga PD?

    Teksa shume analiste e komentojne "largimin nga PD" si nje fenomen negativ, une do te thosha qe largimi eshte nje fenomen teper pozitiv per partine e demokrateve. E di qe tingellon pak paradoksale, por kini parasysh qe po flasim per Shqiperine, nje vend i dale nga 50 vjet komunizem. Levizja demokratike per rrezimin e komunizmit dhe lindjen e pluralizmit, nxorri ne skene shume figura qe krijuan partine e pare opozitare, PD. Qe te shikoni pozitiven ne keto zhvillime, hidhini nje sy "figurave" qe themeluan PD, se ku jane ulur sot, pas 12 vjetesh. PD u themelua si nje parti e djathte qe kundershtar te betuar te veten kish komunistet dhe ish-komunistet e sotem qe trashegojne partine e te pareve. Fakti qe Imami, Pashko, Ceka e plot te tjere, sot i gjen me poste qeveritare apo anetare te koalicionit te majte, flet qarte per dy gjera:

    1. Keto "figura" nuk kane qene ndonjehere demokrate, por kane pasur si qellim demtimin e imazhit te PD-se.
    2. Keta njerez nuk kane bindje politike, kane vetem interesa personale.

    Me ate sy qe i shoh une zhvillimet ne PD,pas 12 vjetesh, ujrat ne PD jane kristalizuar dhe llumi ka shkuar ne fund. Largimet e ketij kallepi, jo vetem qe nuk e demtojne PD-ne por konsolidojne elektoratin e saj ashtu sic konturojne edhe vijat ndarese midis spektrit te majte dhe te djathte. Mungojne partite e qendres, dhe sa here qe oportunistet e shohin qe krahu i majte shembet, hidhen ne qender, me afer te djathtes, dhe anasjelltas. Me njerez te tille oportuniste dhe pa bindje politike te shendosha, jo vetem qe nuk mund te bashkepunosh, por eshte fatkeqesi ti kesh edhe si kundershtare politike.

    Te gjithe ata te larguar, qe jane larguar fale mosmareveshjeve mbi qendrime te vecanta apo ferkime personale me liderin e PD-se, keta duhet te rehabilitohen serrisht ne PD. Berisha dhe partia e tij duhet te krijojne nje proces dhe te krijojne nje precendent rehabilitimi. Jam i bindur qe te tilla mosmareveshje jane te sheshueshme dhe koha ka bere qe palet te reflektojne. Te tille individe njihen pasi keta si kur ishin ne PD, si jashte strukturave te saj nuk kane ndryshuar shume ne qendrimet e tyre. Te tilla figura kane karakter dhe bindje politike, dhe keta jane njerezit per te cilet ka nevoje opozita me shume se kurre. Shembulli me i mire per kete kategori eshte Eduart Selami qe ndryshe nga capaculet e tjere, jo vetem qe nuk sulmoi partine e tij, por e ka mbeshtetur ate edhe ne mergim, ne mundesite e perfaqesimit qe ia dhene.

    A eshte e realizueshme institucionalizmi i partive te opozites?

    (...vazhdon)
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #37
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Nje gje me vjen cudi qe te kjo tema jane 6 mbeshtetit te Zt Berisha, nje i djathte dhe nje i mesem qe diskutojne idene ne fjale. Te nga te gjitha diskutimet, vetem ai i nardit ishte disi bindes, por edhe atij i mungon thelbi i ceshtjes, qe me duket se dhe ai e di po i qendron larg, nuk do ta preki.

    Meqe jame dhe i fushes se mjekesise, dua tju them se perpjekiet tuaja i ngjajne nje absesi qe mundoheni ta kuroni me antibiok. Eshte e kote, ai i shkrete do bisturine qe te drenohet.

    Anyway, sa per informacion nuk eshte se jame i majte, une kame qene ai qe i kame dhene voten PD-se kur shpall pluralizmi, po une kame qene ai qe ja dhashe voten PS kur u shgenjeva nga kripto demokracia e PD-se, po une jame ai qe ja dhashe Monarkise kur PS e qelbi me pronat ( I kame nja 50 hektare toke qe mi ka zaptuar PD me PS me reformen e re agrare te 92).

    Ceshtja nuk shtrohet me bashkime fantazem dhe artificiale. Edhe sikur te arrinte Zt Berisha ti bashkonte partite opozitare bashke, jame mese i bindur se fati i bashkimit te ri do i ngjante fatit te atij te vjetrit, dmth 'Bashkimit per Fitore'

    Zt Berisha ka shume pike te errta ne CV e tij si ish-president dhe drejtues absolut i PD. Edhe sikur ai ti sqaronte keto pika, prape elektorati ka dyshime persa I perket asaj se nese hypen ne pushtet, nuk do i kthehet zakonit te vjeter.

    Ok pikat qe mendoj une:

    Persa I perket Kryetar I PD-se

    1. Pse u soll si diktator absolut ne krye te PD, duke mos i lene hapesire asaj pjese te PD-se qe mendonte ndryshe. Vetem nje gje, nese keni burreri te me thoni kush ngeli nga ata qe themeluan PD te paret ne parti mbasi u be Zt Berisha president.
    Fatkeqesisht kjo I ngjan historise me Partine Komuniste, ku dhe Ramizi qe ngeli, skishte qene tamam I pranishem, apo me keqe, si berishen apo edhe dullen I cuan te tjeret dhe pastaj ben ate qe dihet (veza e kukut ne cerdhen e bilbilit).

    2. Pse anetaret e mendimit alternativ ne PD i perjashtonte nga partia me kongrese te iskenuara qe i ngjanin gjyqit te Kadri Hasbiut. Mos e keni harruar skandalin kur u perjashtuan ata qe formuan aleancen demokratike, me ato idiotizmat ku ca hengren dhe dru, apo thirrjet brenda ne kongress qe i ngjanin me shume nje mitingu banal sesa nje kongresi partie ku manifestohen alternativan dhe perplaset mendimi novator, dhe vashduan me plote te tjere, deri te Selami e Pollo me shoke.

    Persa I perket si president, ku ta kap me pare, po basically:

    1. Pse krijoi nje administrate me militante, duke pasur si kriter kryesor militantizmin dhe jo profesionalizmin.( vetem nje rast po u sjell, kur beja fakultetin e mjeksise, ne sanatorium drejtor ishte bere nje mjek I padegjuar nga Kukesi, kur prof te shquar si Dr Elezi apo Dr Cocoli qe ishin lene ne hije????) e plote te tjera.

    2.Pse krijoi nje SHIK qe u be karikatura e famekeqit ish-sigurimit te shtetit qe u morr me ndjekien e kundertshtareve politike apo te omonias.

    3.Pse e futi tosin ne burg me akuza te dyshimta dhe procese fallso.
    Pse vuri njerez si Gazidedja ( qe sishte I sakte as per kryetar shoqate islamikesh), Musarai apo Prel Martini? Tani ju mund te thoni qe ai ia besoj po ata ja futen, e une po ju them tjetren qe I zgjodhi apostafat me te meta apo te panjohur qe ti kishte nen hyqmet, se mos I rrezikonin pushtetin personal.

    4. Pse shkeli kushtetuten sa here qe I vinte per mbare, ne rastin e brozit, konferences islamike ect.

    5. Kulmi, pse vodhi votat e 26 majit dhe refuzimi deri ne vetvrasje per te leshuar pushtetin demokratisht.

    6.Qendrimi ndaj Piramidave, konfernces Islamike, mbjellies masive te hashashit
    ne jugun e shqierise.

    Keshtu kto jane vetem disa nga pikat qe me vine ne mend mua deh qe jane te errta ne CV e atij qe pretendon te jete prap kryetar I shtetit Shqiptar.

    Tani te dashur bashkeforumas, cfare garancis na ofron ky njeri qe ka ndryshuar dhe qe s’do I kthehet zokoneve te vjetra sapo te marri pushtetin, per mendimin tim asnje. Pse duhet te rrezikoj une si votues dhe te beje nje eksperiment te ri kur jame djegur keq me te parin.

    Prandaj, ashtu sic jau ka thene dhe Klodi ne nje diskutim tjeter per sa kohe eshte Sala ne krye te opozites dhe kjo te shoqerohet me institucionin e votes kolektive apo mitin primitiv te beses qe e praktikon nje pjese e popullit, DEMOKRACIA SHQIPTARE E KA HONGER SAKRAHUT.

    Me respekt

    SN
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga sn0m : 15-01-2003 mė 15:36

  8. #38
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Nje pyetje kish per krahun qe mbron Prof Sali Berishen. Pse e quani veten te djathte, dhe nese ka nai arsye na e thoni se mesa di une po,litikat ekonomike ne shqiperi i ben FMN me Banken Boterore. Nese keni nai ndryshim me anen politike te afrimit ndaj demokracise, na e thoni se do ngelemi injorante.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Snom.. nuk ti dha pronat Saliu me arbnorin dhe ti me vrap shkova te ata qe ti rrujten pronat 50 vjet dhe i dhe voten atyre te vijne dhe nji here ne pushtet.
    Merri pronat nga Tosi pra dhe Ruci, caci e Makbulja.
    I gzofsh.

  10. #40
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    I dashur Brari, mos me keqkupto se nuk eshte se jam me Tosin dhe nese do ta dish ate njeri e urrej per shume arsye, e para se eshte i perlyer deri ne qafe, e dyta se eshte frikacak, e treta se la gruan qe ishte e vetmja qe shkonte e shifte kur kishe ra ne biruc.

    Po edhe sala mos kujto se ka me pak gjynahe, biles dua te them se eshte puna e tij e palodhur qe e mbajti tosin ne krye te partise soc, e beri supermen nga njeri idiot, pa principe, frikacak dhe teper i perlyer.

    Keshtu a mund te themi qe ekziston nje binom i tipit toss-sal qe nuk kemi pse ti japim me rendesi dhe vote!?

    Te 2 i pame ne pushtet dhe te dy e treguan se s'jane per ate pune.

    Pse te mos provojme te rinjte si PD-re, apo thjesht te kemi mbretin qe te garantoje kushtetuten dhe pronen.

    Pse duhet te vashdojme te varemi pas skeletave nga e kaluara.

    Dhe mos harro, shoqeria shqiptare shume shpejt do perballet me pikpytje te medha sic eshte mafia, korrupsioni qe kane potencialin te na kthejne ne nje toke te djegur sic eshte Kolumbia apo jugu i italise.

    Une per vete do te preferoja qe ksaj beteje ti hynim me forca te reja dhe jo me qerre te ndryshkura nga e kaluara.

    Me respekt

    SN

Faqja 4 prej 7 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. Zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, qershor 2009
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 10-12-2009, 09:37
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 19:16
  4. Kombėtarja Shqiptare
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 182
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 12:06
  5. E Djathta
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 20-09-2002, 14:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •