Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 64
  1. #1
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812

    Llojet e hepatiteve dhe masat parandaluese

    Te nderuar prinder! Vaksinoni femijet dhe veten tuaj qe te mbroheni nga Hepatiti B (verdheza).

    Hepatiti B vjen si rrufeja dhe vepron me djallezi.
    Moto e FUSHATES IMUNIZUESE KOMBETARE eshte;
    "Si te mbrohemi nga Hepatiti B"

    Cfar eshte semundja e Hepatitit B?
    Hepatiti B eshte semundje virusale infektive, qe demton melcine e zeze.

    Cilat jane menyrat e transmetimit te virusit?
    -Nga nena, mbartese e virusit, ne femijen e porsalindur.
    -Ne kontakt te afert, ne familje, konvikt, ushtri, shkolla etj.
    -Infektimi eshte i mundshem kur perdoren nga shume njerez kreheri, furcja e dhembeve, makine-brisk rroje, gershere dhe pajisje te tjera qe demtojne qofte edhe minimalisht teresine e lekures.
    -Me kontakt seksual, tipike per te rinjte qe jane ne rritje.
    -Neprmjet rruges se gjakut, tatuazh, shpim veshesh, perdorim narkotikesh, manipulim me instrumenta jo sterile.

    Cilat jane pasojat?
    -Infeksion akut.
    -Mbartje kronike.
    -Hepatit aktiv kronik.
    -Cirroza.
    -Kancer i melcise se zeze.

    Cila eshte zgjidhja?
    Imunizim efektiv nepermjet vaksinimit qe te mbron nga semundja.

    Cfar perfaqson vaksina Engerix B?
    Vaksine e fituar me rruge geno-inxhinierike, pa grimca virusale, e cila nuk mund te infektoje.
    Aplikohen tre doza:
    -Doza e pare, dite e zgjedhur me deshire.
    -Doza e dyte, pas nje muaji.
    -Doza e trete, gjashte muaj pas marrjes se dozes se pare.
    Imunitet i qendrushem arrihet pas aplikimit te tri dozave.

    Kush eshte i vaksinuar?
    Te gjithe femijet e lindur pas qershor 1994, d.m.th. te gjithe femijet nen 8 vjec.

    Kush e merr vendimin per t'u vaksinuar?
    Ky eshte imunizim i rekomanduar- per rrjedhoje vendimin e merrni vete ju prinder.

    Kush e ben imunizimin (vaksinen)?
    Vaksina mund te behet prane cdo qendre shendetesore.

    Kush duhet te vaksinohet?
    Te gjithe mbi moshen 8 vjec.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    60
    Ide e mire per sensibilizimin.
    Une praktikoj ne nje klinike dentare si pjese e studimeve te mia dhe shume here kam menduar se sa pak i9nformacion kemi pas per Hepatitin b
    Rrofsh, je flori per kete ide.
    E sotmja, mesim i se djeshmes:
    E nesermja, mesimi tjeter

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e ALBA
    Anėtarėsuar
    21-05-2002
    Vendndodhja
    Gjermani (Dortmund)
    Postime
    2,609

    Llojet e Hepatiteve nė gjak

    Dje ne disa stacone televizive te Gjermanit, dha nje njoftim qe Shqiperia ,jugu i Italis jugu i Spanjes dhe disa shtete ne europe,ishin te prekur nga hepatitis B.Ju njoftoj se ata qe duan te vizitojn Shqiperin kete vit,duhen patjeter te vaksinohen,sepse ka shume rezik qe te preken nga kjo semundje.Ne menyre te pakuptueshme, disa tallen me mesazhin e nje afisheje ku shkruhet se "Hepatiti B sherohet po aq sa SIDA". Ne pergjithesi, njerezit shkojne te nje mjek vetem kur ndiejne dhimbje te forta dhe shume pak jane ata qe kontrollohen sistematikisht, per te parandaluar nje semundje qe mund te godase befasisht duhemi te vaksinohemi sa me pare,e megjithese kushton por ,do kushtente mijera here me shume sikur mos te vaksinohemi.

    Me respekt Alba
    "Jeten duhet ta paguash me cmimin e vuajtjes."
    .

  4. #4
    mes jetes e vdekjes Maska e kristal
    Anėtarėsuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    uk
    Postime
    176
    Njoftim por cfare te njoftojme,nese nuk e dime te pyesim.

    E nderuar anetare e ketij forumi qe je munduar te njoftoshe dhe nga ana tjeter te hapesh panik, pa ditur se cfare do te thote hepatit B menyren se si merret e si trasmetohet nga nje person tek tjetri.

    E nderuara anetare forumi, hepatiti B nuk merret me frymemarrje te lutem, merret me ane te gjakut ose maredhenjeve seksuale.

    E dyta hapatiti B nuk eshte bakter por virus keshtu qe duhet te harrojme se nuk ka menyre parandaluese nga menyra se si e ke shprehur. Edhe njehere hepatiti B shkaketohet nga virusi me te njejtin emer.


    Me respekt kristali
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga kristal : 01-07-2003 mė 07:43

  5. #5

    Pershendetje

    Kristal!Perse mundohesh te ulesh ato qe ka then Alba.Ajo qe eshte dhen dje ne disa stacione televizive te Gjermanit eshte me se e vertet.Dhe Alba nuk po sjell panik,por po njofton njerzit te vaksinohet para se te marin rrugat per ne Atdhe.

    Ja cfar thot nje artikull ne gazeten" koha jone" per vaksinimin e popullsise ShqipetarePse nuk vaksinohemi

    Bluzat e bardha i gjejne shkaqet ne kulturen e manget mjekesore te popullsise, por edhe ne kujdesin e pamjaftueshem te shtetit. Ne Fier, si kudo ne Shqiperi, shume njerez nuk dine cfare eshte verdheza, cfare eshte Hepatiti B, cfare pasojash sjell. Ne pergjithesi, njerezit shkojne te nje mjek vetem kur ndiejne dhimbje te forta dhe shume pak jane ata qe kontrollohen sistematikisht, per te parandaluar nje semundje qe mund te godase befasisht. Pyesni nje mjek te infeksionit: sa paciente ka konsultuar per vaksinen kunder Hepatitit B. Pergjigjja e sinqerte e tij eshte: sa gishtat e nje dore. Nga ana tjeter, propaganda qe shteti ka bere per kete fushate vaksinimi kunder Hepatitit B eshte gati e vaket; disa here me shume eshte publikuar ndryshimi i prefiksit telefonik te disa qyteteve. Dhe arsyeja e ketij publikimi te manget duket se lidhet edhe me nje fakt: ndoshta per here te pare ne Shqiperi, nje vaksine nuk jepet falas. Nje farmaciste, ne qender te qytetit, tregon se disa njerez kane shkuar ta blejne vaksinen anti-hepatit, por jane terhequr kur kane mesuar per cmimin. Eshte e vertete: per nje familje me 5 anetare, cmimi i vaksines eshte i paperballueshem. Se pari, eshte e domosdoshme qe cdo person tu nenshtrohet analizave, te cilat ne nje laborator privat kushtojne 23 mije leke te vjetra. Analizat duhet te behen patjeter per te konstatuar nese je i prekur nga semundja e verdhezes (nese rezulton i prekur, ndalohet te besh vaksinen, por duhet te fillosh menjehere nje trajtim mjekesor te vecante dhe, per te thene te verteten, te nderlikuar). Mandej, nese e ke kapercyer testin laboratorik, drejtohesh ne farmaci. Jane 3 vaksinat anti-hepatit dhe vetem e fundit jepet falas. Cdonjera nga dy vaksinat e tjera kushton 27 mije leke te vjetra (e dyta behet nje muaj pas se pares dhe vaksina e trete gjashte muaj pas vaksines se pare). Pra, vetem nje personi do t'i kushtonte 60 mije leke deri ne 77 mije leke vaksinimi per mbrojtjen nga Hepatiti B. Me fjale te tjera, nje familje me 5 vete do te duhej te konsumonte te pakten 300 mije leke per te qene e sigurte ndaj nje fatkeqesie te se ardhmes. E dime te gjithe se shume familje mezi sigurojne buken e gojes, keshtu qe nuk mund ta cojne nder mend te vaksinohen ndonjehere me pagese. Ne keto kushte, qytetaret ne Fier, por jo vetem atje, jane te kercenuar seriozisht nga nje semundje vdekjeprurese. Dhe te lene ne meshire te fatit nga shteti i tyre, qe nuk merr persiper te pakten te mbuloje nje pjese te pageses se vaksines. Jo se do te vdesin te gjithe, por mjere kujt do t'i "trokase" fati i keq!

    Gentjan Ruko


    Pershendetje nga Arturi

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Asteroid
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Vlore
    Postime
    939
    Alba D, hepatiti B eshte nje semundje qe ekziston prej dekadash nuk eshte se u shfaq sot, prandaj mos perhap panik te kote !

    Vaksina kunder Hepatit B keshillohet me shume per ata njerez qe duhet te udhetojne ne vendet ku ka iperendemi te Hepatitit B.
    Reality is wrong, dream is for real

  7. #7
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750

    Llojet e Hepatiteve nė gjak

    Njohuri fillestare
    1. Hepatit = inflamacion i mėlēisė; shoqėrohet me vdekje tė hepatociteve.
    2. Zverdhja (ikteri) ėshtė njė nga shenjat e sėmundjes dhe ėshtė pasojė e kolestazės intrahepatike.
    3. Gjithashtu shihen dhimbje barku, diarre, dobėsi, mungesė oreksi, ethe.
    4. Transaminazat janė tė rritura. Transaminazat janė enzima tė citoplazmės qė ēlirohen nė gjak kur qelizat hepatike vdesin.


    Hepatiti fulminant (hepatiti i rrufeshėm)
    1. Hepatit fulminant = pamjaftueshmėri akute e mėlēisė.
    2. Hepatiti fulminant ėshtė komplikim i hepatitit akut, zhvillohet brenda 4 javėsh zakonisht. Mund tė paraprihet nga infeksioni me viruset e hepatitit, barnat (p.sh. izoniazidi), helmet, sėmundja Wilson.
    3. Diagnoza: vihet kur hepatiti komplikohet nga encefalopatia dhe nivelet e protrombinės ulen shumė.
    4. Trajtimi: transplant urgjent i mėlēisė.

    Hepatiti viral
    1. Viruset shkaktare janė viruset e hepatitit (HAV, HBV, HCV, delta-virusi, HEV), si dhe viruse tė tjera si CMV, EBV, HSV, etj.
    2. Diagnoza: Analiza serologjike + transaminaza tė rritura.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodrane82 : 27-10-2003 mė 17:52

  8. #8
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Hepatiti A:
    a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit A, njė picornavirus i njohur si HAV (Hepatitis A Virus).
    b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale. d.m.th., infeksioni merret nėpėrmjet ngrėnies tė ushqimeve tė infektuara.
    c. Inkubacioni = 2 deri 6 javė; transaminazat rrinė tė rritura pėr rreth 4 javė.
    d. Hepatiti A ka vdekshmėri tė ulėt, rrallė pėrparon nė hepatit fulminant, dhe tek fėmijėt mund tė jetė krejt asimptomatik.
    e. Serologjia: Antikorpet IgM anti-HAV arrijnė kulmin nė javėn e parė tė sėmundjes, dhe niveli i tyre pastaj ulet brenda 3 - 6 muajsh; prania e IgM kundėr HAV vendos diagnozėn e hepatitit A akut. Antikorpet IgG anti-HAV rrinė tė rritura pėr shumė vjet dhe janė bartėse tė imunitetit.
    f. Trajtimi i hepatitit A: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shkodrane82 : 27-10-2003 mė 17:51

  9. #9
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Hepatiti B:
    a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit B, njė hepadnavirus i njohur si HBV (Hepatitis B Virus).
    b. Pėrhapet nėpėrmjet seksit, shiringave, dhe nga nėna shtatzanė tek bebja (njėsoj si virusi HIV i SIDAs).
    c. Inkubacioni = 2 deri nė 6 muaj. Transaminazat janė mė tė larta se nė hepatitin A dhe rrinė tė rritura pėr rreth 3 muaj.
    d. 1-2% e tė sėmurėve bėhen bartės kronikė tė virusit; pėrqindja ėshtė mė e lartė nė tė sėmurėt me mangėsi imune dhe nė fėmijėt; deri nė 90% e bebeve tė lindura nga nėnat me hepatit B bėhen bartės kronikė. Bartėsit kronikė kanė rrezik tė shtuar pėr cirrozė dhe kancer tė mėlēisė. Mė pak se 1% e infeksioneve akute me HBV pėrparojnė nė hepatit fulminant (mortalitet 60%). Infeksioni me HBV mund tė shoqėrohet me artrit, glomerulonefrit, poliarterit nodoz.
    e. Serologjia: si antigjenet e virusit B ashtu dhe antitrupat e drejtuar ndaj tyre mund tė maten: (i) HBsAg ėshtė antigjen kapsular i virusit B (Hepatitis B surface Antigen); HBsAg shfaqet para rritjes tė transaminazave dhe qėndron i rritur gjatė kohės tė sėmundjes; prania e HBsAg pas zhdukjes tė simptomave do tė thotė qė i sėmuri po e bart virusin kronikisht. (ii) Anti-HBs ėshtė antitrup i drejtuar ndaj HBsAg. Antitrupat anti-HBs shfaqen pas zhdukjes tė antigjenit kapsular nga serumi; shfaqja e antitrupave anti-HBs do tė thotė qė infeksioni u mund. Anti-HBs gjithashtu ėshtė antitrupi qė shfaqet pas vaksinimit. (iii) Antigjeni HBcAg (antigjen jokapsular) nuk shihet nė serum por antitrupat anti-HBc fillojnė e rriten shpejt pas shfaqjes tė HBsAg. Prania e antitrupave IgM anti-HBc do tė thotė qė kemi tė bėjmė me hepatit B akut ose me keqėsim tė hepatitit kronik; niveli i antitrupave IgM anti-HBc qėndron i rritur pėr 3 deri 6 muaj. Antitrupat IgG anti-HBc qėndrojnė tė rritur pėr jetė pas infeksionit me virusin e hepatitit B. (iv) HBeAg ėshtė njė antigjen viral qė shihet vetėm nė serumet qė janė pozitivė pėr HBsAg; HBeAg ėshtė njė formė e sekretuar e antigjenit HBcAg dhe prania e HBeAg do tė thotė qė virusi po shumėzohet me shpejtėsi. Kur HBeAg qėndron i rritur pėr mė shumė se 3 muaj shanset e kthimit nė hepatit kronik rriten. Shfaqja e antitrupave anti-HBe shpesh pason zhdukjen e HBeAg. (v) HBV DNA: prania e materialit gjenetik tė virusit shkon paralel me praninė e HBeAg, porse prania e HBV DNA ėshtė mė sensitive dhe mė specifike sesa prania e HBeAg.
    f. Trajtimi i hepatitit B: Ushqim normal, pa e tepruar. Pacienti nuk duhet tė pijė alkool, nuk duhet tė bėjė punė tė rėnda, dhe duhet tė shtrihet nė shtrat nėse dėshiron. Pacienti duhet vėzhguar pėr komplikime, si dehidrim, hepatit fulminant, etj. Barnat qė mund tė pėrdoren pėr hepatitin B janė interferoni alfa dhe lamivudina.

  10. #10
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Hepatiti C:
    a. Shkaktohet nga virusi i hepatitit C, njė virus i pėrbėrė nga njė fije acidi ribonukleik dhe i ngjashėm me flaviviruset.
    b. Pėrhapet me shiringa. Rreziku i transmetimit me rrugė seksuale ose nga nėna tek fetusi ėshtė i vogėl. Transmetimi nėpėrmjet gjirit nuk ėshtė i dokumentuar.
    c. Inkubacioni = 6 - 7 javė.
    d. Hepatiti C shpesh nuk ka shumė simptoma; transaminazat ulen dhe rriten herė pas here dhe 80% e rasteve pėrfundojnė me hepatit kronik.
    e. Serologjia: ELISA pėr antitrupat anti-HCV nuk ėshtė shumė sensitive dhe ka specicitet rreth 50%; RIBA (recombinant immunoblot assay) ka specificitet mė tė lartė; prania e antitrupave anti-HCV me RIBA do tė thotė infeksion aktiv por nganjėherė personat RIBA-pozitivė nuk kanė HCV RNA nė serum (HCV RNA matet me PCR); prania e antitrupave anti-HCV pa HCV RNA do tė thotė infeksion i pasuar me shėrim tė plotė.
    f. Trajtimi i hepatitit C: Interferon alfa + ribavirinė.
    Hepatiti D (agjenti delta):
    a. Virusi i hepatitit D ėshtė njė virus gjysmak prej acidi ribonukleik qė shkakton infeksion vetėm nė praninė e virusit tė hepatitit B; virusi D ka nevojė pėr kapsulėn e prodhuar nga virusi B.
    b. Kur tė sėmurėt me hepatit B kronik infektohen me virusin D sėmundja mund tė keqėsohet shpejt, me hepatit tė rrufeshėm ose me pėrparim tė shpejtė nė cirrozė.
    Hepatiti E:
    a. Virus prej RNA-je i ngjashėm me caliciviruset.
    b. Pėrhapet me rrugė fekalo-orale, dhe nėpėrmjet ujit tė pijshėm tė ndotur.
    c. Sėmundja e shkaktuar nga virusi E ėshtė e lehtė dhe nuk shkakton infekssion kronik.
    d. Tek gratė shtatzana mortaliteti i hepatitit E ėshtė i lartė (rreth 10-20%).

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Semundjet e Melcise Muhamet Spahiu
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 15:32
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Hepatiti C, 30 mijė njerėz nė shėnjestėr tė vdekjes
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2007, 08:23
  4. Puērrat nė fytyrė dhe kurimi i tyre
    Nga StormAngel nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 12:42
  5. Semundjet seksualisht te transmetueshme (SST)
    Nga Bekim Ismaili nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-06-2003, 18:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •