Lexova me mjaft interes kete rubrike per bashkimin e opozites, per fatin e mire te gjithe e kuptojne se diēka nuk shkon ne politiken shqiptare dhe ne veēanti tek pjesa e opozites.
Dihet tashme nga te gjithe se Shqiperia ka qeverine me te paafte dhe me te korruptuar te te gjitha kohrave.
Vendi i yne eshte kthyer ne nje fole trafikantesh nga njerezit te veshur me pushtet, emrimet ne dogana dhe ne institucione te rendesishme (aty ku korrupsioni eshte kthyer ne "art" se kush perfiton me shume per nje kohe sa me te shkurter) po behen me vetedije nga kryeministri i Shqiperise z.Nano.
Per fatin e keq per nje kohe te gjate socialistet qeverisen edhe me "bekimin" e z.Berisha dhe te partise se tij.
Mendoj qe Berisha e ka kuptuar me ne fund "dredhine dhe mashtrimin" e Nanos, dhe se opozita duhet te jete e bashkuar per te bere rotacionin e pushtetit sa me shpejt qe te jete e mundur.
Eshte mjaft e rendesishme te kuptohet nga te gjithe se nje bashkim mekanik eshte mjaft i demshem, mbasi shqiptaret kane nevoje per shprese, per ndryshime, pergjegjshmeri etj, dihet qe edhe opozita mbart mjaft gabime te bera gjate qeverisjes se saj.
Shtrohet me te drejte nje pyetje se a'duhet z.Berisha te drejtoje kete bashkim?
Une mendoj se jo, por gjithsesi ai perfaqeson sot per sot pjesen me te madhe te elektoratit te djathte.
Bashkimin une e konsideroj ne ate menyre qe te ngjalle shpresa, me ide, alternativa, levizje politike serioze, opozite konstruktive te mire kordinuar, qe medeomos duhet te perfundoje me sukses.
Menyrat e bashkepunimit jane te ndryshme jane se ēfare mendoj:
1- Shkrirja e te gjitha partive opozitare te dala nga PD dhe rithemelimi i nje partie te re, ku protagonistet kryesore te jene themeluesit e saj, kuptohet te cilet nder vite kane mbajtur nje qendrim serioz dhe nuk kane "prostituar" me te majten.
2- Bashkepunim ne formen e nje aleance "Bashkimi per Fitore" + Partine Demokrate PDr, duke rithirrur edhe nje here seriozisht dhe jo ne menyre demagogjike te gjithe te larguarit.
Ky bashkepunim besoj se mund te kete me shume besim, me teper hapesire per te gjithe, nje kontroll me te mire te votes dhe te vazhdimesise politike.
3- Nje menyre tjeter eshte ajo e bashkimit te Partise Republikane me ate te Ballit, partite e Legalitet sebashku, dhe ne kete menyre spektri i djathte do te kishte tre grupime: PD si partia e permbysjes se komunizmit, PDr si mbajtesja e vlerave te Dhjetorit "90 dhe si force e integruar ne strukturat Europiane, dhe partite e djathta nacionaliste ne anen tjeter.
Ky do te jete nje spekter qe mund te ngjalle besim. Kuptohet ne keto parti duhet te rreshtohen figurat qe mbartin vlera dhe perfaqesojne diēka ne jeten politike.
Megjithethe keto qe une rendita te them te drejetn pa u menduar shume, kerkoj nga ju qe te jepni mendime se si mund te veprohet, qe opozita me ne fund te jape vlerat reale te saj, te cilat jane disa here me te medha se ato te sterkonsumuara te mazhorances aktuale.
Pershendetje Nardi
3-
Krijoni Kontakt