Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Kosovar2006
    Anëtarësuar
    23-11-2005
    Postime
    443

    Vetëvendosje: Demostro për Kosovën të pandarë


    Në Prishtinë, me 19 nëntor, në ora 12:00.
    Organizuar nga: Lëvizja VETËVENDOSJE!, Çohu, Thirrjet e Nënave, Rrjeti i Grupit të Grave të Kosovës, Rrjeti Rinor i Kosovës, Aksioni Qytetar FOL'08, CBM-Mitrovicë, Iniciativa për Progres dhe shumë organizata të tjera.

    Kosova e pandarë dhe sovrane

    Kosovës, së shpallur dhe pranuar ndërkombëtarisht si vend i pavarur dhe sovran, po i rrezikohet edhe territori edhe sovraniteti. 6 pikat e propozuara nga OKB-ja, të modifikuara për Serbinë, dhe të pranuara nga BE-ja, synojnë ta ndajnë Kosovën në dysh: rreth 1/3 e territorit u jipet strukturave paralele të Serbisë, që nënkupton kontroll të Serbisë. Këto pika e ngushtojnë shtrirjen e institucioneve të Kosovës duke e zgjeruar shtrirjen e institucioneve paralele të Serbisë në Kosovë në elementet më të rëndësishme të ushtrimit të sovranitetit shtetëror, sidomos në polici, gjyqësi, dhe dogana. Kjo është e papranueshme.

    Organizata të ndryshme që veprojnë në Kosovë jemi mbledhur bashkë që ta ftojmë popullin e Kosovës në rrugë, për ta shprehur pakënaqësinë tonë dhe për ta mbrojtur Kosovën e konceptuar në Nenin 1, pika 1 të Kushtetutës së vendit. Ky Nen e shpall Republikën e Kosovës "shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm". Ky është obligim kushtetues dhe Kosova e tillë duhet të bëhet.
    Sovraniteti buron nga qytetarët e Kosovës, pra nga ne. Rrjedhimisht ai është i yni, dhe duhet t'i shërbejë interesave tona. Meqenëse privilegjet nga ai janë tonat, të tilla duhet të jenë edhe përgjegjësitë. Është përgjegjësi e jona, dhe e askujt tjetër, ta mbrojmë atë sovranitet. Është koha t'ua bëjmë të gjithëve të qartë: populli i Kosovës i thotë JO ndarjes dhe i thotë JO negociatave të sërishme.

    Sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës është i panegociueshëm. Për secilën çështje kapitale për Kosovën duhet të vendos populli i Kosovës referendumi është mekanizmi i drejtë!

    Serbisë duhet t'i kërkohet pranimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës në shkëmbim për Planin e Ahtisaarit. Përndryshe, është absurde që si pozitë politike ta kemi Planin e Ahtisarit. Serbët e Kosovës janë qytetarë të Kosovës, dhe të drejtat e tyre janë të garantuara me konventa ndërkombëtare të cilat merren parasysh në tërësi nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Bashkësia ndërkombëtare është partner i Kosovës.


    Ky vend është i yni, i të gjithë qytetarëve të Kosovës, dhe përgjegjësi e jona. Është absolutisht e papranueshme që për Kosovën të merret leja në Beograd. Shteti i Serbisë duhet të largohet nga këtu për të mos u kthyer kurrë. Propozimi i Serbisë për ndarje funksionale nxit ndarje të reja në Ballkan

    I ftojmë të gjithë qytetarët e Kosovës që të na bashkëngjiten në demonstratë dhe të kundërshtojnë në mënyrë paqësore 6 pikat që prekin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës.

    Ta bëjmë zërin tonë të ndëgjohet!
    Ta mbrojmë Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran, demokratik, unik dhe të pandashëm!

    Demonstrata do të mbahet të mërkuren, me 19 nëntor, dhe fillon në ora 12:00. Nisja do të bëhet nga Biblioteka Kombëtare dhe do të vazhdojë në rrugën Agim Ramadani, pastaj do të kthehet në Nëna Tereze te Kuvendi i Kosovës. Cak final i marshutës së demonstratës është ndërtesa e UNMIK-ut (tash EULEX-it).
    Ndryshuar për herë të fundit nga Kosovar2006 : 18-11-2008 më 18:50

  2. #2
    ..... .....
    Anëtarësuar
    11-05-2008
    Postime
    2,503
    Ndryshuar për herë të fundit nga white-knight : 18-11-2008 më 19:30

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Konflikti shqiptaro-serb mbi Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 11-08-2009, 09:57
  3. Intervista e Prof. Dr. Sali Berishës në gazetën " Express"
    Nga Antimafia në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 10:37
  4. Unë Kam Dhënë Shumë Më Shumë Pare Për Kosovën Se Sorosi
    Nga Harudi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-03-2007, 15:11
  5. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndërkombëtar me Kosovën
    Nga ARIANI_TB në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •