Por Kryeministri i lexon ndryshe kritikat. Akuzon edhe anėtarėt e Gjykatės Kushtetuese
Kėshilli i Evropės ka reaguar pėr tė dytėn herė, duke kundėrshtuar ligjin pėr "Dosjet", duke paralajmėruar qeverinė qė tė mos nisė "gjuetinė e shtrigave" ndaj politikanėve, gjyqtarėve dhe prokurorėve. Nga Strasburgu, Sekretari i Pėrgjithshėm i KE-sė, Terri Davids, ka hartuar njė deklaratė tė ashpėr, tė cilėn e ka shpėrndarė dje paradite. Nė tė, ai ka shprehur qėndrimin e qartė se ligji i "Dosjeve" nuk i pėrmbush parametrat e kėrkuara nga standardet evropiane. Nė kėtė deklaratė, kreu i Kėshillit tė Evropės thekson: "Pėr disa dekada, populli shqiptar vuajti nėn njė prej regjimeve komuniste mė tė ashpėr dhe mė mizorė nė Evropė, prandaj dhe unė e kuptoj pėrpjekjen pėr tė vendosur tė vėrtetėn dhe pėr tė dėnuar ata qė dhunuan tė drejtat e njeriut gjatė kėsaj periudhe. Por ēdo pėrpjekje e tillė duhet tė jetė nė pėrputhje me standardet e Kėshillit tė Evropės pėr demokraci, tė drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Kundrejt kėtij sfondi, shpreh shqetėsimin qė ligji i lustracionit, i miratuar nga Parlamenti shqiptar mė 22 dhjetor 2008, nuk i pėrmbush kėto kritere".
Terri Devis thekson mė tej nė deklaratėn e tij se qėndrimi i Kėshillit tė Evropės nuk ėshtė thjesht njė deklaratė emocionale, por njė analizė e thellė e bėrė nga ekspertėt e njohur evropianė. Duke detajuar defektet e ligjit, Sekretari i Pėrgjithshėm i Kėshillit tė Evropės thekson se "analiza e ligjit nga ekspertėt e Kėshillit tė Evropės ka evidentuar disa probleme nė lidhje me standardet e Kėshillit tė Evropės. Kėto pėrfshijnė:
shtrirjen tepėr tė gjerė tė ligjit, pėr sa i pėrket kategorive tė zyrtarėve qė mund tė preken dhe faktin qė ligji pėrfshin persona qe aktualisht janė nė detyrė; paanėsinė dhe proporcionalitetin e procedimeve tė lustracionit; rreptėsinė e sanksioneve tė parashikuara dhe faktin qė nuk ka njė limit kohor". Por kundėrshtimet e britanikut qė prej kohėsh drejton ekzekutivin e organizatės qė merret me mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut nuk mbarojnė me kaq. Duke vazhduar mė tej, Devis thekson se "gjithashtu vėrej disa mospėrputhje tė rėndėsishme nė lidhje me Rezolutėn mbi masat pėr heqjen e trashėgimisė sė ish-sistemeve komuniste totalitare, tė miratuar nga Asambleja Parlamentare e Kėshillit tė Evropės nė vitin 1996. Asambleja jonė ka bėrė tė qartė qė ēdo masė individuale lustracioni nuk duhet ti kalojė pesė vjet, qė procesi i lustracionit duhet tė pėrfundojė brenda datės 31 dhjetor 1999 dhe qė lustracioni nuk duhet tė aplikohet mbi kandidatėt nė zgjedhje. Asnjė prej kėtyre udhėzimeve nuk ėshtė marrė nė konsideratė nga ligji shqiptar i lustracionit. Kėshilli i Evropės ėshtė i gatshėm tu ofrojė autoriteteve shqiptare kėshillim dhe asistencė nė gjetjen e mėnyrave pėr tė arritur objektivin legjitim tė trajtimit tė sė kaluarės, nė pėrputhje tė plotė me standardet e Kėshillit tė Evropės".
Berisha kundėr KE: Ligji i lustracionit me afat 5-vjeēar
Ligji i lustracionit vendos nė vėshtirėsi marrėdhėniet e qeverisė me Kėshillin e Evropės. Kryeministri Berisha ka hedhur poshtė deklaratėn e sekretarit tė Pėrgjithshėm tė KE-sė, Terry Davis, duke thėnė se ligji ka afat 5-vjeēar, ndryshe ēka pretendohet nga Kėshilli i Evropės se ai nuk ka afat. Kryeministri, megjithėse ka treguar se ka respekt pėr institucionin e KE-sė shprehet se "nėse lexoni deklaratėn e zotit Davis, nė tė thuhet se ligji nuk pėrcakton njė afat, por ju si shqiptarė e dini se ky ligj ka njė afat dhe ky afat ėshtė 5-vjeēar. Unė mund tė pranoj se ka njė kufizim tė tė drejtave, por nuk mund ta pranoj se nuk ka afat".
Kreu i qeverisė theksoi se ashtu si Rumania, Ēekia apo vendet balltike, edhe Shqipėria ka tė drejtė tė ketė njė ligj lustracioni. "Nuk ka ligj lustracioni pa kritika", theksoi Berisha. Pyetjes pėr ligjin e lustracionit, Kryeministri i ėshtė pėrgjigjur po me pyetje duke u shprehur se "Po ctė drejtė paska mė shumė Rumania qė nė vitin 2007 i dha institutit tė studimeve tė krimit tė komunizmit atributet e njė seksioni tė tij dhe tė prokurorisė. Ētė drejtė paska parlamenti ēek qė zgjati efektin e kėtij ligji? Ētė drejtė paskan parlamentet e vendeve balltike?". Shefi i qeverisė ka pohuar se gjyqtarėt, tė cilėt kanė punuar pėrpara viteve 1990 nuk do tė mund tė marrin nė shqyrtim kėtė ligj, nė rast se kjo gjė do tė kėrkohet nga eksponentė tė ndryshėm. Dorėheqjen e prokurorit Zamir Shtylla, kreu i qeverisė e cilėsoi si akt individual qė merret mbi bazėn e logjikės sė atij qė do tė pėrballet. "Ligji shqiptar ėshtė njė ligj qė nuk bėn persekutime. Ligji parashikon se ata qė japin dorėheqjen dhe mė pas me dosjen e tyre nuk merret njeri. E gjykoj kėtė pozitive", theksoi Berisha. Por zgjedhjet parlamentare pėrbėjnė njė tjetėr pikė ku partitė priten tė fokusohen pėr zgjedhjet e kandidaturave. "Kur tė vijnė zgjedhjet, ata qė kanė probleme nuk do tė kandidojnė, vetvetishėm nuk besoj tė kandidojnė, kėshtu qė procesi kalon nė mėnyrė shumė tė civilizuar", thekoi Kryeministri.
Burimi
Krijoni Kontakt