Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 69
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Karroca Dylit

    RD
    -----
    Zgjerohet koalicioni i opozitės. PAD do mbėshtesė kandidatin e "BF" nė Bulqizė

    Berisha: Mosqeverisja na ēon nė zgjedhje tė parakohshme

    Ēdo iluzion pėr bashkėqeverisje ėshtė vetėm lajthitje e ditėve tė verės tė shtypit shqiptar.

    - Zoti Berisha, sapo keni arritur njė marrėveshje me PAD, pėr ēfarė bėn fjalė kjo marrėveshje?

    -Marrėveshja e sapofirmosur vendos qė partitė tona: PD + BF dhe Aleanca Demokratike tė dalin me njė kandidat tė pėrbashkėt nė Bulqizė. Ky ėshtė njė hap tjetėr shumė i rėndėsishėm nė konkretizimin e konventės opozitare, e cila u paraqit si faktor pozitiv nė zhvillimet e fundit nė vend. Unė gjykoj se ky ēast pėrbėn njė moment tė rėndėsishėm po tė kemi parasysh se PAD ėshtė njė parti me pėrkushtim tė palėkundur ndaj vlerave tė liberaldemokracisė, vlera qė qėndrojnė nė themel tė programeve tona tė pėrbashkėta.

    - Zoti Berisha, do tė vazhdoni bashkėpunimin me PS pėr pėrmirėsimin e institucioneve qė keni pėrmendur?

    -Forcat opozitare dhe PD, nėpėrmjet konventės sė tyre, kanė vendosur njė raport bashkėpunimi me forcat e qeverisjes nė disa ēėshtje thelbėsore, siē ishte zgjedhja e Presidentit konsensual dhe ka rėnė dakort pėr njė reformė tė rėndėsishme tė disa institucioneve, nė mėnyrė qė tė bėhet e mundur integrimi i vendit nė Europė. Natyrisht, ēdo iluzion pėr bashkėqeverisje, pėr qeveri tė pėrbashkėt, etj., edhe njėherė dua t’ju them se janė vetėm lajthitje tė ditėve tė verės tė shypit shqiptar.



    - Pra, do tė kemi njė reformim tė tė disa institucioneve?


    -Reformimi i institucioneve nuk synon persona tė caktuar, por synon shndėrrimin e tyre nė institucione luajale ndaj shtetit tė sė drejtės, qė tė funksionojnė mbi bazėn e ligjit. Nuk po bėhet gjah, nuk ėshtė konturuar ky proces si njė gjah, por si njė ndryshim rrėnjėsor i kėtyre institucioneve, pėr t’u pėrshtatur me stadin e ri nė tė cilin ndodhet Shqipėria, nė hapjen e negociatave dhe proēesin e integrimit.

    - A do tė ketė transparencė edhe pėr kėto ndryshime?


    -E vėrteta ėshtė se ēdo gjė ėshtė vendosur nė parlament dhe ēdo gjė do tė vendoset nė parlament. Ju e dini se edhe takimet janė zhvilluar nė parlament dhe me njė transparencė tė plotė, ndaj dhe keqinterpretimi nuk pėrputhet me realitetin.

    - Zoti Berisha, pas marrėveshjes ndėrpartiake ka shumė komente lidhur me zgjedhjet e parakohėshme?

    -Ēėshtja e zgjedhjeve ėshtė ēėshtje e qeverisjes ose e mosqeverisjes. Kjo domethėnė se ėshtė njė ēėshtje, e cila nė njė shoqėri demokratike shtrohet rėndom, sa herė qė vendi nuk ka qeverisjen qė duhet tė ketė dhe kur nuk mund tė qeveriset mė tej.

    Pėr kėtė po rikujtoj Nolin edhe Halimin e Financave, atėherė ju do ta merrni me mend se me ēfarė qeverisje kemi tė bėjmė. Noli nė kohėn e tij shprehej: "Ti Halim, nuk di kėndim, je ministėr pėr arsim". Edhe Islami sot ėshtė ministėr pėr financat. . .



    Arrihet marrėveshja me aleancistėt pėr kandidatin e pėrbashkėt nė Bulqizė

    Zgjerohet koalicioni i opozitės

    Ėshtė arritur dje marrėveshja mes Partisė Demokratike plus "Bashkimi pėr Fitore" dhe Partisė Aleanca Demokratike pėr kandidat tė pėrbashkėt nė zonėn elektorale nr. 19 nė Bulqizė. Marrėveshja realizohet nė vazhdim tė frymės bashkėpunuese tė shprehur ditė mė parė nė Konventėn e Partive tė Opozitės, ku theksohet vullneti dhe gatishmėria reciproke pėr intensifikimin e bashkėpunimit politik dhe elektoral midis tyre.

    Kryetari i PD dhe i opozitės sė djathtė nė vend, Sali Berisha, dhe kryetari i PAD, Arben Imami, e komentuan marrėveshjen si njė progres nė forcimin e bllokut antiqeveritar nė vend dhe si "njė hap tjetėr i konsolidimit tė opozitės".

    Nė kėtė kuadėr PD +BF dhe PAD deklarohen nė koalicion elektoral pėr zonėn elektorale Nr. 19 Bulqizė, si dhe deklarojnė zotin Grafur Muka kandidatin e tyre tė pėrbashkėt.

    Gjithashtu partitė angazhohen tė konsultohen dhe tė pėrpiqen pėr qėndrime tė pėrbashkėta politike tė opozitės.

    Zoti Berisha iu pėrgjigj gazetarėve edhe pėr qėndrimet e mėtejshme tė opozitės lidhur me reformat e pėrmendura nė disa institucione shtetėrore, si dhe pėr ēėshtjen e zgjedhjeve tė parakohėshme.

    M. Buēpapaj



    -------------------------


    Cbenet more aman..

    Brerisha thote per PAD-in:

    "Unė gjykoj se ky ēast pėrbėn njė moment tė rėndėsishėm po tė kemi parasysh se PAD ėshtė njė parti me pėrkushtim tė palėkundur ndaj vlerave tė liberaldemokracisė, vlera qė qėndrojnė nė themel tė programeve tona tė pėrbashkėta. "

    Pra Arben Imami doli liberal-demokrat i perkushtuar.

    Sipas kesaj llogjike liberale-demokrate te kulluar dalin dhe LUIZA HOXHA dhe Kurt Kola dhe Albert Shyti dhe ZAn Caushi dhe Zabit Broka e plot te tjere..

    Kaq i rendesishem qenka Gafur Muka i bulqizes sa te shkelet me kembe cdo princip e cdo simbol i aspiratave demokratike.
    Po LEKE COKUN qe e therren aleatet e Arben Imamit e Neritan Cekes me shoke.
    Po mitralozet qe goditen ne shpinen e Azem hajdarit e familjes tije kur kthehej nga Shkodra ku policet e komanduar direkt nga Neritan Ceka zune prite dhe ja ben shoshe makinen.

    Po Gjirokastra ne flake e tym prej Rebeleve te Arben Imamit u harrua.

    SALI po te del boja perfundimisht.

    Ardhja Lekes nxjerr kallajin skemave te Ramiz Alise.

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Kurse une bej pyetjen, Berisha u hodh ne qafe "Aleancisteve" apo aleancistet Berishes?

    Berisha eshte bere shume i dashur kohet e fundit aqsa edhe Nano po i vjen pas qejfit

    Kjo eshte politika "e te forteve shqiptare", dikur ishte Nano me Simitis i forte, tani eshte Berisha me Berlusconin. Per nje vend te vogel si Shqiperia, ndikimi nga jashte konturon edhe politiken shqiptare, dhe u ndan misionet apo rolet qe duhet te luajne politikanet.

    Kush nuk luan rolin qe i takon, del nga skena teatrale.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Cfare zbulon rezultati

    Po si mund te fitohet ne Bulqize me ato lloj aleancash te paskrupullta, e qe koha ka treguar disa here se jane deshtake?

    Nje vit me pare S. Berisha nuk pranoi te lidhej me S. Zhulalin, dhe te dy humben. Nje vit me pas, Berisha ben aleance me makarenkot e revolucionit greko-sllavo-stalinist '97, per te "zgjeruar" aleancen BF, per tu treguar " i hapur", konform paktit me Nanon, per te siluruar edhe nje here zgjedhjet, per te vertetuar se humbja e radhes eshte nje rastesi ne plejaden e humbjeve te shpreses.

    Te shonim se cdo te sjelle "aleanca" tjeter e radhes, ndonese nuk ka vend per dyshim per rezultatin.

    Beni qejf o specialista, o paturpista, derdimenista, se tani keni edhe cadren e presidentit konsensual per te mbuluar horrleqet, e per te shire lemen!
    alumni,

    gjithmone nxenes

  4. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351

    Perpjekje te deshperuara......

    Berisha po ben te pa munduren per te kthyer prap pushtetin ne duart te te djathtes, por per fat te keq nuk ka shprese me sa duket. Humbja e fundit ne Bulqize, me zgjedhje korrekte te pranuara nga te gjithe, tregoje se elektorati i djathe ne shqiperi nuk eshte jo vetem me i madh se i majti ( qe mua me pelqen ta quaj te KUQ), por shume me i vogel ne numer se ne kishim menduar. Ne fakt nuk ka se si te jete ndryshe ne ate vend ku dominon mentaliteti katundar. Une mendoj se ne qoftese socialistet nuk ja japin vete pushtetin te djathteve per arsye "strategjike", te djathtet kurr nuk do ta fitojne pushtetin me. Une them qe Berisha eshte nga te paret qe e ka kuptuar kete dhe po perpiqet per aleanca ku te mundet, pa dyshim duke bere gabim ne restin e AD, sepse aleance me PAD eshte aleance me 3-4 sahan lepirsa, PD i duhet aleance me parti qe ka elektorat. PAD nuk eshte e tille. Une, shpresat per nje rikthim ne pushtet te te djathve i shikoj gati te pa mundura, shpresoj te jem gabim por kjo eshte e vetmja gje qe me shkon ne mend kur di se c'm....t milet jeton ne ate vend. Me vjen keq or miq por sado qe ti biem legenit ne, koka me qoshe mbetet koke me qoshe perjete, e ne shqiperi ka shume shume te tilla.

    Pershendetje

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Breshka, problemi ne Shqiperi nuk eshte mungesa e elektoratit te se djathtes, problemi ne shqiperi eshte madhor, ne Shqiperi nuk mund te behen zgjedhje te lira pasi institucionet jane pushtuar nga njerez sa te pamoralshem edhe militante qe nuk respektojne vullnetin e popullit. Kete e ka te qarte Berisha, prandaje dhe e ka shtyre problemin e zgjedhjeve te parakohshme derisa te kthehet legjitimiteti i institucioneve. Kete e ka te qarte edhe Perendimi, qe e tha shume hapur qe zgjedhjet e qershorit te kaluar nuk u manipuluan fale mangesive te ligjit elektoral, por fale vullnetit te hapur te pushtetareve per ti manipuluar keto zgjedhje me cdo cmim. Prandaj edhe perendimi e izoloi Shqiperine ne ate pike, sa socialistet votuan nje president te se djathtes, rrezuan nje kryeprokuror, dhe po kerkojne te pastrojne edhe instititucionet e tjera zgjedhore sica jne KQZ dhe SHISH. Problemi ne Shqiperi nuk eshte mungesa e elektoratit, problemi ne Shqiperi eshte mos garantimi i zgjedhjeve te lira edhe demokratike.

    Zgjedhjet ne Shqiperi do te mbahen me shpejt se sa kujtojme ne, dhe vetem pasi te behen ndryshimet e duhura qe zura ne goje persiper. Opozita shqiptare ne levizjen e saj per kthimin e legjitimitetit te institucioneve shqiptare gezon mbeshtetjen jo vetem te perendimit, por edhe te vete shqiptareve te ndershem ne Shqiperi e jashte saj.

    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e alumni
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Postime
    203

    Justifikimi: "Topin e Kena Na, ... Golin e Bajn' Ata"

    Editorial requiem i RD-se:

    "http://pages.albaniaonline.net/rd/editoriali.htm"

    Testi mbaroi me "sukses"

    Zgjedhjet e pjesshme nė zonėn 19, qė u zhvilluan tė dielėn, patėn vetėm njė vlerė. Ato na rikonfirmuan se armiqtė e votės sė lirė mbeten tė vendosur pėr tė mos i hapur rrugėn normalitetit dhe klimės sė mirėkuptimit nė kėtė vend. Pas 7 korrikut gjithkush prej nesh duhet tė ndjehet mė i ēliruar pėr faktin se ėshtė ende herėt pėr tė pasur iluzione dhe se na duhen ende shumė pėrpjekje pėr tė mundur barbarinė e politikės sė mbrapshtė. Votimet nė Bulqizė ishin vėrtet njė test i madh pėr politikėn. Por sigurisht jo pėr tė provuar se nė ēfarė drejtimi po rrjedh elektorati, por pėr tė parė edhe njė herė se skema masakruese e 24 qershorit, ėshtė sėrish nė fuqi. Dhe ky ėshtė njė lajm shumė i hidhur pėr shqiptarėt.

    Tė mendosh qė ata qė bėnė kėtė "trimėri" nuk kishin nevojė pėr njė mandat mė shumė, sepse e kishin kaluar "rrezikun" e presidentit, qė u pėrdor si argument pėr tė shtuar zullumin e 24 qershorit. Kjo do tė thotė se pas kėsaj, nuk mund tė ketė mė siguri edhe pėr zgjedhjet e kryepleqve nė fshatrat mė tė largėt tė Shqipėrisė, e jo mė pėr votimet qė tė shpallin deputet.

    Ata qė gėzuan nė Tiranė e nė Bulqizė dhe shpallėn fitoren e thellė ende pa u mbyllur kutitė e votimit, na dhanė njė provė tė pakundėrshtueshme, se pėr tė arritur tek zgjedhjet e lira do tė na duhet tė kapėrcejmė ende mbi gardhet e policėve dhe gangsterėve, se na duhet tė djersijmė pėrsėri, pėr tė shmangur ustallarėt e manipulimeve dhe mungesat pa arsye nė listat e zgjedhėsve. Opozita duhet tė jetė e pėrgatitur pėr njė betejė tė ashpėr, sepse pavarėsisht asaj qė ndodhi nė Bulqizė, askush nuk do tė mund ta ndalė kthimin e institucionit tė votės sė lirė nė kėtė vend, si rrruga e vetme qė vendi tė dalė nga spiralja e rrezikshme e krizės sė pėrfaqėsimit politik.
    alumni,

    gjithmone nxenes

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22

    Berisha: "Partite opozitare ne nje parti"

    A do te mblidhen shejtanet ne shishe me urdherin e Berishes?

    Nga Mentor NAZARKO

    Zoti Berisha tregoi edhe njehere se eshte nje nga prodhuesit kryesore te ideve ne politiken shqiptare. Ideja e tij per krijimin e nje partie te vetme opozitare ishte e vecante ne pikepamje te risise qe i sjell organizimit te partive politike ne Shqiperi dhe si e tille, ajo jo vetem i ngjan thirrjes se shejtaneve per t'u kthyer ne shishe, por edhe mbart shume pikepyetje per ecurine e opozites ne pluralizmin shqiptar.

    Reagimi i pare i aleateve te PD-se pas shprehjes se kesaj ideje, te le te kuptosh se zoti Berisha nuk eshte konsultuar me te gjithe, apo me asnje per realizimin e kesaj ideje qe ne pikepamje te ndarjes aktuale te shoqerise shqiptare, preferencave politike te shtresave te ndryshme te saj, duket mese logjike. Shoqeria jone megjithese ende ne fund te tranzicionit, pra me fraksionime te kuptueshme per nje faze te tille zhvillimi, perpara kutive te votimit reflekton nje ndarje binare te saj: E majte dhe e djathte. Per me shume ende nuk ka nje parti te qendres, e cila te perfaqesoje nje mbeshtetje elektorale te tille qe te vendose shume per llojin e koalicionit qeverises me vendimin e saj. Ndoshta pikerisht krijimin e nje partie te tille, kerkon te evitoje Berisha nepermjet krijimit te nje poli opozitar te vetem, qe do te impononte edhe riorganizimin e se majtes qe aktualisht eshte e percare. Ketu hyme ne ate qe perfaqeson dobine e pare praktike te levizjes se re "Berisha", qe sigurisht nuk eshte thjesht propagandistike.

    Nga ana tjeter nje levizje e tille shenon edhe nje nevoje te shfaqur fuqishem ne ballafaqimet e fundit elektorale, me i fundit ai ne Elbasan. Nese PD do te kishte patur votat e partive te vogla te dala prej saj, si ajo e Pollos dhe e Shehit, sigurisht qe do te kishte fituar zgjedhjet. Me renien e numrit te zgjedhesve per shkak te emigracionit (ata figurojne ne lista megjithate duke krijuar artificialisht idene e rritjes se ndjeshme te klases se indiferenteve) 100 vota me shume apo me pak, vendosin fatin e lojes.

    Levizja ne fjale shenon gjithashtu edhe nje perpjekje per te ngjallur sadopak idene se PD ndjek ne rrugen e saj shembullin e partive te djathta europiane, qe filluan te riafirmohen suksesshem ne pushtet nepermjet bashkimit, si ne Spanje dhe France, dhe te cilave u eshte marre borxh edhe sllogani "nje parti, nje projekt, nje qendrim". Ky element nuk eshte i qortueshem, megjithese pa thene "hane Shan, hane Bagdat", diferencat ne emancipimin dhe stabilitetin e shoqerive perendimore dhe asaj shqiptare, stabiliteti i se ciles kercenohet paksa nepermjet thellimit te ndarjes bipolare te saj, jane te medha.

    Ne pikepamje te reflektimit ne kampin e pozites, levizja e re "Berisha" duket e mencur, pasi nese bashkimi i opozites realizohet, bashkimi i imponuar i pozites duket i veshtire. Megjithate ka nje element, i cili duket sikur te con drejt tezes se nje ide e tille eshte fryti i ri sekret i marreveshjes Nano- Berisha. Me thjesht, te dy keta aktore te jetes politike kane rene dakord qe te nxjerrin jashte ndonje parti te vogel te pabindur, si Pollo dhe Gjinushi, gje qe mund t'i rrezikonte t'i linte jashte Parlamentit sic u duk edhe ne Elbasan, nepermjet miratimit te sistemit te paster mazhoritar, i cili i favorizon partite e medha, si ajo qe do qe te linde nuni Berisha.

    Me se fundi, levizja e Berishes eshte nje sprove e re e autoritetit te tij brenda opozites, por per shkak te permasave dhe objektivit te saj veshtiresisht te realizueshme, duket nga ato sprova qe jane te fundit. Pasi ka bere levizjen me te paparashikueshme te jetes se tij politike pluraliste me pajtimin me Nanon, Berisha me vendosjen e tij ne krye te te gjithe partive te opozites po perpiqet te afirmohet perfundimisht si lider i opozites shqiptare, i cili nuk mund te frenohet nga jashte vendit ne rrugen drejt pushtetit per shkak te kujtimeve jo fort te mira gjate qeverisjes se tij. Por nje sprove e tille, nese eshte e pakonsultuar me udheheqesit e tjere te se djathtes, sic u duk me reagimin e Mediut, qe nuk e kishte inatin vetem me idene, por edhe me marreveshjen qe mund ta kete pjelle, ka gjasa te jete sprova e fundit e autoritetit te zotit Berisha, i cili po sheh te afrohen frikshem zgjedhjet lokale dhe garancite per fitimin e tyre dhe imponimin e zgjedhjeve te parakohshme politike nuk jane te qarta. Duket e veshtire qe udheheqesit e tjere te opozites te mesuar me menaxhime fondesh edhe pse te vogla; me konferenca parazitare shtypi ku ndiqen nga tufa gazetaresh te reja pa tema dite; me te qenit te paret diku edhe pse te nje partie te vogel; me tryeza partiake te pabuke, ku per shkak te rrumbullakesise te gjithe degjohen njelloj, te pranojne idene e Berishes. Veshtiresia qendron edhe ne ujet e shumte qe ka rrjedhur ne mulli dhe qe i ka ndare shume prej Berishes, disa lidere te opozites qe kane mbeshtetje te madhe nderkombetare. Nuk dihet edhe se c'qendrim do te mbante partia e Legalitetit, e vetmja parti e vogel historike qe ka treguar se ka nje peshe te caktuar elektorale, jo te neglizhueshme. Veshtiresia qendron edhe ne reagimet e "baroneve" brenda vete Partise Demokratike, te cilet per shkak te garancive ne mandate qe duhet t'u jepen krereve te partive te vogla, e shohin veten e tyre te kercenuar ne listen e mandateve te sigurta. Madje ka disa shenja qe ata nuk do ta pranonin me kenaqesi nje ndryshim te tille. E vetmja shprese qe levizja e Berishes te kete vijimesi pozitive do te ishte organizimi i opozites ne formen e nje federate partish, ku do te drejtohej me rotacion, por a do ta pranonte atehere Berisha nje gje te tille?
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Mediu: Bashkimi i opzites, ide pozitive

    Cdo ide e hedhur per bashkepunim te opozites, ne kuptimin politik dhe elektoral, duhet gjykuar pozitive, per vete faktin se bashkimi dhe bashkepunimi i opozites, eshte rruga per te ndryshuar pushtetin ne favor te qytetareve shqiptare, per te shmangur manipulimin e zgjedhjeve, per te ndertuar nje alternative te qarte te opozites dhe per te menaxhuar energjite e opozites, ne menyre qe ato te mos fraksionohen, gje qe do te ndihmonte PS. Per te qene konkret, ne duhet te gjykojme idete dhe duhet te bashkebisedojme per keto ide. Ne kete kuptim mendoj se eshte e domosdoshme, qe si ata qe bejne propozimin edhe palet e tjera, te ulen ne nje debat te perbashket, per te konkretizuar se c'kuptohet me nje program te perbashket, ose me nje organizim statutor te perbashket, apo me nje koalicion te perbashket. Duhet marre ne vleresim pervoja perendimore. Ka pervoja shume pozitive ne kete drejtim. Nese do te vleresoje pozitivisht idene e bashkimit te opozies, mendoj se duhet te jemi pak racional ne gjykim. Nuk mendoj se gjithshka duhet te lidhet me menyren e organizimit, por duhet pare menyra e funksionimit te opozites ne teresi. Paralel me keto diskutime, duket te kemi parasysh edhe mentalitetin e zhvillimet politike te ketyre 10 viteve dhe sidomos veteaktivizimin e "BF", qe eshte nje nga suksest e se djathtes, por qe duket se ka nje lloj ngerci ne aktivitetin e saj politik kohet e fundit. Duhet ecur paralelisht midis nje organizimi efektiv te se djathtes me nje politike te qarte programore, ne interes te qytetareve. Shqiperia vjen nga nje periudhe diktatoriale dhe eshte pak e veshtire per te unifikuar pozicionet partiake, per shkak te tendences dhe prirjeve qe kane shpesh per tu shfaqur ne jeten politike parti te ndryshme edhe nganjehere kur nuk kane baze dhe argument llogjik per t'u shfaqur. Per te mos lene ketu pa perjashtuar edhe nje fenomen i cili eshte ballkanas dhe tek shqiptaret eshte pak me tipik, ku secili kerkon qe te jete ne rradhen e pare. Kjo natyrisht krijon probleme edhe ne rastin e nje unifikimi. Gjithmone do te qendroje problemi se sa do te qendroje ky unifikim ose shkrirje partish. Mund te krijonte probleme per shkak te pakenaqesive qe mund te krijoheshin, ose per shkak te tendencave te inbdivideve te ndryshem qe jane te prirur pa pasur as parti me vete, por vetem nje vule ne xhep. Kjo nuk eshte nje ceshtje qe mbyllet ne nje dite te vetme, apo me nje shprehje te vetme. Duhet qe strukturat vendimarrese te te gjitha partive te analizojne gjithshka dhe me pas te arrihet ne nje perfundim. Nese do te jete nje marreveshje e caktuar, qe drejtojne partite politike them se nuk ka per t'i sherbyer si duhet bashkepunimit te se dajthtes. Eshte tendenca e nje polarizimi politik dhe jo e nje sistemi dypartiak.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Spahiu: Shkrirja e partive, ide qesharake

    Berisha duke qene kryetar i partise me te madhe te opozites, ka pergjegjesine me te madhe, qe per kaq vjet po rrime ne opozite me nje qeverisje skandaloze. Ideja e shkrirjeve te partive me duket pak qesharake, sepse partite mund te shkrihen vetem nepermjet votes se elektoratit shqiptar. Ne rast se ecet qe te krijohen koalicione fiktive, vetem per te ushtruar trysni ndaj kampit kundershtar, mendoj se kjo ndoshta nuk do te ishte ne dobi te demokracise. PLL me 24 dhjetor feston 78 vjetorin e krijimit te saj, gje qe do te thote se ajo nuk eshte krijuar si rezultat i konjukturave te momentit, por ishte domosdshmeri kombetare krijimi i saj. Me PLL lidhet edhe nje pjese e historise se Shqiperise. PLL as qe mund ta fuse ne tematiken e bisedimeve shkrirjen e saj, sepse kjo, do te ishte nje gje absurde, per te mos thene edhe tradheti ndaj gjithe zogisteve qe shkrine jeten e tyre per idealin mbreteror. Ne kemi kembengulur qe partite te identifikohen ne baze te programeve dhe jo ne baze te kryetareve te tyre. Ne kete kutpim ne themi se derivatet e PD ndoshta mund te shikonin qendrimet e tyre, qe te afrohen dhe te unifikojne qendrimet brenda nje partie, sic ka hedhur idene Berisha. Ndersa per PLL kjo nuk mund te ndodhe. Duken hapur tendacat per te monopolizuar politiken shqiptare nga PD dhe PS, por per mendimin tim, kjo eshte nje gje e pamundur, sepse zgjedhjet ne zonen 52, treguan se keto dy forca politike qe drejtonin koalicionet, u votuan vetem nga 30% e njerezve. Ne jemi per koalicione paszgjedhore dhe ne raport me voten te ndertohet nje koalicion qeveritar. Ky, nga ana tjeter, eshte nje sinjal i hapur, qe PLL duhet te forcoje strukturat e veta nga qendra ne baze, per t'u perballur per zgjedhjet ne pushtetin lokal, te cilat do te jene edhe nje test mjaft i rendesishem. PLL ka dy pika shume te rendesishme qe nuk mundesojne konkretizimin e idese se Berishes: e para, sepse ne mbrojme alternativen mbreterore dhe e dyta per qendrimin ndaj pronen, te cilen e kemi te ndryshme nga PD. NBese Berisha mbron, sic mbron PLL alternativen mbreterore, atehere shtohen mundesit per shkrirje midis PLL dhe PD.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet nė Bllog
    22
    Rroqi: Shkrirja e partive eshte absurde

    Te shkrish apo te unifikosh te djathten, jane dy koncepte krejt te kunderta. Ne unifikim mund te kem ndonje rezerve, ndersa shkrirja me duket pak absurde. Partite tona bene koalicion, sepse egzistonin pavaresisht nga partite e tjera. Nese Berisha e ka pasur fjalen per partite bijeza qe kane dale nga PD, mendoj se ky eshte thjesht problemi i PD dhe aspak i yni. Marreveshjet behen mbi baze pikash te ndryshme, qe ofrojne interesa per partite. Por kjo nuk do te thote aspak se keto parti duhen shkirire, sepse ne kete menyre vdes pluralizmi. Per me teper, duke pare situaten e sotme, kjo nuk mund te hidhet si ide.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Vargje nga mėrgimtari Xh.Ferizi
    Nga angert nė forumin Letėrsia shqiptare
    Pėrgjigje: 754
    Postimi i Fundit: 06-04-2010, 03:08
  2. Zgjedhjet parlamentare nė Shqipėri, qershor 2009
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 186
    Postimi i Fundit: 10-12-2009, 09:37
  3. Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 03-06-2009, 19:16
  4. Kombėtarja Shqiptare
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 182
    Postimi i Fundit: 04-09-2006, 12:06
  5. E Djathta
    Nga Anton nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 20-09-2002, 14:45

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •