Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    Moderator
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Lotaria Amerikane, nisin aplikimet pėr vitin 2010

    Lotaria Amerikane, sot nisin aplikimet pėr vitin 2010

    Albert Gjoka

    Edhe kėsaj radhe do tė ketė lotari pėr tė punuar dhe jetuar nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Departamenti Amerikan i Shtetit, dy ditė mė parė ka njoftuar zyrtarisht fillimin e procesit tė aplikimit qė nga data 2 tetor deri mė 1 dhjetor tė kėtij viti. Rreth 50 mijė persona nga shtete tė ndryshme tė botės do tė pranohen edhe pėr vitin 2010 nė Amerikė. Qė nga dita e sotme ēdokush mund tė plotėsojė formularin, i cili nuk ndryshon nė rregullat e pėrcaktuara nga vitet e kaluara. Nė Shqipėri kjo lotari ėshtė shumė e pėrhapur, ku ēdo vit ka pasur njė numėr tė lartė pranimesh, duke e renditur vendin tonė ndėr 4 shteteve me numrin mė tė lartė tė pėrfituesve. Sipas tė dhėnave zyrtare, pėr vitin 2009 kanė fituar tė drejtėn e qėndrimit nė SHBA 2 894 persona.
    Procesi
    “Regjistrimet pėr aplikimin e Lotarisė Amerikane DV-2010 fillojnė nė orėn 12:00 tė drekės nė datėn 2 tetor 2008 dhe mbarojnė nė 12:00 tė drekės sė datės 1 dhjetor 2008”, - thuhet nė faqen zyrtar tė Departamentit Amerikan tė Shtetit. Pėr tė bėrė kėrkesėn e aplikimit gjithēka ėshtė e detajuar nė nė faqen e internetit; www.dvlottery.state.gov, ku do tė plotėsohen formularėt deri nė afatin e pėrcaktuar. Pasi pėrfundon procesi vjen pėrgjigjja pozitive ose negative pėr tė kaluar nė fazėn tjetėr tė aplikimit. Nė njė njoftim pėr shtyp tė Ambasadės Amerikane nė Tiranė para katėr ditėsh thuhet qė aplikantėt tė kenė kujdes nga ueb sajtet mashtruese. Ka pasur shumė raste ku faqe tė ndryshme interneti janė paraqitur si faqe zyrtare tė Qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara. “Disa nga kėto kompani kanė kėrkuar para nė mėnyrė qė tė ‘plotėsoni’ formularin e aplikimit pėr lotarinė. Ju njoftojmė qė nuk ka pagesė pėr tė plotėsuar formularin e aplikimit tė Lotarisė Amerikane”, - thuhet nė njoftimin zyrtar. Autoritetet amerikane kanė publikuar edhe njė faqe zyrtare nė internet pėr tė informuar qytetarė tė ndryshėm qė tė mos bien pre e mashtrimeve.
    Vendet
    Edhe kėtė vit nuk ka shumė ndryshime nė listėn e vendeve tė pėrfshira nė Lotarinė Amerikane 2010. Kėsaj radhe pranohen aplikime edhe nga Kosova. Tė gjithė kosovarėt, si tė gjithė shtetasit e vendeve tė tjera, mund tė paraqesin kėrkesat e tyre. Kėtė vit ėshtė rikthyer e drejta e aplikimeve pėr rusėt. Nuk ka ndryshime tė tjera nė listėn e shteteve tė pėrfshira nė kėtė proces. Shqiptarėt vazhdojnė tė mbeten ndėr mė tė preferuarit nė kontinentin europian. Sipas tė dhėnave zyrtare, pėr vitin 2009 janė pranuar aplikimet e 2894 shtetasve shqiptarė, duke u renditur kėshtu tė tretėt nė Europė pas Ukrainės dhe Uzbekistanit.
    Aplikimi
    Formularėt e Aplikimit pėr DV-2010 pranohen tė plotėsuara vetėm nėpėrmjet internetit elektronikisht nė faqen http://///xxx.dvlottery.state.gov gjatė periudhės sė regjistrimit. Lejohet vetėm njė aplikim pėr ēdo aplikant. Nė qoftė se dallohen dy ose mė shumė aplikime, do tė skualifikoheni automatikisht. Mbas regjistrimit tė suksesshėm tė aplikimit, ju do tė lexoni nė ekran emrin, mbiemrin, datėlindjen, vendbanimin dhe datėn e regjistrimit tė aplikimit tė cilėn mund ta stamponi (print) dhe ta keni pėr rekordet tuaja.
    Aplikimet me letėr (me anė tė postės, me shkrim dore, e-mail, faks etj.) nuk pranohen as kėtė vit. Regjistrimi juaj do tė skualifikohet nė qoftė se fotografitė e kėrkuara nuk regjistrohen. Ajo duhet tė jetė fotografi e kohėve tė fundit. Nuk ėshtė e nevojshme tė regjistroni njė fotografi pėr fėmijėt tuaj me shtetėsi amerikane ose me rezidencė tė pėrhershme ligjore. Fotografia mund tė prodhohet nga njė aparat fotografik elektronik dixhital ose duke e skanuar fotografinė me njė skaner elektronik dixhital. Nė tabelė janė 16 kėrkesat pėr informacion qė duhen pėr tė bėrė aplikimin.
    Programi i Lotarisė Amerikane, i autorizuar nga Kongresi Amerikan, administrohet vit pėr vit nga Departamenti Amerikan i Shtetit dhe mbikėqyret sipas kushteve tė Aktit Amerikan tė Emigracionit dhe Kombėsisė (AEK).


    INFORMACIONI I KĖRKUAR PĖR APLIKIM

    1. Emri i plotė - Mbiemri, Emri, Emri i babait
    2. Data e lindjes, - dita muaji, viti
    3. Seksi, - mashkull ose femėr
    4. Qyteti ku keni lindur
    5. Vendi ku keni lindur – emri i vendit ku bėhet aplikimi nėse jeni jashtė
    6. Nėse ju keni lindur nė njė vend qė nuk ėshtė pėrfshirė nė listėn e aplikimit ka udhėzime tė tjera.
    7. Fotografia, e cila ka udhėzimet
    8. Adresa e shtėpisė: Adresa 1, Adresa 2, qyteti, krahina, shteti, kodi postar, zip kodi dhe vendi
    9. Vendi ku ju jetoni sot
    10. Numri i telefonit
    11. Adresa e e-mail-it
    12. Niveli i edukimit qė keni mbaruar nė vendin tuaj
    13. Statusi martesor – beqar, i martuar, i divorcuar, i/e ve, legalisht i ndarė
    14. Numri i fėmijėve – Aplikimi duhet tė pėrfshijė emrat, datat vendin e lindjes, tė dhėnat kur janė tė birėsuar pėr tė cilat kėrkohen tė dhėna tė tjera.
    15. Informacion pėr bashkėshortin/en – emri, data e lindjes, seksi, qyteti dhe vendi i lindjes, fotografia
    16. Informacion pėr fėmijėt – emri, data e lindjes, seksi, qyteti i lindjes, shteti i lindjes dhe fotografitė

    PRANIMET E SHQIPTARĖVE
    Viti 2009 – 2894 persona
    Viti 2008 - 2862 persona

    TĖ PREFERUARIT NĖ EUROPĖ
    (Pranimet pėr vitin 2009)

    UKRAHINĖ 5502
    UZBEKISTAN 3284
    SHQIPĖRI 2894
    TURQI 2331
    ARMENI 1285
    BJELLORUSI 1240
    BULLGARI 1154



    Gazeta "Albania" 2 Tetor 2008

  2. #2
    Lux Libera Nos Maska e Shkelqesia_E_Tij
    Anėtarėsuar
    23-09-2002
    Vendndodhja
    Where ladies pray the God
    Postime
    1,028
    ueeee ik se me zhgenjyn amerikonet po pse ne vend te 3 ne mer hmmmmmmmm do pare kjo pune se nuk e do me shume Ameriken ukraina se sa e duam ne

    Nejse uroj fat te gjithe atyre qe aplikojne per te ardhur ne Amerike sa per mua une zgjodha rrugen me te shkurter u martova ne Nyc

    kALOFSHi mire all

    Blossoms of heaven, Ashes of hell...

  3. #3
    ..ılılı T.T ılılı.. Maska e Dj-GabrieL
    Anėtarėsuar
    20-01-2003
    Vendndodhja
    Jabanxhi
    Postime
    1,899
    Fat e mbarsi per adhuruesit e kesaj llotarie!
    Feel the pump √

  4. #4
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Do e hudh, edhe ishalla del, se sdo jua shof me bojen te gjith juve ne forum. :P
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e agonny
    Anėtarėsuar
    02-08-2008
    Postime
    251
    hahah spo bojka ajo url http://///xxx.dvlottery.state.gov
    lol
    pthyy jom shum LUCKY po qe spo ban faqja hah

  6. #6
    Promete (i lidhur) Maska e Kryeplaku
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    nė realitetin e hidhur
    Postime
    2,218
    Dy gjerat e para qe ju duhen ne Amerike pasi te mberini : nje makine dhe nje pistolete!

    Nese nuk i'a arrini dot atehere beni kujdes te madh mos i shkelni kemben ndonjerit ne autobuz.... vepra te ketilla mund te ken pasoja fatale ne kete vend te eger.... te tjerat i gjeni tek "C'era une votla il'West"... pak gjera kane ndryshuar nga atehere.

    keshilla ishte falas

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    ore keta kane dy a tre vjet qe thone qe do ta heqim llotarine amerikane per shqiperine mesa duket dhe per kete vit qenka akoma

    ju uroj fat te gjitheve .

  8. #8
    Warranted Maska e Qerim
    Anėtarėsuar
    06-12-2003
    Vendndodhja
    Home
    Postime
    1,641
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Dy gjerat e para qe ju duhen ne Amerike pasi te mberini : nje makine dhe nje pistolete!

    Nese nuk i'a arrini dot atehere beni kujdes te madh mos i shkelni kemben ndonjerit ne autobuz.... vepra te ketilla mund te ken pasoja fatale ne kete vend te eger.... te tjerat i gjeni tek "C'era une votla il'West"... pak gjera kane ndryshuar nga atehere.

    keshilla ishte falas
    Kryeplak cfare ka ndodhur me ty ? Mos je gje ne andropauze ?!!

    Shko nje here nga periferia e Tiranes apo Shkodres dhe eja te flasim bashke pastaj...

  9. #9
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Kryeplaku Lexo Postimin
    Dy gjerat e para qe ju duhen ne Amerike pasi te mberini : nje makine dhe nje pistolete!

    Nese nuk i'a arrini dot atehere beni kujdes te madh mos i shkelni kemben ndonjerit ne autobuz.... vepra te ketilla mund te ken pasoja fatale ne kete vend te eger.... te tjerat i gjeni tek "C'era une votla il'West"... pak gjera kane ndryshuar nga atehere.

    keshilla ishte falas
    po ja dhe nje keshille miqesore dhe nga une : Usa do balls , ti nuk i disponon ato . Neper shkrimet e tua une gjithmone kam pare frike dhe pesimizem . Qendro sa me larg amerikes Krieplak .
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379
    une kam degju qe usa do bath
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A ėshtė kėrcėnim Amerika pėr paqen botėrore?
    Nga ORIONI nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Fituesit e llotarisė amerikane pėr vitin 2008
    Nga tani_26 nė forumin Emigracioni
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2009, 01:21
  3. Agim Vuniqi: Faktet e Millosheviēit i injorova para syve te tij
    Nga AVuniqi nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 17-01-2007, 10:58
  4. Presidenti Bush fiton zgjedhjet ne SHBA
    Nga Albo nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 89
    Postimi i Fundit: 25-11-2004, 11:26
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •