Dy dekada pas rėnies sė komunizmit, shqiptarėt jetojnė njėherazi me frikėn dhe kuriozitetin e hapjes sė dosjeve tė policisė sekrete mbi jetėn e civilėve, tė cilat janė mbajtur tė mbyllura qė nga rėnia e regjimit tė vjetėr.
Sipas AFP-sė, vetėm 30 mijė dosje kanė mbetur nė arkivė. Ramiz Alia: Dosjet duhet tė hapen, por arkivat janė shkatėrruar
Dy dekada pas rėnies sė komunizmit, shqiptarėt jetojnė njėherazi me frikėn dhe kuriozitetin e hapjes sė dosjeve tė policisė sekrete mbi jetėn e civilėve, tė cilat janė mbajtur tė mbyllura qė nga rėnia e regjimit tė vjetėr.
Agjencia franceze e Lajmeve, AFP shkruan se megjithėse disa politikanė kanė kėrkuar qė tė vetėdemaskohen dhe tė hapen dosjet, rezulton se vetėm aty pėr aty, pak dosje tė personave tė njohur janė bėrė publike. Sa herė qė pėrmendet ēėshtja e hapjes sė dosjeve, ėshtė ndrydhur me shpejtėsi me idenė se arkivat janė shkatėrruar ose janė manipuluar nga politikanėt, - thotė pėr AFP-nėBedri Coku, i cili ka vuajtur 34 vite nė burgjet dhe kampet e komunizmit.
Vazhdohet me kėtė terror pėr hapjen e dosjeve, - thotė me tej Coku nė lidhje me Shqipėrinė. Sipas burimeve jozyrtare, pėrmend AFP-ja, rezultojnė se rreth 20 pėr qind e shqiptarėve kanė bashkėpunuar me shėrbimet sekrete komuniste dhe kanė informuar pėr aktivitetet e dyshimta tė shokėve, fqinjėve, kolegėve apo edhe tė anėtarėve tė familjes.
Sigurimi fuqiplotė pėr shumė kohė i diktatorit Hoxha u vendos qė pas pėrfundimit tė Luftės sė Dytė Botėrore, tė zbulonte tė gjitha tentativat opozitare apo protestat antikomuniste. Burimet e Shėrbimeve Sekrete Perėndimore besojnė se mė shumė se 10 mijė vetė kanė punuar nė shėrbimet e fshehta shqiptare. Pas rėnies sė regjimit nė vitin 1991, gjashtė vjet pas vdekjes sė Enver Hoxhės, Sigurimi u shndėrrua dhe u zėvendėsua nga Shėrbimi Informativ Kombėtar (SHIK).
Mediat shqiptare nė mėnyrė tė rregullt kanė botuar dosje tė bashkėpunėtorėve pėr figura publike, pa u pėrmendur emrin, por vetėm pseudonimin, tė cilėt kishin punuar pėr Sigurimin. Thashethemet vazhdojnė akoma tė qarkullojnė pėr ish-bashkėpunėtorė tė Sigurimit, qė janė nė politikė apo anėtarė tė Kuvendit,- shkruan mė tej AFP-ja.
Ligjet e deritanishme nuk kanė mundur tė mbyllin kėto spekulime, me disa pėrjashtime, dhe tė pėrjashtojnė nga jeta publike ish-bashkėpunėtorėt e Sigurimit, - citohet nga kjo agjenci Kastriot Dervishi, drejtori i Arkivave nė Ministrinė e Brendshme shqiptare. Parlamenti pritet tė bėjė njė tjetėr draft ligjor, pėr tė pėrjashtuar nga jeta politike ish-funksionarėt e policisė sekrete.
Por debati mes qeverisė dhe opozitės ka lėnė shumė tė pabindur pėrsa i pėrket konkretizimit tė kėsaj nisme. Nė vend qė tė ndihmojnė tė vėrtetėn qė tė dalė jashtė, morali i politikanėve ka manipuluar prej vitesh ēėshtjen dhe ka ndihmuar politikanėt shqiptarė qė tė mbajnė shoqėrinė peng, - tha pėr AFP-nė shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare. Vetėm fundi i kėtyre spekulimeve do tė bėjė tė mundur qė politika dhe shoqėria shqiptare tė pastrohen nga ethet dhe errėsira e dosjeve, - tha mė tej Kadare.
Ramiz Alia, i cili zėvendėsoi Hoxhėn dhe ishte Presidenti i fundit komunist nė Shqipėri, ėshtė shprehur nė favor tė hapjes sė dosjeve, por paralajmėron se ky proces: nuk mund tė sjellė ndonjė gjė tė dobishme. Ka njė nevojė tė hapen dosjet, - tha Ramiz Alia, por qė kėmbėngul se arkivat janė shkatėrruar, selektuar dhe manipuluar nga tė gjitha qeveritė pas rėnies sė komunizmit.
Burime tė pakonfirmuara nga Shėrbimi Sekret Shqiptar thonė se zyrtarėt komunistė nisėn shkatėrrimin e arkivave mė herėt se nė vitin 1991, duke dashur tė eliminojnė mundėsitė e bashkėpunimeve, njė praktikė qė, sipas burimit, kanė vazhduar nė vijim nga tė gjitha qeveritė demokratike.
Nė vitin 1997, gjatė rebelimit civil tė armatosur, pas rėnies sė piramidave, disa dosje u gjeten lehtėsisht tė ruajtura afėr bodrumeve tė Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė. Grupet e armatosura, me shpresėn se mund tė gjenin rezerva shtetėrore tė floririt, u dėshpėruan qė nuk i gjetėn dhe i hodhėn dokumentet qė gjetėn nė lumė. Vetėm rreth 30 mijė dosje kanė mbetur nė arkivė, shumė prej tė cilave u pėrkasin vetėm pak njerėzve tė njohur apo ish-bashkėpunėtorėve qė tashmė kanė vdekur.
Rreth 500 emra nga pjesa mė aktive e ish-bashkėpunėtorėve janė fshirė me kujdes nga regjistri i ish-Policisė Sekrete... Ekspertė tė huaj e kishin tė pamundur tė verifikonim mė shumė se 20 prej tyre, - thotė mė tej Dervishi. Media shqiptare ka raportuar se mendohet qė janė zhdukur midis 27 mijė deri nė 60 mijė dosje sekrete nė dy dekadat e kaluara. Ekzistenca e dosjeve vazhdon tė jetė frika e shumė shqiptarėve dhe tepricat qė kanė mbetur mund tė pėrdoren pėr manipulime apo pėr shantazhe.
Ismail Kadare
Nė vend qė tė ndihmojnė tė vėrtetėn qė tė dalė jashtė, morali i politikanėve ka manipuluar prej vitesh ēėshtjen dhe ka ndihmuar politikanėt shqiptarė qė tė mbajnė shoqėrinė peng. Vetėm fundi i kėtyre spekulimeve do tė bėjė tė mundur qė politika dhe shoqėria shqiptare tė pastrohen nga ethet dhe errėsira e dosjeve
Ramiz Alia
Presidenti i fundit komunist nė Shqipėri ėshtė shprehur nė favor tė hapjes sė dosjeve, por paralajmėron se ky proces: nuk mund tė sjellė ndonjė gjė tė dobishme. Ka njė nevojė tė hapen dosjet, por arkivat janė shkatėrruar, selektuar dhe manipuluar nga tė gjitha qeveritė pas rėnies sė komunizmit-ka thėnė Ramiz Alia pėr AFP-nė
Kastriot Dervishi
Vetėm rreth 30 mijė dosje kanė mbetur nė arkivė, shumė prej tė cilave u pėrkasin vetėm pak njerėzve tė njohur apo ish-bashkėpunėtorėve qė tashmė kanė vdekur. Rreth 500 emra nga pjesa mė aktive e ish-bashkėpunėtorėve janė fshirė me kujdes nga regjistri i ish-Policisė Sekrete
Mė shumė sesa njė proces vetėpastrimi, hapja e dosjeve ėshtė pėrdorur pėr presion politik
Zvarritja e hapjes sė dosjeve, vullnet i munguar i politikės
TIRANĖ- Megjithėse ka ngėrthyer prej vitesh debatin politik nė Shqipėri, hapja e dosjeve tė bashkėpunėtorėve tė Sigurimit duket ende njė realitet i largėt nė kėtė vend. Drafti i propozuar nga Partia Demokratike ėshtė parashikuar sėrish nė kalendarin 3-javor tė Kuvendit, por sdo tė thotė se sė shpejti mund tė kemi njė zgjidhje tė kėsaj ēėshtjeje tė shumėdiskutuar.
Kjo ėshtė hera e tretė qė Kuvendi parashikon kalimin e draftit pėr pastėrtinė e figurės sė zyrtarėve tė lartė, por deri mė sot, as Partia Demokratike dhe as ajo Socialiste nuk kanė pasur vullnetin tė diskutojnė mbi draftin ekzistues tė dorėzuar nė Kuvend. Prej vitesh, dy forcat e mėdha politike janė duke shigjetuar njėra-tjetrėn pėr hapjen e dosjeve, pasi kėtė ēėshtje, PD e ka shfrytėzuar pėr tė akuzuar publikisht kundėrshtarėt politikė se janė trashėgimtarė tė Partisė sė Punės, ndėrsa PS e gjen tė pavend kohėn e zgjedhur pėr kėtė proces, pak muaj larg zgjedhjeve tė pritshme tė vitit 2009.
E ndėrsa ka njė reagim tė pėrgjithshėm publik se dosjet e ish-Sigurimit duhet tė hapen, ekspertėt kanė pohuar shumė herė se njė pjesė e mirė e tyre janė asgjėsuar, djegur apo zhdukur gjatė viteve tė para tė demokracisė. E ndėrsa debati vazhdon, Shqipėria mbetet i vetmi shtet i ish-Bllokut komunist qė nuk i ka hapur dosjet e policisė sekrete, duke ngritur shumė pikėpyetje mbi klasėn politike qė ka zėvendėsuar komunistėt, qė pas viteve 90.
Shekulli
Krijoni Kontakt