Close
Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 160
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Nė vend tė njė “revanshi’ pėr Fehmi Abdiun

    Nga Desada Metaj


    Po tė drejtohem personalisht nė mėnyrė publike, jo pėr t’iu bashkuar ndonjė fushate propagandistike apo politike, por pėr tė kujtuar se nė njė betejė tė tillė, ku dėshtojnė palėt qė nuk kanė qenė palė vite mė parė, tė humburit e mėdhenj ndjehemi ne, qė kemi qenė realisht viktimat e atij sistemi.

    Unė nuk po tė shkruaj si gazetare, as si pjesė e stafit tė TV “Klan”, por si mbesa e Selim Metės, vėllait tė gjyshit tim, qė vdiq nė burgun e Ballshit nė dhjetorin e vitit 1981.

    Gjyshi im u pushkatua nė vitin 1945 dhe vėllai i mbetur dhe i vetėm i tij, Selimi, e shtyu jetėn nė burgje e internime duke lėnė rrugėve 7 fėmijėt e tij. Nuk dua tė merrem as me skenėn e ridėnimit tė tij dhe as me fatin e paracaktuar prej regjimit pėr tė. Por sot, kur debati rreth dėnimit tė krimeve tė komunizmit po kthehet nė ushqim dite pėr politikėn, ne tė persekutuarit kemi nevojė tė shikojmė shembuj pendese dhe distance nga kėto krime sė paku nga autorėt e shquar tė tyre. Ju, zoti Abdiu, jeni “njė shembull i mirė negativ” pėr tė qetėsuar mijėra shpirtra. Jeni njė shembull i mirė negativ, jo se jeni mė krimineli i gjithė gjykatėse tė komunizmit, por jeni mė i shquari i atyre qė janė ende sot nė detyrė. Po tė ishte gjallė Bilbil Klosi, qė mė ka pushkatuar gjyshin, apo po tė ishte nė detyrė Arianit Ēela, ti natyrisht do mbeteshe nė hije. Por vonesa jonė e madhe pėr tė dėnuar krimet e komunizmit i dha kohė dhe shans shumicės sė asaj skote tė vdesė e qetė dhe pa brerje ndėrgjegjeje. Nuk di nė ėshtė fat apo fatkeqėsi fundi i jetės sė tyre, por di tė them qė ti mund tė quhesh me fat qė ke shans tė dėshmosh pendesė dhe distancė nga krimet e njė regjimi qė i ke shėrbyer. Mund tė ishe dhe pak mė i vjetėr dhe nuk do ta kishe kėtė shans. Do kishe ikur nė heshtje si paraardhėsit e tu. Shansin e ke qė askush nuk po tė drejton pistoletėn te koka. Askush nga ne, nipėrit dhe mbesat e atyre qė kanė vdekur dhe janė persekutuar nė burgje, nuk po kėrkon shpagim fizik ndaj teje dhe shokėve tė tu. Pėrkundėr kėsaj kemi dėshmuar tolerancė dhe pėrgjegjshmėri ndaj sė shkuarės suaj.

    Unė nuk pres qė ligji i pezulluar prej jush tė bėnte ndonjė mrekulli. Nuk kam pritur as mė parė, kur ju u rikthyet nė pushtet nė vitin 1997 tė kishit ndonjė ndjenjė pendese. Por tashmė qė beteja pėr njė ligj pėr lustrim ėshtė bėrė tėrėsisht politike dhe spekulative, ju keni shansin tė ngriheni mbi palėt dhe tė dėshmoni se keni ndėrgjegje. Unė nuk jam shumė e interesuar, nėse te ti apo ndonjė kolegu yt do tė vijė ndonjė dosje qė shqetėson qeverinė, qė shqetėson kryeministrin apo ndonjė ministėr tė tij, qoftė ky dhe Lulzim Basha. Unė jam e shqetėsuar qė njė nga orėt e tua tė zakonshme tė punės si gjyqtar komunist ka shėrbyer pėr tė lėnė nė burg njė njeri fatkeq, tė moshuar, vetėm pse ishte vėllai i gjyshit tim, po ashtu i pushkatuar mė 1945. Unė nuk e di ē’tė duhen ty dhe tre muaj mė shumė apo mė pak punė apo rrogė nė Gjykatėn Kushtetuese. Di qė ti, sapo u hap ky debat, duhet tė merrje vetė iniciativėn pėr t’u larguar. Jo pėr t’i bėrė qejfin Berishės apo pėr tė lėnė keq Edi Ramėn, por pėr tė shmangur dhe kėtė spekulim tė madh me shashkat e luftės kundėr komunizmit. Ti, dhe kur them Ti, kam parasysh gjithė “shokėt” e tu qė kanė dhėnė vendime tė tilla dhe janė ende nė poste mund tė bėnit njė gjest distancimi tashmė nė fund dhe pastaj do tė kishim njė shans pėr tė provuar sa realisht e kanė tė tjerėt luftėn kundėr komunizmit. Por ti e humbe kėtė shans. Shokėt e tu po ashtu e humbėn kėtė shans. Shqipėria po ashtu po e humbet shansin tė ndahet nga e kaluara e saj me dinjitet dhe tė sillet me tė shkuarėn e saj si njė vend i emancipuar. Njė nga arsyet ėshtė dhe vendimi yt pėr tė dalė nė pension gjykatės, edhe pse kėtė profesion, jo vetėm pėr fajin tėnd, e ke pėrdhosur gjatė njė regjimi qė ishte fatkeqėsi e tė gjithėve.

    Unė tė kėrkoj ta bėsh gjestin e largimit si qytetare e re e Shqipėrisė, por dhe si mbesa e gjyshit qė nuk e kam njohur, pushkatuar nė vitin 1945 dhe si vajza e njė babai, xhaxhai i tė cilit ėshtė lėnė nė burg nė pleqėri prej teje dhe ka gjetur vdekjen nė qeli duke lėnė fėmijėt dhe fisin e tij nė mjerim. Nuk dua t’i bashkohem nė kėtė thirrje as fushatės sė atyre qė flasin pėr shtet ligjor dhe kanė parasysh mbrojtjen ligjore pėr tipa si ty, as pėr ata qė flasin pėr spastrim tė sistemit nga njerėz si ju, por falin tė tjerė politikanė dhe ish-komunistė fanatikė.

    Unė do tė isha e qetė mos tė kisha punė me tė kaluarėn, por kur mendoj se aq vite sa unė jam sot, viktima jote, qė ėshtė vėllai i gjyshit tim, i ka kaluar nė burg, trishtohem thellė dhe kėrkoj pak, fare pak: Tė na lini tė qetė, sė paku duke mos ju pasur mė nė zyra gjykatash, nė zyra partish dhe nė zyra pushteti. Ka plot punė tė tjera, me tė cilat mund tė jetoni dhe tė mbani familjet tuaja. Askush nuk ju uron fatin e tim gjyshi dhe vėllait tė tij, por as ju s’keni pse na mbani me zor tė lidhur me kujtimet e hidhura tė tyre.




    Pa shumė respekt pėr ju dhe sėrėn tuaj

    Desada Metaj

    Gazetare

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Ambasador! Zoti paste meshire per ju


    E Enjte, 19 Shkurt 2009


    Leter e hapur Ambasadorit te Britanise se Madhe ne Shqiperi

    Nje grua ne moshe te thyer, i ka drejtuar dje nje leter Ambasadorit te Britanise se Madhe ne Shqiperi duke i terhequr atij vemendjen qe te jete i kujdesshem ne deklaratat qe ben ne lidhje me ligjin e Lustracionit. Nezi Kazani, (Alizoti), ben dhe nje lutje ne letren e saj, kur thote: "Zoti i Madh paste meshire per ata, per ju dhe per te gjithe qe i mbrojne per hir te shpirtrave te atyre, qe jane hedhur poshte e lart Shqiperise pa nje varr, per ata qe me djersen e tyre kane njomur thelle token ne minierat, mocalet, betonet e pallateve dhe per lotet ne heshtje te nenave, motrave, grave dhe femijeve.

    Me poshte vijon letra e plote:

    Leter e hapur Ambasadorit te Britanise se Madhe ne Shqiperi

    Une jam Nezi Kazani, (Alizoti), lindur ne Tirane ne vitin 1942.

    Jam mbesa e Fejzi Alizotit denuar me pushkatim ne moshen 75 -vjecare ne vitin 1945.

    Jam e bija e Riza Alizotit denuar me varje ne moshen 36 vjec ne vitin 1947, ndersa ishte inxhinier nafte ne Kucove.

    Jam e bija e Vera Alizotit (Ypi) vdekur ne internim ne Patk-Milot-Kryevidh te Kavajes ne vitin 1970, vetem 46 vjec nga nje semundje e rende pa mjekim dhe pa ndihme (sepse nje funksionare e Ministrise te Shendetesise ne ate kohe kur e pa ne Spitalin Onkologjik tha: "Nuk eshte cerdhe e Alizoteve ketu".

    Jam e motra e Fejzi Alizotit lindur me 1946 kaluar gjithe jeten ne internim dhe ne burgjet e Spacit Qaf-Barrit e te tjere.

    Jam nena e Plarent Kazanit lindur me 1968, te cilit qe ne moshen 14 vjecare iu ndalua e drejta te hynte ne Liceun Artistik sepse per Xhelil Gjonin (babai i Ilir Gjonit, deputet dhe minister i brendshem pas 1997-es), ai u shpreh "Gjyshi eshte gjysh". Ky gjysh nenen e tij e kishte lene jetime qe pese vjec dhe po ne vitin 1988 nuk iu dha e drejta per te vazhduar shkollen e larte per violine.

    Zoti Ambasador, ju kerkoj ndjese per kohen qe do te shpenzoni per te lexuar kete biografi te shkurter timen, e cila perfaqeson mijera e mijera familje shqiptare. Por une nuk mund te mos e bej kete kur kuptoj se ju mbroni disa persona, qe do t'ju hiqet e drejta per te qene deputete, prokurore, gjyqtare e te tjere, pra nepunes te larte te shtetit. A keni pyetur ju Zoti Ambasador se cfare eshte bere me studentet shqiptare, te cilet kane studiuar ne vendin tuaj? Njeri prej tyre eshte edhe babai im denuar me varje prej ketyre qe Ju mendoni se po u shkelen te drejtat e tyre. A e dini ju se edhe nje shtetase britanike Jacqueline Riza Crudgington (Alizoti) lindur me 1932 nga martesa e babait tim me nje zonje angleze, e ka kerkuar te atin gjithe jeten e saj dhe nuk i eshte dhene e drejta per te ditur te verteten prej ketyre qe ju mbroni. Ata edhe ne vitin 1990 nuk i thane te verteten per babain e saj. Dhe ja letra:



    24 janar 1990

    E dashur Z. Crudgington,

    Ju faleminderit per letren tuaj te 19 janarit. Ia kalova informacionin e letres tuaj qeverise shqiptare ne Tirane duke i kerkuar te perpiqen per te gjetur z. Alizoti, megjithese nuk ka te dhena qe ai te jete kthyer ne Shqiperi. Ne te vertete, perderisa gjyshi juaj ishte deputet ne regjimin e paraluftes, kuptohet mire se familja ishte politikisht armiqesore me regjimin socialist te pasluftes.

    Megjithate, une do t'ju shkruaj sa me pare qe te marr vesh dicka, ju duhet ta kuptoni se do te me duhet kohe.

    A keni bere njoftim ne shtypin britanik per t'u lidhur me babain tuaj?

    Sinqerisht juaji

    W. B. Blandf



    Zonja e siperpermendur ne vitin 2002 ka nderruar jete ne moshen 69 vjecare me brengen se ka qene femije e braktisur nga babai dhe te afermit e tij.

    Hetoni z. Ambasador dhe gjeni cilet kane qene ne qeverine shqiptare ne janar te 1990-es, qe kane genjyer bashkekombesit tuaj me kete pergjigje dhe jam e sigurt qe aty do te jene edhe nga ata, te cileve Ju mendoni se po u shkelen te drejtat.

    Ju z. Ambasador ne vendin tuaj i nderoni te vdekurit, keni dhe nje dite kujtimi per ta, shkoni dhe vendosni lule ne varret e tyre, por ne nuk e kemi kete te drejte, sepse ata qe mbroni ju, as sot nuk tregojne se ku i kane hedhur kockat e tyre.

    Ju z. Ambasador e dini shume mire se atyre nuk iu hiqet e drejta te jetojne ku te duan, qofte edhe ne vendin tuaj, te shkollojne bijte e tyre ku te duan qofte edhe ne vendin tuaj, as u hiqet e drejta te punojne privat dhe te fitojne sa te duan, qofte edhe ne vendin tuaj, por e vetmja e drejte qe u hiqet eshte te mos na mos na lendojne Ne duke u perballur me ta neper zyrat e shtetit, neve qe na eshte hequr e drejta per te jetuar te lire, per te thene cilet jemi, te kujt jemi, per t'u punesuar, per t'u shkolluar etj. etj.

    Ne z. Ambasador i kemi falur dhe kete e treguam me 1990-en se askush nuk u hakmor me ta, por menduam se ata do t'i vriste pak ndergjegjja jo te kerkonin falje, por te pakten te heshtnin.

    Zoti i Madh paste meshire per ata, per ju dhe per te gjithe qe i mbrojne per hir te shpirtrave te atyre, qe jane hedhur poshte e lart Shqiperise pa nje varr, per ata qe me djersen e tyre kane njomur thelle token ne minierat, mocalet, betonet e pallateve dhe per lotet ne heshtje te nenave, motrave, grave dhe femijeve.

    Me respekt

    Nezi Kazani (Alizoti

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    e sheh njeri nastradinin naten qe nen llampen qe ndriconte ne qender te fshatit po kerkonte dicka ne toke..
    cpo kerkon o nastro i thote ki..
    po kerkoj celsat tha..
    pse ketu te kan rene e pieti ki..
    jo tha nastradini sme kan rene ketu ..po une kerkoj ketu se vetem ketu ka drite..

    hm..

    tere bota e njeh havelin.. e cekise..
    pse e njeh.. sepse kish mundesi bota te degjoj per te e ta popullarizoje..
    pra ishte nje cekosllovaki qe i kish rene drita pak siper.. pra qe i kish kaluar ca pranvera hrushoviane e dubcekoiste.. e m von gorbacov iste ..
    kjo kish sjelle hapje e erera lirie ne ate hapsire e nga kjo dhe bota kish marre informacion.. se na qenkish nje havel qe paska qenur ne burg politik..

    po sa havela kishim ne.. me mijra.. po sna i njohu kush deri para 90 tes.. e bile bile as sot nuk na i njeh kush..

    pse.. sepse skish drite mbi ne qe te na i shihte bota..dhe bota shikon si nastradini..atje ku ka drite..
    ku ka erresire as bota nuk lodhet te shohe.. ki eshte kuptimi filozofik i proverbit me nastradinin e famshem..

    rrinte nje dizaj .. para 2-3 ditesh.. berisha te sqaronte ministrin anglez se cka qenur koh e enverit ne shqiperi..
    ai hapte syte si guak..
    pse..
    ceshte nje minister anglez apo nje ambasador amerikan..

    ata jan kalamaqer te rritur rrugve te cikagos apo londres e shum shum aventura e jetes se tyre eshte epoka hipi.. e ajo u duket si heroizmi me i madh.. lavdia e jetes se tyre.. e shum gjeneratave te rinise perendimore.. e per ate epoke rrijn e flasin e bejne mijra dokumentare.. e tregojne sa heroizem bene se si provuan drogat apo lane leshrat pa lare e pa i prere e bluxhinsat e grisura nder mullaqe..e se si fjeten parqeve e stolave e u kine lendinave e u mballosen e se si ulerinin mbas bidillsave e lenonave.. e xhoplinave.. e elvisave e mit xhagerave e xhon kashave etj..
    ajo eshte bota e tyre..

    smund te kuptojn ata fjalen dosje.. fjalen biruc .. nen 55 apo internim debim.. le me varje e pushkatim.. pse ke share...partine..
    ska drit andej thot nastradini ku me ran celsat.. prandaj kerkoj ketu ku ka drite.. edhe se aty mir e di qe ska kaluar fare me celsa..

    u habiten shqipot me vrullin revolucionar te ambasadoreve perendimore per te mos lejuar hapje dosjesh..
    sepse nuk u djeg atyre fare nga ajo ane..sepse nuk e kuptojn .. nuk e kan detyre ta ndjejne.. ate cka ndjeu shqiptari i mire nen diktaturen enveriste..

    pra ka qene detyre e vet shqiptareve qe te pakten pas 90 tes ta ndriconin kte pjes te "fshatit" qe dhe bota ta shihte.. e te ndjente dicka..

    kurse kelisheria enveriste pas 90 tes ska len gur pa luajtur per "hallet e saja" qe i rane nga "diktatura" e berishes..

    ne 50 vjet enverizem.. asnje gazetar italan e europian nuk u duk ne anet tona..
    asnjeeeee..
    pervec ndonje fosko dinuci apo ndonje kopili tjater markso leninoist qe merrnin para me thase nga enveri per te lehur matane per enverin..

    sa ra nexho ramizi ne burg pas 90-tes.. le qe nje ushtri avoketerish ju vu ne dispozicion.. nga keta brenda.. por u dynden gazetare e kameramane nga italia e evropi dhe van e gjeten nexhon me ramizne mu ne burg e gerrr kamera e kasetafonet e buuuu bubullima neper bote.. shikoni cben "sadami" i eruropes.-.berisha..

    kurse mijra havelet tone ne burgjet e birucat enveriste jo qe span me sy avokat e gazetare..po as ciu miu nuk i lan te bejne.. as atyre as familjeve te tyre..
    pra dhe bota nuk i pa..nuk i njohu.. shtazerite enveriste.. se nuku kish "drite.".

    dje qindra ish te persekutuar vane te shohin ekspoziten me foto nga diktatura..
    mijra fytyra njerzore te varura ne stendat e ekspozites.. e shinin kush babane kush mamne kush gjysherit qe nuk i njohen kurre e lotonin te ngratet..
    mirpo.. cbehet mbas ekspozites..
    aq e kan shkojn gjyus ore aty e ikin neper shtepia e ja fusin gjumit neper shtepia 4 vjet rresht..
    kurse erinon-edvin milo gjinushet.. e nexho miz-enverit.. nuk e lene per gjysem punen e tyre .. vazhdim te linjes terroriste te enverit te tyre..
    ata i mbajne ndezur motorret.. nat e dite e dit e nate.. e jan bere zoter te ketij vendi me gjithcka..
    pra tunduni ju qe kini arsye te kerkoni drejtesi.. tunduni se .. kush nuk luan kemb e duar.. nuk ha dot buk e lakruar..

    ktu ne forum i diskutoja vite me pare ca cudira.. limprehti bridhte neper laberine hysni kapoiste me gjinush arap caushin si guide..
    beja cudi un..
    mirpo ja frytet..

    se skan vajtur ata te vraret nga terrori enverist ne vlore qe ne duzet e dy e tujte.. ti tregojn arat limprehtave te amerikes.. flejn ata.. kapitullone para araperise caushoiste.. dhe kuptonet i bie nafaka gjinush caush enverit te shetise lendinave e staneve te laberise me perfaqsuesin e "imperilizmit amerikan".. e kuptohet se kta ambasadore.. nje dite do e tregojne kumbarllekun.. me gorillat e krokodilet enveriste..
    pse..sepse asnji i denuar me pushkatim e litar e 20 vjet biruc se degjoj Vois ameriken.. smundi te krijoj kontakt me "imperialistet" pas 90 tes..
    pra kontaktet i mban perseri enveri e manushi dje.. e sot paskali gjinushi edvini .. me erion veli arapet..


    e pam keto dite.. se ku te con.. shkathtesia e enveristave..dhe dembelizmi e pergjumja e te persekutuarve..

    sus.. dosjet sdo hapen tha bota.. mo na e prishni atmosferen.. pra krushqin e vjeter e te re me mafien miliarderiste kanibale enveroiste edvinoiste..

    kush esht i zoti mos i shkoft i zi moti ..



    thot proverbi..

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gjykata Kushtetuese nė mbrojtje tė diktaturės

    Gjykata Kushtetuese nė mbrojtje tė diktaturės

    » Vendosur: 02/02/2010 - 08:55



    • Mark Marku

    Sipas informacioneve tė botuara nė media, Gjykata Kushtetuese ka marrė vendimin pėr tė shpallur si antikushtetues ligjin e lustracionit tė miratuar para disa muajsh nga Kuvendi i Shqipėrisė. Edhe pse detajet e vendimit tė Gjykatės Kushtetuese nuk janė zbardhur ende, njė gjė ėshtė bėrė e qartė: kjo gjykatė ka shpallur si antikushtetuese nenet e kėtij ligji, qė synojnė zbardhjen e veprimtarisė sė personave tė zgjedhur nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe tė emėrtuar nė nivelet e larta tė disa prej institucioneve mė tė rėndėsishme tė vendit. Sipas kėtij ligji, tė zgjedhurit nė Kuvendin e Shqipėrisė dhe titullarėt e disa prej institucioneve mė tė rėndėsishme tė vendit, duhet tė mos kenė asnjė implikim me organet e diktaturės si gjykatat, Prokuroria, sigurimi i shtetit, pėrndryshe me t’u miratuar ligji atyre u ndėrpritet mandati dhe u ndalohet tė zgjidhen apo emėrohen nė institucionet e parashikuara me ligj.
    Nė thelb ligji ėshtė pėrpjekja e parė serioze pėr t’u ndarė nga e kaluara komuniste. Ėshtė pėrpjekja e parė pėr tė ndaluar infiltrimin e ish-bashkėpunėtorėve tė sigurimit tė shtetit dhe ish-funksionarėve tė lartė tė institucioneve tė diktaturės komuniste nė institucionet demokratike. Edhe pse njė ligj i vonuar, ai ėshtė njė ligj i domosdoshėm. Vonesa nė miratimin e kėtij ligji ka qenė dhe vazhdon tė jetė tregues i pamundėsisė sė shoqėrisė shqiptare dhe tė institucioneve demokratike pėr t’u ndarė nga e kaluara komuniste. Kjo vonesė ka treguar se sa tė vėshtirė e ka pasur dhe procesin e dekriminalizimit shoqėria shqiptare dhe shteti shqiptar. Por fakti qė edhe pas njė vonese kaq tė madhe, prapėseprapė gjendet njė institucion kaq i rėndėsishėm si Gjykata Kushtetuese, qė e pengon zbatimin e kėtij ligji, na bėn tė kuptojmė se jo vetėm jemi shumė larg ndarjes nga krimet e diktaturės dhe institucioneve tė saj kriminale, por edhe se njė pjesė e institucioneve tona demokratike vazhdon tė funksionojė ende si zgjatim i institucioneve tė diktaturės.
    Si argument kundėr ligjit pėr hapjen e dosjeve ėshtė pėrdorur supozimi se ai shkel tė drejtat dhe liritė e ish-funksionarėve tė sigurimit tė shtetit dhe bashkėpunėtorėve tė tij, tė ish-funksionarėve tė lartė tė aparatit shtypės diktatorial dhe kryesisht tė drejtėn e tyre pėr t’u zgjedhur dhe pėr tė ushtruar detyrėn e funksionarėve tė lartė nė disa prej institucioneve mė tė rėndėsishme tė shtetit shqiptar. Nė vazhdim tė kėtij argumenti thuhet se ai nuk ėshtė nė pėrputhje me demokracinė.
    Njė argument i tillė nuk ėshtė pėrdorur nga vendet evropiane nė qėndrimin e tyre ndaj bashkėpunėtorėve tė fashizmit pas Luftės sė Dytė Botėrore. Gjermania Perėndimore, jo vetėm qė nuk i lejonte tė zgjidheshin apo tė ishin funksionarė tė lartė tė shtetit ish-bashkėpunėtorėt e regjimit nazist, por edhe sot e kėsaj dite vazhdon t’i ndjekė dhe nėse i gjen diku tė strukur, siē ka ndodhur me disa ish-oficerė nazistė tė kapur nė Argjentinė, i ka dorėzuar nė gjyq. Po kėshtu edhe pas viteve ’90, po ky shtet ndėr mė demokratikėt e botės, i ndaloi ish-funksionarėt e diktaturės dhe ish-agjentėt e shėrbimit sekret gjermano-lindor, jo vetėm qė tė ishin anėtarė Parlamenti, por edhe qė tė ushtronin funksione tė tilla si mėsues shkolle e nė ndonjė rast edhe tė mos merrnin pjesė si sportistė nė ekipet sportive olimpike. E njėjta gjė, me pėrjashtime tė rralla ka ndodhur edhe nė vendet e tjera tė Lindjes, ku rasti mė i fundit ishte ai i para dy muajve, ku Presidenti polak ndėrmori njė iniciativė ligjore pėr pėrgjysmimin e pensionit tė ish-funksionarėve tė diktaturės komuniste dhe tė ish-bashkėpunėtorėve tė shėrbimeve sekrete. Iraku i pasluftės, ku ish-bashkėpunėtorėve tė regjimit tė Sadam Hyseinit u ėshtė ndaluar qė tė marrin pjesė nė shumė nivele tė qeverisjes dhe tė administratės ėshtė njė tjetėr shembull.
    Nuk ka kuptim qė pėr Shqipėrinė tė kėrkohet njė standard tjetėr. Shqipėria qė ka pėrjetuar regjimin mė tė egėr diktatorial e ka mė tė domosdoshme se askush tjetėr njė spastrim rrėnjėsor tė institucioneve demokratike nga ish-funksionarėt e regjimit shtypės tė diktaturės dhe ish-bashkėpunėtorėt e sigurimit famėkeq tė shtetit.
    Ata kanė qenė kontingjenti qė ka mbajtur nė kėmbė gjithė ngrehinėn e diktaturės. Nėse diktatura komuniste zgjati aq gjatė, kjo ndodhi sidomos falė tyre. Nėse kjo diktaturė ishte aq e egėr kjo ndodhi sidomos pėr meritė tė tyre. Nėse ajo ishte aq perverse, kjo ndodhi sepse mbahej nė kėmbė prej atyre farė krijesash njerėzore tė quajtur sigurimsa. Pasi ndėrtuan regjimin mė tė egėr komunist tė Evropės, ata u pėrdorėn pėr ta bėrė perverse dhe jo jofunksionale demokracinė shqiptare. Regjimi qė po binte e konservoi dhe e rilindi veten brenda sistemit demokratik ,pikėrisht nėpėrmjet spiunėve dhe ish-funksionarėve tė lartė tė regjimit. Partia e Punės i nxori njė pjesė tė tyre nga dosjet e sigurimit dhe i hodhi nė skenėn politike. Partitė politike tė pluralizmit dhe Parlamenti ishte i mbushur aq shumė me ta, sa p.sh nė Parlament nuk mund tė miratohej njė ligj sepse spiunėt pėrbėnin shumicėn dhe ligji rrezikonte tė mos miratohej.
    Dukej se pas kaq vitesh, ata e kishin humbur pushtetin e tyre. Dukej sikur mė nė fund njė ligj, (edhe pse jo i plotė dhe me shumė mangėsi), do tė mund t’i nxirrte ata jashtė institucioneve shtetėrore dhe jashtė Parlamentit. Por ja qė del Gjykata Kushtetuese dhe e kthen edhe njėherė procesin nė pikėn e nisjes. Duke rikonfirmuar edhe njėherė faktin se shoqėria shqiptare nuk mund tė dekriminalizohet aq lehtė.
    Ėshtė detyrė e maxhorancės parlamentare aktuale qė tė pėrballet me sfidėn qė i ofrojnė organet qė shėrbejnė si zgjatime tė diktaturės nė demokraci. Nė kėtė kuptim do tė ishte me vend qė tė miratohet njė ligj edhe mė i plotė, edhe mė rrėnjėsor, por edhe mė i paqortueshėm nga pikėpamja juridike. Njė ligj qė ta shkėpusė pėrfundimisht nga e kaluara dhe institucionet e saj. Vetėm pas kėtij akti do tė mund tė flitej pėr legjitimitet moral tė sistemit tonė demokratik. Deri atėherė legjitimiteti moral i sistemit tonė demokratik do tė jetė i cunguar.

    panorama

  5. #145
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ligji i lustracionit eshte sa per sy e faqe, loder pd e ps ... riciklohet ... perseri ...

    ja edhe nje pjerdhe tjeter ne vijim te pjerdhimeve per te shmangur vemendjen nga pa-aftesia per te drejtuar nje vend, per te qeverisur ...

    faqezinj sigurimso-puniste ...

  6. #146
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    se mos vetem gjykata kushtetuese!..edhe komisioni i venecias..edhe KE-ja...na mbyten komunistat o brar!

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    Gjykata Kushtetuese nė mbrojtje tė diktaturės

    .........
    Nė thelb ligji ėshtė pėrpjekja e parė serioze pėr t’u ndarė nga e kaluara komuniste. Ėshtė pėrpjekja e parė pėr tė ndaluar infiltrimin e ish-bashkėpunėtorėve tė sigurimit tė shtetit dhe ish-funksionarėve tė lartė tė institucioneve tė diktaturės komuniste nė institucionet demokratike. Edhe pse njė ligj i vonuar, ai ėshtė njė ligj i domosdoshėm.
    .......
    Njė argument i tillė nuk ėshtė pėrdorur nga vendet evropiane nė qėndrimin e tyre ndaj bashkėpunėtorėve tė fashizmit pas Luftės sė Dytė Botėrore. Gjermania Perėndimore, jo vetėm qė nuk i lejonte tė zgjidheshin apo tė ishin funksionarė tė lartė tė shtetit ish-bashkėpunėtorėt e regjimit nazist, por edhe sot e kėsaj dite vazhdon t’i ndjekė dhe nėse i gjen diku tė strukur, siē ka ndodhur me disa ish-oficerė nazistė tė kapur nė Argjentinė, i ka dorėzuar nė gjyq. panorama
    po pra ..... por evropi i zhvilluar dhe i kulturuar e ka formuluar ate te famshen "Bej si te them une dhe mos bej si bej une".
    "They will not control us, We will be victorious"

  8. #148
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,341
    Postimet nė Bllog
    22
    “Dosjet”, PD paralajmėron referendum

    Pas rrėzimit tė ligjit, selia blu sulmon Kushtetuesen: Janė tė implikuar nė krimet e komunizmit

    Partia Demokratike e konsideroi dje njė akt tė rėndė nė mbėshtetje tė krimeve kundėr komunizmit, vendimin e Gjykatės Kushtetuese pėr tė konsideruar si jo nė pėrputhje me Kushtetutėn ligjin e lustracionit. Ishte deputetja e PD-sė, Mesila Doda, e cila bėri tė ditur nėpėrmjet njė konference pėr shtyp, qėndrimin e grupit parlamentar tė PD-sė nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe theksoi rrugėt qė u mbeteshin demokratėve pėr tė vėnė nė jetė edhe projektin e tyre pėr tė dėnuar krimet e komunizmit. Sipas Dodės, gjyqtarėt e Kushtetueses kanė marrė njė vendim tė gabuar, falė presionit politik qė ėshtė ushtuar ndaj tyre. “Gjykata Kushtetuese ka rrėzuar ligjin pėr pastėrtinė e figurave tė shtetit shqiptar, kjo edhe falė presionit politik tė opozitės dhe personalisht tė Edi Ramės ndaj kėsaj trupe gjykuese”, theksoi deputetja e PD-sė nė emėr tė grupit parlamentar. Pėrveē faktit se ajo e konsideroi kėtė vendimin si nė kundėrshtim me tė drejtėn, Doda akuzoi trupėn gjyqėsore tė Kushtetueses si tė implikuar drejtpėrdrejt nė krimet e komunizmit dhe pėr pasojė nė konflikt interesi me ligjin tė cilin e rrėzuan. “Gjykatėsit qė votuan pėr abrogimin e ligjit janė po ata qė kanė marrė vendime pėr vrasje njerėzish tė pafajshėm deri nė vitin ‘89, janė po ata mbi tė cilėt rėndojnė krimet mė tė rėnda kundėr njerėzimit”, deklaroi Doda. Por sipas saj, mazhoranca nuk do tė dorėzohet pas kėtij vendimi dhe do tė vendosė sė shpejti pėr rrugėn qė do tė ndjekė pėr sa i pėrket pėr tė gjetur mundėsinė pėr tė zėvendėsuar kėtė ligj.

    Sipas Dodės, njė opsion ėshtė paraqitja e njė ligji tė ri nė Parlament, pėr pastėrtinė e figurave tė shtetit shqiptar. Po kėshtu, ajo theksoi se njė tjetėr alternativė ėshtė dėrgimi i kėtij ligji nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. Deputetja Doda mendon se mazhoranca do tė shikojė edhe mundėsinė e njė referendumi pėr tė pyetur vetė qytetarėt shqiptarė nėse do tė donin funksionimin e njė ligji tė tillė apo jo. “Ju bėj me dije gjithashtu se sė bashku me kolegė tė tjerė nuk do tė ngurrojmė qė tė ndėrmarrim nismėn e njė referendumi popullor pėr kėtė ēėshtje madhore, nė mėnyrė qė xhelatėt tė mos qėndrojnė mė nė pushtet dhe qė Shqipėria tė ndahet njėherė e pėrgjithmonė nga e kaluara e saj komuniste”, deklaroi Doda nė fjalėn e saj.

    Nuk dihet ende se cila do tė jetė zgjedhja qė do tė vendosin demokratėt pėr tė vendosur nė fuqi, ligjin pėr lustracionin, por referendumi pėr shkak tė kostove dhe organizimit mund tė jetė opsioni i fundit qė do tė zgjidhet nga ata. Gjykata Kushtetuese pranoi muaj mė parė edhe kėrkesėn e opozitės pėr tė gjykuar mbi kushtetutshmėrinė e ligjit tė dosjeve, duke qenė se sipas tyre, ai binte nė kundėrshtim me tė drejtat dhe liritė e njeriut. Dy ditė mė parė gjyqtarėt e Kushtetueses morėn vendimin pėr ta rrėzuar kėtė ligj me njė shumicė absolute votash.

    Shqip

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Si perhere bla bla bla demokratet per lustracionin
    Nuk e ben dot Berisha ate se e ha vete.
    Ai do ta beje lustracionin per te tjeret e te shpetoje te vetet.
    Nuk behet ligji ca per nenen ca per njerken si do Saliu.
    Ta beje ligjin tamam qe ti beje mire gjithe kombit athere po te bertase sa te doje qe te votohet ky ligj.
    Albania Uber Alles

  10. #150
    i/e regjistruar Maska e mesuesi_1
    Anėtarėsuar
    27-06-2009
    Vendndodhja
    ne shkolle
    Postime
    2,050
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Si perhere bla bla bla demokratet per lustracionin.
    po po .... bla bla ..... po tani me kete varrin masiv qe eshte zbuluar prane Dajtit si do ia bejme ....?! do ti hapim keto dosjet apo jo ...?! se ma merr mendja se zbulimi i ketij varri eshte vetem fillimi.

    jano! rri i qete se kete rradhe Bamiri do ta firmosi me te dyja duart ligjin. jam me se i bindur per kete.
    "They will not control us, We will be victorious"

Faqja 15 prej 16 FillimFillim ... 513141516 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Mazhoranca miraton nė kuvend ligjin pėr hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  4. Zvarritet nė parlament ligji pėr hapjen e dosjeve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 14:47
  5. Debat nė kuvend pėr mediat, opozita denoncon qeverinė Nano
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •