-
"As për bukë të gojës"
Mbi katër mijë tonë zink dhe aq koncentrat i plumbit po ruhen në depot e minierës së Stantërgut, sikur edhe një sasi e konsiderueshme e argjendit, për t’u shitur me çmime më të mira. Por, as rënia e çmimeve të metaleve në tregun ndërkombëtar e as pagat e ulta nuk i pengojnë minatorët të gërmojnë, duke shpresuar se një ditë nuk do të kenë probleme me pagat
“Me fat!” Qindra minatorë çdo mëngjes urojnë njëri - tjetrin derisa nisen thellë në nëntokën e minierës “Trepça” në Stantërg. Në horizontin e dhjetë, në thellësi mbi 700 metra. Aty ku deri më tani minatorët kanë gërmuar mbi 17 milionë tonë xehe të plumbit, zinkut e argjendit. Sikur edhe 30 vite të mos bëhet asnjë hulumtim në këtë minierë, “armata e nëntokës” thonë se kanë xehe për të nxjerrë.
Ata nuk ndalen. As tani kur nga pasuria nëntokësore që nxjerrin nuk mund të sigurojnë pagat e tyre.
Me shpresën se kriza ndërkombëtare financiare do të kalojë dhe vlera e metaleve do të ngritet, mbi katër mijë tonë zink dhe aq koncentrat i plumbit po ruhen në depot e kësaj miniere me flotacion. Ashtu sikur edhe një sasi e konsiderueshme e argjendit, që presin të shiten në ditë më të mira.
“Ishalla këtë muaj mund t’ua sigurojmë pagat punëtorëve”, thotë drejtori i minierës, Beqir Maliqi, që ka kaluar 30 vite si punëtor në zgafellet e Stantërgut.
Deri më tani ai thotë se kanë qëndruar mirë financiarisht dhe punëtorëve u janë dhënë pagat me kohë. “Tani rënia e çmimeve na ka goditur rëndë”, thekson Maliqi.
I don't like to fuss or fight, just tryin' to live life right ! Florim Qerimi
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt