Deputeti Babasi përjashtohet 1 javë nga Kuvendi
standart..
--
Deputeti i PD-së, Ndriçim Babasi, është përjashtuar 1 javë nga punimet e Kuvendit për shkak të fyerjes së deputetes Arta Dade. Të nëntë anëtarët e Byrosë së Kuvendit kanë votuar dje unanimisht për pezullimin e tij. Babasi kërkoi falje publike për fyerjen e tij, por Byroja e Kuvendit mori këtë masë ndaj tij për shkak të këmbënguljes së opozitës. Gjatë seancës plenare të pasdites të ditës së hënë, Babasi në fjalën e tij nga podiumi i Kuvendit lëshoi fjalë fyese ndaj deputetes së PS-së, Arta Dade, ndërkohë që më pas kërkoi ndjesë publike. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka vendosur që Babasi të vazhdojë të ndjekë seancën pas ndjesës publike që ka bërë, por opozita ka protestuar duke lënë seancën. Deputetët e opozitës kërkuan përjashtimin e Babasit dhe u larguan nga salla, pasi kërkonin masën ndaj tij. Ata u larguan ndonëse në Kuvend po debatohej për ngjarjen e rëndë të Gjirokastrës, ku humbën jetën 3 banorë pas shembjes së një pallati.
--
ne se di dikush se cfar paten me babasin..?
cfar i tha ky babasi i ngrate enveristes me chanell 5 e merdedes e dobicet miljardera e vrasesa.. arte dades?
po kjo cfar i tha babasit?
Krijoni Kontakt