Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 17 prej 17
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,996
    Postimet nė Bllog
    22
    Pavaresisht nga permbajtja e kodit dhe reagimet qe ai mund te sjelle nga parti te ndryshme, arritja ne kete mes nuk eshte vetem qe Shqiperia sot ka nje kod te ri zgjedhur, por fakti se ky kod zgjedhor erdhi si rezultat i mirekuptimit dhe bashkepunimit pozite-opozite ne pranine e OSBE. Kjo mendoj une eshte risia me e madhe, qe deshmon nje vetendergjegjesim te politikes shqiptare qe koha e polarizmit shterpe ka marre fund. Politika shqiptare sot nuk behet me ne rruge, behet ne sallen e Kuvendit e ne tavolina te rrumbullakta. Nje arritje kjo per Shqiperine post-komuniste dhe nje shenje e pare pozitive qe Shqiperia eshte duke lene pas epoken 17 vjecare te tranzicionit politik, ekonomik, shoqerore.

    Persa i perket reagimeve te partive te vogla, qe kane dale kunder ketij kodi, fakti qe kodi u votua ne mase nga te gjithe deputetet, me vetem 4 vota kunder dhe 1 absternim, deshmon se shqetesimet e tyre ishin kryekeput te pabaza dhe te nje karakteri personal. Ilir Meta proteston duke u futur ne greve jo kunder kodit, por kunder bashkepunimit PD-PS, Berisha-Rama, pasi ne kete menyre fytyra e kreut te opozites se majte nuk eshte ajo e Metes por e Rames.

    Fakti tjeter qe me gezon mua eshte shkalla rritese e emancipimit politik te shqiptareve: kesaj here nuk protestonin militantet ne rruge por deputete. Dhe vete greva ishte konceptuar si nje spunto per te rizgjuar tek shqiptaret deshiren per "politiken e rruges", gje qe deshtoi. Kjo deshmon se shqiptaret e thjeshte sot nuk votojne me fale besnikerise se emrave te pervecem te politikes, por fale interesave te tyre personale, familjare, shoqerore: kodi nuk prekte interesat e tyre, kodi e garantonte voten e shqiptareve, por prekte interesat e partive te vogla.

    Nese qeveria ekzekuton ne kohe dhe me sukses pajisjen e shqiptareve me karta digjitale identifikimi vitin e ardhshem, zgjedhjet e ardhshme parlamentare do te shenojne fundin e tranzicionit politik ne Shqiperi.

    Albo

  2. #12
    fossa dei leoni Maska e prenceedi
    Anėtarėsuar
    07-11-2008
    Postime
    2,120
    Mbaroi dhe kjo pune. Per 4 vjet do rrime rehat, se pas 4 vjetesh do zihen prap keta.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Presidenti Topi kthen nė Kuvend Kodin e Ri Zgjedhor

    » Dėrguar mė: 03/12/2008 - 08:53


    Presidenti i Republikės Prof. Dr. Bamir Topi vendosi ta kthejė pėr rishqyrtim nė Kuvend “Kodin e ri Zgjedhor” te arritur pas kompromisit PD –PS. Presidenti e ka argumentuar motivin e mosdekretimit me nje letėr drejtuar Kuvendit. Nė pretendimet e kreut tė shtetit pėr Kodin Zgjedhur nuk citohet asnjė nga kėrkesat e partive tė vogla, tė cilat pak kohė mė parė protestuan ashpėr Kodin e Ri Zgjedhor.

    TIRANE-Presidenti Bamir Topi nuk dekretoi Kodin e Ri Zgjedhor. Sic njofton Zyra pėr Shtyp e Presidentit, Kreu i shtetit Presidenti i Republikės vendosi ta kthejė edhe njėherė pėr rishqyrtim nė Kuvend ligjin “Kodi Zgjedhor i Republikės sė Shqipėrisė”, i cili ka mbėrritur pėr shpallje nė Institucionin e Kryetarit tė Shtetit. Presidenti ka hartuar edhe njė letėr nė adresė tė Kuvendit tė Shqipėrisė ku i ka bėrė tė ditur arsyet e shtyrjes sė kėtij dekreti. Kėtė vendim, tė cilin Presidenti i Republikės e mbėshtet nė nenin 85, paragrafi 1 i Kushtetutės, ia ka bėrė tė njohur Kuvendit tė Shqipėrisė nėpėrmjet njė letre nė tė cilėn thuhet:
    “Arsyeja, pėr tė cilėn nuk e dekretova kėtė ligj, lidhet me dispozitėn e nenit 9, pika 2 e tij. Kėshtu, neni 9, pika 2 i ligjit ka kėtė formulim: “Presidenti i Republikės nxjerr dekretin e datės sė zgjedhjeve pėr Kuvendin jo mė vonė se 9 muaj para mbarimit tė mandatit tė Kuvendit”.

    Ky rregullim, sipas vlerėsimit tė Presidentit bie ndesh me nenin 8 tė ligjit tė ardhur pėr shpallje. “Neni 8 ka parashikuar se zgjedhjet e pėrgjithshme pėr Kuvendin apo pėr njėsitė e qeverisjes vendore, zhvillohen njėherėsh nė tė gjithė territorin e vendit brenda periudhės qė shtrihet nga 15 Marsi deri mė 30 Qershor ose nga 15 shtatori deri mė 30 nėntor”. Duke qenė qė neni 65, pika 2 e Kushtetutės pėrcakton se “zgjedhjet pėr Kuvendin e ri zhvillohen nė periudhėn zgjedhore mė tė afėrt qė i paraprin datės sė pėrfundimit tė mandatit tė Kuvendit”, atėhere periudha zgjedhore brenda sė cilės duhen zhvilluar zgjedhjet e ardhshme tė pėrgjithshme pėr Kuvendin, ėshtė periudha 15 mars deri mė 30 qershor”, thuhet nė letrėn e Presidentit drejtuar Kuvendit.

    Por aty ku Presidenti shpreh rezervat e tij ėshtė pikėrisht Neni 9, pika 2 e ligjit tė ardhur pėr shpallje qė ka pėrcaktuar detyrimin e Presidentit tė Republikės pėr nxjerrjen e dekretit pėr caktimin e datės sė zgjedhjeve pėr Kuvendin jo mė vonė se 9 muaj para mbarimit tė mandatit tė Kuvendit. “Pra, njė afat i cili nuk mund tė respektohet pėr periudhėn zgjedhore 15 mars – 30 qershor. Ligji ėshtė dėrguar pėr shpallje tek Presidenti i Republikės nė datė 24.11.2008, dhe procedura e dekretimit tė ligjit nga Presidenti i Republikės, publikimit nė Fletoren Zyrtare dhe hyrjes nė fuqi tė tij, parashikon njė periudhe kohore te caktuar, duke krijuar kėshtu pamundėsi reale pėr nxjerrjen e dekretit pėr caktimin e datės sė zgjedhjeve pėr periudhėn zgjedhore 15 mars – 30 qershor”, sqaron letra e Presidentit.

    Duke ushtruar kompetencėn e tij kushtetuese, Presidenti shprehet sekam besim se Kuvendi do tė pasqyrojė vullnet maksimal politik dhe do tė bėjė korrigjimet e nevojshme pėr shmangien e mospėrputhjeve nė afatet e vendosura nė ligj.

    Kreu i shtetit ndėrkaq ka vlerėsuar maksimalisht ligjin e ardhur pėr shpallje. Ai e konsideroi njė pėrpjekje serioze dhe tė domosdoshme pėr mirėadministrimin e procesit Nė letrėn motivuese drejtuar Kuvendit, Presidenti nuk ka pėrmendur asnjė nga arsyet qė partitė e vogla kundėrshtuan ashpėr ligjin pėr Kodin e Ri Zgjedhor. Cėshtja e vetme e kundėrshtisė sė ligjit nga ana e Presidentit ka qėnė afati kohor pėr procesin e zgjedhjeve.

    (d.b/BalkanWeb)
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #14
    ▒[JuL]▒ Maska e Macho
    Anėtarėsuar
    05-01-2003
    Vendndodhja
    Me Shpirt ne TIRANE
    Postime
    322
    Si gjithmone vone dhe te turbullt vendimet qe merren ne organin ligjvenes ne Shqiperi. Edhe Bomiri qe sben mire fare i kishte munguar valles. Ku ishin deri tani kta qe nuk i pane datat apo sdine te llogarisin muajt. Nuk kane "calculator" ne celularet e tyre, por vetem lojra?! E kane lexuar kodin keta apo vetem ngrene kartonin (shpresoj te dine ndonje gje mbi kushtetuten)?! Vetem pallavra bejne politikanet tane dhe ne bote se po vjen nje ere e re ne parlament me tryezat e perbashkta, tryeza biznesi. Qeveria nuk eshte as ne kohe dhe as ka per te qene e tille ne paisjen e shqiptareve me kartat e identitetit. Ndryshe i bie pazari zgjedhjeve e nuk knaqen te gjithe.

    MaChO
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Macho : 05-12-2008 mė 06:01
    ஐ███▓▒ -=][.. _| |_| |_ | ..][=- ▒▓███ஐ

  5. #15
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456

    Kthimi i Kodit, ekspertet kunder Topit

    Nje nga ekspertet e PS qe ka asistuar ne hartimin e Kodit te ri Zgjedhor, i kundervihet argumentave juridike te presidentit, per dekretin e tij qe parasheh kthimin ne Kuvend te Kodit te ri Zgjedhor.

    Argumenti i kryetarit te shtetit, se midis neneve 8 dhe 9 te Kodit te ri Zgjedhor, qe bejne fjale per periudhen e zgjedhjeve dhe per caktimin e dates se zgjedhjeve per Kuvendin ka perplasje, per ekspertin e PS, Damian Gjiknuri nuk qendron.

    “Dekreti i presidentit, afati i tij nuk eshte i percaktuar ne Kushtetute. Ne vendosem nje afat optimal me ligj per te parashikuar ne kohe daten e zgjedhjeve, e cila nuk ka shume diskrecion. Ka vetem dy data, 21 qershor dhe 28 qershor”, deklaron Gjiknuri.

    Perplasja e vetme qe sheh Gjiknuri eshte ajo midis nenit 9 dhe dates se hyrjes ne fuqi te ligjit. “Do te thote qe nese ligji do te ishte dekretuar para disa ditesh dhe do hynte ne fuqi me 12 ose 13 dhjetor, do te kishim nje shkelje te supozuar prej 10 ditesh. Dekreti i presidentit do dilte 8 muaj e tre jave nga fundi i mandatit te Kuvendit”, sqaron Gjiknuri.

    Eksperti juridik i PS mendon se presidenti mund ta kishte kursyer aktin e kthimit ne Kuvend te draftit ligjor te zgjedhjeve, pasi nuk sheh asnje shkelje te Kushtetutes dhe thote se cila do te jete zgjidhja.

    “Ne kete radhe eshte i kufizuar diskrecioni i presidentit ne dy data 21 dhe 28 qershori. E vetmja zgjidhje qe shoh tani eshte nje dispozite tranzitore. Nga pikepamja juridike mund te ishte tejkaluar. Por nuk kemi te bejme me nje shkelje te Kushtetutes, ashtu sic pretendojne disa”, shton Gjiknuri.


    © Top-Channel
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Berisha akuzon Presidentin: Topi ka shkelur Kushtetutėn

    Dėrguar mė: 06/12/2008 - 07:24


    Kreu i qeverisė Sali Berisha pasi ka mbrojtur gjate nje interviste televizive njė nga ministrat e kabinetit tė tij ndaj akuzat qė i bėhen pėr abuzime me detyrėn, nuk ka kursyer akuza ndaj Presidentit tė Republikės, Bamir Topi. Berisha tha se Presidenti Topi ka shkelur Kushtetutėn lidhur me dekretet pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė. Kryeministri tregoi versionin e tij tė shkaqeve qė cuan Presidentin tė mos dekretonte Kodin Zgjedhor.

    Kryeministri Berisha deklaroi dje pėr Televizionin Publik Shqiptar, se Presidenti Topi ka shkelur Kushtetutėn lidhur me dekretet pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė. Ai tha se hetimi i rrugės Durrės-Kukės ka prapavijė politike.
    Ēfarė ndieni zoti Berisha, kur kujtoni 8 dhjetorin e vitit ‘90?
    Sa herė qė e pyes veten pėr 8 dhjetorin, unė e gjej atė ditėlindjen e lirive tė mia individuale. Njė ditė e ftohtė, e vrenjtur, por njė ditė nė tė cilėn njė Shqipėri e vendosur nė hapėsirat e barbarisė dhe shtypjes mė ekstreme, njė Shqipėri qė pėrjetoi nė 45 vjet terrorin mė tė pa imagjinueshėm nė Europė, njė Shqipėri e cila kishte burgje dhe kampe pėrqendrimi mė shumė se sa stadiume dhe pallate kulture, njė Shqipėri e cila ishte vendosur nė njė sistem skllavėrie ekstreme, ku sė paku 40 % tė popullatės fshatare ishte e zhytur nė izolimin mė tė thellė dhe qė nuk njihnin nė pėrmasat e saj nga njė pjesė e mirė e shqiptarėve. Unė kam qenė dhe jam i bindur se qytetarėt e Tiranės, ne qė banonim nė Tiranė, nuk e kishim tė qartė se cila ishte jeta e fshatarėve tė Dibrės sė Mokrės apo tė Dukagjinit, sepse nė kėtu jetonim tė gjithė me tollona. Qė tė gjithė ushqeheshim me tallona, dhe kjo ishte sigurisht e rėndė. Tė burgosurit dhe qytetarė nė kampet e pėrqendrimit kishin ushqim tėrėsisht tė papranueshėm, jetonin nė kushtet mė tė kėqija, por me keq se gjithė tė tjerėt ishte zona juglindore dhe verilindore e vendit e kolektivizuar, e cila nė vitet e fundit pėrfundoi me asnjė lloj ushqimi tjetėr, pėrveē bukės sė misrit, kripės dhe shėllirės. Nė kėtė drejtim Shqipėria kurrė, nė tėrė historinė e saj, nuk ka pėrjetuar njė mjerim tė tillė ekstrem. Kanė kaluar 18 vite dhe normale ėshtė qė tė shohim para, por Curcilli thotė se sa mė e larg tė shihesh mbrapa, aq mė e kthjellėt dhe larg mund tė shohėsh para. Unė e di se tani gjysma e popullatės sė kėtij vendi nuk e imagjinon dot se cila ishte Shqipėria e atyre viteve, nuk e imagjinon dot se hapja e diktaturės ishte njė qengj dhe njė kec, nuk mund tė imagjinohej se derrat i rrisnin fshehtas nė dhomat e gjumit, duke u prerė kordat qė tė mos i dėgjonte komshiu. Por kjo ka qenė Shqipėria e 8 dhjetorit 1980. Nė qershor tė ‘90 kam qenė nė njė mbledhje. Ka mjaftuar pėrdorimi i fjalės nga unė e tė drejtave dhe lirive tė njeriut, qė nga salla tė largoheshin duke pėrplasur karrige. Prandaj, 8 dhjetori ėshtė ditėlindje e rinisė, qė mbahet nė mendje.
    Ju thatė qė ishin tė rinjtė, me nė krye Azem Hajdarin, por kėta tė rinj morėn mbėshtetjen e tė gjithė qytetarėve…
    Nė vitet ‘90 kishin ndodhur ndryshimet nė tė gjitha vende ish-komunistet dhe Shqipėria ishte bastioni i fundit. Tė jem i sinqertė, e vėrteta ėshtė se pėr ne interesi ka qenė minimal, qarkullonin jo haptas idetė qė, le tė mbetet si Kuba e Adriatikut. Rėndėsi tė jashtėzakonshme kishte qė se si ky ekip, nėpėrmjet analizave u shndėrrua nė njė mbėshtetje dhe inkurajim i njė lėvizje qė duhet tė lindte. Dy kanė qenė parullat e studentėve: “E duam Shqipėrinė si gjithė Europa”, dhe “Bush, Bush Bush”. Kėshtu qė nga pikėpamja ime, VOA ka qenė mbėshtetja e vetme.
    Do tė korrigjoni diēka nėse do tė ktheheni pas nė vitet ‘90-‘91?
    Ndofta tek zgjedhjet e para duhet tė kishim qenė mė tė vėmendshėm, nė kuptimin qė nuk parashikonim njė skedulė tjetėr, sepse nėse nuk do tė zhvilloheshin aq ngushtė jam i bindur qė edhe nė zgjedhjet e para ne do tė kishim fituar, megjithatė skenari i qeverisė sė asaj kohe ishte njė model i Serbisė, por zgjedhjet e ‘92 pėrmbysėm mundėsitė e skenarit.
    Disa themelues tė PD-sė u larguan me kalimin e viteve, por tani shohim se janė rikthyer. Kush I riktheu?
    Aspirata dhe idealet qė ata patėn u rikthyen pėr motivin qė u bashkuam nė atė kohė. Ne ishim njerėz tė fushave tė ndryshme, pa ndonjė shoqėri personale me njeri-tjetrin. U bashkuam pėr ideale dhe aspirata qė ndanim, nė rrugė e sipėr u ndamė, por siē faktohet nuk ishte njė ndarje pėrfundimtare, sepse motivet qė na bashkuan nė ‘90 ishin mė tė mėdha se sa ato qė na ndanė.
    Ēfarė ka tė pėrbashkėt nė ‘92 dhe nė rikthimin tuaj pas 8 vitesh opozitė?
    Tre vjet mė parė vendi nuk ishte Shqipėria qė dilte nga njė diktaturė, por Shqipėria ishte vendi qė humbi mekanizmin e zgjedhjeve tė lira dhe qė pėrjetonte njė sistem kleptokratik, nė tė cilin korrupsioni ishte shndėrruar nė sistem. Dy gjėra janė ato qė varfėrojnė mė shumė njerėzit, Tirania dhe korrupsioni. Shqiptarėt pėrjetonin njė korrupsion. Kishte njė rritje ekonomike, por rritja ishte pėr njė pjesė njerėzish, rritje nuk kishin nė ndėrtimin e infrastrukturės, as me reforma tė thella, as me rritjen e pagave dhe pensioneve. Shqipėria ishte shndėrruar nė vendin ku banda prisnin koka njerėzish dhe luanin futboll dhe jetonin tė lirė. Tirana ishte e sunduar nga grupe kriminale, dhe po kėshtu dhe shumė qytete. Shqipėria kishte nivelin mė tė madh tė krimit dhe tė korrupsionit. Kishim njė infrastrukturė tė keqe, rrogat ishin shumė tė ulėta. Kjo ishte Shqipėria e tre viteve mė parė. Tė gjitha kėto dhe 1000 tė tjerė vėshtirėsi ne i morėm si sfida pėr t’i zgjidhur dhe jo si vėshtirėsi, ne u zotuam para Shqiptarėve se vetėm reformat do tė ishin detyrat tona. Kur kam shkuar nė Bruksel kishte njė lloj skepticizmi, por unė dhashė fjalėn se reformat do tė realizoheshin. Besoj se kjo qeveri u faktoi qytetarėve luftėn me tolerancė 0 ndaj korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Shqipėria ėshtė mė e sigurt dhe njė gjė e tillė faktohet nga raportet vendeve tė huaja. Sė dyti. korrupsioni sot ėshtė shumė normal qė tė flitet pėr korrupsioni, por sot nuk ka zyrtarė me monopole, por korrupsioni mbetet ende shqetėsues, ėshtė nė drejtėsi, shėndetėsi, etj. Por ne themi se po e luftojmė me reforma dhe kjo ėshtė prioritare pėr ne si qeveri, dhe ne kemi dhėnė rezultate 4 mld dollarė mė shumė nė arkėn e shtetit nė tre vjet, qė bėnė tė mundur rritjen e rrogave 75 % tė arsimtarėve, kemi bėrė rrugė. Nė vitin ’93-‘94 ne kishim marrė njė angazhim pėr ndėrtimin e rrugės Kuē-Tiranė, sepse nė atė kohė nuk flitej pėr hapje tė kufijve.
    Rruga Durrės-Kukės ka njė gjyq…
    Rruga ka pasur njė armiqėsi, Kosova u ēlirua, rruga nuk u bė. Armiqėsia ndaj kėsaj rruge ka qenė e madhe, sepse njė lloj si atlasi, kjo rrugė ndryshon rajonin, dhe u jep ujėrave shqiptare vlerat qė kanė pasur nga pozicioni qė kanė pasur. Kjo rrugė i jep Kosovės daljen e det tė hapur. Armiqėsia ka qenė dhe ėshtė armiqėsi ndaj shqiptarėve. Kėshtu qė nė kėtė kontekst, hetimi i ēdo procesi ėshtė legjitim, por hetimi politik ėshtė turp. Tė akuzosh njė ministėr duke shkelur parimin universal tė tė drejtės dhe pėrgjegjėsisė, ka pėrjashtuar aktet dhe vendimet kolektive pėr rrugėn. Ministri Basha nuk ka asnjė edhe njė vendim individual. Ka zbatuar me pėrpikėri dhe kompetencė tė plotė vullnetin e kryeministrit pėr tė ndėrtuar rrugėn, vendimet e qeverisė dhe ligjet e kohės, tė cilat kanė qenė tė qarta tėrėsisht nė procedura. Shqipėria ėshtė vend shumė mė i rimėkėmbur se sa mendojmė ne. Ky vend ka shumė probleme, por ėshtė shumė mė i mirė se sa mendojmė ne. Ky vend ka sistem drejtėsie me shumė probleme, por nuk ėshtė politik dhe ai ka bėrė qė tė dėshtohet ēdo pėrpjekje dashakeqe. Basha dorėzoi imunitetin duke menduar se nuk do tė rrėzohej hetimi. Historia e prokurorisė ėshtė e dhimbshme. Sa herė qė ky institucion ėshtė pėrdorur politikisht ai ka dėshtuar, dhe ky ėshtė dėmi mė i madh qė i bėhet kėtij institucioni. Tė mbash dosjen pėr dy vjet dhe tė kėrkosh ta shtosh pas dy vitesh, ėshtė anormale. Kjo rrugė ka supervizorė dhe ēmimet pėr tė kanė qenė shumė normale. Rruga mund tė hetohet, por jo njė gjė tė tillė. Kjo ėshtė njė farsė politike dhe kjo ėshtė njė gafė.
    Mesa duket projektet tuaja tė mėdha e tėrheqin vėmendjen e opozitės, siē ishte edhe nėnshkrimi i dy marrėveshjeve tuaja tė fundit pėr veprat energjetike…
    Rama ėshtė anti-global, ai ka faktuar ndjenjat e tij mė armiqėsore ndaj shqiptarėve. Ėshtė njė gjė primitive, siē ishin edhe protestat qė i bėheshin Petroliferės nė Vlorė. Qeveria ka njė strategji; Shqipėria njė superfuqi rajonale energjetike. Kėtė e bazojmė nė faktin se ne vetėm ujėra kemi pėr tė shfrytėzuar edhe 20 mld khw orė. Kryetari i opozitės po e sheh zhvillimin e vendit fund e krye nga pozita anti-globaliste.

    Rikthim i kodit zgjedhor nga Presidenti, a do tė sjellė vonesa nė procesin elektoral?

    Jo, nuk do tė ketė vonesa pėr procesin elektoral. Mendoj se parlamenti do ta bėjė shqyrtimin e tij. Presidenti nė kėtė rast ka ushtruar njė tė drejtė kushtetuese tė tij. por duhet tė qe me i hapur. Ai e mbajti nė presidencė pėr tė tejkaluar 9 muajt e afatit. Sė dyti, kushtetuta prevalon, pra Presidenti ėshtė i detyruar qė tė dekretojė zgjedhjet 45 ditė para fundit tė parlamentit. Megjithatė, ai mund ta kthente, por ai duhet ta thotė hapur, qė e kthej pėr tė pasur njė ujdi mes Rames dhe Metės dhe unė nuk kam asnjė kundėrshti. Pati njė grevė dhe presidenti pati njė prononcim dhe ai mund tė thoshte se unė do ta kthej pėr tė pasur njė dialog mes kėtyre dy faktorėve. Pėr mua ėshtė zoti Gjinushi apo Meta nė komision, nuk ėshtė fare problem. Nuk e di nėse do tė ketė njė proces mes Ramės dhe Metės, por mendoj se ky do tė ishte qėllimi i kthimit dhe do tė ishte mirė qė tė shpallej, sepse njė shan i dytė iu dha. Ka pasur raste qė Presidenti ka shkelur Kushtetutėn, si nė rastin e dekreteve pėr anėtarėt e Gjykatės sė Lartė, etj.

    (d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Llapi : 06-12-2008 mė 05:52
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-04-2009
    Postime
    4

    Talking

    Kodi i ri zgjedhor rrit perqindjen minimale qe duhet te marre nje parti per tu futur ne parlament. Per mendimin tim mire kane bere se ishin bere me shume parti sesa votues.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. PE: Miratohet rezoluta pėr Kosovėn
    Nga Sabriu nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2009, 13:54
  2. Statusi i Kosovės: Miratohet rezoluta nė Strasburg
    Nga zeus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 26-01-2007, 22:39
  3. Miratohet ndėrtimi i gazsjellėsit “EGL”, Greqi-Shqipėri-Itali
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-09-2006, 10:28
  4. Miratohet marėveshja pėr aeroportin Nėnė Tereza me firmėn gjermane
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 15-11-2004, 06:34
  5. Miratohet Kushtetuta e parė e Evropės
    Nga Redi nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-07-2003, 07:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •