"SOT"
Me kė jeni zotėrinj ndėrkombėtarė, me krimin apo drejtėsinė ?
(Letėr e hapur ambasadorėve tė akredituar nė Shqipėri), Nga Bedri ĒOKU*
Nuk e di sa zemėr tė fortė mund tė kishte njė i huaj, bije fjala, italian, gjerman, amerikan apo njė tjetėr nga cilido shtet, mjafton qė tė kishte kaluar qoftė edhe njė herė nė ėndėrr regjimin e komunizmit, kur tė dėgjonte sot, pikėrisht nga goja e atyre qė e mbėshtetėn dhe e zbatuan teorinė shfarosjes dhe grabitjes nė masė, me anė tė teorisė sė diktaturės sė proletariatit, gjoja se hapja e arshivės sekrete tė krimeve tė komunizmit 45 vjeēar, i paska kaluar koha dhe tani, pas 16 vjetėsh, bėhet vetėm pėr qėllime hakmarrėse, ose pėr tė pastruar kundėrshtarėt politikė, nė kundėrshtim, madje edhe me konventat ndėrkombėtare pėr tė Drejtat e Njeriut.
Ēfarė marrėzish dėgjojmė nga goja e burracakėve, qė deri dje ulėrinin si tellallė pėr tė bindur njerėzit se ishin Fener Ndriēues pėr Evropėn dhe pėr Botėn, ndėrsa sot, qajnė e lėngojnė pa i prekur njeri me dorė, duke u ankuar brenda dhe jashtė Shqipėrisė, tamam si fėmijėt e zėnė nė faj dhe luten e pėrgjėrohen pėr tė mos i ndėshkuar e pėr tė mos i diskretituar nė sy tė botės. Kėta janė palo burra! Qofshin edhe tė brezit tė ri, tė pafajshėm, tė papėrzier me krimet e komunizmit, ndryshe pse nuk pranojnė atėherė pėr tė dėnuar krimet dhe poshtėrsitė e diktaturės, qė tė kenė pastaj tė drejtėn morale, ligjore, fetare pėr tė kėrkuar zbatimin e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Konventave Evropiane e Ndėrkombėtare.
Mos vallė kėto tė Drejta dhe Konventa qenkan vetėm pėr kriminelėt e diktaturės dhe bijtė e nipėrit e tyre, qė bėnė kėrdinė me popullin shqiptar pėr tė ndėrtuar Parajsėn nė Shqipėri? Po pėr ata mijėra e miliona njerėz, burra, gra, fėmijė, tė rinj e tė reja qė kaluan nėn satėrin e diktaturės mė mizore nė botė, pjesa mė e madhe e tė cilėve u lindėn e u rritėn nėpėr kulakėt e stalinizmit aziatik, nėn sundimin pa din e iman, mė barbarisht edhe nga regjimet e mesjetės, nuk paska drejtėsi pėr tu dhėnė, tė paktėn morale para se tė vdesin? Por vetėm pėr diktatorėt dhe pasardhėsit e tyre paska nė kėtė botė gėzime dhe tė mira materiale, qoftė nėpėrmjet krimeve e grabitjeve ēnjerėzore, qoftė edhe ndėrmjet ligjeve tė demokracisė ?
Jam i bindur se, ēka i shqetėson dhe i bėn shqiptarėt tė ulėrijnė, pa dyshim ėshtė tmerri kur dėgjojnė nga goja e njerėzve qė pėrfaqėsojnė institucione prestigjioze shtetėrore apo ndėrkombėtare, gjame tė mbrujtur me parimet e drejtėsisė, kur japin pa asnjė brejte nė ndėrgjegje kėshilla se si duhet tė trajtohen kriminelėt e regjimit komunist, si duhet pasur parasysh, sidomos pėr tė mos prekur tė drejtat e tyre njerėzore dhe veēanėrisht pėr tė mos i ndėshkuar e diskredituar ata, pa marrė edhe pėlqimin e tyre konsensual...!!!!? O Zot i madh! Por pėr cilėt u dashka bėrė kujdes, zotėrinj ambasadorė, qė tė merren vendime konsensuale, pėr ata qė i ka dėnuar e gjithė bota si hartues e zbatues tė njė regjimi kriminal, egėrsia e tė cilėve ia kalonte edhe nazistėve e fashistėve, (tė cilėt, nė fund tė fundit i bėnė krimet e tyre nė gjendje lufte, ndėrsa krimet e komunizmit u kryen nė kohė paqe !) apo pėr ata qė, edhe pse nga strategjia e gabuar e shteteve perėndimore, mbijetuan me lavdi dhe pushtet absolut edhe pse regjimi barbar i tyre u shemb me turp e urrejtje?
Pėrse vallė nuk dėgjojnė shqiptarėt e masakruar nga diktatura njė fjalė, qoftė edhe nė njė rast tė vetėm, nga Ju, zotėrinj ambasadorė, apo qeveritė Juaja, se si vallė ka shkuar fati, kėto 18 vjet nė pluralizėm, i njerėzve qė u persekutuan me dekada tė tėra nga diktatura komuniste, sidomos pėr ata qė arritėn tė shpėtonin tė paktėn nga kthetrat e kėtij pėrbindėshi, vallė a u zbatuan e po zbatohen konventat Tuaja pėr tė Drejtat e Njeriut? A lejoni Ju, zotėrinj tė nderuar, qė nė shoqėritė Tuaja demokratike tė rrėfehen me nderim e nostalgji bėmat e Hitlerit apo tė Duēes, e ku ta di unė ēarmiqve kombėtarė e ndėrkombėtarė qė ju keni shpallur nėpėr vendet tuaja, ndėrkohė qė diktatori mė i urryer i Evropės, pse jo edhe i botės, Enver Hoxha, vazhdon tė jetė kėtu tek ne, edhe sot e kėsaj dite, Hero i Popullit dhe dishepujt e tij, tė llangosur po aq me gjakun e pafajshėm tė qindra mijėra bashkėkombėsve, tė cilėt po vdesin njė nga njė prej moshės, pėrmenden dhe varrosen tė nderuar e tė respektuar, po aq siē ishin edhe atėherė, kur populli i duartrokiste dhe i brohoriste nga frika dhe uria? Por pėr bijtė e nipėrit e tyre a keni dijeni si jetojnė e ku jetojnė?
Ėshtė e pafalshme zotėrinj tė nderuar ambasadorė evropianė e tė tjerė pėrparimtarė demokratė tė botės, pėr ju qė keni ardhur pėr tė na mėsuar e demokratizuar, qė nuk e dini ēishte diktatura komuniste nė Shqipėri dhe nga padija vazhdoni tė kėrkoni diskutime tė gjata dhe konsensus me ata qė kurrė nuk ditėn dhe se dinė ende ēėshtė konsensusi, pale falja dhe drejtėsia, pėr ata qė sunduan barbarisht dhe pretendojnė tė qeverisin, gjoja me brezin e tyre tė ri, duke u qaravitur si kalamaj para jush. Nė vend qė Ju tė qortoni Parlamentin dhe Qeverinė Shqiptare pse nuk kanė qenė konsekuent dhe tė vendosur qysh mė parė pėr miratimin dhe zbatimin e ligjit pėr Dėnimin e Krimeve tė Komunizmit, pėrkundrazi po kėrkoni zvarritjen e Ligjit Historik pėr Shqipėrinė, me vjegėn, gjoja se duhet ende kohė pėr debate dhe shqyrtime ndėrkohė, mesa duket, o nuk e dini, ose nuk doni ta dini qė debatet dhe diskutimet pėr Krimet e Komunizmit kanė 18 vjet qė janė bėrė e stėr bėrė sa shqiptarėve tashmė u ka ardhur mu nė majė tė hundės diskutimi pėr krimet e diktaturės.
Pastaj, zotėrinj ndėrkombėtarė, ēfarė paska pėr tė diskutuar e pėr tė rėnė nė konsensus pėr dosjet e spiunėve dhe krimet e bėra nga ata apo paraardhėsit e tyre, kur tė gjitha janė tė dokumentuara me shkresa dhe vendime gjyqėsore, si edhe nga vetė populli shqiptar qė i pėrmbysi. Vetėm miratimi i Ligjit pėr Dėnimin e Krimeve... , i pengon pėr ti hapur e ndėshkuar siē e meritojnė. Apo nuk Ju intereson ende, siē ka ndodhur deri mė sot, qė Shqipėria tė mos dalė nga statuos quo e kėtyre 65 vjetėve, nėn sundimin e kriminelėve komunistė.....
*Ish i burgosur politik
Krijoni Kontakt