A nuk mund te jepni mendimin tuj?
na cmenet mer jahu me copypaste.
A nuk mund te jepni mendimin tuj?
na cmenet mer jahu me copypaste.
nji nga nj po i bijne salikes ato pendet e maskimit punist - ndaj i eshte ngjizur si m*ti kepuces mbajtjes se pushtetit, sepse e di qe pastaj lakuriqesia e tij do te behet objekt i drejtesise ...
silli ca sozi ketu qe te plotesojne numrin, ndryshe salikja do te beje namin, o i shkrete ...
shqiptaret apo.. mafia qe keto dite eshte terbuar nga dosjet.. do te na "dhuroje" nje 97 tjeter.. te pergjakshme ..ashtu sikurse di ajo ti bejė..
shenjat i kan dhene.. se po e pergatisin nje hata te tillė..
te shohim a do dije Partia demokratike qe ti ndale kanibalet edvino veli-istė gjinusho metoist.. nga realizimi i nje revolucioni barbar.. qe do ta conte vendin ne humnerź..
???
55
--
OPINION
Nostalgjikėt e diktaturės kėrkuan gishtin, morėn krahun
17-12-2008 /
Nga Kostaq Xoxa
Tė entuziazmuar nga fitorja zgjedhore plebishitare e vitit 1992, mbase edhe pėr mungesė pėrvoje, opozita e asaj kohe u pa me njė sy tepėr mirėdashės nga Qeveria e demokratėve, e cila mbajti edhe njė qėndrim lėshues ndaj pakicės sė asaj kohe. Kuptohet se opozita u trajtua pa asnjė ndjenjė hakmarrjeje, por koha tregoi koha se ajo e kishte nėn lėkurė prirjen pėr ta rimarrė pushtetin, qoftė edhe me dhunė. Veēse ishte koha kur doli e telendisur nga ato zgjedhje dhe sfidat i kishte lėnė pėr mė vonė, kur t’i vinte ujėt nė mulli. Fituesit zgjedhorė, nga ana e tyre, nuk kėrkonin njė opozitė tė shpėrpjesėtuar; mjaft mė me njė parti tė vetme, kurse tjetra sa pėr formė, si puna e Frontit Demokratik, qė ishte vetėm levė!
Kjo neveri pėr atė fjalėn pėrbuzėse monizėm, ka gjasa qė tė ishte njėri nga shkaqet pėr tė pasur njė opozitė efektive, konstruktive, jo inekzistente. Natyrisht lėshimet nuk mund tė shkonin gjer aty sa tė hapej oreksi deri nė legalizimin e njė partie komuniste. Por prapamendimet e tė mirėtrajtuarve e jetėsuan edhe kėtė qėllim, kur u erdhi vakti, pasi u forcuan hap pas hapi dhe iu pėrveshėn pa pengesa afarizmit tė kuq. E, kur gjendeshin edhe nė kushte tė fuqishme ekonomike, tashmė, provokuan atė gjėmėn e 1997-s, duke qenė tė implikuar gjer nė grykė nė firmat huamarrėse, me kryetarė nga tė tyret dhe me administratorė majtistė, nė shumicėn dėrrmuese.
Si pasojė, pas kėtij viti tė mbrapshtė, kur opozita e atėhershme mori fuqinė, - ashtu si e mori, - u miratua, nė kundėrshtim me kriteret kushtetuese nė dispozicion tė ministrisė sė Drejtėsisė pėr krijimin e partive, jo vetėm PKSH-ja, por u promovua edhe figura mizore dhe antikombėtare e E. Hoxhės, aēik - nė muret e institucioneve zyrtare (siē ishte M. Jashtme me titullar P. Milon). Kontingjentet e krimit, tė ruajtura nga PS-ja emėrndėrruar, ish-sigurimsat, gjyqtarėt qė kishin marrė pjesė nė tortura gjer nė shkallėn sa t’u mbeteshin tė pandehurit nė dorė, prokurorėt mė tė zellshėm pėr tė dėnuar tė pafajshmit, arritėn tė krenoheshin ndėrmjet shokėsh, tani, se kishin ndihmuar diktaturėn e proletariatit pėr tė mbjellė terror e fatkeqėsi tė papara. Madje tė marrin edhe dekorime nė demokraci, paēka se ē’qėndrim kishin mbajtur nė kohėn e diktaturės. Harbutėria politike arriti gjer nė orgjitė, me tė mitur e tė mitura, pėrveē pleqve mėkatarė, nė lėndinat e Pezės, nėn patronazhin e Edvin Ramės. Ovacionet pėr tė ringritur figurėn e Enverit ishin nė programin rehabilitues tė E. Ramės, duke mos e pėrfillur aspak Rezolutėn e Asamblesė Parlamentare tė KE-sė tė 25 janarit tė vitit 2006, pėr dėnimin e krimeve tė komunizmit e tė nazizmit.
Tani qė erdhi koha tė hapen dosjet, majtistėt tanė po e shkelin sėrish me kėmbė atė Rezolutė qė cekėm pak mė sipėr. Opozita ėshtė vėrtet nėn kompleksin e trashėgimisė kriminale tė PPSH-sė: Duhen ruajtur me ēdo kusht kontingjentet! Prokurorėt, duke filluar nga blofi i aksidentit Trebicka ( qė nuk dashka tė ishte aksident por vrasje!), gjė qė u pėrgėnjeshtrua nga faktet (por jo nga propaganda enveriste “fol, fol se do tė mbetet diēka, - por ja qė s’mbeti asgjė nė kėtė rast, kur dėshira pėr ta quajtur aksidentin vrasje(!) nuk u realizua...), prokurorėt, po thoshim, do tė ishin ata qė po zbulohen si bashkėpunėtorė tė ligjshmėrisė sė Andrei Vishinskit. Dhe po tė nxjerrėsh njė tė dhėnė nė biografinė e tyre, na del se na shkelen parimet kushtetuese! Na thuhet edhe se duam tė bėjmė hakmarrje! Dhe kėtė e thonė ata qė pėrfituan nga lėshimet, ata qė janė personifikimi i hakmarrjes! Mirė qė s’na vėnė edhe Arianit Ēelėn, prokuror. Dhe, po tė jetė i papranueshėm, do tė ankohen sėrish pranė faktorit ndėrkombėtar se qeverisja e tanishme na qenka hakmarrėse!
Por a e dinė kėta tė pėrkėdhelur se ē’ėshtė bėrė nė Darmstadt tė Gjermanisė pėr tė zhdukur mendėsitė naziste? A mund tė imagjinojnė kėta se nė Gjermani jo vetėm qė nuk mund tė bėhet kurrsesi ajo qė bėri Rama nė Pezė, por edhe njė shkrim i thjeshtė tė ketė vetėm njė fjalė pozitive pėr Hitlerin, shkruesi pėrballet me ligjin? Vetėm kėtu te né dalin nė ekrane herė Nexhmija, herė Ramizi pėr tė “pėrligjur” tė mirat e komunizmit! Lexojmė se njė analist i majtė paska thėnė se hetuesit mund tė largohen, por jo nė kėtė moment! Kjo do tė thotė qė tė dėnohen njerėz tė pafajshėm, pastaj le tė largohen, s’ka rėndėsi! Ky dėnim njerėzish tė pafajshėm iu ėshtė futur thellėsisht nė gene, qė nė kohėn e diktaturės njerėzve shėrbestarė tė organeve “tė drejtėsisė” tė asaj kohe, qė na mbetėn edhe neve peshqesh! Janė mėsuar me kritere tė tilla, qė kur paranojaku E. Hoxha vriste edhe pa gjyq; por edhe kur i dėnonte me vdekje, u bėnte njė torturė tė fundit, para se viktimat e tij tė ekzekutoheshin! Dokumenti me firmėn e tij kundėr Ll. Fundos ėshtė njėra nga provat. Por edhe kėpucėve tė viktimave u vinin thumba nga brenda, qė tė dėnuarit prej atyre qė sot mbrohen me zjarr, tė mos kishin forcė tė thoshin as “Rroftė Shqipėria” nė vakt tė xhanit! Kėto tmerre tė kujtojnė njė rast tė bujshėm tė fundit tė shekullit XIX, nė Francė. E kemi fjalėn pėr oficerin e forcave franceze, Alfred Dreifysin, qė u dėnua i pafajshėm. Por u ngrit kundėr dėnimit Emil Zolai me pamfletin e famshėm ”J’accuse” (unė akuzoj) dhe me prova tė njėpasnjėshme dėshmoi pafajėsinė e Drejfysit, édhe kur ky kishte kaluar 5 vjet nė Ishullin e Djallit nė Gyijanėn franceze, pas fillimit tė kalvarit, mė 5 janar 1895. Atėherė dėnime tė tė pafajshmėve ishin tė rralla, edhe nė njė shtet tė madh, si Franca. Tani kėrkojnė tė jetė domosdoshmėrisht i cenueshėm Lulzim Basha, pikėrisht se ėshtė nga ministrat mė tė suksesshėm tė qeverisjes sė sotme. Veēse po pėrsėrisin versionin e aksidentit nė vend tė vrasjes, paēka se mbetėn gojėmbyllur tanimė, duke na lėnė vetėm shijen e keqe tė tendenciozitetit tė tyre tė pafré! Kėshtu do tė mbeten gojėmbyllur edhe pėr akuzat qė pėrmėndėm, pėr tė justifikuar prokurorėt e tyre, kontingjente tė krimet diktatorial, tė pėrlyer nė prapėsitė enveriste! Nga intervista nė “Klan” me Blendi Fevziun, - ndonėse intervistuesi ishte pėrgatitur thellėsisht si njė hetues i paanshėm, - i intervistuari nuk mbeti nė asnjė ēast nė pozitė tė vėshtirė, duke i dhėnė pėrgjigjet me argumente tė incizuara nė kujtesė, me argumente, fakta dhe data. Dhe kjo jo vetėm pėr hir tė elokuencės sė ministrit, por edhe falė pafajėsisė sė tij.
...
Edi Rama dhe urrejtja ndaj komunizmit
» Vendosur: 17/12/2008 - 10:24
• Redi Gjuzi
Sa herė qė diskutohet pėr ligjin e dosjeve, aq herė gjenden artifica pėr t’i devijuar, zbutur, mbuluar dhe nganjėherė edhe justifikuar krimet e komunizmit. Nė Shqipėrinė e 18 viteve pluralizėm gjithēka ėshtė normale, pėr sa kohė nė tavolinat e Kuvendit ulen edhe firmėtarėt e vrasjeve, edhe ata qė kanė dalė nga burgu komunist. Janė gjetur me dhjetėra justifikime pėr tė mos patur njė shpėlarje kombėtare nga komunizmi dhe ata qė e kryen komunizmin nė popull. Janė shpikur edhe pėrplasje juridike, mbrojtje e tė drejtave tė njeriut, apo paradokse tė tjera tė kėsaj natyre, vetėm e vetėm qė ky ligj (jo vetėm ai qė propozohet nga maxhoranca) tė mos pranohet, tė shtyhet, tė mos jetė kurrė efektiv. Nė tė gjitha kėto shpikje, qė kanė lėnė pėr 18 vite rrotull politikės dhe brenda saj (tė majtė e tė djathtė), komunistė dhe persekutorė gjakatarė, nuk ėshtė pėrmendur kurrė frika e prekjes sė moralit tė kėtyre tė fundit. Asnjėherė nuk ėshtė pėrmendur, as nga ata vetė, apo pėrfaqėsuesit e tyre, alibia, se miratimi i njė ligji tė tillė do tė prekte ndjenjat e sigurimsave, spiunėve apo pushtetarėve komunistė. Se morali i kėtyre njerėzve ka vdekur ditėn qė ata urdhėruan, firmosėn apo ekzekutuan politikisht njė tjetėr shqiptar nė emėr tė komunizmit. Por dje, nė mes tė ditės, fatmirėsisht pa diell, kreu i partisė mė tė madhe tė opozitės, pėrmendi pikėrisht moralin dhe frikėn e persekutorėve si njė arsye madhore pėr tė mos votuar njė ligj kundėr spiunėve.
Duke iu referuar diskutimeve tė tė djathtėve, apo atyre qė hiqen si tė tillė, para dy ditėve nė Kuvend, Edi Rama, mbrojti moralisht familjen e tij dhe tė atij lloj soji para derės sė selisė sė PS-sė. "Nuk jam unė i pari qė duhet tė pėrjetoj shijen e hidhur tė kėsaj politike tė ndyrė urrejtjeje dhe qė duhet tė qetėsoj nėnėn e djalin tim", u shpreh dje Rama. Njė ditė mė parė, njė gazetė e pozicionuar qartė djathtas, botoi njė dokument tė firmosur nga Kristaq Rama, babai nė atė kohė i Edvin Ramės. Nė kėtė dokument, anėtari i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė Partisė sė Punės, bashkė me pak deputetė tė tjerė, kishin firmosur ekzekutimin e njė tė riu. Firma datonte nė vitin 1988, vetėm pak kohė para rėnies sė komunizmit me arsyetimin e qartė politik: "Armik i betuar i pushtetit popullor". Mbi firmėn pėr ekzekutimin e tij ishte edhe kėrkesa e prindėrve, ku kėrkohej falja e jetės. Firmėtarėt vendosėn tė kundėrtėn, vdekje. Nė rast se ky dokument ėshtė i vėrtetė, atėherė Edi Rama nuk ka asnjė moral tė kėrkojė sot qetėsi pėr familjen e tij. Nuk ka fjalė qė ta qetėsojnė nėnėn e djalit, babai i tė cilit ka qenė njė firmėtar vdekjeje. Nuk ka fjalė, sot, qė tė mund ta justifikojnė moralisht atė veprim. Moralisht, firma qė tė ēon nėn dhe si "armik i pushtetit popullor", nuk mund tė mbrohet, as me thirrje poetike, se po mbillet urrejtje. E kundėrta do tė ishte fatkeqėsi, nė rast se njerėz tė tillė nuk urrehen. Nė rast se njerėzve tė tillė nuk iu thuhet pėrditė e pėrditė, derisa tė plotėsohen tė gjitha ditėt e ndėrprera tė jetės, tė mbyllura nė internime apo tė shkatėrruara politikisht, qė veprimet e tyre ishin tė urryeshme. Por fjalimi i djeshėm i Ramės nuk ishte vetėm pėr familjen e tij. Kjo do tė kishte qenė e keqja mė e vogėl. (Gjithkujt do t'i vinte keq pėr gabimet e babait tė tij, edhe pse para 18 vitesh, ishin fėmijėt qė denonconin prindėrit apo e kundėrta dhe i ēonin tė afėrmit drejt litarit, nė emėr tė pushtetit popullor). Ai nėnvizoi dje se janė me miliona ata qė kanė frikė nga urrejtja e njė ligji kundėr sigurimsave. "Unė jam kėtu sepse kjo politikė qė hyn ēdo mbrėmje nė shtėpitė e shqiptarėve pėr tė mbjellė urrejtje, pėr tė trazuar mendje e zemra prindėrish e fėmijėsh me egėrsinė e saj, pėr tė rėnduar shpirtėrisht e moralisht miliona njerėz qė duan shpresė, zgjidhje pėr hallet e tyre, perspektivė pėr fėmijėt e tyre, duhet tė marrė fund". Llogaria e djeshme e Ramės ishte e gabuar. Nuk janė milionat ata qė rėndohen shpirtėrisht nga deklaratat kundėr komunizmit dhe kriminelėve qė e mbollėn atė. Janė shumė pak. Janė miliona ata qė vuajtėn dhe kėta tė fundit nuk kanė frikė nga dosjet. Shqipėria nuk ka patur kurrė ndonjė "hall mė tė madh" se sa komunizmi dhe nuk ka pėr tė patur derisa soji i atyre qė mbrojnė krimet e 50 viteve me gjithēka mėnyrash, ta lejė tė qetė kėtė vend. Fjalia e djeshme me shumė shifra e Ramės ėshtė tipike e postkomunistėve: "Nė atė kohė tė gjithė ishin spiunė". Dhe kjo propagandė duhet urryer. Sot kombi shqiptar ėshtė i lirė tė urrejė dhe tė pėlqejė kė tė dojė. Por nuk do tė jetė kurrė i lirė tė zgjedhė, nė rast se nuk i tregohet se kush ishin individėt, apo ata dhjetėra individė qė e morėn peng pėr 50 vite. Dhe kėta, pavarėsisht se do i "trazohet shpirti", duhet tė urrehen, bashkė me ata qė sot pėrpiqen tė gjejnė artifica pėr t'i shmangur emrat e pėrveēėm tė tyre.
Frika e Ramės pėr hakmarrje, sot 18 vite pas rėnies sė diktaturės ėshtė qesharake. Nga 1990 e deri nė vitin 2008 asnjė i pėrndjekur nuk ka kryer hakmarrje. Sepse tė pėrndjekurit nuk kanė luftė klasash, nuk kanė armiq pushteti, por opozitarė. Ky ėshtė dallimi. Janė soj tjetėr nga gjakatarėt e 50 viteve tė shkuara. Por, njeriu analizon dhe mendon si do kish vepruar vetė dhe, kjo ndoshta ėshtė njė arsye pėr kreun e PS-sė, qė tė mendojė se do tė ketė hakmarrje. Sidoqoftė, sot pas 18 vitesh ka njė fakt, mė domethėnėsi nga tė gjithė nė rastin e kreut tė PS-sė, qė vėrteton se tė pėrndjekurit nuk hakmerren. Nė rast se do tė kishte hakmarrje, sot ju Edi Rama dhe shumė tė tjerė si ti, si djali i njė ish-anėtari tė Presidiumit tė Kuvendit Popullor, duhet tė ishit duke lyer fasadat e Tiranėn, dhe jo duke i urdhėruar tė tjerėt ta ngjyrosin me ngjyra plot jetė arkitekturėn e komunizmit. Dhe ndoshta ky ėshtė fati mė i keq qė i ka ardhur shqiptarėve nga pasuesit e komunizmit. Njerėzit njihen kur kanė pushtet. Tė gjithė para se ta marrin pushtetin janė tė mirė dhe patetikė. Ti dje zgjodhe. Dhe zgjodhe anėn e paraardhėsve tė tu. Ty tė erdhi keq pėr moralin e familjeve tė ish-persekutorėve. Njė shprehje e vjetėr thotė: nėse sheh njė tė keqe, mundohu ta ndreqėsh me dorė, nė rast se nuk e ndreq dot me dorė, mundohu ta ndreqėsh me fjalė, nė rast se nuk e ndreq dot me fjalė mundohu ta ndreqėsh me zemėr. Por dje, edhe zemrėn e peshove nė duart e atyre qė kanė shkrehur plumbat, qė kanė tėrhequr kėmbėzėn e armėve, apo kanė firmosur qė kėto t'i ndodhin ish tė pėrndjekurve.
panorama
Te dyja palet bojn lojna koti. Asnjona s'ka ne men me hap dosjet. Te dyja jane dy nenndarje ose me mire e thene, fraksione te PKSH.
Dosjet, si u ndryshua ligji
“Na del se ne menyren me te pafytyre e te papranueshme, se ligjin, thone zedhenesat e Edi Rames, po e bejme per 5 prokuroret apo gjyqtaret qe po hetojne disa ceshtje. Ligji nuk ka asnje lidhje, ai eshte derguar ne Kuvend pa pasur asnje kerkese”.
Pas kesaj deklarate te zotit Berisha, ne fillim te javes ne mbledhjen e grupit te PD, Top Channel arriti te siguroje draftin e pare te PD te dorezuar ne Kuvend te ligjit per pastertine e figures, ne daten 25 tetor 2006 dhe qe mban firmen e kryetarit te grupit te asaj kohe, zotit Bamir Topi, e qe pas largimit te tij drejt presidences ne korrik te vitit te kaluar, ky draft eshte rikonfirmuar me firmen edhe te kryetarit te ri te grupit parlamentar te demokrateve, Astrit Patozi.
Top Channel zoteron edhe draftin aktual qe u miratua nga komisioni i ligjeve ne dhjetor te ketij viti. Dy projektet kane ndryshime te dukshme ne kontrollin e pastertise se figures ne sistemin e drejtesise, por edhe ne postet qe nuk duhet te kene patur ata qe verifikohen.
Ne draftin e vitit 2006, tek subjektet qe verifikohen nuk eshte parashikuar KLD, nje institucion qe eshte perfshire tek subjektet qe verifikohen ne draftin e vitit 2008, neni 3 ligji 2006, po ashtu ne nenin 4 te ketij drafti, pra te atij te 2006-es ne piken e papajtueshmerise se funksioneve, thuhet se zyrtaret qe verifikohen nuk duhet te kene qene mes disa funksioneve te tjera edhe hetues, prokuror, gjyqtar apo ndihmes gjyqtar ne proceset politike speciale.
Procese politike speciale quheshin gjyqet ndaj anetareve te byrose kur shpalleshin armiq, si rasti i Kadri Azbiut, Beqir Ballukut, apo nje proces special politik ka qene dhe gjyqi famekeq i deputeteve ne vitet 45-46. Trupat gjyqesore ishin speciale me persona te sigurimit dhe hetuesise dhe rezulton pergjithesisht se vendimin e jepte hetuesia dhe gjykata e zbatonte.
Ky eshte nje shpjegim per termin “special”, sepse kjo pike e ligjit te 2006-es ndryshon ne kete forme ne draftin e PD ne vitin 2008, hiqet fjala “speciale”. Dhe zyrtaret e sotem qe verifikohen nuk duhet te kene qene hetues, prokuror ose ndihmesprokuror, gjyqtar apo ndihmesgjyqtar ne proceset politike.
Heqja e fjales “speciale” ne menyre direkte zgjeron ndjeshem rrethin e gjyqtareve dhe prokuroreve te kohes se diktatures, tashme ne fokus te lustrimit sepse gjyqet politike ne ate kohe, ne baze te nenit famekeq 55 per agjitacion dhe propagande mbushen burgjet e regjimit me te eger komunist ne Europe.
Ne kete menyre figurat qe sot do verifikohen kryesisht nga rradhet e drejtesise jane me shume te prekur nga heqja e fjales “speciale”, pasi keto ishin gjyqe te zakonshme dhe zhvilloheshin ne gjykatat e rrethit dhe ato te larta.
Pervec ketij ndryshimi nga drafti i PD ne vitin 2006 dhe atij te vitit 2008 ka dhe disa ndryshime te tjera por dallimi i lartpermendur eshte nje prej te cilave, qe hedh poshte deklaraten e shefit te qeverise, se ligji eshte depozituar rreth tre vjet me pare, kur nuk kishte procese hetimore, pra behet fjale ndaj ministrit te tij Basha, apo per ngjarjen tragjike te Gerdecit dhe kur Bamir Topi ishte ende ne PD dhe Ina Ramen nuk e njihte askush.
Heqja e fjales “speciale” nga gjyqe politike shton gamen e prokuroreve qe ne kohen e diktatures mund te kene patur ceshtje politike, por nga ana tjeter detyron te lene detyren disa prokurore qe sot kane ne hetim ministra te qeverise, ngjarjen e Gerdecit apo dhe ceshtjen “Fazllic”.
T-CH
Berisha harron “dosjet”, merret me te majtet
Nje dite pas dushit te ftohte amerikan qe mazhoranca mori per ligjin e dosjeve, kryeministri Sali Berisha, ka tentuar te largoje vemendjen duke bere diversionin e radhes ne krahun e te majteve. (UPDATE)
Kryeministri ka zgjedhur serish foltoren e preferuar te diversionit politik, mbledhjen e qeverise per t’i kerkuar kreut socialist, Edi Rama, te mos behet perjashtues me Levizjen Socialiste per Integrim si force e trete politike ne vend.
"Ftoj Ramen te deshmoje sens kompromisi me forcen politike qe ka 8-10 perqind te elektoratit. Nuk eshte ne interes shmangia e kesaj force politike", u shpreh Berisha.
Duke pranuar si rrallehere te kete gabuar kryeministri theksoi se egzistojne te gjitha mundesite per nje proces gjitheperfshires pavaresisht konsensusit me Partine Socialiste.
"Eshte mundesia per nje reflektim. Ne e pranojme se kemi nje konsensus me PS-ne, por nese e zgjerojme do te ishte me mire", u shpreh Berisha.
Meta: Jemi per gjithperfshirje
Kryetari, Ilir Meta, ritheksoi se kodi i ri duhet te jete gjithperfshires dhe hodhi poshte cdo mundesi per te bashkuar votat me kryeministrit ne menyre te njeanshme duke lene jashte ketij procesi socialistet, i beri. Ne baze te ketij kodi te ri theksoi Meta duhet te jete gjitheperfshirja.
"Jemi per gjithperfshirje, nuk dua ta besoj se PS nuk do te reflektoje dhe do te kembengule qe kodi te kaloje me cene serioze dhe ndeshkuese per zgjedhjet e ardhshme", u shpreh Meta.
Kreu i LSI-se, shprehu sigurine se socialistet do te reflektojne per te mos u bere pergjegjes te miratimit te nje kodi qe nuk do te garantonte sipas tij standartet e duhura te kerkuara nga nderkombetaret.
"Une nuk kam asnje arsye qe te paragjykoj ne menyre perjashtuese cdo njeri, cdo force politike qe reflekton", u shpreh Meta.
Kreu i LSI theksoi se eshte ende ne pritje te nje pergjigje zyrtare nga Partia Socialiste per takimin e kerkuar me kryetarin e saj, Edi Rama.
T-CH
Gazeta Metropol 17/12/2008
Kryesocialisti Rama: Sali Berisha ka nxitur luftėn e klasaveOLI XHILAGA
Ligji i dosjeve, vijojnė akuzat dhe kundėrakuzat mes kreut tė PD-sė dhe PS-sė
“Shqiptarėt patėn rastin tė shohin sekretarin e djeshėm tė partisė sė Enver Hoxhės dhe kryeministrin e sotėm tė vendit, pra komunistin e vjetėr dhe demokratin e flaktė Sali Berisha, nė njėrėn prej shfaqjeve mė tė shėmtuara tė politikės sė vjetėr tė dyfytyrėsisė”, - kėshtu u ėshtė kundėrpėrgjigjur kreu i Ps-sė Edi Rama kritikave dhe akuzave tė ardhura nė adresė tė tij dy ditė mė parė nga kreu i mazhorancės Sali Berisha. Gjatė ditėve tė fundit tė dy drejtuesi nuk kanė reshtur se shkėmbyeri nė distancė akuza dhe kritika ndaj njėri-tjetrit dhe shkak pėr kėtė ėshtė bėrė pikėrisht ligji i PD-sė pėr pastėrtinė e figurės. Kėshtu, pas deklaratave tė lėshuara nė seancėn parlamentare, ku u diskutua njė projektligj i tillė nga Kryeministri Berisha, reagoi kreu socialist Rama.
Nė njė konferencė tė posaēme pėr shtyp Rama nuk kurseu gjuhėn e ashpėr ndaj kreut tė ekzekutivit, duke shkuar deri aty sa e akuzoi atė si nxitės tė luftės sė klasave. “Sali Berishės duhet ti vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha nė Kuvend, sepse ndėrkohė qė mallkonte njė regjim ēnjerėzor si ai komunist, tė cilit i ka shėrbyer gjatė si nxitės i zellshėm i luftės sė klasave pikėrisht kundėr atyre qė sot bėn sikur i mbron, ėshtė kryeministri qė pėr tė tretin vit me radhė djeg fondet qė gjoja u vė nė dispozicion ēdo fillimviti pėr dėmshpėrblim viktimave tė luftės sė klasave”, - u shpreh Rama nė fjalėn e tij.
Njėkohėsisht, duke pasur si kryefjalė tė konferencės sė tij pikėrisht epitetin e “dyfytyrėsisė” sė Kryeministrit Berisha, kryetari i PS-sė i theksoi se “Sali Berishės duhet ti vijė turp nga shfaqja e shėmtuar e dyfytyrėsisė qė dha mbrėmė, sepse teksa fliste pėr plagėt e komunizmit, e kishte mendjen te lulet e korrupsionit; teksa ngrinte zėrin pėr krimet politike tė partisė sė tij tė vjetėr, e kishte hallin te krimet ekonomike tė partisė sė tij tė re; teksa akuzonte duke ngritur gishtin shokėt e tij tė dikurshėm nė shėrbim tė diktaturės sė proletariatit, e kishte merakun te gishti i ngritur nga organi i sotėm i akuzės nė adresė tė qeverisė sė tij”. Sipas tij, qėllimi i Kryeministrit Berisha nuk ishte dėnimi i diktaturės sė komunizmit, por mbrojtja e diktaturės sė korrupsionit, ndaj dhe kėrkohet miratimi i ligjit pėr dosjet.
Partia Demokratike
Partia Demokratike, nėpėrmjet zėdhėnėsit tė saj, Gerti Bogdani, i kėrkoi kryetarit tė PS-sė tė japė shpjegime pėr firmėn ekzekutuese tė tė atit, mos tė mbrojė tė shkuarėn e tij dhe tė miratojė ligjin e dosjeve. "Kryeministri fton zotin Rama tė gjejė kurajė dhe tė shkėputet nga mbrojtja e lidhjeve tė tija tė vjetra, sepse kjo do ta ndihmojė tė shikojė pėrpara”, thuhet nė deklaratėn e PD-sė. Sipas saj, Rama pasi tėrhoqi grupin parlamentar nga debati pėr ligjin e pastėrtisė sė figurave, doli pėrpara shqiptarėve pėr tė bėrė sulmin e radhės ndaj Kryeministrit.
Berisha e akuzoi Ramėn se po pengon Partinė Socialiste dhe po e rendit atė krahas Partisė Socialiste Serbe dhe Partisė Radikale Serbe, si tre parti qė nuk e pranojnė lustracionin.
Krijoni Kontakt