Ku po i qelin ? na e trego edhe ne te tjereve te veme ti shohim kush jane ata qe na kane persekutuar prinderit.
Ku po i qelin ? na e trego edhe ne te tjereve te veme ti shohim kush jane ata qe na kane persekutuar prinderit.
Nuk i hap xhaxhi dosjet se eshte dhe vet aty brenda prandaj mos u trembni.
Por e ka te prokuroret e Gerdecit te gjith ai se mos i nxjerin Shkelzenin, do ti heqi ata dhe te ve te tijet, sic beri me Lulin qe e nxori te pa fajshem, po kush e nxori, vet gjykatsia gruaja e te ndierit Azem Hajdari, po pse cprisni ju se do thoshte tjeter ajo.
Kushedi sa milion euro i dha Luli eee...!?
sa enveriste paska mor aman..
na duhen dhe nja 3 .. 3 korrika tju fshijme juve.. nga politika..e te ec ky vend atje ku duhet e si duhet..
lavdi 3 korrikasve..
Brari te admiroj per urrejtjen qe ke kunder Komunistave apo Socialistave.Po keshtu shume i papune dukesh qe ke kohe per tu shfryre kaq shume ne forum.![]()
Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.
Metropol
“Pas 18 vjetėsh Shqipėria nėn drejtimin e njė komunisti”
12/02/2009 Rama nė Shkodėr me vullnetarėt, akuza Kryeministrit
Kryetari i PS Edi Rama zhvilloi njė tjetėr takim me rrjetin e vulnetarėve, kėsaj radhe nė qytetin e Shkodrės. Gjatė fjalės sė tij nė kėtė takim kreu socialist nuk ka kursyer kritikat ndaj Kryeministrit Berisha dhe qeverisė sė drejtuar prej tij. Sipas Ramės, ka 18 vjet qė politikanėt e vjetėr e tregojnė varfėrinė si shėnjestrėn e luftės sė tyre, por sot tė gjithė shqiptarėt pa pėrjashtim moshe ndihen mė shumė tė varfėr. “Sot Shqipėria ėshtė mė e varfėr se 4 vjet mė parė, pasi prej 4 vjetėsh qeveria e Berishės nuk mbajti asnjė premtim”, - u shpreh Rama.
Duke shtuar dozėn e kritikave, kryetari i PS-sė vuri nė dukje se “askush s’mund ta parafytyronte nė ditėt e paharrueshme tė pėrmbysjes sė komunizmit se 18 vjet mė pas shumica e papushtetshme, qė ndryshoi rrjedhėn e historisė duke dalė nė rrugė pėr tė kėrkuar Shqipėrinė si gjithė Europa, do tė ishte ende nė kėrkim tė rrugės pėr tė mbėrritur nė Europė. Askush nuk mund ta imagjionte qė edhe pas 18 vjetėsh Shqipėria do tė ishte nėn drejtimin e njė komunisti”. Sipas tij, asnjėherė korrupsioni dhe kryeministri i kėtij vendi nuk kanė qenė mė tė lidhur me njėri-tjetrin sesa sot.
Por vizita e kryesocialistit Edi Rama nė ambientet e ish-burgut tė degės sė brendshme tė Shkodrės dhe fjala e tij para vullnetarėve tė PS-sė ka sjellė jo vetėm reagimin e shoqatės sė tė pėrndjekurve politikė, por edhe atė tė kryetarit tė degės sė PD-sė pėr Shkodrėn, deputetit Astrit Bushati. Gjatė njė deklarate pėr shtyp Bushati e vlerėsoi fjalimin e Ramės tė ngjashėm me atė tė Enver Hoxhės qė i bėnte elozhe socializmit dhe shante kapitalizmin duke i qarė hallin proletariatit nė Francė.
hej po kur te hapen dosjet do shikojn Salin duke laret kembet e Enverit apo jo...me sa di un ai ka qen doktorri i Enverit ..
Ne fakt eshte e cuditshme nderhyrja e BE per mos hapjen e dosjeve per arsye teknike. Ku cenohet kushtetuta per hapjen e dosjeve dhe cfare e pengon nje ndryshim ne kushtetute per kete hap kaq te vonuar.
Po sjell nje artikull nga gazeta Shqip.
"Dosjet", Shqipėria drejt diktaturės
Ambasadori britanik, leksione Berishės nga Shkodra. Wilson: Ligji bie ndesh me Kushtetutėn. Nėse zbatohet, kjo nuk ėshtė aspak njė shenjė e mirė
Ardi Hoti, Dardan Malaj
"Ligji i lustracionit bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Nėse nė njė vend kemi zbatim tė ligjeve qė bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn nga qeveria e kėtij vendi, atėherė vendi parimisht shkon drejt diktaturės". Kėtė deklaratė e bėri dje nė Shkodėr ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Tiranė, Fraser Willson. Diplomati britanik ishte dje nė Universitetin "Luigj Gurakuqi" tė Shkodrės, sė bashku me shefin e politikave ekonomike tė Delegacionit Evropian nė Tiranė, Thomas von Handel, nė njė takim tė organizuar nga Lėvizja Evropiane e Shqipėrisė (EMA). Ambasadori Willson mbajti njė leksion me temėn "Shteti i sė drejtės dhe integrimi evropian i Shqipėrisė", ku njė vend tė veēantė zinte edhe ligji i shumėpėrfolur pėr pastėrtinė e figurės sė zyrtarit, apo siē njihet ndryshe, "ligji i lustracionit". Nė fjalėn e tij, diplomati britanik komentoi me nota negative mėnyrėn e ligjbėrjes pa njė konsultim paraprak, duke marrė si shembull tipik ligjin pėr ndalimin e duhanit nė ambiente publike, ndėrkohė qė nuk kurseu kritikat pėr procesin e pėrgatitjes sė zgjedhjeve, luftėn kundėr korrupsionit dhe luftėn kundėr krimit tė organizuar.
Gjithsesi, diskutimi mbi tė gjitha temat e tjera nuk e kishte rėndėsinė e komenteve mbi ligjin e lustracionit, pėr mė tepėr qė kėto komente bėheshin nė Shkodėr, njė ndėr qytetet mė antikomuniste tė Shqipėrisė, ku ky ligj dhe ēdo formė e dėnimit tė krimeve tė komunizmit mbėshteten me fanatizėm.
Megjithėse leksioni i ambasadorit Willson u pėrmbahej "kornizave" diplomatike edhe pėr sa i pėrket qėndrimit ndaj ligjit tė dosjeve, kritikat e tij tė matura ndeshėn nė reagime nga auditori qė pėrbėhej prej pedagogėve dhe studentėve tė Universitetit tė Shkodrės. Nė lidhje me kėtė ligj tė shumėkontestuar, ambasadori tha fillimisht se "shumė - duke pėrfshirė edhe Bashkimin Evropian - kanė shprehur shqetėsime pėr kushtetutshmėrinė e ligjit dhe ligji ėshtė apeluar nė Gjykatėn Kushtetuese. Fatkeqėsisht, deri tani qeveria nuk duket tė ketė pasur nė vėmendje shqetėsimet e BE-sė dhe tė tjerėve, vendas dhe ndėrkombėtarė, pėr ligjin pėr pastėrtinė e figurave. Pasojat e kėsaj ēėshtjeje pėr integrimin e mėtejshėm tė Shqipėrisė nė BE janė shqetėsuese kur qeveria ka shpallur synimin e saj pėr tė aplikuar pėr statusin e vendit kandidat. Mbetet pėr t‘u parė nėse zbatimi i ligjit do tė pezullohet, deri sa Gjykata Kushtetuese tė shprehet pėr ligjin". Kjo deklaratė u pasua nga njė sėrė pyetjesh e komentesh prej auditorit:
Pyetje: Jeni nė Shkodėr, nė qytetin kur nė vitin 1946 kishte 16 burgje, pėr mė pak se 50 mijė banorė. Gjatė 50 viteve, persekutimi ishte jashtėzakonisht i madh. Pėr njė moment mendoni se ju jeni pjesė e kėtij realiteti, mendoni sikur e keni pėrjetuar kėtė persekutim! Cili do tė ishte mendimi juaj pėr ligjin e pastrimit tė figurave?
Pėrgjigje: Nuk jam kundėr ligjit pėr pastrimin e figurave. Ai ėshtė zbatuar nė shumė vende dhe kemi qenė dakord me tė. Ne nuk jemi kundėr ligjit. Problemi qėndron nė faktin qė ky ligj bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn e kėtij vendi. Nėse nė njė vend kemi zbatim tė ligjeve qė bien nė kundėrshtim me Kushtetutėn nga qeveria e kėtij vendi, atėherė vendi parimisht shkon drejt diktaturės.
Pyetje: A mund tė na e bėni tė qartė se ku bie ndesh ky ligj me Kushtetutėn shqiptare?
Pėrgjigje: Ka shumė pika tė tilla, ku ligji bie nė kundėrshtim me Kushtetutėn. Duhet tė shikoni si ligjin, si Kushtetutėn dhe do tė gjeni kundėrshtitė. Unė nuk jam jurist i sė drejtės kushtetuese dhe megjithatė kam arritur qė ta shoh qartė kėtė problem. Sigurisht qė specialistėt gjejnė edhe mė shumė.
Pyetje: A mund tė lihet pa u zbatuar njė ligj, nėse nuk pėrputhet me Kushtetutėn, kur dihet shumė mirė se kushtetutat mund tė ndryshojnė?
Pėrgjigje: Nuk po shprehem as pėr ligjin, as pėr Kushtetutėn. E rėndėsishme ėshtė tė zbatohet ligji i sė drejtės, tė sundojė ai. Mund tė them se njėra prej tyre nuk shkon. Atėherė ndryshojini! Nėse njėra prej tyre ėshtė gabim, atėherė rregullojeni! E pranoj idenė e ndryshimit tė Kushtetutės. Ēdo popull ka tė drejtė ta bėjė kėtė ndryshim, nėse situata politike ndryshon. Por, aktualisht, kemi njė Kushtetutė qė ėshtė pranuar nga tė gjitha palėt, ndaj duhet tė respektohet, ne presim qė tė respektohet. Njė nga kėrkesat bazė tė BE-sė pėr anėtarėsim ėshtė zbatimi i Kushtetutės. BE, nėse sheh qė nuk zbatohet ligji i sė drejtės, mund t‘ju thotė: Nuk jeni vend demokratik, nuk do tė hyni nė BE. Por ne nuk po e bėjmė kėtė. Ne po ju bėjmė tė ditur atė ēfarė kėrkojmė. Ne jemi miq tė Shqipėrisė dhe si tė tillė po jua bėjmė tė qartė. Kjo ėshtė e drejta jonė dhe detyra jonė.
Pyetje: Nėse nisemi me idenė se Kushtetuta nuk duhet tė ndryshojė, atėherė Shqipėria duhet tė ishte ende nė diktaturė, pasi me Kushtetutėn e vitit 1974 ishim pėrcaktuar si vend monist. Sot nuk do tė kishim pluralizėm, por do tė ishim akoma nė socializėm dhe do tė kishim njė monizėm, pasi ligjet e pas vitit 1990 dhe iniciativat kushtetuese i binin ndesh Kushtetutės nė fuqi, asaj tė vitit 1974. A duhet qė njė popull t‘i nėnshtrohet Kushtetutės? (Gaspėr Kokaj, pedagog i sė drejtės kushtetuese)
Pėrgjigje: Nuk do ta diskutoj Kushtetutėn me njė ekspert tė Kushtetutės. Nuk jam kundėr lustracionit. Unė them se, nėse ligji i lustracionit ėshtė nė tė mirė tė popullit, atėherė ai duhet tė zbatohet. E nėse ėshtė e nevojshme, tė bėhen ndryshimet edhe nė atė ligj qė e pengon kėtė. Nėse ky ligj duhet tė bėhet, atėherė le tė zbatohet pėrgjithmonė nėse ėshtė nė tė mirėn e tė gjithėve. Ligji qė ėshtė nė tė mirė tė njė vendi nuk ka pse tė rrezikohet nga njė tjetėr ligj.
Pyetje: Ju mendoni se duhet ta japė Gjykata Kushtetuese vendimin e saj, por Kushtetuta nuk thotė qė nė gjykata tė ketė njerėz tė inkriminuar, njerėz qė kanė bėrė krime. Ēfarė mund tė thoni pėr kėtė?
Pėrgjigje: Nėse keni ndonjė pastrim figurash duhet tė bėhet. E di se janė kryer gjėra tė tmerrshme. Jam dakord qė duhet tė zbatohet ligji i sė drejtės.
Pyetje: A ju duket i vonuar si ligj?
Pėrgjigje: Shumė nga vendet qė e kanė aplikuar kėtė e kanė zbatuar shpejt. Te ju kanė kaluar 17 vjet dhe 17 vjet janė shumė.
Presidenca e BE
Ambasadorja e Ēekisė: Ligji
bie ndesh me Kushtetutėn
Ligji i lustracionit ka marrė njė tjetėr goditje dje nga ambasadorja e Ēekisė nė Tiranė. Paqartėsitė kushtetuese janė konsideruar nga vendi qė mban presidencėn e radhės sė Bashkimit Evropian si pika mė e kontestueshme e kėtij ligji. Nė vlerėsimin e kreut tė diplomacisė ēeke nė Tiranė, Marketa Fialkova, Ēekia do tė mirėpresė ndryshimet nė ligjin pėr pastrimin e figurave politike. Sipas saj, ligji ka nevojė pėr ndryshime, pasi nė tė ka paqartėsi tė theksuara kushtetuese. Ambasadorja, nė prononcimin e saj pėr mediat, mbrojti gjithsesi nevojėn e hartimit tė njė ligji tė tillė pėr hapjen e dosjeve, pasi Shqipėrisė, tha ajo, si njė nga vendet ish-komuniste, i nevojitet njė i tillė. Fialkova kėrkoi nga qeveria shqiptare qė tė marrė parasysh paqartėsitė kushtetuese tė ligjit dhe tė bėjė ndryshimet e nevojshme. Diplomatja ēeke insistoi se, pavarėsisht kundėrshtive qė ka shprehur Bashkimi Evropian pėr ligjin, kjo nuk do tė ndikojė nė integrimin e vendit nė BE. Vetėm pak kohė mė parė ishin diplomatėt ēekė ata qė kritikuan ashpėr nismėn e mazhorancės pėr ligjin e lustracionit. Pavarėsisht kėtyre sinjaleve, ekzekutivi ende nuk ka ndėrmarrė njė reagim, duke kthyer ligjin mbrapsht pėr ridiskutim.
Kėshilli i Evropės
"Rrezikohet njė pėrplasje
politike para zgjedhjeve"
Njė ditė pas vizitės sė tė dėrguarve tė saj nė Shqipėri ka reaguar edhe Asambleja e Kėshillit tė Evropės. Nė faqen zyrtare tė internetit thuhet se qeveria shqiptare nuk duhet ta nisė zbatimin e ligjit tė lustracionit pa u shprehur Gjykata Kushtetuese. Bashkėraportuesit e Komitetit tė Monitorimit tė Asamblesė Parlamentare tė Kėshillit tė Evropės pėr Shqipėrinė kanė bėrė tė qartė se ekziston mundėsia pėr njė pėrplasje tė madhe partiake-politike mbi ligjin e ri shqiptar tė lustracionit para zgjedhjeve tė qershorit dhe nxitėn tė gjitha palėt qė tė bėjnė ē‘ėshtė e mundur pėr ta shmangur kėtė. Jaako Laakso (Finlandė, UEL) dhe David Wilshire (Mbretėria e Bashkuar, EDG) kaluan dy ditė nė Tiranė duke diskutuar ligjin e ri dhe mėnyrėn sesi u morėn vendimet mbi delegacionin e Shqipėrisė nė APKE. Ata nxitėn Gjykatėn Kushtetuese dhe qeverinė qė tė dėrgojnė ligjin tashmė tė miratuar tė lustracionit nė Komisionin e Venecias tė Kėshillit tė Evropės pėr tė siguruar qė ai ėshtė plotėsisht nė pėrputhje me detyrimet e Shqipėrisė si shtet anėtar i Kėshillit tė Evropės. Sipas raportuesve, njė rrugė pėr tė shmangur krijimin e njė krize, mund tė ishte vonesa e implementimit tė ligjit tė lustracionit, derisa Gjykata Kushtetuese ta ketė shqyrtuar dhe Komisioni i Venecias ta ketė marrė nė konsideratė atė.
NUK ESHTE PRA LIGJI PER "HAPJEN E DOSJEVE", eshte nje ligj qe ka te beje me moslejimin e punesimit ne shtet a te zgjedhurit ne parlament te disa profile njerezish qe kane pase lidhje me Partine e Punes, hetuesine etj, ( pervec atyre qe kane qene sekretare partie, sidomos ata te spitalit). Kushtetuta nuk e lejon qe nje prokuror a gjykates te pushohet nga puna per keto arsye, ndaj ka edhe nje fare konflikti.
Po te jete puna per hapjen e dosjeve nuk ka nevoje fare as per ligje,as per debate, as per kushtetute etj etj. Duhet vetem vullnet, ti marresh e ti hedhesh ne internet s'i kane bere ne vendet e tjere, KU KOMUNISTET NUK JANE ME NE PUSHTET
Krijoni Kontakt