Close
Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 160
  1. #81
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    ni tjeter "fitorje" per te prodhuar artificialisht sherr per nje problem tejet te vonuar qellimisht prej punistit salik, terheq vemendjen nga pislleqet dhe pa-aftesite drejtuese te qeverise, me ne krye salikun ...
    _________

    Agjencia e Lajmeve SOT

    Ligji “ fitore” qė po e humb sėrish Shqipėrinė, nga bota demokratike.
    Nga Besi Bekteshi

    Nuk ishte e dyshueshme qė ditėn e nesėrme tė miratimit tė ligjit, do tė reagonin ashpėr dhe me shqetėsim, pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, qė nė fakt kanė 18-tė vite qė ndjekin veprimtaritė politike dhe demokratike nė Shqipėri. Ato paralajmėruan qė Berisha dhe maxhoranca qė udhėhiqet nga ai, tė mos nguten, tė konsultohen, tė pyesin dhe tė prodhojnė ligj qė ka standarde demokratike. Ka ndodhur edhe dikur. Por tashmė jemi nė kohė tė ndryshme dhe nė distancė prej 12-tė vitesh nga paralajmėrimet e asaj kohe, dhe ndryshon vetėm ēėshtja kurse deliri qeverisės dhe largimi nga bota ėshtė po i njėjtė. Berisha nė inspektimin e rrugės sė kombit e ka quajtur “fitore historike” ligjin qė me 74 vota tė njė shumice e cila ka frikė tashmė se nuk del me si e tillė edhe si bashkėsi dhe sidomos si individė, e ka katranosur akoma mė shumė problemin me ndėrkombėtarėt. Ky ėshtė edhe njė mėsim shumė i madh pėr to. Njė popull i stėrlodhur nga tė tillė megalomanė bolshevikė qė kalojnė edhe nė histeri primitive e cila shquhet qartė sidomos kur e kanė mė shumė gabim, nuk reagon nga qė ka shikuar se nuk ėshtė e thjeshtė tė ndryshojė koncepti ideologjik dhe moral i atyre militantėve tė indoktrinuar nė stalinizėm, por qė fatkeqėsisht ju ėshtė dhėnė e drejta tė luajnė rolin e “antikomunistėve dhe tė demokratėve tė thekur”.Ambasada e SHBA-sė shprehet se ėshtė shumė e shqetėsuar nga miratimi i ligjit. Por ajo vėrteton se dhe tė tjerė partnerė janė me tė njėjtin qėndrim. Ligji thonė ato, ngre pikėpyetje serioze ligjore, qeverisėse dhe kushtetuese nė partnerėt ndėrkombėtarė dhe pėrfshirė SHBA-nė.

    Nė fakt ėshtė deklarata e tretė e dalė nga institucioni qė pėrfaqėson jo thjeshtė qeverinė e SHBA-sė, por demokracinė amerikane. Zėdhėnėsi Biks Aliu ka deklaruar nė mėnyrė tė qartė se: Ligji ngre pikėpyetje tė parimit e ndarjes sė pushteteve, pėr pavarėsinė e gjyqėsorit dhe po ashtu pėr tė drejtat personave tė akuzuar. Ai vazhdon tė pėrmend edhe OSBE-nė dhe Britaninė e Madhe qė janė nė njė linjė por...

    Nė fakt ėshtė Terry Devis Sekretari i Pėrgjithshėm i KE-sė qė menjėherė ka deklaruar: Ligji i ri i dosjeve ėshtė kaluar nė parlamentin shqiptar me nxitim. Vetėm faktori kohė (dy dekada) krijon terren pėr tu shqetėsuar se ligji do tė shkaktojė mė shumė padrejtėsi, se sa do tė korrigjojė padrejtėsitė e bėra atė kohė. Faktori ndėrkombėtar dhe sidomos SHBA-ja, Britania dhe OSBE dhe KE, janė nė unison se “Berisha me tė tijėt” kėsaj radhe e kanė shkelur.

    Por nga Kalimashi, vjen thirrja e Berishės se ligji “ėshtė njė fitore historike”!!?
    Duket sikur amerikanėt dhe europianėt “gati nuk kuptojnė” krimet qė kanė bėrė sigurimi dhe sekretarėt e partisė, apo edhe xhelatėt e tjerė nė Shqipėri!! “Gati gati nuk kuptojnė” se ēdo tė thotė diktaturė. E pėr kėtė, kanė nevojė qė t’ju a tregojmė ne...nė fakt qeverisja e Berishės, se si korrigjohet gjėma e madhe qė komunistėt nė radhėt e tė cilėve janė edhe “partizanėt” e ligjit ( ato lart) mund tė korrigjohet??! Tani e ka radhėn raporti qė do tė kemi me ato qė jo vetėm dinė mirė krimet e komunizmit, por edhe dinė mė saktė se si vazhdojnė po komunistėt tė bėjnė ligje pėr “pastrimin” e figurės apo mė mirė tė themi “Lustracionit” qė tė gjitha vendet e Europės Lindore e kanė bėrė pėrpara 20-tė viteve dhe ne e bėjmė tani, mbasi i kemi mbajtur ato spiunė dhe kriminelė shpesh herė mbi shpinė, edhe nė demokraci. Ky raport qė prishet gjithmonė nga i njėjti pushtet, po tolerohet shumė gjatė nga pikėrisht ndėrkombėtarėt, qė tregohen klementė me elementė tė theksuar tė anti-demokracisė.

    Kush e ka ndjekur qartė veprimtarinė politike tė kėtij kallėpi, me origjinė komunistoide e kupton se janė po tė njėjtit individė qė marrin rrėshqanė edhe turmėn nė drejtim tė kundėrt, me botėn e demokratizuar, dhe sidomos tė shteteve qė vėrtetėsisht e kanė me sinqeritet me ne. Sot ka pasur edhe mendime qė jemi “sovranė” dhe se ligjet i bėjmė vetė. Po, ne jemi “sovranė”, por jemi sovranė pėr ti ngrėnė kokėn njėri tjetrit si nė diktaturė dhe kemi dėshirė qė kėtė punė ta bėjmė edhe nė demokraci. Asgjė nuk ka qė edhe me vonesė, tė bėjmė njė ligj tė tillė, por nuk mund tė bėhet asnjėherė jashtė atyre qė sistemin demokratik e kanė shpikur dhe qė me njeriun nuk sillen si dikur “komunistėt me popullin e tyre” dhe me njeriun vetė. Janė po kėto qė nė fillimet e tyre nxirrnin monstruozitete tė tilla si “bashkėvuajtės dhe bashkėfajtorė” kur ishte rasti qė fajtorėt tė nxirreshin pėrpara drejtėsisė dhe tė mos kapardiseshin edhe pėr njė kohė tė gjatė nė zyra. Ėshtė po i njėjti delir pushteti qė kur i erren sytė nga “fitorjeeet”, nuk pyet edhe pėr ato qė nė fakt e mbajnė kėtė vend me aspirina demokracie, sepse as qė bėhet fjalė se mund ta quash demokraci kėtė qė kemi. Mė turp ėshtė akoma kundrejt asaj shtrese tė persekutuar me origjinė jo kumuniste dhe komuniste, qė ka pėrjetuar ferrin e njė ideologjie qė dhe sot nuk ka mbaruar, dhe shohin se edhe kur duhet njė ligj sa do ti vogėl drejtėsie, ky ligj bėhet pėr arsye tė tjera jashtė asaj madhores qė ėshtė “Lustracioni”. Jo mė tepėr, tė pretendosh tė qėndrojnė tė qetė dhe tė sigurtė, se mė nė fund, janė pjesė botės demokratike.

    Ndėrkohė qė ajo bėn thirrje pėr kontroll, arsyetim dhe kushtetutshmėri. Bėn thirrje tė veprohet si nė demokraci, dhe jo si nė atė kohė kur njeriu ishte njė hiē, dhe shteti nė dorė tė diktatorėve.

    Tani duhet tė mbajmė mbi shpinė edhe shqetėsimin e tė huajve dhe devijimin ligjor tonin qė ėshtė njė kapak “floriri” pėr vdekjen klinike tė demokracisė. Megjithatė, ky ėshtė me sa duket mėsimi i radhės pėr shqiptarėt dhe do zoti edhe i fundit pėr ndėrkombėtarėt, qė nuk kanė pse merren me shoqėrinė shqiptare kaq shumė. Nė fakt shqiptarėt kanė njė dallim tė madh me njė pjesė tė politikės, sepse me Amerikėn dhe Europėn kanė lidhje tė sinqerta dhe tė forta, por politikanė dhe “sqimatarė” tė pushtetit, kėtė lidhje e kanė krejtėsisht tė pa sinqertė dhe pėrfituese.

    Me tė tillė individė duhet bėrė edhe dallimi dhe po ashtu edhe “Lustracioni”, sepse edhe ky ėshtė tepėr i vonuar.

  2. #82
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Nuk me intereson a kapet rama a dreqi, mua personalisht me intereson se kush ishin ata qe burgosen familjare te mi dhe na diskriminuan me dekada, kjo me intereson. Dhe kjo duhet t'u interesoje te gjithe shqiptareve. Nuk jeni kurioze te dini se ndoshta nje shef i jot apo nje firme ku t'i blen mallra kane qene ata qe te kane rrasur ne burg pa te drejte/?

  3. #83
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83 Lexo Postimin

    Nuk me intereson a kapet rama a dreqi, mua personalisht me intereson se kush ishin ata qe burgosen familjare te mi dhe na diskriminuan me dekada, kjo me intereson. Dhe kjo duhet t'u interesoje te gjithe shqiptareve. Nuk jeni kurioze te dini se ndoshta nje shef i jot apo nje firme ku t'i blen mallra kane qene ata qe te kane rrasur ne burg pa te drejte?
    te intereson ty, por nuk u intereson "atyre" ...

    dhe "ata" kane angazhuar garden e tyre post-komuniste roze e blu, plus te inkriminuarit, per tu "kujdesur" qe te mos e marresh vesh as ti e as publiku i gjere, me qellim qe "ata" si dikur, te shijne lemen edhe tani, edhe ne t'ardhmen ...

    skenar i pergatitur mire, ka gjetur zbatues haxhiqamilist si saliko, ashtu edhe elegante si tosi, edi etj ...

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e koli20
    Anėtarėsuar
    20-12-2008
    Vendndodhja
    kalimtar
    Postime
    20
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Ore koli20, ato ndryshime eshte shume mire qe jane bere. Po pse mor si thua ti, te te beje presion Nard Ndoka e Vangjel Dulja se ne te shembim qeverine? Kjo eshte e papranueshme dhe eshte bere shume mire ai ndryshim. Apo sa here tu ngrihet morrave te parlamentit te shembin qeverite e te fusin vendin ne kriza institucionale sipas teje. Ore demokracia nuk do te thote te kesh liri te shfrenuara, por liri te kontrolluara, mesoje mire kete, se ju punistet e enveristet i merni te gjitha ēeshtjet ne ekstremitete. Thellou pak me shume ne koncepte dhe mendoji pak me mire gjerat para se ti thuash. E per shkak te atyre neneve idiote qe jane ne ate kushtetute, na ngrihet dhe nje Vasilis Bollanis e na kerkon autonomine e te ashtuquajturit sipas tij "Vorio Epiri"

    Sa per ligjin, te denigrohen e te perbalten totalisht ato qe kane duart e lyera me gjakun e te pafajshemve, eshte e papranueshme qe ne kuvend kemi nje deputete e cila ka firmosur pushkatimin e 3 poeteve nga lushnja, e gjithashtu pasurine e zyrtareve ta kontrolloje nje bushter qe pushkatoi Havzi Nelen me akuza te pabaza e te paqena.

    Nuk eshte kjo zgjidhja, nqs i analizon nenet e ndryshuar ato kane nje nonsens juridik. parlamenti yne ka figura te tilla si ndoka, paturri qe rreh arbitrin dhe i kerkon presidentit (qe nuk ka lidhje fare) te bej nje ligj te ri per sportin apo t.ndoshi qw nuk ka diplome jo per faktin se ka difekt kushtetuta po per arsyen se politika ketu te ne eshte kthyer ne biznes. Dhe do te jete brezi i ri ai qe do ta ktheje politiken ne POLITIKE, jo sala me shoke per te cilet ti ben tifozllik, se te gjithe ata jane brujnjtur me frymen komuniste dhe ne komunizem nuk behet politike. un nuk jam komunist por shoh se kjo klase politike nuk vjen ndryshimi.

    dhe perseri nuk e ka fajin kushtetuta qe ekziston omonia e vasil bollano me shoke, po ne shqiptaret qe nuk jemi aspak patriote, se po te kalosh ne gjirokaste e sarande degjon me shume te flitet greqisht se sa shqip a nuk eshte e vertete kjo. dhe mos e perdor fare termin"Vorio Epiri" se ai nuk ekziston

    sa per ligjin e dosjeve ai u miratua, koha do te tregoje do nxjerri gje ne drite apo jo. shpresoj te jete sic thua ti edhe pse nuk e besoj.

  5. #85
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Te gjithe juve qe jeni kundra ketij ligji, lexoni me vemendje kete "Leter te Hapur" te derguar nga nje ish i burgosur politik, qe ka provuar te gjitha torturat ēnjerzore ne kurriz te tij dhe familjes se tij, drejtuar ambasadorit Amerikan Withers.
    Letra vijon si me poshte:

    Gėzim Peshkėpia

    I nderuar zoti Ambasador Withers, marr guximin t’Ju shkruaj si detyrim ndaj dhjetėra miqve tė mi qė nuk jetojnė mė, e qė jetėn, rininė, familjet e tyre i shuan nė burgjet e diktaturės komuniste, nė kėrkim tė lirisė dhe demokracisė, me adhurim pėr fjalėn dhe mendimin e lirė.
    Por mbi tė gjitha, Ju shkruaj nėn peshėn qė sjell borxhi qė kam ndaj fėmijėve tė mi dhe moshatarėve tė tyre, tė cilėt patėn fatin e lumtur tė jetojnė nė liri, por njėkohėsisht janė tė rrezikuar tė pėsojnė me naivitet diktaturėn nga mosdija e mosvlerėsimi i sė djeshmes.
    Nuk jam i sigurt nėse do tė jem nė lartėsinė e duhur pėr kėtė mision, por di t’Ju them me siguri, se nėse nė vendin tim do tė kishte qenė Patėr Meshkalla, Xhelal Koprencka, Genc Leka, Vilson Blloshmi, Havzi Nela, Pjetėr Arbnori, Osman Kazazi etj., do tė kishin arritur t’Ju heqin ēdo lloj dyshimi se e keqja ende vazhdon tė jetė gjallė e qė nuk do tė kishte krim mė tė madh se sa mohimi, tolerimi apo ca mė keq akoma, se sa iluzioni se nė bashkėpunim me tė do tė mund tė ndėrtohej njė demokraci.
    Tė them tė drejtėn, nuk u besova syve kur pashė nė media titrat qė lajmėronin se ambasada e SHBA nuk ėshtė dakord me ligjin e miratuar nga Kuvendi i Shqipėrisė pėr “Pastrimin e Figurave”.
    Sė pari, mendova se bėhej fjalė pėr njė lajthitje apo keqpėrdorim mediatik, siē ndodh rėndom nė Shqipėri, por ende nuk arrij tė besoj se pėrfaqėsuesin e vendit nė emėr tė tė cilit mbijetuam shpirtėrisht pėr mbi 45 vjet, me ėndrrėn pėr tė cilin ndėrtonim nė mendjet tona, nė qelitė e burgut Shqipėrinė e ndaluar, nuk e kemi nė krah, por pėrballė, si Zamir Shtyllėn, Kosta Gazelin, Nasho Gjinopullin, Fehmi Abdiun, Skėnder Brecėn, Aranit Ēelėn e shumė e shumė tė tjerė.
    Ajo qė Ju sot e quani “ngutje”, nė fakt ėshtė njė vonesė e pafalshme, jo ndaj meje dhe miqve tė mi, por ndaj brezave qė po pėrpiqen tė projektojnė jetėn e tyre nė njė Shqipėri demokratike e jo mė tė ndaluar.
    Kjo gjė nuk do tė mund tė ndodhte kurrė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, ku respekti pėr dinjitetin njerėzor, lirinė e mendimit dhe tė fjalės, janė mė shumė se njė nen nė Kushtetutė.
    Kriminelė tė tillė nuk do tė mund tė fshiheshin pas dokumentit mė tė shenjtė pėr ju dhe ēdo idhtar tė lirisė e demokracisė: “Kushtetutės”.
    Kam ėndėrruar dhe ėndėrroj njė Shqipėri, nė tė cilėn figura e prokurorit, gjyqtarit e ēdo punonjėsi tė drejtėsisė, kalon nė sita tejet tė imėta pėrpara se tė marrė detyrėn.
    Ėndėrroj njė Shqipėri ku si nė SHBA, organi mė i lartė legjislativ tė hetojė nė ēdo skutė, nė ēdo ditė tė jetės, nė ēdo thėnie e deklarim pėr cilėndo ēėshtje, tė atyre qė pretendojnė tė japin drejtėsi.
    Nė fakt jemi vonė dhe unė sigurisht nuk do tė mund tė arrij ditėn kur si nė SHBA, karriera e gjyqtarit, qoftė edhe perfekt nė detyrė, varet edhe nga njė deklarim pro apo kundėr abortit, qoftė ky i bėrė edhe nė kohėn kur ishte adoleshent.
    Por unė nuk mund tė mos tė shoh tė realizuar qė sot, qė tani, njė Prokurori tė ēliruar nga krimbat qė na torturuan, njė Gjyqėsor tė ēliruar nga krimbat qė na vranė, e qė njė pjesė tonėn e lanė edhe pa varr!
    Kėtė unė duhet ta kem sot, jo thjesht si njė satisfaksion moral pėr vuajtjet e kaluara, por si njė pasuri, si njė garanci qė ua le fėmijėve tė mi, qė gjaku i gjyshit tė tyre, burgu i babait, internimi i familjes sė tyre nuk shkuan kot, por shėrbeu qė ata kurrė mė tė mos jetojnė me frikėn, se krimbat si Zamir Shtylla, Fehmi Abdiu, Skėnder Breca do tė mund t’u tregojnė se si duhet tė mendojnė.
    Asnjė prej tyre nuk i ka duart e pastra pėr tė hapur librin e predikimeve, e aq mė tepėr pėr tė dhėnė pretencė “Nė Emėr tė Popullit”.
    Pretenca ime, nė emėr tė atyre qė vdiqėn pėr ajrin e pastėr tė lirisė, pėr pėrkėdheljen e demokracisė, pėr dinjitetin e mendimit e fjalės sė lirė, i akuzon.
    Varret e tyre pa emėr, eshtrat e tyre tė shqetėsuara kėrkojnė drejtėsi, jo shpagim.
    Pėr t’u shpjeguar tė vėrtetėn time miqve tė mi nė Gjermani, ku dhe jetoj prej shumė vitesh, rėndom pėrdor shembuj nga historia e tyre nėn diktaturėn hitleriane apo komuniste, si Gestapo, STASI, SS etj., por t’Ju them tė drejtėn, thellė brenda meje e di se pėr fat tė keq, krahasimi as me kėto struktura simbol tė anti-humanes nuk mund tė bėhet.
    Tė paktėn nė kėto struktura ka tek-tuk ka edhe raste tė shprehjes sė pendesės, si ai i nobelistit Gunter Grass, katarsisi i tė cilit shtoi njė dimension shumė mė aktual nė pendesėn kolektive tė gjermanėve. Tek ne, asnjė oficer i Sigurimit tė Shtetit, asnjė hetues, asnjė prokuror apo gjykatės nuk ka marrė mundimin tė kėrkojė falje. Pėrkundrazi, nė kėmbim kanė marrė dekorata mirėnjohjeje, pozicione kushtetuese e nderime tė tjera nga … shteti demokratik.
    I nderuar zoti Ambasador Withers,
    Tek Ju shkruaja kėto radhė, nė mendje mė rrinte porosia e mikut tim At Zef Pllumi: “Rrno pėr me tregue”.
    Me thjeshtėsi, pėrulėsi e pėrvuajtje franēeskane ai na e la kėtė si amanet, ne bashkėvuajtėsve tė tij; si dėshmi, fėmijėve tanė dhe brezave qė vijnė; si detyrim kujtdo qė nė kėtė vend pėrpiqet pėr demokraci e dinjitet njerėzor.
    Nėse ky ligj i miratuar mė parė nė vitin ’95 e i abroguar nė vitin ’97, nuk do tė ishte miratuar dje nga Kuvendi i Shqipėrisė, do tė mė vinte turp prej fėmijėve tė mi, qė edhe sot pas 18 vitesh, ky shtet ruan tė njėjtėn armiqėsi ndaj meje dhe kujtimit tė heronjve tė lirisė. Borxhi ndaj tyre nuk mund tė jetė thjesht financiar, pėr mė tepėr qė ky i fundit kushtėzohet nga mundėsitė e kufizuara tė shtetit shqiptar. Por ēfarė justifikimi mund tė gjendet pėr tė argumentuar kufizimet qė paska pėr tė pastruar sistemin e drejtėsisė nga krimbat e diktaturės?
    Antidoti i diktaturės, Kushtetuta e njė vendi demokratik nuk mund tė jetė kurrė pengesė!
    Nuk e di se sa ia arrita t’Ju pėrcjell, menēurinė e Patėr Meshkallės, mirėsinė e At Zefit, tolerancėn e Pjetėr Arbnorit e tė Osman Kazazit, shpirtin e lirė tė Genc Lekės e Vilson Blloshmit, trimėrinė dhe koshiencėn e Xhelal Koprenckės, por jam i bindur se kam folur me tė njėjtėn gjuhė, me tė cilėn ēdo ithtar i Abraham Lincoln, Thomas Jefferson etj., ēdo ithtar i lirisė do tė mė kuptonte fare mirė.
    Nė kėtė ditė vendimtare pėr demokracinė nė vendin tim ata do tė ishin pėrkrah meje nė kėtė betejė tė jetės time! Shpresoj qė edhe Ju gjithashtu!
    Me respekt,
    Gėzim Peshkėpia
    Ish i burgosur i ndėrgjegjes.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Hajde flasim pėr komunistėt
    Ligji ēek pėr Dosjet u ndalon gjithė ish-drejtuesve komunistė, nė poste tė larta, bartjen e posteve publike nė Ēekinė post-komuniste! Si do tė dukej Kosova me njė Ligj tė tillė?
    Nga Ilir Mirena mė 24.12.2008 21:09 CET

    Pas njė debati trevjeēar, tė hėnėn Kuvendi i Shqipėrisė miratoi tė ashtuquajturin Ligj tė Hapjes sė Dosjeve tė Spiunėve. Kėtė informacion e mora nė mbrėmje, nė lajmet e TV Klan. Ligji u kritikua nga shumėkush nė Shqipėri, se po pėrcillet me fjalė tė bukura, por me qėllim tė keq - eliminimin apo shantazhimin e kundėrshtarėve tė Berishės. Sido qė tė jetė, mirė qė ky ligj ėshtė miratuar. Mirė, ngase herdokur dikush do ta zbatojė atė pėr njė qėllim tė mirė. Me kėtė, Shqipėria pėrmbushi edhe njė detyrim si secili shtet euro-lindor qė ka ndaj Europės.

    Po tė njėjtėn mbrėmje, duke hallakatur nėpėr programe televizive, e zura fillimin e njė emisioni nė Radio Televizionin e Kosovės kushtuar ish-gazetarit, shkrimtarit dhe pėrfaqėsuesit tė ish-Jugosllavisė nė cilėsi tė Ambasadorit nė disa vende tė Amerikės Latine dhe Spanjė, Rexhai Surroit.

    I koincenduar me Ligjin e Dosjeve nė Shqipėri, dokumentari glorifikues pėr protagonistin e saj tė ndjerė, shkund njė periudhė kohore me tė cilėn kėndej as qė ka pasur kohė tė merret dikush, ndėrsa nė Shqipėri disi po i vnohet njė kapak.

    Pėr dallim prej vendeve tė tjera tė bllokut komunist, nė tė cilat pas kolapsit tė sistemit filloi edhe ballafaqimi mė tė kaluarėn e afėrt, nė Kosovė zėvendėsimi i komunizmit jugosllav me njė model tė fashizmit serb, nuk kishte lėnė kohė e as hapėsirė tė mendohet pėr disa nga pėrgjigjet nė shumė pyetje qė shtroheshin nė vendet e lindjes.

    A duhet hakmarrė ndaj ish-pushtetarėve, a duhet tė ketė secili qasje tė papenguar nė dosjet sekrete, a duhet pastruar tė gjitha postet publike nga nomenklatura e kaluar, apo tė pėrmbyllet nė heshtje njė periudhe gjysmė shekullore pa asnjė debat, janė dilemat qė nė Kosovė nuk janė shtruar kurrė. Pėr kėtė komunistėt dhe bashkėpunėtorėt e Shėrbimit Sekret Jugosllav nga ish-Krahina e Kosovės ishin mė me fat prej gjithė homologėve tė vendeve tjera ish-komuniste.

    Kurrė, askush nuk u mor me ta!

    Ėshtė e vėrtetė se procesi i lustracionit apo purifikimi i shoqėrisė pėrmes diskualifikimit masovik tė atyre qė ishin pėrfshirė nė abuzimin e shtetasve nė regjimet e mėparshme nė Kosovė ėshtė shumė mė kompleks se nė secilin vend postkomunist. Kompleks, ngase kėtu pėr dallim prej vendeve tė tjera komuniste, kemi dy kategori tė cilave ndonjėherė do tė duhej t’u zbardhej veprimtaria. Kemi shėrbyesit e komunizmit jugosllav dhe bashkėpunėtorėt e regjimit tė Millosheviqit.

    Sidoqoftė, ky kompleksitet nuk duhet tė jetė pengesė qė edhe ne tė kalojmė nėpėr ingranazhet e purifikimit.

    Duke sqaruar pėrvojėn gjermane tė lustracionit, ditė mė parė drejtoresha e Zyrės pėr Qasje nė Arkiva te Fshehta pranė kancelares gjermane, Angela Markel, tha se ‘qoftė i rrezikshėm apo jo, ky proces duhet tė kryhet, ashtu siē duhet tė kryhet njė operim shėndetėsor qė i imponohet njeriut’.

    Prandaj, as pėr ne nuk ėshtė vonė qė tė imponohet ky proces. Nėse nė Poloni, edhe pas 18 vjet tė pėrmbysjes sė komunizmit, kapitulli i dosjeve ėshtė aktual, duke prekur edhe nė dosjen e liderit legjendar anti-komunist Leh Valencės, pse nė Kosovė tė mos ketė hulumtim tė dosjeve – edhe pse ato ndodhen nė Serbi. Secili duhet tė ballafaqohet me rolin qė kishte gjatė kohės sė komunizmit, duke i shtuar kėsaj, nė Kosovė, edhe periudhėn e Millosheviqit.

    Kjo nuk duhet shikuar si njė proces as pėr penalizėm e as linēim tė askujt. Thjesht, ajo kastė njerėzish qė i kanė shėrbyer regjimeve tė mėparshme duhet tė largohet nga tė gjitha postet drejtuese. Justifikimet e llojit se ėshtė zbatuar vetėm ligji dhe Kushtetuta e asaj kohe, siē kishte bėrė njė prokuror nė njė debat televiziv, janė banale. Njėsoj mund tė arsyetohet edhe njė roje nė Auschwizt, edhe pse krahasimi ėshtė tejet brutal.

    Ne mund tė kopjojmė Ligjin e Shqipėrisė, i cila ėshtė kopjuar nga Ligji i Ēekisė pėr Dosjet e Spiunėve. Pas miratimit tė ligjit, Ēekia kishte krijuar listat me tė gjithė ata qė ishin involvuar nė punėt e ndyra tė regjimit komunist.

    Pėr kėtė, gjithė ish-drejtuesve komunistė nė poste tė larta nė Ēeki - shėrbime civile, gjyqėsi, shėrbimit sekret, posteve nė armatė, posteve menaxheriale nė kompanitė shtetėrore, bankės qendrore, hekurudhės, pozitat e larta akademike, dhe postet menaxheriale nė media elektronike - u ndalohet bartja e posteve publike nė Ēekinė post komuniste!

    Si do tė dukej Kosova me njė ligj tė tillė?

    Sigurisht qė mė njė ligj tė tillė nuk do tė ishte e mundur qė drejtues i Gjykatės Supreme tė ishte Rexhep Haxhimusa. As Kryeprokuror i vendit nuk do tė mund tė ishte Hilmi Zhitija. As Azem Vllasi nuk do tė kishte mundėsi qė sėrish tė jetė Kėshilltar i Kryeministrit tė vendit, siē kishte qenė nė Qeverinė e Bajram Kosumit (ky i fundit i burgosur kur Vllasi ishte nė maja tė pushtetit!). Me njė ligj tė tillė edhe Radio Televizioni i Kosovės nuk do tė kishte pėr drejtor Agim Zatriqin. Edhe nė Policinė e Kosovės shumėkush do tė mbetej jashtė saj, pėrfshirė edhe drejtorin e sapozgjedhur Sheremet Ahmetin. Kėta mund tė jenė vetėm disa prej shembujve qė mė shkojnė nėpėr mend, pa pėrmendur kėtu gjithė ata nėpunės tjerė tė shpėrndarė nėpėr institucione tė ndryshme. Kėrkoj ndjesė pėr tė gjithė ata qė nuk mund t’i pėrmend me emra!

    Njė ligj sipas modelit ēek, do tė ishte mburojė pėr qytetarin qė tė mos mbes pėrjetėsisht i manipuluar pėr figurat e historisė dhe politikės, qoftė pėr tė mirė ose pėr tė keq.

    Prandaj, nuk dua tė paragjykojė pėr cilėsitė njerėzore tė Rexhai Surroit, ngase nuk di pėr tė asgjė mė shumė se sa ajo qė ėshtė thėnė e shkruar publikisht. Por, fjalėt nė superlativ, deri nė krahasimin qė i bėri njė mocanik i tij, se vdekja aksidentale e Surroit ishte e nivelit tė vrasjes qė UDB’ja kishte organizuar kundėr Jusuf Gėrvallės, mė la njė shije tė hidhur tė pėrpjekjes sė retushimit tė historisė. Jo pėrpjekje pėr lustracion, por pėr lustėr tė historisė.

    A do tė ishte e mundur nė Ēeki njė dokumentar nė Televizionin Publik pėr njė ish-ambasador tė Republikės Komuniste tė Ēekosllovakisė? Rasti i muajve tė fundit me shkrimtarin Milan Kundera, e ilustron mė sė miri ndjeshmėrinė qė ka opinioni ēek ndaj tė kaluarės sė dhimbshme komuniste.

    Dekomunstizimi dhe deudbizimi patjetėr qė edhe tek ne njė ditė do tė aktualizohet. Jo me dėshirėn tonė, por do tė jemi tė detyruar, ngase ėshtė njėra nga pritjet e Kėshillit tė Evropės pėr vendet e reja qė duan tė anėtarėsohen nė BE.
    Edhe pse komunistėt nuk dorėzohen!
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #87
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Po ti kishte hap Berisha dosjet ne 92 nuk ka pas me ekzistue demokracia n,Shqipni as 24 ore

    Pushtet mbajtesit komunist e sigurimsat kishin me ba kasaphane per me u mbrojt e me rujt pozitat, cdo gja e mire do kohen e vendin e vet

    Tash pse kakarisin socialistopunistet e enverit , cka i djeg?

    A durohet ai RUCI cka i thone, qe ka qene minister i mrencem ne kohen e diktatures te ngrifet si gjeli n,plena e te jete deputet!!!!!!! shqipnia (administrata) duhet te pastrohet nga keta pisa

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga Duaje Siveten Lexo Postimin
    un e salikja nuk kemi qene kamunista ... jemi marr me marrjen e urines te hysniut, simon stefanit, enverit, mbase edhe ramizit ... per ta ēuar tek laboratori pol miliez, megjithe veprat e shokit enver ne valixhe ...

    ju gjithe te tjeret keni qene komunista, edhe burracake ...

    mos me nxeni se do ti emertoj kamunista edhe ata pertej oqeanit ...
    Prandaj do nxjerin ligjin,qe te gjejne komunistat,qe jane pertej OQEANIT.
    Prit sa te hapin dosjet,e pastaj ta shofesh ti:
    hysniu nexmia simoni ,sala,tosi,ETJ,do dalin socjalista,o socjalista te djadhte.
    E varet se cfar dosje do hapin,se ka dhe dosje,ku dalin vetem te djadhte.

  9. #89
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Topi: Pėr dosjet, do tė flas pėrmes dekretit

    Ende pa u miratuar ligji nė Kuvend, shumica qeverisėse ka bėrė gati formularėt qė do tė lėshojė Autoriteti i Kontrollit tė Figurave pėr subjektet qė do tė verifikohen

    Si politikan, Topi shprehet i hapur. Por, si President, ai do tė flasė pėrmes dekretit


    TIRANĖ- Presidenti i Republikės ka vendosur qė tė flasė pėrmes dekretit lidhur me draftin “Pėr pastėrtinė e figurės”. I pyetur pikėrisht pėr kėtė ēėshtje, kreu i shtetit i ka kujtuar medias qė tė kthehet nė kohė dhe tė shikoje qėndrimin e tij pėr dosjet. Me sa duket, Topi i referohej firmės qė ai ka hedhur pėr draftin e PD-sė nė vitin 2006, teksa edhe dje, ka sqaruar se si politikan, ai ėshtė i hapur pėr dosjet.

    “Unė nė natyrėn time, nuk bėj koment mbi komente, por duke qenė gjithmonė nė njė pozicion respekti ndaj medias dhe transparencės publike, do tė bėja thirrje qė t’i ktheheni arshivės. Secila nga mediat ka arkivėn e vet, dhe aty do tė gjeni tė gjitha deklaratat e mia, pėr sa i pėrket ēėshtjes sė dosjeve.

    Nė rast se do tė mė pyesnit si politikan, gjithmonė kam qenė i hapur pėr ta parė kėtė ēėshtje sa mė shpejt, nė mėnyrė sa mė profesionale, nė mėnyrė sa mė tė gjerė, sa mė komplekse, dhe natyrisht qė, ai qė kėrkon tė bėjė karrierė, natyrisht qė ka disa detyrime parėsore dhe kjo nė radhė tė parė ka tė bėjė me pastėrtinė morale”, - tha ai. Por, duke kujtuar se ai mban njė pozicion tjetėr tashmė, atė tė Presidentit, Topi ka deklaruar se do tė flasė nėpėrmjet dekretit, duke lėnė tė hapur tė gjitha mundėsitė, qoftė edhe tė kthimit mbrapsht tė ligjit.

    Ndryshimi i variantit Topi-Patozi

    Presidenti i Republikės rekomandoi dje qė media tė shihte pas nė qėndrimet e tij pėr dosjet, ku pėrfshihet edhe firma e tij nė draftin e 2006-s. Por sa ndryshon ky draft nga ai aktuali dhe sa do tė ndikojnė kėto ndryshime nė vendimin qė Topi do tė marrė, nėn cilėsinė e Presidentit tė Republikės.

    Nė draftin e vitit2006, nė nenin qė bėn fjalė pėr subjektet qė verifikohen, nuk ėshtė parashikuar KLD-ja, ndėrkohe qė ėshtė pėrfshire nė draftin e vitit 2008. “Subjekt i verifikimit janė tė gjithė funksionarėt publikė tė zgjedhur apo tė emėruar, tė cilėt aktualisht ushtrojnė ose do tė ushtrojnė funksionin e anėtarit tė Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė”, - thuhet nė njė nga pikat e nenit 3 tė draftit aktual.

    Gjithashtu, nė nenin 4 tė draftit tė vitit 2006, qė bėn fjalė pikėrisht pėr papajtueshmėrinė e funksioneve, thuhet se pastėrtia e figurės morale tė funksionarit publik ėshtė e papajtueshme me mbajtjen prej tij, edhe tė atyre tė cilėt kanė qenė hetues, prokurorė, gjyqtarė apo ndihmėsgjyqtarė nė proceset politike “speciale”.

    Procese politike “speciale” quheshin gjyqet ndaj anėtarėve tė Byrosė kur shpalleshin armiq, si rasti i Kadri Azbiut apo Beqir Ballukut. Ndėrsa nė draftin e PD-sė nė vitin 2008, hiqet fjala “speciale”, duke zgjeruar ndjeshėm rrethin e gjyqtarėve dhe prokurorėve tė periudhės komuniste.


    Autoriteti i Kontrollit tė Figurave ka gati formularėt, edhe pse ligji ende nuk ka vajtur tek Presidenti

    PD-ja lėshon formularėt tip, ende pa u miratuar ligji

    TIRANĖ- Ende pa u miratuar ligji nė Kuvend, shumica qeverisėse ka bėrė gati formularėt qė do tė lėshojė Autoriteti i Kontrollit tė Figurave pėr subjektet qė do tė verifikohen. Dje nė mesditė, ndėrsa OSBE/ODHIR-i po bėnte pėrpjekjen e fundit qė drafti pėr spiunėt tė mos kalonte, mazhoranca i kishte marrė tė gjitha masat qė kjo ēėshtje tė merrte fund pikėrisht mbrėmė.

    Formularėt tip tė bėrė gati pėr Autoritetin e Kontrollit tė Figurave (qė ende nuk ėshtė ngritur) tregojnė pikėrisht kėtė fakt. Nė njė nga formularėt e pėrgatitur thuhet se, “Autoriteti i Kontrollit nė mbėshtetje tė ligjit pėr pastėrtinė e figurave, pasi zhvilloi procedurėn e verifikimit tė pastėrtisė sė figurės, deklaroi se zoti ose zonja qė ka funksion tė papajtueshėm me funksionet e pėrcaktuara nė nenin 4 tė kėtij ligji, ka tė drejtė qė tė njihet me aktet e pėrfshira nė dosjen e tij dhe tė paraqesė pretendime brenda 10 ditėve nga marrja e njoftimit”,- thuhet me pak fjalė nė njė nga formularėt e pėrgatitur. Nė njė tjetėr formular tip thuhet se pas procedurės sė verifikimit, subjekti i verifikuar ka tė drejtė qė tė bėjė ankimim kundėr kėsaj dėshmie nė Gjykatėn e Apelit.

    Pra, mė pak fjalė, ose mė saktė, lidershipi me i lartė i PD-sė e kishte vendosur prej kohėsh kalimin e kėtij drafti, pavarėsisht thirrjeve tė vazhdueshme tė opozitės apo ndėrkombėtarėve. PD-ja i ka marrė parasysh tė gjitha. Edhe mungesėn e dy anėtarėve tė opozitės nė Autoritetin e Kontrollit tė Figurave. “Ka edhe njė nen nė ligj, qė autorizon shoqėrinė civile tė propozojė anėtarė, nė rast se njėra nga partitė politike nuk mbush vendin”,- tha Berisha, dy ditė mė parė.

    Shekulli

  10. #90
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Topi: Hapja e dosjeve, e vonuar

    Besoj qė duke respektuar pozicionin qė kam, dua tė jem mjaft i kujdesshėm pėr tė mos paragjykuar asgjė nga ana e ndėrtimit ligjor. Deri nė kėto momente ligji ende nuk ka ardhur nė zyrėn e presidentit.

    Presidenti i Republikės flet pėr ligjin e dosjeve, dekorimin e pėrfolur, marrėdhėniet me Berishėn, dhe jetėn e tij jashtė punės

    "Gjithmonė ka pasur tentativa pėr t'i hapur dhe pėr t'i mbyllur, por dua tė them se kemi qenė dhe jemi tė vonuar”

    Besoj qė duke respektuar pozicionin qė kam, dua tė jem mjaft i kujdesshėm pėr tė mos paragjykuar asgjė nga ana e ndėrtimit ligjor. Deri nė kėto momente ligji ende nuk ka ardhur nė zyrėn e presidentit. Por natyrisht qė qysh nga ditėt e para tė vendosjes sė demokracisė unė jam shprehur pėr domosdoshmėrinė e hapjes sė dosjeve. Kam qenė i parimit qė njerėzit qė aspirojnė tė marrin poste publike dhe pozicione qė influencojnė nė vendimmarrje dhe bėrjes sė opinioneve natyrisht duhet tė kenė njė biografi tė pastėr.

    Ju propozuat njė draft, por atij i janė bėrė disa ndryshime tė vogla. Ju si autor tė atij drafti tė mėparshėm si i shikoni kėto ndryshime?

    Unė nuk mund tė vendosem nė njė pozicion tė dyfishtė. Unė flas si president. Ai dokument ka qenė ndėrtuar shumė mirė, dhe unė shpreha vullnetin e grupit parlamentar tė PD-sė. Natyrisht i qėndroj atij varianti pėrderisa e kam nėnshkruar. Ndėrsa sot, nė kėtė pozicion, mė lejoni tė marr kohėn e duhur pėr tė ushtruar detyrat e mia kushtetuese. Ju siguroj se mbi bazėn e njė konsultimi tė thellė dhe tė plotė me ligjin dhe kushtetutėn do tė marr pastaj vendimin qė mė tė takon tė marr.

    Si i shihni akuzat qė janė bėrė nga ndėrkombėtarėt se, ky ligj pėr dosjet shihet dhe si njė nga pėrpjekjet pėr tė spostuar edhe prokurorėt qė sot po hetojnė dosjet e korrupsionit?

    Unė personalisht preferoj tė mos ndėrhyj nė kėtė debat. Natyrisht, unė kam pozicionin tim dhe bindjet e mia rreth tė gjitha ēėshtjeve. Por ndryshe nga periudha kur kam qenė marrė me politikė aktive, ju siguroj kam pasur mė shumė hapėsira pėr tė diskutuar. Ndėrsa sot, unė jam i kufizuar nga konturet e pozicionit qė kam pėr tė mbajtur njė qėndrim tė matur dhe pėr tė mos u shprehur para kohe.

    Ndėrkombėtarėt kanė qenė shumė tė qartė pasi e kanė prekur ligjin pėr tre nivele, nė nivel politik, ligjor dhe kushtetues, ku kanė gjetur shkelje. Ju si gardian i Kushtetutės ēfarė do tė bėni?

    Ligji ende nuk ka ardhur. Tė mos paragjykojmė. Unė do tė marr ligjin. Do bėj konsultimet dhe studimin e ligjit. Por gjithmonė kam qenė vlerėsues pėr tė gjithė ndihmėn qė partnerėt ndėrkombėtar i kanė dhėnė proceseve demokratike nė Shqipėri, qoftė pėr Kėshillin e Europės, qoftė pėr partnerėt e BE-sė, por nė mėnyrė tė veēantė pėr SHBA-nė tė cilat gjithmonė kanė qenė aleatė dhe mbeten aleatėt kryesorė nė tė gjitha betejat pėr demokracinė.

    Unė mendoj se kjo ėshtė njė ēėshtje qė do tė diskutohet nė sensin e duhur pėr tė mos marrė keqkuptimet, por pėr tė arritur nė standardet e nevojshme pėr demokracinė e re. Dua ta theksoj se ēėshtja e hapjes sė dosjeve ndoshta ėshtė edhe e vonuar. Gjithmonė ka pasur tentativa pėr ti hapur dhe pėr ti mbyllur, por dua tė them se kemi qenė dhe jemi tė vonuar.

    Pse jemi vonuar?

    Jemi vonuar sepse pas 18 viteve diskutohet prapė nėse duhen hapur ose jo. Duhet tė ishin hapur. Kjo ėshtė njė shoqėri e hapur dhe patjetėr qė njerėzit duhet ta kuptojnė se ata qė kanė pasur probleme tė kėsaj natyre nuk ka pse sot tė qėndrojnė ende. Ne jemi njė vend i lirė dhe ka mjaft hapėsira pėr profesione tė ndryshme. Le ta bėjnė karrierėn ato qė nuk kanė probleme tė tilla.

    Ju deklaruat se do tė bėni konsultim. Kjo do tė jetė si konsultimet e kandidaturave tė Gjykatės sė Lartė?

    Kėto janė ēėshtje tė karakterit metodik qė zgjedh Presidenti. Nuk ėshtė e thėnė qė tė ndiqet e njėra praktikė. Kjo ėshtė njė praktikė pune e imja dhe nė pozicionin tim nuk mund tė ketė emocion.

    Kryetari i PD-sė ju referua dekorimit nga ana juaj tė njė prokurori nė pension Skėnder Brecit. A keni ju njė koment pėr tė?

    Pa dyshim ndjej keqardhje. Bėhet fjalė pėr njė personazh qė unė se kam njohur ndonjėherė. Padyshim, procedura e dekorimeve qė realizohet nga institucioni i presidentit ndjek njė rrugė tė caktuar institucionale. Pėr fat tė keq qoftė nė momentin e propozimit, qoftė nė atė tė filtrimit ka pasur njė handikap dhe me bindje them se ėshtė njė vendim, njė procedurė pėr tu rivendosur, pėr tu rigjeneruar.

    Nga hulumtimet qė kam bėrė rreth kėsaj procedure stafi qė e ka asistuar ėshtė mjaftuar nė referenca shumė sipėrfaqėsore. Ka marrė parasysh qė ky person ka punuar nė institucione tė rėndėsishme nė vitet e demokracisė dhe ka mjaftuar pėr tė thėnė se gjithēka ėshtė e pastėr. Ndiej keqardhje dhe padyshim qė gjithēka do tė rivendoset nė moralin e vet.

    Ju thatė se drejtėsia duhet tė jetė larg politikės. Duke iu referuar procesit hetimor tė rrugės Durrės-Kukės mendoni se prokuroria duke lėnė afatet e hetimit deri nė ditė tė fundit la shteg tė interpretohej se po ndikohej nga politika?

    Nuk mund tė futem nė ēėshtjet e perceptimit tė punės sė prokurorisė, sepse qysh nga dita e parė e nė vazhdimėsi kam qenė i parimit se institucionet e pavarura duhet tė jenė tė pavarura. Kjo ėshtė njė ēėshtje ekskluzive e kėtyre institucioneve.

    Kthimi i Kodit hapi njė spirale tė fortė nė debatin politik, ndėrkohė qė LSI po kėrkon dhe korrigjime tė tjera. Si i shihni?

    Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me vullnetin e partive parlamentare dhe me vendimmarrjen parlamentare. Nė kėtė fazė qė jemi ėshtė njė moment i tejkaluar, qoftė pėr atė vendimin qė ka marrė presidenti, ashtu edhe pėr vendimmarrjen qė ka bėrė komisioni i reformės zgjedhore. I takon seancės plenare pėr tu pozicionuar nė mėnyrė definitive por mendoj se kjo ėshtė tendenca e shprehur dhe njė tendencė qė duket se do tė shkojė nė kėtė drejtim.

    Pra qė duhet respektuar vendimi i Komisionit tė Reformės Zgjedhore?

    Unė nuk mund tė them asgjė tjetėr sepse e kam kthyer pėr njė motiv qė e shpreha dhe nuk e kam kthyer pėr motive tė tjera.

    Duket se kanalet e komunikimit me drejtuesit e mazhorancės janė ngushtuar pak. A ėshtė e vėrtetė?

    Unė do doja qė ta linim kėtė nė aksesin e perceptimit tė medias. Pėr mua ėshtė shumė e rėndėsishme qė tė ketė raporte njerėzore. Tė konsolidohen raportet njerėzore. Dhe raportet njerėzore nė marrėdhėniet institucionale duhet tė jenė nė funksion tė respektimit tė pozicionit tė gjithėsecilit.

    Gjithēka bėhet fjalė jo pėr debate tė karakterit personal. Kush e percepton kėshtu gabohet. Kėtu diskutohet pėr ēėshtje mjaft parimore qė kanė tė bėjnė me funksionimin e shtetit, me strukturat e saj, me marrėdhėniet ndėrinstitucionale.

    Po a jeni i sigurt se edhe pala tjetėr e percepton nė kėtė mėnyrė?

    Unė nuk bėj analizė pėr tė tjerėt.

    Kur kanė qenė komunikimet tuaj tė fundit me zonjėn Topalli dhe zotin Berisha?

    Janė marrėdhėnie tė karakterit institucional.

    A ka diēka edhe tė karakterit personal nė to?

    Unė besoj se prevalon marrėdhėnia institucionale.

    Znj.Topi, si ka ndryshuar jeta juaj pas Topit President?

    Unė vazhdoj punėn atje ku kam qenė, pra nė Ministrinė e Bujqėsisė. Punoj nė njė sektor qė mė pėlqen. Kam po tė njėjtat shoqe. Mė janė gjendur shumė pranė. Jam munduar tė kem po tė njėjtat shoqe dhe mikesha tė miat pėr tė njėjtat arsye, sepse njerėzit qė tė afrohen nė kėto kohė janė shumė mė tepėr.

    Pra i afrohen mė shumė pushtetit sesa individit?

    Prandaj jam munduar tė mbaj tė njėjtat njerėz afėr meje nė mėnyrė qė mendimet e tyre tė jenė po tė njėjta sepse njerėzit e rinj vijnė me marrėdhėnie dhe interesa tė reja.

    Pėr dosjet

    Unė mendoj se kjo ėshtė njė ēėshtje qė do tė diskutohet nė sensin e duhur pėr tė mos marrė keqkuptimet, por pėr tė arritur nė standardet e nevojshme pėr demokracinė e re. Dua ta theksoj se ēėshtja e hapjes sė dosjeve ndoshta ėshtė edhe e vonuar. Gjithmonė ka pasur tentativa pėr ti hapur dhe pėr ti mbyllur, por dua tė them se kemi qenė dhe jemi tė vonuar.

    Pėr dekorimin e Skėnder Brecit

    Pa dyshim ndjej keqardhje. Bėhet fjalė pėr njė personazh qė unė se kam njohur ndonjėherė. Padyshim, procedura e dekorimeve qė realizohet nga institucioni i presidentit ndjek njė rrugė tė caktuar institucionale. Pėr fat tė keq qoftė nė momentin e propozimit, qoftė nė atė tė filtrimit ka pasur njė handikap dhe me bindje them se ėshtė njė vendim, njė procedurė pėr tu rivendosur, pėr tu rigjeneruar.

    Pėr ligjin

    Ligji ende nuk ka ardhur. Tė mos paragjykojmė. Unė do tė marr ligjin. Do bėj konsultimet dhe studimin e ligjit. Por gjithmonė kam qenė vlerėsues pėr tė gjithė ndihmėn qė partnerėt ndėrkombėtar i kanė dhėnė proceseve demokratike nė Shqipėri, qoftė pėr Kėshillin e Europės, qoftė pėr partnerėt e BE-sė, por nė mėnyrė tė veēantė pėr SHBA-nė tė cilat gjithmonė kanė qenė aleatė dhe mbeten aleatėt kryesorė nė tė gjitha betejat pėr demokracinė.

    Pėr Kodin Zgjedhor

    Kjo ėshtė njė ēėshtje qė ka tė bėjė me vullnetin e partive parlamentare dhe me vendimmarrjen parlamentare. Nė kėtė fazė qė jemi ėshtė njė moment i tejkaluar, qoftė pėr atė vendimin qė ka marrė presidenti, ashtu edhe pėr vendimmarrjen qė ka bėrė komisioni i reformės zgjedhore. I takon seancės plenare pėr tu pozicionuar nė mėnyrė definitive por mendoj se kjo ėshtė tendenca e shprehur dhe njė tendencė qė duket se do tė shkojė nė kėtė drejtim.



    Top Story

    Top Channel

Faqja 9 prej 16 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Mazhoranca miraton nė kuvend ligjin pėr hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  4. Zvarritet nė parlament ligji pėr hapjen e dosjeve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 14:47
  5. Debat nė kuvend pėr mediat, opozita denoncon qeverinė Nano
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •