Koha jone shkruan:
--------------------
VEJSIU, PASHKO, BROJKA, IMAMI E ZOGAJ, KTHEHEN NE PD
Nevila Perndoj
Ish-deputeti i Partise Demokratike dhe ish-anetar i kryesise se kesaj partie, Ylli Vejsiu, rikthehet prane strukturave te selise blu. Ne nje deklarim per "KJ", Vejsiu shprehet se eshte i gatshem qe te zhvilloje nje takim edhe me kryetarin e PD, Sali Berisha. "Berisha natyrisht qe do te me prese ne rast se une do t'i kerkoja takim ashtu sic takon edhe mjaft intelektuale te tjere", u shpreh nder te tjera Vejsiu. Si nje nga perkahesit kryesor te levizjes reformatore Vejsiu ndjehet i zhgenjyer nga kjo iniciative duke shtuar se tashme ai do te "punoje" vetem per Partine Demokratike. "Per mua fragmentarizimi i opozites u provua se ishte nje eksperience e panevojshme, madje e demshme, sepse na coi ne rrudhjen e elektoratit demokrat", tha ai. Vejsiu eshte i ftuar ne te gjitha aktivitetet qe strukturat e selise blu zhvillojne. Madje per here te fundit Vejsiu ka tokur gotat me miqte e tij demokrate ne diten e themelimit te Partise Republikane. "Une e ndjej qe ne PD kam mjaft miq dhe shoke dhe njerez me te cilet ndajme respektin reciprok", shtoi ai. Vejsiu nuk ka hezituar qe ne festen republikane te shtrengoje duart edhe me kreun demokrat Berisha me te cilin ai preferoi qe te ngrinte edhe nje dolli. Ai gjithashtu shprehet i gatshem per te perqafuar edhe idene e liderit te opozites per bashkimin e te gjithe te larguarve nga PD. "Me duket se jemi te vonuar per rikthimin ne PD, sepse nje parti e bashkuar dhe e fuqishme si ne fillim te viteve 90 me siguri qe do te shkaktoje nje rizgjim te elektoratit demokrat dhe do te afroje fitoren e opozites ne zgjedhjet e ardhshme. Kjo nuk eshte ndonje gje e re per mua, sepse te pakten prej dy vjetesh une e kam ndjere nevojen e bashkimit te opozites si te vetmen rruge per te shpetuar Shqiperine nga kriza", tha Vejsiu. Aktualisht Ylli Vejsiu nuk eshte i angazhuar ne asnje prej forcave politike. Ai u largua nga jeta politike shqiptare pas zgjedhjeve qe u bene ne Partine Demokrate ku Vejsiu nuk u zgjodh ne asnje prej organeve drejtuese te kesaj partie, pavaresisht se ai ka qene nje nder perkrahesit kryesor te levizjes. E njejta gje mund te thuhet edhe per ish-Kryetarin e Bashkise Albert Brojka. Ky i fundit u shpreh dy dite me pare se ishte i gatshem qe te afrohet me PD. Prec Zogaj, Arben Imami dhe deri diku edhe Gramoz Pashko jane themeluesit e tjere te PD te cilet duket se nuk kane rezerva per nje ribashkim te Partise Demokratike, por qe ne kohen e duhur ata do te parashtroje edhe kushtet e tyre.
Cilet jane kunder...
Ish-Kryetari i PD, Tritan Shehu nuk beson aspak ne ftesen e Berishes per nje ribashkim te PD. Aktualisht nenkryetar i nje partie tjeter, Shehu shprehet se duhen lejuar mundesite per fraksione, diversitete dhe daljen nga llogjika e njeshit.
"E rendesishme eshte qe te zbuloheshin shkaqet qe cuan ne shkaterrimin e PD. Kjo gje ne radhe te pare duhet te ndodhe brenda PD, duke dale nga koncepti e njeshit absolut, nga koncepti i nje militantizmi te thelle ne parti. Duhet qe kjo parti te tregoje se ka ndryshuar ne identitetin e saj, ne formen e statuteve, ne format filozofike te perceptimit te fenomeneve pra qe te jape shenja se po shnderrohet ne nje force te djathte liberale te gjere ku te gjithe te bashkejetojne", tha Shehu. Nenkryetari i reformatoreve nuk sheh ndonje permiresim per sa kohe qe, sipas tij, idete nuk shoqerohen me elemente konkrete. "Kjo eshte vetem nje perpjekje nga ana e Berishes per te devijuar nga realiteti dhe per te mos u marre me nje analize te thelle", tha Shehu. Pothuajse te njejten llogjike ka mbrojtur dje edhe ish anetari i kryesise ne PD, Dashamir Shehi. Ne nje deklarim te shkurter per "KJ" ai shprehet se nuk e sheh me vehten ne PD per sa kohe qe nuk paraqitet asnje element konkret dhe alternativa per te cilat do te justifikohej edhe kthimi serish ne PD.
-----------------------
Ja cfar thote TRITANI :
""E rendesishme eshte qe te zbuloheshin shkaqet qe cuan ne shkaterrimin e PD. Kjo gje ne radhe te pare duhet te ndodhe brenda PD, duke dale nga koncepti e njeshit absolut, nga koncepti i nje militantizmi te thelle ne parti. Duhet qe kjo parti te tregoje se ka ndryshuar ne identitetin e saj, ne formen e statuteve, ne format filozofike te perceptimit te fenomeneve pra qe te jape shenja se po shnderrohet ne nje force te djathte liberale te gjere ku te gjithe te bashkejetojne", tha Shehu. ""
Tritani ka harruar se ishte kryetari me kohe-gjate ne PD.
E kush me pare dhe me thelle se Ai duhet te reflektoje per PD-ne dhe "militanitizmin e saje te thelle"?
Tritani harron se nuk ja futi PD-ja prasin aty mbrapa por militantet e thelle te opozites se athershme te ciles Tritani dhe Pollo i sherbejne sot.
Po keshtu dhe Dashamir Shehi i cili ishte zyrtar i larte i Shtetit ne kohen e PD-se dhe e "ndriti " me ate qeverisje kerkon qiqrra ne hell.
Ne partine e Dash Shehit jane strehuar gjithe ish zyrtaret e korruptuar qe qeverisen gjate kohes se PD-se dhe akoma nga ajo Parti hajdutesh nuk ka dale nji fije pendes sa per nishan.
Megjithate Berisha ben mir qe i fton renegatet por perseri renegatet jane vec nji grusht me vota. renegatet jane njerez jo te zakonshem. Ata kane dhe te tjera burime e alternativa ne jete.
Ata jane pronar e biznesmene...ata jane drejtues fondesh e zyrtar institucionesh te ndryshme ku kullosin me barkun e tyre te madh e me qafat e tyre shtrenguar me kollare ARMANI.
Qe te ndryshojne gjerat duhen ftuar ne kete levizje te re populli i thjeshte qe ka mbetur vetem me nji alternative.. ate te FOTOKSINES.
Nuk di a kupton gje BERISHA apo jo...
Krijoni Kontakt