RREZIKU I ECURIVE AKTUALE DHE ARMIQTĖ
Agresorėt nuk ndėrmarrin aksione vetėm me forca ushtarake. Armiku kėrkon dhe organizon bashkėpunėtorė brenda shtetit qė e urren dhe ka pėr qėllim ta nėnshtroi. Kur agresorėt mendojnė se ėshtė moment i volitshėm atėherė atė shtet e sulmojnė ushtarakisht. Nė kėtė kontest janė tė rrezikshme aksionet pėr tė ndryshuar strukturėn e popullsisė. Pėr shkaqe gjeostrategjike dhe pėr hegjemonizėm me shekuj e veēanėrisht dekadave tė fundit janė ndėrmarrė aksione pėr ta shfarosur ose ndryshuar strukturėn e kombit shqiptar.
Ka kohė qė ka pasur tendenca dhe viteve tė fundit ėshtė rritur rreziku pėr ta ndryshuar strukturėn e popullit tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Tendencėn dhe aksionet pėr ta ndryshuar strukturėn e popullit tė Amerikės e ndihmojnė dhe mundėsojnė disa faktorė. 1) Ėshtė normale qė pėr kushte mė tė mira tė jetės njerėzit duan tė emigrojnė nė shtete me standard tė lartė. Brenda njė viti nga e gjithė bota disa miliona njerėz kėrkojnė tė hyjnė nė Amerikė. Ēdo gjė ka kufi. Numri i emigrantėve ekonomik nė Amerikė ka arritur kulminacionin. Por nė Amerikė kėrkojnė strehim njerėzit qė u rrezikohet jeta ose pėr tė gėzuar urinė. Kėta janė emigrant politik dhe duhet tė pėrkrahen e ndihmohen. 2) Diktatorėt nuk e duan dhe veprojnė kundėr demokracisė. Por demokracinė shpesh e shfrytėzojnė armiqtė, spiunėt, grykėsit dhe manipulatorėt e ndryshėm. Keqpėrdorimet e tepruara tė demokracisė sjellin dėme dhe paraqesin rrezik. Kėtė realitet mund tė mos e shohin tė verbuarit dhe tė mos e kuptojnė tė mashtruarit. Kurse armiqtė e Amerikės mund ta kritikojnė. Mirėpo Amerika kurrsesi nuk duhet tė shndėrrohet nė shtet tė Amerikės Latine ose tė Afrikės. Pasardhėsit e amerikanėve tė vjetėr dhe tėrė populli duhet ta ruajnė Amerikėn kėshtu si ėshtė dhe ta mbrojnė nga tė gjitha tė kėqijat.
Ėshtė pohuar ose spekuluar qė kolapsi nė Wall Street, New York, ka ndodhur apo ėshtė shpejtuar pėr tė dėmtuar Partinė Republikane gjatė fushatės zgjedhore dhe vepruar kundėr Presidentit GEORG W.BUSH. Mirėpo, me siguri Kosova e populli shqiptar dėshirojnė dhe me kėmbėngulje e pėrkrahin atė President qė e zgjedh populli amerikan, qė seriozisht e me aftėsi i mbron interesat dhe lartėson fuqinė e Amerikės.
Dihet qė mbas Luftės sė Dytė Botėrore Amerika i ka ndihmuar ekonomikisht shtetet dhe ushtarakisht e ka mbrojtur Evropėn. Mbas mbarimit tė luftės Amerika e Anglia, jo vetėm Greqinė e dirigjuar ose drejtuar nga priftėrinjtė ortodoks dhe bashkėpunėtorėt e Beogradit e tė Moskės, por edhe Italinė e Francėn i kanė ndihmuar tė mos pėrfshihen nė bllokun e shteteve tė Rusisė Sovjetike. Por mjerisht, disa zyrtarė tė disa shteteve tė Evropės Perėndimore pak a shumė po xhelozojnė nė Amerikėn, drejtuese e bashkėsisė ndėrkombėtare dhe Aleancės Perėndimore! Ky fakt i nxitė e ndihmon forcat agresive nėpėr botė dhe dėmton interesat e kėtyre shteteve. Nuk ka asnjė dyshim, sot bashkėsia ndėrkombėtare ka nevojė pėr Amerikėn.
Gjithashtu Evropa dhe bashkėsia ndėrkombėtare kanė nevojė edhe pėr Bashkimin Evropian, veēanėrisht pėr tė ardhmen. Ndėrsa nė aksionet pėr tė mos i lejuar tė shkojnė me Rusinė, Bashkimi Evropian po anėtarėson e pėrkėdhel edhe shtete tė cilat nuk i kanė plotėsuar kushtet! Ėshtė ēmenduri dhe tragjike futja e armikut apo tė agjentėve nė organet kryesore tė shtetit ose tė organizmave ndėrkombėtar, si dhe ndėrtimi i bazave ushtarake nė territorin e agresorėve. Edhe pas anėtarėsimit zyrtarėt e Sllovakisė po veprojnė kundėr qėndrimeve tė Bashkimit Evropian, po deklarohen pėr politikėn dhe mbrojnė aksionet e Rusisė. Kurse Greqia po vepron kundėr shteteve fqinje dhe ndaj kėtyre vendeve mjaft po dirigjon me vendimet e Bashkimit Evropian!
Amerika e ka realizuar qė z.Ban Ki Mun tė zgjidhet Sekretar Gjeneral i Kėshillit tė Sigurimit i 0KB. Por ėshtė befasues dhe i pabesueshėm deklarimi i z.Mun, me rastin e zgjedhjes pėr kryetar tė z.Barak Obama, qė tani do ti pėrmirėsojė marrėdhėniet e keqėsuara me Amerikėn!!!
Po tė mos kishte qenė Presidenti Bush kurrė B.K.Mun nuk do tė ishte zgjedhur nė detyrėn qė ushtron sot pranė OKB. Nga ardhja pėr sekretar gjeneral tė KS, me vėmendje i kam pėrcjellė deklaratat dhe veprimtarinė e B.K.Mun. Pėr hir tė sė vėrtetės, autoritetit tė OKB-sė dhe tė interesave tė bashkėsisė ndėrkombėtare, duhet tė shkruajė qė B.K.Mun ėshtė treguar mjeran dhe shumėfytyrėsh. Deklaratat dhe veprimtaria e z.Mun pėr problemet konfliktuoze herė kėshtu e herė ashtu, po nxisin dhe acarojnė marrėdhėniet mes shteteve e popujve. Kėto qėndrime dhe kjo veprimtari mund ti ashpėrsojnė marrėdhėniet mes shteteve tė mėdha dhe paraqet rrezik pėr shpėrthimin e eksplodime. Prandaj kėtė rrezik me kohė duhet ta kuptojnė dhe evitojnė drejtuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare, sidomos liderėt e shteteve tė mėdha, dhe tė gjitha forcat progresive.
Mė 9 tetor 2008 Dr. Ramadan Xhema
Kosovė
(Shkrimi mund tė publikohet, por luteni tė mos ndryshohen mendimet)
Krijoni Kontakt