Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1

    Gjuha Kombi Dhe Globalizmi

    IBRAHIM FEIMI
    University of Pristina
    Departamenti i Shkencave Politike


    Gjuha, kombi dhe globalizmi.
    Nė shekullin e 18-tė Herder e pėrkufizoi kombin si “grup njerėzish qė kanė origjinė tė pėrbashkėt dhe institucione tė pėrbashkėta, pėrfshirė dhe gjuhėn”. Nė vitin 1772, nė librin e tij “Mbi origjinėn e gjuhės”, ai shtjellon idenė se gjuha shpreh pėrvojat kolektive tė grupit tė folėsve tė saj. Pėr njė pjesė tė pikėpamjeve tė tij Herderi, edhe pse larg tė qenurit nacionalist nė kuptimin “pezhorativ”, ėshtė kritikuar nga autorė tė tjerė me pretendimin se shtjellimet e tij shėrbenin si burim pėr njė nacionalizėm agresiv nė shekullin e 19-tė dhe tė 20-tė. Nuk mungonin nė kėtė periudhė dhe argumentimet se “kombi” dhe “nationalizmi” ( i kuptuar si identitet kombėtar, jo si nacionalizėm agresiv) ishin ndėrtime artificiale, prodhime vetėm tė kohėve tė reja, duke injoruar kėshtu “mijėra vjeēarė tė historisė sė njė nacionalizmi separatist” (Anthony Smith). Nė tė vėrtetė, me njė ngarkesė tė tillė diku mė tė theksuar dhe diku mė pak tė theksuar ėshtė zhvilluar historia njerėzore. Por kjo nuk do tė thotė aspak se vetėm kėshtu mund tė ruhet apo tė ndėrtohet identiteti kombėtar apo se mund tė ndiqet nė kėtė mėnyrė ēfarėdolloj trendi historik. Kėshtu, Venecianėt apo bavarezėt kanė qenė organizime, qė kanė ekzistuar para se tė ekzistonte Italia apo Gjermania. Ai qė 300 vjet mė parė ishte sė pari njė prusian dhe sė dyti njė gjerman, ka qenė jo mė pak nacionalist se njė gjerman i sotėm; ai qė 2500 vjet mė parė ishte sė pari njė athinas dhe sė dyti njė grek, nuk ka qenė mė pak nacionalist se dikush qė ėshtė sė pari njė grek, sė dyti njė europian dhe sė treti njė athinas.
    Ėshtė shumė mė e arsyeshme qė konceptimi i kombit dhe i konsolidimit tė identitetit kombėtar tė bazohen e konsiderohen nė terma evolucionarė, nė dritėn e zhvillimeve historike. E.O.Wilson e sheh nacionalizmin si njė zgjerim natyror tė tribalizmit, qė nga ana e tij, ėshtė njė prodhim selektiv, mbėshtetur nė idenė e lidhjes dhe tė identifikimit me njė grupim tė caktuar njerėzish. Sipas tij, kėta njerėz janė kėshtu antarė tė njė popullate kombėtare me njė identitet tė supozuar tė njėjtė, si njė entitet relativisht homogjen, i ndryshėm nga popullata tė tjera. Kjo ishte fillimisht dhe baza e shtetit-komb, dhe nacionalizmi i “gjeneruar” nė kėtė mėnyrė e mbajti sė bashku, pėr njė kohė relativisht tė gjatė, kombin dhe shtetin. Ndryshe nga kombi-shtet sot na shfaqet dhe kombi “nativ”. Me kėtė nėnkuptohet populli me tė njėjtėn trashėgimi, gjuhė, gjeografi, kulturė e sistem politik; me tė njėjtėn aspiratė pėr njė shoqėrizim tė pėrbashkėt. Ekzistojnė relativisht pak shtete-kombe, mė pak se dyqind, por shumė kombe “native”, gati mė shumė se tremijė. Vetė ritheksimi i kombit nė dhjetėvjeēarėt e fundit ėshtė pjesė e reagimit ndaj presioneve tė globalizimit, trysnisė sė qartė pėr njė homogjenizim njerėzor, prirjes pėr reduktime tė ndryshimeve kombėtare, traditave e diversitetit kulturor, pluralizmit gjuhėsor.
    Pranohet sot se globalizimi nėnkupton integrim nė rritje tė tregjeve tė mallrave, shėrbimeve dhe kapitaleve apo financave, duke kapėrcyer mbi prirjet e “pastra” ekonomike, industriale e financiale tė dikurshme. Nė kėtė mėnyrė sovraniteti efektiv i shtetit-komb pėson tkurrjen relative tė tij, duke ushtruar presione harmonizuese e homogjenizuese, apo duke ngushtuar hapėsirat e manovrimit tė qeverive kombėtare. Njė rrjedhojė mjaft e rėndėsishme e globalizimit tė komunikimit, tė rritjes sė kapaciteteve tė lėvizjes ėshtė dhe rritja e flukseve tė migrimit sidomos nga zonat e varfra nė ato mė tė pasura, nga vende tė pazhvilluara nė vende tė zhvilluara, duke pėrzjerė kėshtu grupe tė ndryshme sipas racės, etnisė, fesė, kulturės e gjuhės. Nė fund tė fundit, globalizimi si njė force e fuqishme zhvillimi, nėpėrmjet balancimit tė binomit pavarėsi-ndėrvarėsi, ėshtė i drejtuar nė njė farė mase dhe kundėr kohezionit tė ngurtė, historikisht agresiv tė grupeve tė “fiksuara” sociale apo dhe tė vetė kombeve. Tė gjitha format transkufitare tė tregtisė, tė lėvizjes e komunikimit nė njė mėnyrė apo tjetėr po zėvendėsojnė e do tė zėvendėsojnė grupet e veēanta sociale apo gjymtyrėt kombėtarė tė sjelljes e kulturės me modele mė tė pėrgjithėsuara, tejkufitare e globale, por sidoqoftė nė ēdo rast duke rezistuar pėr tė mos lejuar shkatėrrimin e traditės dhe tė gjuhės, nė mbrojtje tė ndryeshueshmėrisė gjuhėsore e kulturore. Njė gjė e tillė ėshtė sidomos e rėndėsishme tė kuptohet drejt nga popujt e vegjėl, pėr tė siguruar mbijetesėn e tyre. Sepse, nė tė vėrtetė, globalizimi, apo lėvizja e lirė e kapitaleve, mallrave, ideve e njerėzve, nė rrafshin praktik nėnkupton dhe shkrirjen e kufijėve midis vendeve, kombėsive e kulturave. Nė kėtė proces, epėrsia ekonomiko-financiare detyrimisht “pėrkthehet” dhe si epėrsi kulturore, duke lehtėsuar kėshtu procesin e gjenerimit tė kontureve tė njė kulture globale, pavarėsisht veēorive tė mėparėshme historike, gjeografike, etj. Kjo kulturė globale imponon dhe pėrdorimin e njė gjuhe globale, gjė qė pashmangėrisht shoqėrohet me dinamizmin e pėrshpejtuar tė kėsaj gjuhe dhe humbjen e tempit tė zhvillimit tė gjuhėve tė tjera, sidomos tė atyreve qė janė mjaft tė kufizuara nė shtrirjen e tyre numerike, apo qė “mbrohen” nga potenciale tė ulėta financiare. Nė kėtė grupim, sė bashku me gjuhėt e tjera tė Ballkanit, futet dhe gjuha shqipe, e cila, nė kushtet e njė copėzimi tė mėtejshėm nė pėrdorimin e saj apo dhe tė zvogėlimit tė mjeteve financiare nė dispozicion, do tė “vuante” akoma mė shumė. Dhe kjo nė tė gjitha aspektet.
    Gjuha dhe identiteti kombėtar.
    Por si mbijetojnė kombet apo shtetet-kombe nė kushtet e kėsaj trysnie globale? Si bėhet e mundur qė kombe tė vogla ta ruajnė apo ta pėrforcojnė identitetin e tyre, apo si mund tė lindin e tė konsolidohen identitete tė reja kombėtare qė po “gjenerohen” sot? Njė nga pėrgjigjet pėr tė shpjeguar kėtė mbijetesė kombėtare ėshtė gjuha, madje diversiteti gjuhėsor duhet tė zhvillohet nė pėrputhje me diversitetin ekzistues, pse jo dhe nė rritje tė kombeve, por jo brenda kombeve. Ky proces ka karakteristikat e tij edhe nė Ballkan, ku ende nuk ka pėrfunduar procesi i diferencimit-copėtimit apo analizės pėr tė kaluar mė tej nė atė tė integrimit apo sintezės. Ndėrsa nė disa popuj tė tjerė tė ish -Jugosllavisė mbizotėron aspekti i parė, pėr popullin shqiptar, nė fazėn e sotme, ėshtė spikatės aspekti i dytė, sidomos nė rrafshin psikologjik e kulturor, nė pėrgjithėsi, dhe atė tė gjuhės, nė veēanti.
    Gjuha, qė nė kohė tė lashta ėshtė ēiftėzuar me njė sens tė identitetit kolektiv, Ajo ka funksionuar si makineria kryesore pėr zhvillimin e identitetit kombėtar deri ndėrmjet popullatash relativisht heterogjene. Kėshtu, nėpėrmjet gjuhės, njerėzit e kėtij grupi janė bėrė tė ndėrgjegjshėm jo vetėm pėr interesin e tyre vetjak, por dhe pėr interesin e anėtarėve tė tjerė tė grupit. Komunikimi i pėrbashkėt nėpėrmjet tė tė njėjtės gjuhė tė pjesėtarėve tė grupit bėn tė mundur formėsimin apo modelimin e sjelljes dhe tė qėndrimeve individuale, deri dhe transmetimin e strukturės sė ideve mbi shoqėrinė nė tė cilėn ata bėjnė pjesė. Sepse, nė tė vėrtetė, ka shumė faktorė qė pėrbėjnė e formėsojnė kombin. Tė tillė janė kultura e traditat, feja, historia e territori, dhe mbi tė gjitha gjuha, qė nė pjesėn dėrrmuese tė rasteve ėshtė mė kryesorja. Krahas prejardhjes sė pėrbashkėt, gjuha shqipe, pavarėsisht veēorive dialektore, po ashtu ka qenė themelore e karakteristike pėr identitetin kombėtar shqiptar, tė patronditur nė shekuj nga pushtimet e ndryshme, apo dhe nga ndarja e padrejtė e tyre nė disa organizime shtetėrore. Por megjithė kėtė padrejtėsi historike qė ka vonuar apo penguar organizimin shtetėror modern tė shqiptarėve kombi shqiptar ėshtė formėsuar e konsoliduar shumė kohė mė parė, edhe nė kėto kushte mjaft tė vėshtira. Pra, tek shqiptarėt kombi ėshtė formėsuar para ndėrtimit tė shtetit modern, ndėrsa pėr popuj tė tjerė, p.sh., tek amerikanėt shteti modern ėshtė ndėrtuar para konsolidimit tė kombit amerikan.
    Pėr ta kuptuar sa e rėndėsishme ka qenė, ėshtė dhe, pa dyshim, do tė jetė gjuha nė tė ardhmen nė ndėrtimin e identiteteve kombėtare, mund tė hidhet njė vėshtrim i shpejtė mbi lidhjen e gjuhėve, kombeve dhe shteteve nė tė kaluarėn dhe tė sotmen, kur shumė shtete tė reja po pėrpiqen tė krijojnė sensin e kombėsisė. Kėshtu, nė rrjedhje tė historisė, shtetet qė kanė rezultuar nga kolapsi i perandorive shumetnike apo shumėgjuhėsore (pėrfshirė dhe Bashkimin Sovjetik) janė pėrballur apo pėrballen ende sot me problemin e gjetjes sė njė baze tė re pėr unitetin e kohezionin e tyre. Sidoqoftė pėr tė ilustruar idetė e mėsipėrme dhe pėr tė pasqyruar nė njė farė mase kompleksitetin e tematikės dhe tė pėrgjigjes shumėvlerėshe tė saj nė kushte kombėtare jo tė njėjta, po sjellin kėtu poshtė disa shembuj tė pėrzgjedhur, shoqėruar me disa komente tė shpejta e tė shkurtra.
    Austria: Nėn habsburgėt, austriakėt nuk kanė patur probleme identiteti. Ata ishin gjermanė, magjarė (hungarezė), ēekė, sllovenė, etj. dhe njėkohėsisht edhe austriakė. Pas shpėrbėrjes sė kėsaj perandorie shtetet suksesore si Hungaria, Ēekosllovakia (sot e ndarė nė dy shtete: Republika Ēeke dhe Sllovakia) dhe Sllovenia u ndėrtuan nė bazė tė gjuhės, ndėrsa pėr Austrinė gjuha gjermane mbeti njė element pėrcaktues i ndėrgjegjes kombėtare.
    Baskėt: Elementi i parė dhe bazik pėr identitetin bask ka qenė gjuha Euskera ( Emri i kombit bask Euskal Herria do tė thotė “kombi i Euskera”-s). Sot baskė konsiderohen ata qė flasin gjuhėn baske.
    Belgjika: Ndarja e prerė midis folėsve tė gjuhės franceze e holandeze dhe shpallja e kėtij shteti mė 1830, nuk e ka homogjenizuar ende popullatėn nė trajtėn e njė kombi. Madje, p.sh., tek flemingėt gjejmė edhe sot pothuajse po ato elementė kryesorė tė konstatuara qė nė kohėn e Jul Ēezarit.
    Kanadaja: Edhe Kanadaja pėrballet me probleme relativisht serioze nė pėrcaktimin e identitetit tė saj kombėtar. Popullata e saj, fillimisht sipas prejardhjes, ėshtė e ndarė midis anglisht-folėsve dhe frėngjisht-folėsve. Nacionalizmi i Kebekut (Quebec), i mbėshtetur nė gjuhėn franceze ėshtė nė njėfarė konflikti me konceptin klasik tė njė shteti-komb tė mbėshtetur nė ekzistencėn e njė bashkėsie qė flet apo pėrdor njė gjuhė tė pėrbashkėt
    Katalonja: Thelbi i identitetit katalonez ėshtė lidhur ngushtėsisht me mbizotėrimin e katalonishtes nė Katalonja, rajon i Spanjės me njė status autonom. Nacionalizmi modern katalonez e ka zanafillėn nė shekullin e 19-tė me rigjallėrimin e gjuhės midis grupeve intelektuale dhe tė klasės sė mesme.
    Kina: Identiteti kombėtar kinez nuk bazohet nė gjuhėn por nė prejardhjen e pėrbashkėt tė popullatės, duke kapėrcyer kėshtu shumėllojshmėrinė e skajshme tė praktikave fetare, tė strukturave familjare, tė gjuhėve tė folura dhe tė kulturave rajonale tė grupeve tė ndryshme tė njė popullsie, qė e pėrcakton veten si kineze (kėtu pėrfshihen dhe banorėt e Taivanit, Singaporit, etj.). Pra, identiteti i saj e ka burimin, mė sė shumti tek prejardhja, tek “gjaku”.
    Europa Lindore: Nė vendet e kėtij rajoni ka njė korrelim tė fortė midis fesė, etnicitetit, gjuhės dhe kombėsisė. Mbeten probleme tė pazgjidhura, p.sh: pėr minoritetin turk nė Bullgari; vėshtirėsitė e lidhura me gjuhėn pėr minoritetet nė Sllovaki, Estoni, Lituani, Bosnjė, etj. Nė Maqedoni, me njė pėrqindje tė lartė shqiptare, edhe pse me mjaft vėshtirėsi e hezitime, gjuha shqipe, sipas Marrėveshjes sė Ohrit, po rifiton tė drejtėn e saj historike. Nė Kosovė, nėn njė trysni tėrėsisht etnike ekzistojnė deri struktura paralele e organizime joligjore tė dirigjuara nga Beogradi, ndėrsa nė Mal tė Zi pėrbėrja e popullsisė ėshtė thellėsisht shumetnike, me njė pėrzjerje malazezėsh, serbėsh, shqiptarėsh, boshnjakėsh, etj. Nė Sllovaki maxhoranca sllovake ka vendosur kufizime shtrėnguese gjuhe mbi minoritetin hungarez.
    Franca: Franca ėshtė njė shembull paradigmė e shtetit-komb mbėshtetur nė unitetin e gjuhės dhe tė territorit historik, por jo tė prejardhjes sė pėrbashkėt. Origjina e popullsisė franceze ėshtė shumė e ndryshme, por nėpėrmjet gjuhės janė transmetuar tek qytetarėt frėngjisht-folės njė kulturė prestigjioze, traditat historike dhe krenaria kombėtare. Duke i dhėnė njė rendėsi tė dorės sė parė gjuhės si forcė kryesore qė krijon unitetin e kohezionin nuk tė ēudit fakti qė shteti francez ėshtė angazhuar, ndoshta, nė mėnyrė shumė mė aktive se ēdo vend tjetėr, nė ruajtjen e pastėrtisė sė gjuhės dhe promovimin e pėrdorimit tė saj nė ish -kolonitė franceze dhe mė gjerė (nėpėrmjet bashkėsisė frankofone).
    Gjermania: Gjuha gjermane, historia e pėrbashkėt dhe prejardhja e pėrbashkėt kanė qenė forcat kryesore unifikuese qė nga koha e pushtimit napoleonian tė Gjermanisė (1806), dhe mė vonė gjatė shekullit tė 19-tė me krijimin e Gjermanisė sė Bashkuar.
    Keltėt: Keltėt e Europės, tė “pėrkufizuar” nė bazė tė gjuhės, pėrbėjnė, sipas vendndodhjes, 6 kombėsi tė veēanta, qė kanė njė popullsi tė kombinuar prej rreth 17 milionė banorėsh. Nga kėto vetėm rreth 2.5 milionė mund tė flasin gjuhėn kelte. Po kėshtu vlerėsohen dhe rreth 1.25 milion njerėz qė flasin kėtė gjuhė jashtė territoreve tė mėsipėrme. Siē shihet nga kėto shifra keltishtja ėshtė njė gjuhė nė tėrheqje, me potencial jo tė vogėl shuarjeje.
    India: India, pas largimit tė britanikėve, ėshtė pėrballuar me sfida tė mėdha nė ndėrtimin e njė sensi tė identitetit kombėtar, nė ndėrtimin e vetė kombit, nė prani tė gjuhėve tė shumta, tė grupeve tė ndryshme etnike, fetare, kulturore, etj., brenda kufijve tė saj. Edhe debatet aktuale politike lidhen ngushtėsish me kėtė problematikė, madje partia Hindu (BJP) mbėshtet e zhvillon si koncept tė saj atė tė “njė kombi, njė populli, njė kulture”. Sipas kėtij koncepti trashėgimia kulturore, qė ėshtė qendėrsynonjėse pėr tė gjitha rajonet, fetė dhe gjuhėt, duhet tė pėrbėjė thelbin e identitetit civilizues tė nacionalizmit kulturor indian.
    Irani: Nė kėtė vend rol parėsor ka luajtur gjuha perse, nėpėrmjet saj ėshtė farkėtuar dhe identiteti pėrkatės. Ka qenė pikėrisht dy elementė bazė qė kanė veēuar iranianėt nga popujt myslimanė, dhe kėto kanė qenė historia dhe gjuha, mbi tė cilat ėshtė ndėrtuar identiteti kombėtar iranian si popull dhe si komb, madje gjuha ka pėrbėrė dhe thelbin shpirtėror tė kėtij populli.
    Irlanda: Territori i Irlandės pėrmban popullsi me prejardhje tė ndryshme, skocezė dhe irlandezė qė flasin nė shekuj tė njėjtėn gjuhė, anglishten, por qė kanė qenė tė ndarė nga feja, historia dhe kultura. Nė mbėshtetje dhe si simbol tė njė identiteti kombėtar irlandez, ėshtė ringjallur gjuha irlandeze qė aktualisht pėrdoret pėr qėllime shtetėrore, edhe pse anglishtja mbetet gjuha e pėrdorimit masiv. Irlanda mund tė konsiderohet si njė shembull ku pėrdorimi masivisht i njė gjuhe tė pėrbashkėt nuk ėshtė vetvetiu i mjaftueshėm pėr tė ndėrtuar njė identitet kombėtar.
    Israeli: Gjallėrimi dhe pėrfshirja e hebreishtes nė Izrael ėshtė njė kundėr shembull ndaj atij tė Irlandės. Megjithė origjinat shumė tė ndryshme tė popullsisė nė Izrael, me diferenca tė theksuara tė gjuhės sė mėmės, hebreishtja ėshtė bėrė gjuha e pėrbashkėt dhe e pėrdorimit tė pėrgjithshėm. Kjo tregon se me anė tė adoptimit tė njė gjuhe nė njė popullsi apo shoqėri mund tė deklarohet apo nė njėfarė mase mund tė imponohet lloji i identitetit qė kjo popullsi apo shoqėri dėshiron tė manifestojė pėrkundrejt pjesės tjetėr tė botės.
    Italia: Italia, ashtu si Gjermania, u njėsua si njė shtet-komb nė shekullin e 19-tė, bazuar gjerėsisht mbi gjuhėn italiane (me bazė atė tė Toskanės), tė kulturės dhe historisė tė transmetuar me anė tė kėsaj gjuhe. Aktualisht ka disa shqetėsime lidhur me konsolidimin e kėtij identiteti kulturor nė sajė tė manipulimit politik tė tij. Mė i mprehtė bėhet ky problem me flukset e mėdha tė emigrantėve tė ardhur nga Afrika, Indokina dhe Europa Lindore.
    Japonia: Japonia ėshtė shembulli tipik i njė vendi ku ka dominancė homogjene race, nė prani tė disa minoriteteve tė vogla etnike. Ajo tipizon njė kulturė tė pėrbashkėt, fe kombėtare dhe mitet e saj, nė sajė edhe tė izolimit historik dhe identitetit tė krijuar brenda njė territori tė mirėveēuar. Gjuha japoneze ka qenė njė forcė jashtėzakonisht e fuqishme nė krijimin e identitetit kombėtar, njė instrument kryesor me tė cilin ėshtė formuar ndėrgjegja kombėtare japoneze.
    Korea e Veriut: Korea e Veriut nė shumė aspekte i ngjan Japonisė me sensin e fortė tė identitetit kombėtar, qė e ka bazėn nė njė prejardhje tė pėrbashkėt, gjuhė tė njėjtė e traditė tė gjatė kulturore, ndėrsa ende sot edhe nėn ndikimin komandues tė njė ideologjie tė vetme.
    Nigeria: Ėshtė njė vend postkolonial qė pėrballet me shumė probleme nė krijimin e njė sensi tė identitetit kombėtar apo tė njėsimit tė kombit e shtetit. Aty ekzistojnė gjuhė tė shumta, njė numėr i konsiderueshėm tribush tė rėndėsishme, njė mori feshė, deri ndryshime tė mėdha territoriale me bazė kulturore. Ky vend ka vetėm njė histori tė shkurtėr si njė vend i pavarur.
    Norvegjia: Sensi i identitetit kombėtar nė Norvegji ėshtė zhvilluar nė rrethana specifike historike, tė kushtėzuara nga lidhjet me Danimarkėn dhe bashkimi i mėparshėm i saj me Suedinė. Fillimisht gjuha ishte ajo daneze. Por kur Norvegjia u shkėput pėrfundimisht nga Suedia nė 1905, filloi tė zhvillohej njė gjuhė e re si sintezė e njė varieteti tė dialektit norvegjez tė pėrzjerė me reliket e gjuhės sė vjetėr autentike norvegjeze. Nga fundi i viteve 1930 u krijua dhe njė gjuhė e re nėpėrmjet njė komiteti qeveritar. Prandaj nuk janė tė rastit komentet qė ende dhe sot norvegjezėt nuk e dinė me saktėsi se ēfarė gjuhe duhet tė pėrdorin, madje, mė keq, se si duhet tė shqiptohen shumė fjalė tė tyre. Pra, akoma dhe sot ka njė konflikt tė vazhdueshėm pėr gjuhėn, bile ekziston njė barcaletė se nėse pyet njė norvegjez se sa gjuhė njeh, ai do tė pėrgjigjet 12 gjuhė: suedisht, danisht dhe 10 lloje tė norvegjishtes.
    Filipinet: Filipinet janė gjithashtu njė vend relativisht i ri postkolonial. Ka mjaft shqetėsime nė lidhje me identitetin kombėtar, pėr arsye tė pranisė sė ndryshimeve tė mėdha tė lidhura me gjuhėn, tributė, fenė dhe kulturėn. Ende aty mund tė shtrohen deri pyetjet: Kush ėshtė filipinas? Me fjalė tė tjera, pėr kėtė vend mbetet si njė problem aktual pėrcaktimi i identitetit kombėtar.
    Afrika e Jugut: Aty pėrdoren katėr gjuhė kryesore dhe 23 gjuhė minore. Ekziston njė shumėllojshmėri e madhe etnik e kulturore, qė kushtėzon dhe problemet e pranishme mjaft tė mprehta tė lidhura me krijimin e njė fryme kombėtarizmi apo me formėsimin e identitetit kombėtar.
    Zvicra: Zvicra nga pikėpamja gjuhėsore ėshtė e ndarė midis gjuhės franceze, italiane, gjermane dhe disa gjuhėve tė tjera. Nga pikėpamja territoriale ajo ėshtė e ndarė nė kantone me diferenca historike, kulturore, ekonomike dhe fetare. Megjithatė ky vend konsiderohet si njė nga shtetet-kombe (!) mė tė stabilizuara nė Europė. Edhe pse i rrethuar nga kombe shumė mė tė fuqishme, ky vend ka ditur tė ruajė neutralitetin dhe pavarėsinė e tij. Me tė drejtė mund tė shtrohen pyetjet pasonjėse: Cili ėshtė nė kėtė rast burimi i identitetit kombėtar? Si ėshtė arritur mbijetesa e tij? Apo mė tej, a mund tė klasifikohet realisht Zvicra si njė shtet komb? Pėr mė tepėr qė zviceranėt nuk e pėrcaktojnė dhe nuk mund ta pėrcaktojnė kulturėn e tyre kombėtare nėpėrmjet gjuhės. Megjithatė zviceranėt-gjermanisht folės edhe pse gjuha e tyre, e quajtur gjermane nuk kuptohet jashtė Zvicrės, ata pėrsėri janė tė kėnaqur ta veēojnė vetveten nga gjermanėt e tjerė Pra, ndėrgjegja kombėtare zvicerane, siē shihet, duhet tė derivohet nga diēka tjetėr. Ka shumė mundėsi qė zgjidhja e adoptuar nė Zvicėr ka krijuar nė njė mėnyrė mjaft efektive njė “identitet zviceran”, mjaft tė rregulluar e tė disiplinuar nė disa nga synimet kryesore, ndėrkohė qė u njihet plotėsisht e drejta grupeve tė ndryshme gjuhėsore tė zhvillohen nė mėnyrė tė pavarur e tė veēuar. Kjo nėnkupton se identiteti zviceran, edhe pse me bazė tė brishtė, ėshtė mė tepėr rezultat i njė ndėrtimi historik vullnetar, nė shėrbim tė individit dhe tė bashkėsisė; por ai mund tė shfaqet relativisht vunerabėl nė lėvizjet drejt njė afėrsie mė tė madhe me BE-nė.
    Ish -Bashkimi Sovjetik: Shpėrbėrja e Bashkimit Sovjetik ka lėnė prapa mjaft probleme pėr shtetet e krijuara. Njė pjesė dėrrmuese e kėtyre problemeve kanė ekzistuar dhe kur u formua BRSS, edhe pse qė nė fillim pushteti i Sovjetėve ėshtė marrė mjaft me ēėshtjen e nacionaliteteve, duke promovuar tė drejtat kombėtare dhe tė minoriteteve etnike, nė bazė tė kulturės, gjuhės dhe territorit. Vetė Stalini e ka pėrkufizuar kombin nė terma tė njė historie tė pėrbashkėt me njė gjuhė tė qendrueshme dhe njė zhvillim ekonomik e psikologjik brenda njė territori tė dhėnė.
    Pas shpėrbėrjes sė BRSS, Federata Ruse nisi rrugėn e kėrkimit tė njė “ideje kombėtare” qė mund tė frymėzonte qytetarėt e saj nė betejėn pėr njė identitet tė ri postsovjetik. Por feja dhe etniciteti nuk mund tė mjaftojnė sepse Rusia ka 20 republika etnike ku banojnė deri tartarė, myslimanė apo popullsi tė tjera. Procesi i formėsimit tė shtetit nė Rusinė postsovjetike po merr kėshtu dhe formėn e njė pėrpjekjeje pėr tė krijuar njė “identitet tė ri kombėtar” nė hapėsirėn e saj, duke inkuadruar nė kėtė proces politikėn e edukimit, atė gjuhėsore dhe kulturore, deri dhe politikėn e simboleve. Nė territorin e ish -Bashkimit Sovjetik, nga vendet e reja tė pavarėsuara, Ukraina ėshtė nė kėrkim tė njė formule tė pėrshtatshme pėr tė zhvilluar njė identitet kombėtar tė veēuar, nė realizim tė synimeve pėr tė njėsuar grupime dhe rajone tė ndryshme etnike. Nė vitin 1989, 59.5% e ukrainasve nė Ukrainė flisnin nė mėnyrė tė pėrsosur rusishten, ndėrsa afėrsisht 12.3% e konsideronin rusishten si gjuhėn e tyre tė Lindjes, vetėm 1.6% e rusėve tė Ukrainės e konsideronin gjuhėn ukrainase si tė tyren, ndėrsa reth 32.8% e ukrainasve e flisnin shumė mirė kėtė gjuhė. Njė pjesė e vėshtirėsisė nė Ukrainė pėr formulimin e njė politike tė re gjuhėsore mbetet ende dhe fakti se nė kuadėr tė Bashkimit Sovjetik ishte krijuar dhe njė imazh inferioriteti mbi gjuhėn ukrainase. Me ligj ėshtė vendosur tashmė qė gjuha ukrainase tė jetė e vetmja gjuhė zyrtare, por nė praktikė vėshtirėsitė janė ende tė konsiderueshme. P.sh., shumica nė Parlament ėshtė nga rajone rusisht-folėse tė Ukrainės dhe shumė ukrainas etnikė pėrdorin mė shumė rusishten se gjuhėn ukrainase. Nė Bjellorusi, sipas kushtetutės, gjuha bjelloruse ėshtė gjuhė zyrtare, por nė komunikimet ndėretnike mė shumė pėrdoret rusishtja. Edhe pse 78% e popullsisė janė bjellorusė etnikė, kurse rreth 13% rusė, nė qė vitin 1995 u miratua nga njė maxhorancė e qėnėsishme qė edhe rusishtja tė bėhej gjuhė zyrtare Ndėrtimi i kombit ėshtė problem shumė mė i mprehtė nė Bjellorusi, nė krahasim me republikat e tjera tė mėdha ish -sovjetike. Bjellorusėt, duke mos e konsideruar veten as rusė, as polakė, janė nė kėrkim tė njė miti tė pranueshėm tė prejardhjes sė tyre kombėtare, nėpėrmjet tė cilit tė mund tė ndėrtojnė njė sens mė pozitiv tė identitetit kombėtar. Republika mė multikulturore e Federatės Ruse ėshtė Bashkirostani. Nė njė popullsi prej pothuajse 4 milionė banorėsh ndeshen mė shumė se 100 nacionalitete; ndėr tė cilat reth 22% janė bashkirė, 28% tartarė dhe mbi 39% rusė. Bashkirėt kėrkojnė si gjuhė zyrtare, krahas gjuhės ruse, dhe atė bashkire me argumentin se vetėm bashkirėt janė historikisht autoktonė nė kėtė republikė, ndėrsa tartarėt synojnė qė gjuhė zyrtare, krahas gjuhės ruse e bashkire, tė njihet dhe ajo tartare me argumentin se nė kėtė republikė banojnė mė shumė tartarė se bashkirė. Pra, aty janė nė “garė” koncepti i “prejardhjes autoktone” me atė tė “shumicės sė dytė”. Nė Azinė Qendrore rusishtja ėshtė pėrgjithėsisht gjuha e administratės dhe e veprimtarisė bashkėkohore. Ajo ėshtė si njė “lingua franca” e komunikimit midis grupeve tė ndryshme lokale. Njė shembull i shumėllojshmėrisė etnike e gjuhėsore ėshtė dhe ai i Kazakistanit, ku popullsia, para migrimit intensiv, ka qenė afro 38% rusė, 37% kazakė dhe 25% gjermanė, ukrainas, koreanė, kinezė, etj. Edhe Gjeorgjia ėshtė njė vend tjetėr shumetnik. Aty gjeorgjianėt pėrbėjnė afro 70% tė popullsisė, dhe pėrveē njė pranie tė gjerė ruse, ka dhe grupe tė tjera etnike qė nuk e konsiderojnė veten si gjeorgjianė. Minoritete tė tilla janė p.sh. Osetėt dhe Abkhazėt. Shumė rusė nė Gjeorgji nuk e flasin fare gjeorgjishten. Njė shembull tjetėr ku shfaqen vėshtirėsi jo tė vogla nė ndėrtimin e njė identiteti kombėtar bazuar mbi gjuhėn ėshtė dhe Moldavia, e konsideruar fillimisht si Besarabia Rumune. Aty, vetė rumunėt etnikė pėrballen ende sot me problemin e tė mėsuarit tė gjuhės sė origjinės, sepse shumica e tyre pothuajse e ka humbur atė. Njė situatė e ngjashme asimilimi ndeshet dhe tek popullsia e vjetėr shqiptare e vendosur nė Turqi apo Greqi.
    SHBA: Historikisht, nė sajė tė mbizotėrimit tė anglishtes, gjuha nuk ka qenė ndonjė temė themelore nė jetėn politike amerikane. Kohėt e fundit me rritjen e pėrdorimit tė gjuhėve tė tjera, sidomos tė spanjishtes, dhe tė fuqizimit tė botimeve e mediave nė kėtė gjuhė, nė afro 20 shtete ėshtė pėrcaktuar tashmė me ligj anglishtja si gjuha e tyre zyrtare. Tradicionalisht ndjenja kombėtare amerikane nuk ka qenė etnike por ėshtė ndėrtuar historikisht duke u mbėshtetur nė sensin e pėrkatėsisė dhe tė identitetit shoqėror tė pėrbashkėt. Kjo nė njėfarė mase nėnkupton se nė teori kushdo mund tė bėhet njė qytetar amerikan, me anglishten si gjuhė tė pėrbashkėt. Me tė drejtė, pėr kombin amerikan nė konsolidim vlen thėnia e Ernest Renan apo Frank Underhill se “njė komb ėshtė njė grup njerėzish qė kanė bėrė gjėra tė mėdha sė bashku”.
    Kėto janė vetėm disa shembuj pėr ilustrim, sepse nė botėn e sotme mund tė ndeshet njė mori rastesh tė tjera tė ngjashme apo tė ndėrthurura me rastet e mėsipėrme. Por, pavarėsisht nga kjo larmi shembuj pėrsėri ajo qė del kudo nė pah, edhe nė kushtet e globalizimit, ėshtė prirja pėr ta ruajtur apo ndėrtuar identitetin kombėtar, pėr ta mbrojtur e zhvilluar atė nė situatat e reja globale, gjė qė realizohet mė mirė e nė mėnyrė mė tė garantuar me anė tė gjuhės sė pėrbashkėt. Ky pėrgjithėsim historik ka vlera tė mėdha edhe pėr shqiptarėt kudo qė jetojnė. Pėr ta faktor i fuqishėm konvergjues ėshtė dhe mbetet gjuha,tradita dhe kultura e pėrbashkėt.

    Pergatiti:
    Ibrahim Feimi
    Departamenti i Shkencave Politike
    ibrahimfeimi@hotmail.com
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ibrahimfeimi : 17-11-2008 mė 15:51

  2. #2
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Shkrimi eshte i mire dhe interesant. Po mundohem te jap disa mendime qe me erdhen pas leximit dhe shqyrtimit te ketij materiali :

    Pike se pari me pelqen ideja pragmatiste e shkrimit.
    Rendome ndodh qe me te tille teme studiuesit te manipulojne, duke anashkaluar lejtmotivin me te cilin shfaqen per te forcuar ne menyre te fshehur nje lloj kompleksi ndaj globalizmit. Ndersa ne rastin konkret kemi te bejme me nje shkrim i cili e pranon hapur efektin global ( duke mos marre persiper ta sulmoje ) dhe trajton menyren se si mund te amortizohen disa efekte negative qe gjithsesi i ka cdo fenomen me nje peshe te tille.

    Se dyti dua te bashkohem me idene e shkruesit per sa i perket rendesise se gjuhes dhe menyren se si e ka trajtuar. Gjithsesi, pa dashur ti hyj ne detaje te dhenave specifike per secilin shtet te permendur ( sepse une nuk jam historian apo sociolog keshtu qe po i marr per te mireqena ), do te isha i mendimit qe duhej zgjatur me pak ne nje permbledhje me shume analitike se sa statistikore. Pjesa e fundit e shkrimit behet pak monotone duke te krijuar pershtypjen e nje prirjeje artificiale per ta nxjerre argumentin e gjuhes kudo ( kjo nuk do te thote qe nuk eshte e vertete )

    Se fundmi mendoj se duhet theksuar fakti qe gjuha eshte nje prej faktoreve ( natyrisht prej me te rendesishmeve ) qe sherbejne per ruajtjen e nje identiteti kombetar nen trysnine globaliste ( megjithese personalisht mendoj se ne nje bote ideale fakti nese ke nje identitet kinez apo shqiptar nuk perben aspak rendesi, por i ndergjegjshem qe kjo eshte idealiste dhe jo pragmatike ), por jo i vetmi, ka edhe faktore te tjere qe ne kombe, rajone apo situata te caktuara, dalin ne plan te pare. Te qenurit nje komb nenkupton nder te tjera nje teresi karakteristikash ideore apo kulturore te cilat mund te jene shume te rendesishme drejt te qenurit i vecante mes te njejteve. Pra te perqafosh globalizmin ( ose te te rrembeje ai sic mund te ndodhe ne rastin e kombeve te vegjel si kombi yne ) nuk do te thote te pershtasesh ne menyre totale vlerat, por te dish cfare te marresh dhe cfare te japesh. Nese do ta konkretizoja ne nje rast te rendomte psh : nen keto efekte Shqiperia mund te marre menyren e te organizuarit te shtetit, por mund te jape harmonine nderfetare.

    Pratolini

  3. #3

    Koment

    I nderuar moderator.

    Edhe pse jo plotesisht por mendimi apo edhe krtika juaj nqse do e quaja keshtu deri diku jane te sakta , por ajo qe do te shtoja eshte se vete tema eshte nje proces i gjate dhe kompleks i cili sot gjithnje e me teper po merr permasa globale.Prandaj mendoj se dukurise se globalizmit e cila ka te mirat por edhe te keqijat e saj, i duhen bere qajse objektive ne cdo aspekt ne menyre qe parimet kryesore dhe vitale te kombit mos te jene viktime e nje procesi teknologjik qe quhet globalizem.

  4. #4
    Moderator Maska e Pratolini
    Anėtarėsuar
    10-01-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    724
    Citim Postuar mė parė nga Ibrahimfeimi Lexo Postimin
    I nderuar moderator.

    Edhe pse jo plotesisht por mendimi apo edhe krtika juaj nqse do e quaja keshtu deri diku jane te sakta , por ajo qe do te shtoja eshte se vete tema eshte nje proces i gjate dhe kompleks i cili sot gjithnje e me teper po merr permasa globale.Prandaj mendoj se dukurise se globalizmit e cila ka te mirat por edhe te keqijat e saj, i duhen bere qajse objektive ne cdo aspekt ne menyre qe parimet kryesore dhe vitale te kombit mos te jene viktime e nje procesi teknologjik qe quhet globalizem.
    Personalisht kam bindjen se eshte shume me teper sesa nje proces teknologjik, por gjithsesi jam dakort me mendimin tuaj.
    Do te isha i interesuar per nje informacion pak me te zgjeruar mbi Francen profesor, nese dispononi material.

    Ju pershendes !

Tema tė Ngjashme

  1. Globalizmi: Shqiperia e 104-ta nga 123 vende
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 20-12-2006, 22:35
  2. Globalizmi dhe identiteti kombëtar
    Nga whisper nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-02-2006, 04:43
  3. Bler, e ardhmja e Europes dhe globalizmi
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-12-2005, 14:39
  4. Globalizmi dhe Antiglobalizmi
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 01-04-2004, 21:54
  5. Antiamerikanizmi grek dhe globalizmi shqiptar
    Nga ALBA nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 13-11-2003, 17:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •