Close
Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 160
  1. #61
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-06-2002
    Postime
    278
    Ne te vertet ky ligj i djeg me shume te "majtes" qe ben sikur e denon te kaluaren tone komuniste"diktatoriale" por e di mire qe aty e ka shpirtin akoma...............


    Le te hapen dosjet....s'do jete pune perfekte...po eshte nje fillim ne rrugen e te vertetes....


    S'ka njeri inat me ata qe kane qene komuniste......po s'durohen fare ata qe s'pranojne se ē'menxyra i pruri Shqiperise ajo e kaluar....nese ka kaluar?!!

  2. #62
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Shumica miraton ligjin e dosjeve, opozita nuk merr pjese


    Kuvendi i Shqipėrisė miratoi pa pranine e socialisteve ligjin "Pėr pastėrtinė e figurave tė zyrtarėve tė lartė tė administratės dhe tė zgjedhurve", ose ndryshe i quajtur ligji i dosjeve.
    Me 29 nene, ligji, ka pėr qėllim tė kontrollojė pastėrtinė e figurės sė ēdo funksionari publik tė zgjedhur apo tė emėruar, lidhur me pjesėmarrjen e tyre nė strukturat politikėbėrėse dhe zbatuese tė dhunės sė diktaturės sė proletariatit, si edhe nė strukturat e ish-Sigurimit tė Shtetit, pėr periudhėn 29 nėntor 1944 deri nė 8 Dhjetor 1990.
    Ndėr figurat e funksionarėve publikė pėrfshihen presidenti i Republikės, deputetėt e Kuvendit, ministrat dhe zy/ministrat, funksionarė tė lartė politikė e administrativė, dhe sistemi i drejtėsisė.
    Pėr zbatimin e kėtij ligji, krijohet Autoriteti i Kontrollit tė Figurave me pėrfaqėsues nga Parlamenti.
    Nė ligj sanksionet e drejta e ēdo shtetasi shqiptar pėr t'u njohur me tė dhėna personale nė lidhje me atė qė pėrmbajnė dosjet e sigurimit tė shtetit, sipas pėrcaktimeve tė kėtij ligji.
    PO LIGJIN,PER TE ZBATUAR KETE LIGJ,KUR DO E BEJNE?
    SE PO E BENE LIGJIN E ZBATIMIT,ATEHERE MUND TE PRESIM QE TE BEJNE EHE LIGJIN E ZBATIMIT TE ZBATIMIT TE LIGJIT.
    E MBAS LIGJIT TE TRETE,DO BEJNE TE KATERTIN,KU THOTE:
    KY LIGJ APROVON LIGJIN E PARE E HEDH POSHTE LIGJIN E DYTE E TE TRETE,
    PO QE TE ZBATOHET KY LIGJ,DUHET NJE LIGJ TJETER.

  3. #63
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Tamam ska mendere Berisha per ta bere kete ligj. Ajo qe votoi eshte nje gje koti fare qe ska per ta pasur asnje efekt.
    E di mire Berisha kur e kruan me amerikanet, e beri ligjin per ti treguar kokebosheve qe ja e denuam komunizmin. Njelloj si me kafet e Nexhmijes e ka bere.
    U nis te bente nje p... te madhe Berisha po i doli nje perce qe as vete se degjoi kur doli.

  4. #64

    Braēe i dhuron Berishės foton e tij me kreun e PPSH, Topalli e ndėshkon

    Ashtu siē kishte paralajmėruar, opozita nuk ka marrė pjesė nė seancėn e djeshme parlamentare, duke mos u bėrė pjesė e asnjė votimi, derisa nė Kuvend tė paraqitet pėr votim Kodi i ri Zgjedhor. Nė sallėn e Parlamentit, dje ka qenė pėr pak minuta vetėm nėnkryetari i grupit tė PS-sė, Erjon Braēe, i cili ka bėrė publik
    qėndrimin e opozitės, duke akuzuar Kryeministrin Berisha se po mbyll dosjet, nė pėrpjekje pėr tė mbrojtur dhe shpėtuar diktaturėn e korrupsionit. Gjatė fjalės sė tij, nėnkryetari i grupit tė PS-sė ėshtė shprehur se “Berisha i trembet votės sot, njėsoj si oborrtari i korruptuar. Pėrkundėr gjithė nevojave qė kanė njerėzit, Berisha ka shkuar larg nė tė kaluarėn e tij komuniste, pasi ligji ka vetėm qėllim tė godasė institucionet e drejtėsisė”. Braēe ka akuzuar Berishėn se po imiton Partinė Komuniste, ndaj i ka dhuruar atij njė fotografi, ku Berisha kishte
    dalė sė bashku me ish-zyrtarin e lartė tė PPSH-sė, Simon Stefanin, si dhe njė dekoratė tė kohės sė komunizmit. Sipas deputetit socialit, “ligji i dosjeve mbron e shpėton diktaturėn e korrupsionit dhe pėrpiqet tė godasė rėndė deri nė paralizė institucionet kushtetuese”. Gjithashtu, ai i ka kujtuar edhe njėherė kreut tė qeverisė se ligji i dosjeve ėshtė kundėrshtuar hapur nga ndėrkombėtarėt dhe sipas ndėrkombėtarėve kėrcėnon disa nene kushtetuese, ndaj duhet ekspertizė
    e gjerė dhe kujdes nė kėtė ligj. Ky ligj, ka theksuar nė fjalėn e tij Braēe, ėshtė antikushtetues. Pėr mė keq ėshtė i pazbatueshėm. “Ta konstatonim vetėm ne kėtė do tė ishte vėrtet pak. Por, nė mė pak se 10 ditė, shoqata prokurorėsh e gjykatėsish, ligjbėrės e ligjnjohės ēfarėdo, por me eksperiencė tė gjatė nė njohje e zbatim tė ligjit, mbi tė gjitha qeveri partnere kanė konstatuar ekzaktėsisht kėtė”, ėshtė shprehur Braēe. Duke vijuar fjalimin e tij tė gjatė, ku nuk mungonin akuzat ndaj Kryeministrit,Braēe ka theksuar se “Sali Berisha ėshtė varrmihėsi ‘VIP’ nė njė ceremoni luksi, pėr gjykatės e prokurorė qė ai i do tė nėnshtruar, pa sy, pa gojė, pa mendje tė lirė juridike, pse jo dhe tė vrarė, por qė duhet dhe kanė detyrimin kushtetues tė bėjnė drejtėsi mbi korrupsionin e qeverisė sė tij”. Provat
    qė tregojnė Berishėn nė krim mbi drejtėsinė dhe qėllimet e tij janė shumė. Berisha gėnjeu kėtu nė Parlament, kur tha qė ligji i tij ishte binjak me atė ēek. Berisha gėnjeu kėtu nė Parlament kur tha se pastrimi i drejtėsisė prej gjykatėsve e prokurorėve qė kanė bėrė gjyqe politike ka qenė qėndrimi i tij i hershėm, ndėrkohė qė faktet tregojnė qartazi tė kundėrtėn.

  5. #65
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    sa i padurushem je or josif.. dujsivi..

    nga terbimi i shkunde tere pendet e palloit.. e dolle sorre e selise se zeze me nick "rozė"..

  6. #66
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    vota e 75te


    • HENRI ĒILI

    Qė demokracia tė funksionojė... duhet qė maxhoranca tė ushtrojė vullnetin e saj politik nė formėn bazė: votimin e ligjeve nė Parlament. Nė kėtė kuptim mund tė pėrligjet votimi nė kushte “in extremis” ajo qė shumica e djathtė nė pushtet bėri dje me ligjit pėr dosjet ...ose siē njihet ndryshe “Ligj pėr pastėrtinė e figurave tė zgjedhura dhe tė emėruara”. Tė gjitha tė tjerat janė mė pak tė rėndėsishme se sa kjo nė njė demokraci. Shumica qė qeveris sot vendin ka marrė pėrgjegjėsinė e votimit tė kėtij ligji kundėr shumėēkje, e cila i thoshte asaj jo: qė nga kundėrshtimi i opozitės, ai i njė pjese dėrrmuese tė medias, shoqėrisė civile dhe deri tek ambasadori amerikan Withers, qė bėri thirrje pėr konsensus dhe diskutim mė tė gjerė. Deri kėtu shumica ishte nė tė drejtėn e saj tė shkonte bashkė me pėrgjegjėsinė pėr kėtė akt. Jemi nė kushte tejet demokratike, maxhoranca ka njė vizion, njė projekt, qoftė edhe interesa ta kalojė tani dhe kėshtu kėtė ligj. Demokracia shqiptare nuk pėrfundon kėtu. Ajo i ka tė gjitha mjetet nė dispozicion pėr tė parandaluar efektet perverse tė kėtij ligji, pėr tė mbrojtur institucionet, pėr tė mbrojtur liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut: ėshtė dekretimi i ligjit nga Presidenti, ėshtė Gjykata Kushtetuese, janė pėrpara zgjedhjet parlamentare ku mund tė konkurrojnė alternativa dhe vizione politike, tė cilat janė tė ndryshme apo tė kundėrta me kėto qė shumica votoi dje nė ligj. Rruli demokratik vetėm sa ka nisur dje nė rastin e ligjit pėr dosjet.
    Dosjet, e kaluara e figurave tė larta apo kyēe nė jetėn shoqėrore, ėshtė njė debat qė nuk mund tė gjejė konsensus nė shoqėrinė shqiptare, apo nė asnjė shoqėri post-komuniste, post totalitare. Larmia e ideve, pikėpamjeve dhe interesave, qasjeve apo interpretimeve ėshtė e pafundme. Asnjė ligj nuk ėshtė i pėrsosur, asnjė ligj nuk zgjidh gjithēka. Edhe pėr liritė dhe tė drejtat themelore tė njeriut ka njė debat tė pambarimtė, jo mė pėr elementė tė privimit tė pjesshėm apo tė pėrkohshėm tė tyre. Pas njė debati tė gjatė, ndoshta ndėr debatet e vetme qė ėshtė bėrė me themel nė Shqipėri, ku tė gjithė i kanė shfaqur pozicionet e tyre, ėshtė e qartė mė nė fund se duhet tė arrihet nė njė vendim. Shumica aktuale, kėshtu e gjykoi, kėshtu i interesoi, kėshtu e votoi kėtė ligj. Tanimė ky ligj ka jetėn e vet. Do tė hidhet poshtė, do tė zbatohet, do tė amendohet, do tė shfuqizohet apo pėrmirėsohet nesėr. Ky nuk ėshtė veēse njė etapė e procesit politik, nuk ėshtė finishi.
    Eshtė moralisht e vėshtirė tė hedhėsh poshtė kėtė ligj, frymėn e tij duke thėnė gjithaq defektet tejet tė rėnda dhe komprometimin e madh, qė interesat aktuale tė shumicės dhe tė kryeministrit Berisha i kanė bėrė kėtij ligji nė formėn qė u votua dje. Ėshtė krejtėsisht e pajustifikuar spėrdredhja qė ka ligji lidhur me disa kategori tė nomenklaturės komuniste, tė cilat kanė qenė faktorė kyē nė sistemin e diktaturės komuniste: komiteti qendror i partisė, me anėtarėt dhe kandidatėt e tij, sekretarėt e parė tė rretheve tė cilėt shpėtojnė pėr shkak tė disa emrave konkretė qė ka parasysh kryeministri Berisha nga radhėt e maxhorancės dhe opozitės aktuale. Nė pėrgjithėsi ėshtė e papranueshme se si nė tėrėsi aparati i partisė sė punės, me kėtė ligj del relativisht pa lagur, kur pjesė tė tjera tė sistemit komunist apo tė superstrukturės nuk ishin veēse derivate tė asaj ēfarė dilte nga partia. Kjo pjesė e ka kompromentuar rėndė frymėn e ligjit edhe pėr shkak tė faktit qė Sali Berisha vetė vjen nga radhėt e Partisė sė Punės.
    Nga ana tjetėr konteksti aktual i marrėdhėnieve tė Berishės me sistemin e drejtėsisė ka kompromentuar rėndė pjesėn pėr drejtėsinė, edhe pse nė parim nuk ka arsye qė sistemi i dhėnies sė drejtėsisė sot nė Shqipėri i varur nga kuadro tė drejtėsisė socialiste. Kėto janė dy defektet bazė tė kėtij ligji.
    Disa kontekste dhe pjesė tė tjera tė tekstit tė kėtij ligji mund tė jenė tė diskutueshme, mund tė jenė gabuara, joprincipiale etj., si kėto. Por a ėshtė nuk ēdo ligj kėshtu, pa pretenduar tė jetė njė tekst i shenjtė. Njė kritikė “kontekstualiste” mund tė bėhet ndaj ēdo gjėje, ndaj ēdo akti, ndaj ēdo figure. Por a nuk ėshtė ēdo gjė, ēdo akt, ēdo figurė njė tėrėsi kontekstesh, pėrfshi kėtu dhe profetėt. Ēdo kontekst ka njė kundėr-kontekst.
    Mbi tė gjitha kritikat ky ligj dhe akti i kalimit tė tij nuk mund tė rrėzohen nė parim. Pėrballė pyetjes: a duhet tė pastrohet e tashmja dhe ardhmja nga e kaluara, sido qė tė vijė puna nuk mund t’i pėrgjigjesh nė vitin 2008: JO. Edhe pse pėr tė kaluarėn do tė mjaftonte, pėr njė pikėpamje liberale vetėm transparenca e asaj qė ka ndodhur qė nga zyrat e komitetit qendror e deri tek sekretet e sigurimit tė shtetit, sikur tė isha dje deputet nė sallėn e Kuvendit tė Shqipėrisė vota ime do tė ishte vota e 75-tė.

  7. #67
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Krizaxhiu sali

    TemA

    Berisha shpreson te ndarja mes Evropės dhe SHBA
    Nga Mero Baze

    Kryeministri, Sali Berisha, u pėrpoq tė bėnte dje diferencėn mes drejtėsisė evropiane dhe asaj amerikane, gjatė fjalės sė tij pėr tė bindur deputetėt tė votonin ligjin e dosjeve dhe pastrimin e figurave. Thelbi i fjalės sė kryeministrit ishte fakti qė drejtėsia evropiane dhe Asambleja e Kėshillit tė Evropės ishte shumė mė e ndėrgjegjshme se administrata amerikane lidhur me krimet e komunizmit dhe mėnyrėn se si duhen dėnuar ato. Retorika e tij ishte njė pėrgjigje e tėrthortė pėr debatin e tij me ndihmės/sekretarin e Shtetit pėr Ēėshtje tė Jashtme, Daniel Fried, i cili i ka telefonuar zotit Berisha ditėn e shtunė dhe i ka kėrkuar ta fusė nė kornizė kushtetuese projektligjin pėr dosjet dhe pastėrtinė e figurave. Berisha u pėrpoq ta mbajė sekret debatin e vėshtirė me tė, por u detyrua ta pohonte, pasi ambasada e SHBA e pėrgėnjeshtroi vetė zotin Berisha pas konferencės sė tij pėr shtyp. Dje nė seancėn plenare nė Kuvend, ai u pėrpoq ta justifikonte debatin me SHBA, me njė ide tejet origjinale, me faktin qė SHBA nuk e kanė provuar komunizmin dhe nuk dinė ē’pasoja lė ai nė jetėn e njė vendi. Kėtė e tha dhe stėrtha pėrmes shumė fjalive tė tėrthorta, duke iu referuar atyre pėrtej Atlantikut si tė paditur pėr krimet e komunizmit dhe Evropės sė pėrgjegjshme apo duke theksuar se ne qė e kishim provuar ishim fatkėqij, por ishte koha pėr t’u ndarė prej tij.

    Pėrpjekja pėr tė bėrė njė diferencė mes Evropės dhe SHBA nė rast krize, me SHBA ėshtė njė histori, e cila duhet tė marrė fund. Qėndrimi ndaj komunizmit dhe kundėr komunizmit nuk ėshtė qėndrim qė buron nga gjeografia, por doktrina e demokracisė dhe Perėndimi e ka dėnuar dhe e dėnon njėsoj komunizmin. Pėrpjekja pėr tė bėrė arsyetime sempliste dhe diferenca mes tyre, me qėllim qė tė mbulojė ēarjen e re qė ka prodhuar mes qeverisė shqiptare dhe administratės amerikane, ėshtė njė acarim mė shumė pėr administratėn amerikane. Dhe acarimi kryesor vjen nga fakti se nuk ėshtė e vėrtetė qė ka diferencė mes SHBA dhe Evropės pėr qėndrimin ndaj komunizmit dhe as diferencė mes Evropės dhe SHBA nė qėndrimin ndaj Berishės. Tė dyja palėt, si Evropa dhe SHBA, e dėnojnė njėlloj komunizmin dhe po ashtu kanė tė njėjtat rezerva pėr Berishėn. Pėrpjekja e Berishės pėr tė bėrė Evropėn pro tij dhe kundėr komunizmit dhe SHBA pro komunizmit dhe kundėr Berishės ėshtė qesharake, dhe nervangritėse, si pėr SHBA, dhe pėr Evropėn. Ėshtė e tillė, pasi ata janė nė tė njėjtin zė dhe nė tė njėjtin qėndrim. Njėsoj si SHBA foli dhe OSBE, dhe ambasadori anglez. Nuk di se ku e gjen qėndrimin ndryshe tė Evropės zoti Berisha veēse te citimet e tij spekulative pėr ligje dhe rezoluta qė nuk janė ashtu si i citon ai.

    Ligji pėr dosjet dhe pėr pastėrtinė e figurave duhet tė jetė i rreptė, i thellė dhe i zbatueshėm. Zoti Berisha gėnjen, kur citon ligjin ēek, pasi ligji ēek pėrjashton dhe sekretarėt e partive nė rrethe ose rangjet e ngjashme dhe nuk ėshtė identik me ligjin tonė. Ai ishte njė ligj i zbatueshėm dhe si i tillė u bė i suksesshėm. Ligji i zotit Berisha nuk ėshtė ēek, pasi ēekėt kanė dy ligje, njė pėr dosjet dhe njė pėr pastėrtinė e figurave, nuk ėshtė gjerman, nuk ėshtė perėndimor dhe nė finale nuk ėshtė antikomunist. Ai ėshtė amalgamė inatesh personale qė projektojnė dėshirėn e tij pėr t’u bllokuar nga Gjykata Kushtetuese dhe pėr tė mos u zbatuar, me qėllim qė ai tė ketė tė drejtė tė akuzojė pa dėnuar njeri dhe tė mbrojė tė dėnuarit e vet pėr korrupsion duke akuzuar. Ajo qė ai ka tri ditė qė bėn duke u futur nė krizė me SHBA pėr disa rekomandime kushtetuese, nuk janė gjeste prej antikomunisti dhe as prej lideri perėndimor. Pėrpjekja e tij pėr t’i mbushur mendjen qeverisė amerikane se nuk e kupton kėtė punėn e komunizmit, po ashtu ėshtė vulgare dhe tregon se ai ėshtė i qartė nė planin e tij.

    Zoti Berisha po e ēon vendin nė krizė me vetėdije, se ėshtė i sigurt se vetėm kriza ėshtė mjeti me tė cilin ai mund tė mbijetojė tashmė politikisht. Nė ēdo situatė ai del i humbur, pasi ka njė bilanc tragjik me korrupsionin. Nė vitin e tij tė tretė si kryeministėr, ai ka nė prokurori dhe vajzėn, dhe djalin, dhe Lulin. Nga kjo situatė ai nuk mund tė dalė veēse me krizė. Dhe krizėn po e provokon ēdo ditė me tė gjitha mėnyrat, me qėllim qė palėt tė hidhen nė luftė ose me atė, ose kundėr atij. Ashtu ai do tė mbijetojė politikisht si heroi i pakicės dhe do shmangė legjitimitetin e humbjes sė tij. Gabojnė opozitarėt kur mendojnė se ai do tė dėnojė eksponentėt e regjimit. Ata duhen dėnuar njė orė e mė parė, pa patur nostalgji pėr humbjen e karrierės sė tyre. Mjafton qė tė bėjmė njė ligj tė zbatueshėm dhe efektiv pėr spastrimin e figurave tė komunizmit. Por zoti Berisha nuk kėrkon kėtė. Ai kėrkon tė prodhojė krizė me njė arsyetim formal antikomunist, duke shpresuar se kėshtu do tė rigėnjejė viktimat e komunizmit qė i ka lėnė rrugėve pa lekė dhe pa dėmshpėrblim financiar. Aq lekė sa ėshtė diferenca mes ēmimit real dhe atij formal pėr rrugėn Durrės- Kukės, do tė mjaftonin tė qetėsoheshin mijėra shpirtra tė lėnduar nga komunizmi qė janė ende rrugėve pa shtėpi dhe pa perspektivė.

    Aq parį sa ndėrmjetėsonte djali i tij nė Gėrdec dhe Rinas, mund tė mjaftonin pėr tė rehabilituar qindra familje tė persekutuara, nėse do t’u jepej shansi i biznesit tė ndershėm, nė vend qė atė ta bėnin ish- mafiozė komunistė. Problemi i Berishės tani ėshtė si tė pėrdoret ky ligj pėr tė ndarė Shqipėrinė pro dhe kundėr tij, dhe pėr tė vazhduar idenė e tij donkishoteske pėr tė ndarė dhe Perėndimin pro dhe kundėr tij. Kam shpresė se kjo nuk do tė funksionojė. Kam shpresė se nuk do tė na fusė dot nė krizė, pasi nuk e meritojmė t’i rikthehemi njė historie tė rėndė pėr shqiptarėt, tashmė pėr shkak tė djalit, vajzės dhe Lulit.

  8. #68
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Agjencia e Lajmeve Sot

    ...

    Zoti Patozi e di mirė se kush ėshtė "Lapsi blu" nė media, Zoti Paloka e di kush ėshtė "Lotimi" nė media. Prandaj unė kam kėrkuar qė njerėzit nė media tė verifikohen, dhe publiku tė dijė qė ky kryeredaktor del me dosje nga verifikimi le tė vazhdojė tė jetė kryeredaktor, po mos tė na bėj moral nėpėr media dhe gazeta si njeriu mė i ndershėm i kėtij vendi"

    ...

  9. #69
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Panorama 23/12/2008

    Ngjela: Punistėt kundėr SHBA

    "Fakti qė s'pranohet nga politika amerikane, nga institucionet ndėrkombėtare, kuptohet qė nuk ka lidhje me perėndimin, me demokracinė. Ne jemi inerci puniste, akoma nuk ka ardhur koha, qė punistėt tė mėsojnė Amerikėn se ē'ėshtė demokracia. Punistėt do mėsojnė nga Amerika se ē'ėshtė demokracia. Kjo ėshtė esenca e kėtij ligji. Tė gjitha tė tjerat pastaj janė dėshirė pėr tė dominuar skakierėn e pushtetit, por nuk do t'ia dalin. Ėshtė shkelje kushtetute".

  10. #70
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ruaj more siv josifi ndonje pupel palloi..
    po si more te ka terbuar kaq shume ty ..mendimi se mos po u del horrliku.. mafies socialiste enveriste.. se mos po meson mileti bėmat e xhelatve te enverit..
    kaq i impilkuar je more me ate koh te flliqur..
    po cpun paske bere more ahere.. o palloi fallco ekstra djathtoist.. anti punisto sigurimso me 7 pal thonjza anash..
    lol

    po i ngrati mero c'hall ka..
    i ka ryre me themel i gjori studimit te ligjeve te de-stalinoizimit qe paskan bere cekosllavakat e gjermano lindoret.. e per se.. me gjet "jasteqe ajri" per rekrutuesin moz ruc e sojin e tyre xhelato kanibalo 97 tsh..
    tmerr.. ku perfundojn disa..

    trimi bedri spahiu ktu e 20 vjet me pare beri burrerine.. cfaqi pendesen..
    e kam qelbur tha.. u kerkoj falje tha atyre qe i denova.. dhe iku e vdiq.. duke na dhene nje shembull te njeriut qe.. e kish diku ne karakter..nje fije trimeri e krenari e dinjitet.. edhe se i beri mbi 40 vjet vete ne biruco gulaget enveriste..

    20 vjet koh kishin xhelatet te pendohen por nuk e bene kurre.. e jo vetem nuk u penduan por u terbuan qe humben pak kohe kolltuqet e zyrave enveroiste.. pas 91 tes.. dhe shperthyen ne 96-97.. duke djegur e percelluar nje vend te tere e duke perlyer turinjte ne gjak te nepunsave te shtetit demokratik te sapo nisur drejt nje udhe me drite..

    eja oj amerik bertasin .. na ndihmo.. se po na dalin pislleqet..
    eja moj amerik.. qe degjuesve te radios tende ne 50 vjet u dhame birucat staliniste si peshqesh per dashurin ndaj teje.. qe nxenesave te amerikanit tuaj fullc u dhame plumb e litar.. nje per nje.. e deri ne rranxe.. u a genociduam fise e familje..
    eja oj amerik na ndihmo se.. ska aeroplan mbajtese e ska magaze te mbaje tonelata zp koleksione te mbushura me sharje e shpifje per ty moj imperialiste e dashur shume..
    lol..

    kulmi i hipokrizise.. e i komedise..

Faqja 7 prej 16 FillimFillim ... 56789 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Hapja e dosjeve sekrete tė ish-Sigurimit tė Shtetit.
    Nga DYDRINAS nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 236
    Postimi i Fundit: 25-02-2014, 11:32
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Mazhoranca miraton nė kuvend ligjin pėr hapjen e dosjeve
    Nga karaburuni nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 46
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 18:51
  4. Zvarritet nė parlament ligji pėr hapjen e dosjeve
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 20-10-2005, 14:47
  5. Debat nė kuvend pėr mediat, opozita denoncon qeverinė Nano
    Nga ALBA nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 22-09-2004, 16:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •