Gazeta Sot, Editorial
Dosjet e spiunėve:
produkt i Berishės pėr pastrimin e njollave tė diktaturės
nė ndėrgjegjen e pisėt tė politikės shqiptare.
Mazhoranca shqiptare duke qenė nė pikun e krizės sė saj pėrfaqėsuese, shpiku mė nė fund njė ligj pėr spiunėt, ligj i cili sipas kreut tė saj do pastrojė pėrfundimisht Shqipėrinė nga figurat dhe personazhet qė janė tė lidhura me krimin komunist. E mbronte kėtė projektligj sekretari 15 vjeēar i njė organizate bazė tė Partisė sė Punės qė quhet Sali Berisha.
Nėn tone patetike, kryeministri i vendit u mundua tė sqarojė shqiptarėt se mė nė fund po vendoste drejtėsinė pėr tė vuajturit dhe tė pėrvuajturit e regjimit komunist. Pėrveē qė ky ligj ėshtė njė turp dhe nuk ka pėr qėllim tė dėnojė gjenocidin apo figurat e lidhura me gjenocidin komunist, ky ligj ėshtė njė pazar i pastėr politik midis Berishės dhe Ramės, njė Pazar midis opozitės dhe pozitės.
Unė ju heq juve nga lista dhe ju mos mė nxirrni dosjet e mija,- ka qenė mesazhi politik i kryeministrit pėr njerėzit qė posedojnė dosjet e tij. Kėshtu nga lista e njerėzve qė duhet tė penalizoheshin nė bazė tė ligjit 8043 tė vitit 1995, u hoqėn sekretarėt e parė, u hoqėn ministrat, u hoqėn kandidatėt e komitetit qendror, u hoqėn pėrfaqėsuesit e medias, duke e katandisur ligjin nė njė brisk pėr tė prerė vetėm gjykatėsi dhe hetuesit tė cilėt hetojnė Sali Berishėn. U hoq Gramoz Ruēi, u hoq Skėnder Gjinushi, u hoq Ylli Bufi, u hoqėn shumė figura tė cilat kanė tė bėjnė me funksionet e mėsipėrme, tė cilėt Sali Berisha i pėrjashtoi nga lista e tij.
Ky ligj ėshtė njė pazar, pazar politik midis Berishės, Ramės, Ruēit, Bufit, Xhafės e shumė njerėzve qė kanė qenė nė poste tė cilat kishin lidhje tė drejtpėrdrejtė me regjimin komunist, persona qė kanė punuar nė poste kyēe tė atij regjimi. Gėrdeci i Berishės, lahet me fshehjen e bashkėpunėtorėve tė regjimit.
Duart e Berishės lajnė fytyrėn e nomenklaturės komuniste, ndėrkohė qė morali i tyre i pisėt lan duart e lyera me gjak tė Sali Berishės, gjak qė fillon qė nga vrasjet e SHIK nė Malin me Gropa, vrasjet e 97, pėr tė vazhduar me vrasjen e fundit gjėmėmadhe tė Gėrdecit.
Premiera qė u shfaq dje nė parlamentin shqiptar kishte pėr aktorė dhe klounė, deputetėt e parlamentit, tė cilėt me zhargonin e tyre rural na paraqitėn Shekspirin si tė ishte bejtexhiu i fshatit, qė me hartimet e tyre tė denja pėr fėmijėt e shkollės fillore tė bėnin tė nxirrje zorrėt jashtė nga neveria. Tė vjen pėr tė vjellė kur shikon sekretarin e partisė Sali Berisha qė flet nė emėr tė persekutuarve, apo pėr mė tepėr, kur shan Ramiz Alinė dhe Nexhmijen tė cilėt i dėnoi pėr kafe dhe konjak, duke ju larė nga duart e tyre, gjakun e mijėra tė vrarėve, burgosurve, internuarve apo dhe tė persekutuarve nė tė gjithė Shqipėrinė.
Ligji i spiunėve i diskutuar dje nė parlament, ishte mekanizmi i ngritur nga persekutorėt e shqiptarėve, persekutorėt e tė internuarve, burgosurve, apo tė vrarėve nga diktatura komuniste, pėr tė shpėlarė ndėrgjegjen e bashkėpunėtorėve tė ngushtė tė vrasėsve dhe persekutorėve.
Dje hipokrizia e parlamentit shqiptar fillonte me keqardhjen e ish sekretarit tė organizatės bazė sė Partisė sė Punės, Sali Berisha, pėr tė persekutuarit dhe pėrbetimin e tij pėr tė marrė hakun e tyre, deri te spiunė apo spiune, tė cilėt, apo tė cilat kanė qenė rezidentė apo rezidente tė sigurimit tė shtetit, ku nėpėrmjet hartimeve fasadė shpalosėn hipokrizinė e tyre transparente para nesh. Seanca e djeshme e parlamentit shqiptar ishte tallja e radhės e politikės shqiptare me tė vrarėt nga diktatura, ishte ironi me tė burgosurit e diktaturės, ishte maskarada e radhės me tė gjithė ata qė pėrjetuan dhimbjen e thellė qė na solli krimi, qė quhej diktaturė enveriane.
Dje doktori pinjoll i diktaturės nuk kishte nė duar epruvetat e urinės sė Enverit. Dje doktori pinjoll i diktaturės na solli analizat e pastruara tė diktaturės sė Enverit, analiza qė kėrkojnė pastrimin tė njollave tė diktaturės nė ndėrgjegjen e pisėt tė politikės shqiptare.
Krijoni Kontakt