Në kishat italiane, me kërkesë të priftërinjve, janë duke u instaluar video kamera, me qëllim që të parandalohen vjedhjet dhe sulmet mbi besimtarët.

Disa besimtarë e përshëndesin instalimin e kamerave, që do të jetë të lidhura drejtpërdrejtë me policinë dhe pohojnë se kështu do të jenë më të sigurt. Të tjerët janë kundër, duke theksuar se e pengon fshehtësinë e lutjeve në kishë.
Prifti në kishën Shën Maria Garoti në Romë, Isidoro Maçin, tha se gota është derdhur kur para do kohe një djalë me dorë goditi një besimtare 92 vjeçare derisa lutej vetëm në kishë, vetëm që t'ia vjedhë gjerdanin dhe dy unazat, përkujtim nga bashkëshorti i saj i ndjerë, transmetojnë mediat italiane. Plaka në fjalë është dërguar në spital me hundë të thyer dhe me lëndime në sy.

Priftërinjtë theksojnë se në kisha po ndodhë e njëjta si në rrugë, porse kishat janë edhe më të pasigurta, meqë askush nga jashtë nuk sheh se çka ndodhë brenda. Priftërinjtë gjithnjë e më shpesh i këshillojnë besimtarët që asnjëherë të mos rrinë vetëm në kisha./Makfaks/