Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 69
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Shehu: Kjo eshte demagogji e paster nga Berisha

    Si eshte e mundur qe nje individ, qofte ai edhe kryetar partie, te beje te tilla afirmime absolute, te shprehet keshtu sikur cdo gje te varet nga vullneti i tij, apo se gjithcka pret vullnetin e tij per te levizur, duke perfshire ketu dhe Token? Eshte e vertete qe Berisha gjate gjithe ketyre viteve demokracie, u tregua i afte per te therrmuar PD, apo dhe partite e tjera aleate, por me duket e tepert qe ne 2002, te kerkosh t'i veshesh vetes ne menyre absolute te tilla role diametralisht te kunderta. A eshte ne te vertete Berisha personi i pershtatshem per te qene i besuar ne marrjen, qofte edhe vetem te nje inisiative te tille? Kesaj pyetjeje do t'i pergjigjem me "Jo", duke u bazuar ne tre elemente. Se pari: Sepse ai ka treguar gjate ketyre viteve se koncepti i tij per partine eshte koncepti leninist per ate. Se dyti: Bashkimi kerkon nje psikologji liberale dhe demokratike, gjera keto qe i mungojne teresisht atij qe kerkon te inicioje te tilla role madhore. Bashkimi kerkon kompromise te verteta, krijim hapesirash per te gjithe, sanksionimin e strukturave te fraksioneve ne parti, largim nga idete primitive te pushtetit absolut personal politik, gjera keto qe realisht duken shume larg, vecanerisht nga Kryetri i PD. Berisha eshte aq larg te tilla mentaliteteve, sa ai nuk qe ne gjendje te pranonte, qe ne festen e 12-te te PD te ftoheshin ata qe realisht e krijuan dhe drejtuan ate parti, perfshi dhe ish- kryetarin e saj. Se treti ai deklaron se do te krijoje nje parti te vetme opozitare. Dhe kete deklarate e ben ai, i cili qe nga 1997 deri ne qershor te vitit 2002, e bllokoi opoziten shqiptare, duke e futur ate ne spiralet e nje lufte politike revolucionare. E deklaron ai, qe tashme prej disa muajsh e ka bllokuar perseri opoziten, duke kaluar ne ekstremin tjeter, ne ate te shuarjes se saj dhe te njesimit me qeverisjen, nepermjet disa pazarlleqeve personale misterioze. Sot nje propozim i tille tingellon me teper si nje alternative per te shkaterruar e gllaberuar edhe ate opozite qe ka Shqiperia, por qe sic duket po e shqeteson shume "koalicionin aktual bashkeqeverises".
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Ne momente krizash,lindin ide apo huazojme ide.

    Nje e djathte do te ishte realitet sikur kete kurajo te zotit Berisha me nje fature te rende tashme ne elektorat,te takimit "historik" me Nanon, ta bente duke mbledhur rreth vetes "karrike thyesit",te larguarit e PD, demokratet e vertete qe e mbeshteten me gjithe shpirt proceset demokratike dhe jo spiunet sic shprehet vete Berish,me pelqejme spiunet e mire,kjo do te kapercente te gjithe qefmbetjet dhe ne vend te "militanteve" te "forte" do te vinin mendje dhe shpirtra luftarak qe me pare kane idealin dhe pastaj interesin.
    Eshte vone kjo nide,dhe madje qesharake sot pas "kompromiseve" me Nanon.Politika ka skuta,por sot ne shoqerine shqiptare te shkaterruar nuk ka kohe per eksperimenete.Vendi eshte shkaterruar,te mjeret qytetare i duket sikur po arrin europen pa drita por me kioskat qe u prishen dhe furcen me boje erotike,ashtu si edhe corapet e Edi Rames.
    Fatos Nano kishte rene,dora e Berishes e mbajti edhe nga te tijet qe gati e rrezuan.Edhe Majkon e mbajti,atehere ishte Kosova,po sot kush eshte.Ndonje militant i gjore thote edhe vete i pa bindur se e kam degjuar vete doktorin qe thote se kemi detyra me shkrim per ti zbatuar nga Europa.C'Europe,e keqja eshte nga brenda Shqiperise,tere jeten jemi fajesuar me armikun e jashtem.
    Shkurt Eshte deshtimi i fundit .E pa faleshme ne te gjithe Boten u kthye e djathta,vetem ne Shqiperi jo.Pse nuk u be deklarata para zgjedhjeve ne Elbasan?

  3. #13
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    08-07-2002
    Vendndodhja
    Ballqap
    Postime
    19
    Sali Berisha nuk eshte politikan.
    Ai eshte nje kardiolog qe meritonte kete detyre deri ne vitet 90-92.
    Tashme edhe zanatin e tij nuk mund ta beje, arsyet dihen dhe qe jane ato politike.
    Tashme Berisha duket si nje femije qe loz kukamfshehti me Nano dhe harron se cfare pergjegjesish ka ne duart e tij.
    Eshte nje njeri injorant me mentalitete te kohes se pordhes, dhe si i tille eshte rreziku numer nje per Shqiperine.
    Sali Berisha duhet te jape llogari per katastrofat me te medha te ndodhura gjate 5 viteve te drejtimit te tij si president.
    Ai nuk i ka thene akoma popullit se nga i kane ardhur te keqijat por si per te mbuluar ato vjen e luan pingpong me partite politike te se djathtes shqiptare si dhe atyre te pozites.
    Per mua ai do te ngelet njeriu me i cuditshem i kombit shqiptar si dhe njeriu qe shkaterroi Shqiperine sikur te cante nje anije me dysh.
    Popopopopopopo cfare lojrash me zarar ben ky njeri a thua ka pyetur popullin se do ja fuse te gjitheve deri ne rrenje.
    Urrejtje urrejtje pa mase per kete njeri qe edhe dy fjale nuk i mban brenda dites.
    Ku te qon mushka o njeri a i ke bere pyetje vetes?
    Baah cfare trapit njeri eshte.
    Njeri me thosh si ka mundesi qe 50 lekshi te jete me i madh se 200 lekshi.
    Mjere ne per ta si na kane rene per hyse.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    gjermani
    Postime
    12
    si eshte ajo shprehja:
    cdo popull ka qeverine qe e meriton
    respekt tropojani

  5. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Berisha: Si do unifikoj opoziten

    Kryetari i PD deklaron se ne janar 2003 do te startoje bashkimi i opozites, me debate dhe tryeza: "Vendit i duhet nje qeveri e forte, qe te qeverise, dhe nje opozite e forte qe te beje opozite. Ndarjet jane nena e humbjeve"

    Armando META

    TIRANE - Muaji janar do te shenoje prologun e nismes se Berishes per te shkrire te gjitha partite e opozites ne nje parti te vetme. Lajmi eshte bere publik dje nga vete kryetari i PD Sali Berisha ne nje takim me median. Sipas tij, viti i ri 2003, do te sjelle zhvillime te reja politike dhe mjaft intensive. "Propozimi im ka vlere per vitin qe vjen. Debati dhe tryeza do te fillojne ne muajin janar", deklaron Berisha.

    Kreu demokrat ka bere te qarte se ideja e tij per bashkimin e opozites ne nje parti te vetme, nuk eshte frut i nje trilli politik, por eshte nje ide e cila eshte shoshitur gjate dhe per kete qellim ai nuk ka ngurruar te deklaroje se ka pergatitur edhe nje platforme. Berisha ne vijim te perpjekjeve per te kthjelluar me shume idene e tij dhe, duke marre ne vleresim edhe kundershtimet e forta te bera nga partite e vogla te opozites rreth kesaj, nenvizon se "eshte i gatshem te respektoje dhe te vleresoje me objektivitet kontributin e gjithesecilit faktor, qe deshiron te bashkohet me kete ide". Per te joshur me shume aletatet e tij ne koalicionin "Bashkimi per Fitore" dhe partite e tjera te opozites jashte orbites se ketij koalicioni, kreu i PD nenvizon se do te jete partia qe ai drejton, forca kryesore politike, e cila do te sakrifikoje me se shumti politikisht per arritjen formules se bashkimit. "E kam bere kete per shume arsye. Mendoj se i takon PD, qe te beje koncesione, sepse kjo eshte forca me e madhe politike dhe natyrisht, kjo duhet te beje edhe leshimet me te medha", thekson Berisha. Per kreun e PD, duket se "kapercimi i ylberit" te sotem politik ne kampin e opozites, te formesuar gjate ketyre 12 viteve te pluralizmit politik, nuk eshte nje gje e pamundur, po te kihet parasysh fakti se deri tani ne teresi ka verejtur se gjate ketij viti opozita per problemet me madhore ka votuar nje lloj. Berisha arsyeton se kur opozita voton njelloj, do te thote se ajo ne gjerat themelore nuk ka probleme brenda vetes. Kreu i PD nenvizon se pikat kryesore per te cilat duhet te arrihet mirekuptimi, kane te bejne me ceshtje dytesore, te cilat lehtesisht mund te zgjidhen. Duke pare shkulmimin e reagimeve te perfaqesuesve te forcave politike te opozites, kryesisht negativ, ndaj idese per bashkimin e partive te opozites ne nje parti te vetme, si pjese e procesit te pluralizmit politik ne vend, Berisha thekson se ne teresi kete reagim e vlereson si pozitiv. Pavaresisht nga kjo, kreu demokrat kerkon te terheqe vemendjen e krereve te partive te tjera opozitare se ecja me tej ne udhen politike te ndarjeve dhe te fragmentarizimit, do te perbejne dobesi, per te mos thene disfate per opoziten, ne perpjekjet e saj per t'i dhene vendit nje qeverisje ndryshe, te pergjegjshme dhe te forte. "Nese ndokush mendon se demokracise i duhet nje opozite e dobet, apo nje qeveri e dobet ai gabon. As qeveria e dobet, as opozita e dobet, nuk jane pozitive per nje sistem demokratik. Vendit i duhet nje qeveri e forte, qe te qeverise dhe, nje opozite e forte qe te beje opozite. Ndarjet jane nena e humbjeve", nenvizon Berisha.

    Qendrimet me te fundit te kreut demokrat jane pjese e nje fushate qe ai nismuar pak dite me pare neper aktivet e PD ne baze, per te mundesuar krijimin e nje trupe kompakte opozitare, e cila do te mund te dale nga rrethi vicioz i grindjeve, me qellim qe energjite politike t'i perdor kunder socialisteve ne pushtet.

    Kreu i PD, ne gjurmet e Berluskonit

    Berisha vendos te ece ne gjurmet e Kryeministrit italian Silvio Berluskoni, per te mundesuar konkretizimin e idese se tij, per bashkimin e opozites ne nje parti te vetme. Midis dy pervojave qe ka pasur ne tryezen e punes, ate te partive te djathta italiane dhe atyre franceze, mesohet se kreu demokrat ka parapelqyer me shume skemen e zbatuar nga udheheqesi i "Forza Italia"-s, Berluskoni. Pervoja italiane kishte te bente me faktin se ishte vete Berluskoni, ai qe udhehoqi te gjithe procesin e bashkimit te opozites ne nje formacion te vetem politik te quajtur "Shtepia e Lirise", per te mundesuar rrezimin e socialisteve italiane dhe aleateve te tyre nga pushteti. Ky formacion, ne nje fare menyre, ruan karakterin organizativ te partive perberese, si dhe identitetin e tyre politik. Skema e Berluskonit percaktonte qe ne fillim emrin e kandidatit per Kryeminister, i cili vinte nga partia me e madhe e ketij formacioni politik opozitar. Ne keto kushte, ishte vete Berluskoni ai qe udhehoqi personalisht te gjithe negociatat per bashkim, duke siguruar me kete rast edhe fitoren e koalicionit. Ndersa skema franceze e bashkimit te partive te djathta ne nje te vetme, kishte te bente me faktin se te gjitha negociatat u zhvilluan nga keshilltari i Presidentit Shirak, i cili ishte njeriu me i afert i ketij te fundit, por qe gezonte edhe besimin e partive te tjera te djathta. Burime te besueshme bejne te ditur se kreu demokrat do t'i drejtoje personalisht te gjitha negociatat per bashkim, duke parapelqyer ne kete menyre skemen e Berluskonit. Ajo qe mbetet e paqarte eshte fakti nese ai do ti shkoje deri ne fund kesaj skeme, duke shpallur edhe kandidaturen e tij per Kryeminister te vendit ne zgjedhjet e ardhshme.

    A.M
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #16
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    sa keq qe edhe aleanca socialiste nuk nxorri nje alternative te besueshme pervec zotit nano?????
    mire e tha ai tropojani me siper....ky popull ka ne krye cfare meriton.......vetem prisni ndonjedite kur te shofim greqishten si gjuhe zyrtare...me berishen skishim kshu hallesh ne....
    sdua te them qe berisha eshte me i mire apo te filloj konflikt por thjesht fakti nje ide e hedhur ga berisha per unifikim forcash ju duket kaq enigmatike edhe e pabesueshme ju mua me ben te dyshoj..
    cfare duhet te themi kur nano cdo levizje politike qe ben falet njehere ne athine pastaj vendos????

  7. #17
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Ka vetem nje menyre qe partite e opozites mund te shkrihen ne nje parti dhe kjo menyre eshte PUSHTETI. Pyetja shtrohet:

    A e duan partite e opozites pushtetin?

    Kjo eshte nje prove e lezetshme ne fakt, pasi nuk do te testoje deshiren e opozites por botekuptimin e tyre politik. Nje parti politike qe nuk e do apo kerkon pushteti, nuk eshte parti politike por kafene.

    Suprizat politike te 2002 do te vazhdojne edhe ne 2003. Me vjen mire qe doktor Berisha po i ben si partite e opozites edhe partite e pozites, edhe mediat, te ndihen sikur jane "ne brendi te politikes", packa se ne Shqiperi ka gati 70 vjet qe nuk behet politike.

    Skenarin e shkruan tjeteterkush, politikanet shqiptare vetem sa luajne rolet qe u caktohen.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #18
    Perjashtuar Maska e {Princi}
    Anėtarėsuar
    27-10-2002
    Vendndodhja
    Buried Alive
    Postime
    266
    cdo film e ka nji producent or mik kete se moho njeri...po ky producent sado skenar te mire te kete...po spati aktore te talentuar smerr cmime oskar...
    filmit shqiptar me skenar te huaj(meqe te pelqekan kaq shume termat kinematografik) i kan ra aktoret me te patalentuar.....

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-10-2002
    Vendndodhja
    Tirana-Albania
    Postime
    74
    Me siguri,do te presim levizjet e Nanos.Ky i fundit shquhet per levizje ne momentin e fundit.
    Kush eshte qellimi? Bipolarizimi i politikes,me zgjuarsi per te kontrolluar Nano-Berisha perseri pushtetet.Nisi me komisionin bipartizan,nisi me komisionin Ngjela,por votuesit do te jene perseri indiferent,perseri nuk do te votojne sepse nuk kane prekur ende te mirat matriale.Populli nuk voton jo sepse ka shume parti,por sepse eshte e njejta gje por e ndare ne shume parti.
    Ne parlament u votua me shumice votash qe te shtohen privilegjet e deputeteve,me shume para per celularet,me shume para per karburant dhe dieta.
    Bashkimi i ketyre partive do te ule dhe ate votues qe nuk votonte dhe ne nje fare menyre besonte tek ato.Ne total votuesi do te jete 35-40%

  10. #20
    Ajo qe po kerkon te beje Berisha ne keto momente eshte ajo qe shume te djathte e kane kerkuar prej kohesh, pra bashkimin e saj.

    Duke patur parasysh qe elektorati i djathte eshte me i madh ne numer se si i majte, vetkuptohet dhe qellimi i Berishes.

    Puna eshte se nder te djathte, qe kane bertitur per bashkim, ka dhe plot demagoge qe vetem flasin teorira dhe humbasin kontaktin me realitetin.

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. Zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, qershor 2009
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 10-12-2009, 09:37
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 19:16
  4. Kombėtarja Shqiptare
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 182
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 12:06
  5. E Djathta
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 20-09-2002, 14:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •