BDI në bashkëpunim me VMRO-DPMNE-në, dje kanë përjashtuar nga puna 12 shqiptarë të punësuar para një viti në drejtorinë e të hyrave publike, në kohën kur në Qeveri ishte PDSH-ja.
Kjo është hera e parë nga pavarësia e Maqedonisë, që përjashtohen nga puna të punësuar që kanë pasur vendim, dhe kanë pasur të lidhur marrëdhenie pune me institucione shtetërore.
Është bërë rregull i pashkruar që partitë shqiptare të largojnë nga puna ata të cilët i ka punësuar partia kundërshtare, mirëpo është hera e parë që largohen nga puna persona të cilat kanë pasur vendim për punë.
Sipas informatave të Shqipmedia-s, ky largim përpos që është me prapavijë politike, poashtu është drejtpërsëdrejti është i përgatitur nga zëvendës-kryeministri Abdylaqim Ademi dhe Bekim Neziri - zëvendës drejtor ne Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Tani më në këtë institucion gati se nuk figurojnë shqiptarët, kurse i njejti njihet si institucioni më vital i shtetit, pasiqë mbush buxhetin e shtetit me rreth 70%, nga tatimet dhe taksat e ndryshme.
“Asnjëherë më parë, pothuajse në asnjë periudhë shqiptarët nuk janë ndjerë me të diskriminuar sesa në ditët e sotme. Partia shqiptare në qeveri BDI, po u shkakton shqiptarëve dëme të pallogaritshme në të gjitha fushat dhe aspektet. Ky grupacion terorizon shqipëtarët si në kohën e Rankoviçit, dhe bën gjithçka që është në dëm të shqiptarëve, dhe i detyron ata te marin rrugët e botës për të mbijetuar, derisa këta pushtetarë të kënaqin epshet e tyre” - deklaroi njëri nga të pushuarit nga puna.
Shqipmedia
Krijoni Kontakt