ni tjeter "fitorje" per te prodhuar artificialisht sherr per nje problem tejet te vonuar qellimisht prej punistit salik, terheq vemendjen nga pislleqet dhe pa-aftesite drejtuese te qeverise, me ne krye salikun ...
_________
Agjencia e Lajmeve SOT
Ligji fitore qė po e humb sėrish Shqipėrinė, nga bota demokratike.Nga Besi Bekteshi
Nuk ishte e dyshueshme qė ditėn e nesėrme tė miratimit tė ligjit, do tė reagonin ashpėr dhe me shqetėsim, pėrfaqėsuesit mė tė rėndėsishėm ndėrkombėtarė, qė nė fakt kanė 18-tė vite qė ndjekin veprimtaritė politike dhe demokratike nė Shqipėri. Ato paralajmėruan qė Berisha dhe maxhoranca qė udhėhiqet nga ai, tė mos nguten, tė konsultohen, tė pyesin dhe tė prodhojnė ligj qė ka standarde demokratike. Ka ndodhur edhe dikur. Por tashmė jemi nė kohė tė ndryshme dhe nė distancė prej 12-tė vitesh nga paralajmėrimet e asaj kohe, dhe ndryshon vetėm ēėshtja kurse deliri qeverisės dhe largimi nga bota ėshtė po i njėjtė. Berisha nė inspektimin e rrugės sė kombit e ka quajtur fitore historike ligjin qė me 74 vota tė njė shumice e cila ka frikė tashmė se nuk del me si e tillė edhe si bashkėsi dhe sidomos si individė, e ka katranosur akoma mė shumė problemin me ndėrkombėtarėt. Ky ėshtė edhe njė mėsim shumė i madh pėr to. Njė popull i stėrlodhur nga tė tillė megalomanė bolshevikė qė kalojnė edhe nė histeri primitive e cila shquhet qartė sidomos kur e kanė mė shumė gabim, nuk reagon nga qė ka shikuar se nuk ėshtė e thjeshtė tė ndryshojė koncepti ideologjik dhe moral i atyre militantėve tė indoktrinuar nė stalinizėm, por qė fatkeqėsisht ju ėshtė dhėnė e drejta tė luajnė rolin e antikomunistėve dhe tė demokratėve tė thekur.Ambasada e SHBA-sė shprehet se ėshtė shumė e shqetėsuar nga miratimi i ligjit. Por ajo vėrteton se dhe tė tjerė partnerė janė me tė njėjtin qėndrim. Ligji thonė ato, ngre pikėpyetje serioze ligjore, qeverisėse dhe kushtetuese nė partnerėt ndėrkombėtarė dhe pėrfshirė SHBA-nė.
Nė fakt ėshtė deklarata e tretė e dalė nga institucioni qė pėrfaqėson jo thjeshtė qeverinė e SHBA-sė, por demokracinė amerikane. Zėdhėnėsi Biks Aliu ka deklaruar nė mėnyrė tė qartė se: Ligji ngre pikėpyetje tė parimit e ndarjes sė pushteteve, pėr pavarėsinė e gjyqėsorit dhe po ashtu pėr tė drejtat personave tė akuzuar. Ai vazhdon tė pėrmend edhe OSBE-nė dhe Britaninė e Madhe qė janė nė njė linjė por...
Nė fakt ėshtė Terry Devis Sekretari i Pėrgjithshėm i KE-sė qė menjėherė ka deklaruar: Ligji i ri i dosjeve ėshtė kaluar nė parlamentin shqiptar me nxitim. Vetėm faktori kohė (dy dekada) krijon terren pėr tu shqetėsuar se ligji do tė shkaktojė mė shumė padrejtėsi, se sa do tė korrigjojė padrejtėsitė e bėra atė kohė. Faktori ndėrkombėtar dhe sidomos SHBA-ja, Britania dhe OSBE dhe KE, janė nė unison se Berisha me tė tijėt kėsaj radhe e kanė shkelur.
Por nga Kalimashi, vjen thirrja e Berishės se ligji ėshtė njė fitore historike!!?
Duket sikur amerikanėt dhe europianėt gati nuk kuptojnė krimet qė kanė bėrė sigurimi dhe sekretarėt e partisė, apo edhe xhelatėt e tjerė nė Shqipėri!! Gati gati nuk kuptojnė se ēdo tė thotė diktaturė. E pėr kėtė, kanė nevojė qė tju a tregojmė ne...nė fakt qeverisja e Berishės, se si korrigjohet gjėma e madhe qė komunistėt nė radhėt e tė cilėve janė edhe partizanėt e ligjit ( ato lart) mund tė korrigjohet??! Tani e ka radhėn raporti qė do tė kemi me ato qė jo vetėm dinė mirė krimet e komunizmit, por edhe dinė mė saktė se si vazhdojnė po komunistėt tė bėjnė ligje pėr pastrimin e figurės apo mė mirė tė themi Lustracionit qė tė gjitha vendet e Europės Lindore e kanė bėrė pėrpara 20-tė viteve dhe ne e bėjmė tani, mbasi i kemi mbajtur ato spiunė dhe kriminelė shpesh herė mbi shpinė, edhe nė demokraci. Ky raport qė prishet gjithmonė nga i njėjti pushtet, po tolerohet shumė gjatė nga pikėrisht ndėrkombėtarėt, qė tregohen klementė me elementė tė theksuar tė anti-demokracisė.
Kush e ka ndjekur qartė veprimtarinė politike tė kėtij kallėpi, me origjinė komunistoide e kupton se janė po tė njėjtit individė qė marrin rrėshqanė edhe turmėn nė drejtim tė kundėrt, me botėn e demokratizuar, dhe sidomos tė shteteve qė vėrtetėsisht e kanė me sinqeritet me ne. Sot ka pasur edhe mendime qė jemi sovranė dhe se ligjet i bėjmė vetė. Po, ne jemi sovranė, por jemi sovranė pėr ti ngrėnė kokėn njėri tjetrit si nė diktaturė dhe kemi dėshirė qė kėtė punė ta bėjmė edhe nė demokraci. Asgjė nuk ka qė edhe me vonesė, tė bėjmė njė ligj tė tillė, por nuk mund tė bėhet asnjėherė jashtė atyre qė sistemin demokratik e kanė shpikur dhe qė me njeriun nuk sillen si dikur komunistėt me popullin e tyre dhe me njeriun vetė. Janė po kėto qė nė fillimet e tyre nxirrnin monstruozitete tė tilla si bashkėvuajtės dhe bashkėfajtorė kur ishte rasti qė fajtorėt tė nxirreshin pėrpara drejtėsisė dhe tė mos kapardiseshin edhe pėr njė kohė tė gjatė nė zyra. Ėshtė po i njėjti delir pushteti qė kur i erren sytė nga fitorjeeet, nuk pyet edhe pėr ato qė nė fakt e mbajnė kėtė vend me aspirina demokracie, sepse as qė bėhet fjalė se mund ta quash demokraci kėtė qė kemi. Mė turp ėshtė akoma kundrejt asaj shtrese tė persekutuar me origjinė jo kumuniste dhe komuniste, qė ka pėrjetuar ferrin e njė ideologjie qė dhe sot nuk ka mbaruar, dhe shohin se edhe kur duhet njė ligj sa do ti vogėl drejtėsie, ky ligj bėhet pėr arsye tė tjera jashtė asaj madhores qė ėshtė Lustracioni. Jo mė tepėr, tė pretendosh tė qėndrojnė tė qetė dhe tė sigurtė, se mė nė fund, janė pjesė botės demokratike.
Ndėrkohė qė ajo bėn thirrje pėr kontroll, arsyetim dhe kushtetutshmėri. Bėn thirrje tė veprohet si nė demokraci, dhe jo si nė atė kohė kur njeriu ishte njė hiē, dhe shteti nė dorė tė diktatorėve.
Tani duhet tė mbajmė mbi shpinė edhe shqetėsimin e tė huajve dhe devijimin ligjor tonin qė ėshtė njė kapak floriri pėr vdekjen klinike tė demokracisė. Megjithatė, ky ėshtė me sa duket mėsimi i radhės pėr shqiptarėt dhe do zoti edhe i fundit pėr ndėrkombėtarėt, qė nuk kanė pse merren me shoqėrinė shqiptare kaq shumė. Nė fakt shqiptarėt kanė njė dallim tė madh me njė pjesė tė politikės, sepse me Amerikėn dhe Europėn kanė lidhje tė sinqerta dhe tė forta, por politikanė dhe sqimatarė tė pushtetit, kėtė lidhje e kanė krejtėsisht tė pa sinqertė dhe pėrfituese.
Me tė tillė individė duhet bėrė edhe dallimi dhe po ashtu edhe Lustracioni, sepse edhe ky ėshtė tepėr i vonuar.
Krijoni Kontakt