TE NGRIHET ME CDO KUSHT KOMISIONI I SHKALLNUERIT!
Komisioni hetimor parlamentar per ngjarjen e Shkallnuerit duhet te ngrihet me cdo kusht! Kjo eshte kerkesa e parievokueshme e deputeteve te opozites e cila u perserit gjate seances se djeshme parlamentare. Mes debatesh mjaft te ashpra, ata kembengulen se nisja e hetimit parlamentar per kete ngjarje eshte i vetmi argument te cilin do ta mbrojne derisa te plotesohet. Arsyeja kryesore qe deputetet e opozites paraqesin eshte implikimi i kryeministrit Nano kohe me pare ne nje aksident rrugor prane Shkallnuerit (Durres), ku eshte shkaktuar vdekja e nje shtetasi. Mbulimi i menjehershem i provave me qellim fshehjen e fajit te kryeministrit, perben per deputetet e opozites nje faj te dyfishte per te cilin ai dhe strukturat perkatese duhet t'i pergjigjen Kuvendt dhe drejtesise shqiptare. Bazuar ne nje qellim te tille, 32 deputete te opozites kane derguar neKuvend kerkesen per ngritjen e nje komisioni hetimor. Por vendimi per te u mor gjate nje votimi te parregullt, qe sipas deputeteve te opozites duhet zhvleresuar. Pikerisht, mbi keto ceshtje te tilla u zhvillua dje gjithe debati parlamentar.
Deputetet: "Gjykata Kushtetuese na ka dhene te drejte!"
"Ngritja e komisionit hetimor parlamentar per Shkallnuerin eshte nje e drejte kushtetuese qe nuk mund ta mohoje askush" deklaroi lideri i opozites Sali Berisha. Nga ana tjeter, edhe lideri i demokristianeve Nikolle Lesi pohoi se Gjykata Kushtetuese i ka dhene te drejte opozites lidhur me ngritjen e ketij komisioni hetimor. Ne kete rast, behet fjale per nje ceshtje te vecante e cila ka te beje me nje person me imunitet, sic eshte kryeministri shqiptar Fatos Nano. Meqe ekzistojne keto kritere, atehere Gjykata Kushtetuese mundeson ngritjen e komisionit hetimor per shqyrtimin e ceshtjes. Nderkaq, deputetet e opozites kane ngritur zerin per mbrojtjen e padrejte qe po i behet nje faji te kryeministrit. Ky debat i ashper shkaktoi mjaft amulli ne sallen e parlamentit, punimet e se ciles u nderprene disa here. "Kuvendi nuk mund te jete indiferent ndaj kerkeses se 32 deputeteve te cilet sipas rregullit qe duhet plotesuar per komisionet hetimore parlamentare, perbejne 1/4 e totalit te deputeteve" tha deputeti Nard Ndoka. "Nderkaq, vendimi i Gjykates Kushtetuese lidhur me interpretimin e nenit 77 pika 2 e Kushtetutes, qe ka lidhje te drejtperdrejte me ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare i jep te drejte 1/4 e deputeteve" shtoi deputeti Lesi. Ai premtoi se zoteron prova ne lidhje me kete ngjarje, te cilat do t'i sherbejne hetimit parlamentar.
Ja zgjidhjet qe prezantoi Pellumbi:
Nga ana e tij, kryeparlamentari ka pohuar se ceshtja e ngritjes se komisionit hetimor parlamentar nuk figuronte aspak ne rendin e dites. "Persa i perket gjykimit te saj, ne kemi nje vendim te seances plenare, sipas te cilit nuk miratohet aspak ngritja e ketij komisioni hetimor parlamentar" tha Pellumbi. Ai u terhoq menjane kerkeses se opozites duke u shprehur se si kryeparlamentar nuk zoteron fuqine qe nje vendim i cili tashme eshte votuar nga deputetet, ta anulloje dhe ta quaje te pavlefshem. Por propozoi disa rrugedalje per deputetet. "Rruga e pare qe mund te zgjidhni eshte ajo e paraqitjes se nje ankese ne Gjykaten Kushtetuese lidhur me nje fakt te tille. Ndersa e dyta eshte ajo e riformulimit te vendimit dhe riparaqitjes se ceshtjes, per te cilin eshte kerkuar ngritja e komisionit hetimor parlamentar" deklaroi kreu i seancave parlamentare. Sipas tij, vetem pas ketyre dy hapave do mundesohet futja ne rendin e dites se seances parlamentare kjo ceshtje. "Tani nuk mund te shqyrtohet pasi eshte ne kundershtim me rregulloren e Kuvendit. Por ju mund te beni edhe veprimin tjeter, ate qe mbi bazen e verejtjeve te bera ne seance parlamentare juve t'i drejtoheni organit te Gjykates Kushtetuese" pohoi Pellumbi ndaj deputeteve opozitare. Sipas tij, ata po mbajne peng punimet e parlamentit duke kerkuar vazhdimisht te flitet per kete ceshtje, ne te njejten kohe duke rene ne kundershtim me nenin 31 te rregullores se parlamentit.
Opozita braktis punimet e Kuvendit
Opozita braktisi dje punimet e Kuvendit pasi kryetari Pellumbi nuk pranoi ta fuste ne rendin e dites ceshtjen e komisionit per Shkallnuerit. Nga ana e tij, Pellumbi sigjeroi q` per zgjidhjen e ketij problemi te votohej. Nga ana tjeter, ai propozoi qe te riformulohej edhe vendimi qe u votua ne seance lidhur me ngritjen e ketij komisioni. Por opozita nuk e pranoi aspak kete propozim te Kuvendit, i cili sipas tij ishte nje kurth, pasi dihej qe opozita ne ate moment nuk mund te plotesonte 2/3 e votave. Per kete arsye, deputetet e opozites u acaruan shume ndaj ketij vendimi te Pellumbit dhe vendosen te braktisnin seancen parlamentare.
Krijoni Kontakt