Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 64
  1. #11
    Perjashtuar Maska e shkodrane82
    Anėtarėsuar
    01-05-2002
    Vendndodhja
    Sunshine State
    Postime
    1,750
    Hepatiti granulomatoz
    1. Shkaktohet nga tuberkulozi,
    2.funget (Coccidioides, Candida, Aspergillus), sarkoidoza, brucella, rickettsia, sifilizi, leptospiroza.
    3. Diagnoza: biopsi.
    4. Trajtimi: Sipas shkakut: antibiotikė ose antifungalė, ose prednizon pėr sarkoidozė.

    Hepatiti alkoolik
    1. Alkooli ėshtė shkaktari numėr 1 i sėmundjeve tė mėlēisė nė USA.
    2. Shenjat/simptomat: verdhėz, eritemė palmare, kontrakturė Dupuytren, teleangiektazi, gjinekomasti, etj.
    3. Diagnoza: shenjat klinike, rritja e transaminazave, AST (GOT) afėrsisht 2 herė sa ALT (GPT).
    4. Trajtimi: Ndalim i alkoolit; cirroza trajtohet me transplant.

    Hepatiti autoimun
    1. Tipi I prek gratė e reja, shoqėrohet ne antitrupa ANA, anti-muskulaturė e lėmuar.
    2. Tipi II prek fėmijėt, zakonisht ata me prejardhje mesdhetare; shoqėrohet me antitrupa anti-LKM (anti-liver-kidney-muscle, kundėr-mėlēisė- veshkės-muskulit).
    3. Shenjat dhe simptomat: verdhėz, etj., si nė hepatitet e tjera.
    4. Trajtimi: prednizon, azatioprinė.

  2. #12
    madmoiselle Maska e angeldust
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    1,368
    Tamam ne kohe... i kam ne test per nje jave keto hepatitet

    Sapo po lexoja dicka ne msn.com...

    Pamela Anderson thote qe hepatiti C me te cilin u diagnostikua ne 2001 do ta vrase per nje dekade ose 15 vjet nqs. eshte me fat. "Eshte e trishte por megjithate ndjehem e gezuar. Per njefare arsyeje, melcia ime po behet pak me e shendetshme kohet e fundit" - i ka thene ajo US weekly.

    Hepatiti C shkakton inflamacion te melcise, qe mund te sjelle cirroze, kancer te melcise, dhe deshtim te plote te saj. Rreth 3.9 milion Amerikane e kane kete semundje. Megjithate Pamela nuk po merr injeksionet me interferon, qe perdoren shpesh ne pacientet e hepatitit. Doktoresha e saj homeopathologe Wendy Hewland i thote revistes qe ka bere nje ilac te vecante posacerisht per Pamin te cilin ajo po e perdor si nje metode alternative mjekesore.

    Prandaj ndoshta aktorja e famshme 36-vjecare anulloi planet per t'u martuar me Kid Rock, dhe vendosi t'i kushtoje kohe maredhenies se saj me femijet dhe me ish-bashkeshortin Tommy Lee per te cilin thote se e do ende shume dhe mund te lere menjane gjithe rremujen qe ka ndodhur mes te dyve.

    Per me shume dhe me gjate mund te lexoni ketu:

    http://entertainment.msn.com/news/ar...px?news=138180
    In the sweetness of friendship let there be laughter, for that's how heart finds its morning and is refreshed.

  3. #13
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443

    Llojet e Hepatiteve nė gjak

    Pershendetje !
    Kam degjuar shpesh qe flitet per HEPATIT A , apo HEPATITET ne pergjithesi .
    A mund te me shpjegoje njeri se cfare semundjesh jane ?
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  4. #14
    Hepatiti A eshte semundje e lehte qe kalon ne me te shumten e rasteve ne menyre inaparente.Sherohet pa asnjelloj problemi.Shume shume rralle mund te shkaktoje komplikacione tek foshnjat dhe femijet.Ne AL mund te kene kaluar rreth 70-80% Hepatit A.Semundja transmetohet ne menyre fekal-orale.

    Hepatiti B eshte relativisht i rrezikshem.Ne 60-70% te rasteve infektiomi kalon ne menyre inaparente,ne pjesen tjeter shfaqet verdheza me simptomat e veta.90% e rasteve sherohen pa problem duke fituar imunitet per gjithe jeten.10% kalojne ne menyre kronike,keta paciente jane infektues.Nga ky 10% nje pjese e mire e hedh pa probleme,nje pjese me e vogel zhvillon cirroze te melcise me te gjitha pasojat e veta.Transmetohet nepermjet gjakut.Ne AL mund te jene rreth 10-20% te prekur nga virusi,sigurisht sipas shifrave me lart vetm 10% e tyre dmth 1-2% e popullsise jane infektues potenciale.Shifrat epidemiologjike jane pak a shume me hamendje dhe duke u nisur nga statistikat qe ka per Evropen juglindore.


    Hepatiti C eshte semundje m....
    shumica e kalojne ne menyre kronike dhe u shkaterrohet melcia.Zirroza qe zhvillohet tek 30-50% e te prekurve pervecse kufizon aftesite e melcise te kryeje funksionet e veta,ka rrezik te larte per te zhvilluar karcinome hepatocelulare.Transmetimi njelloj si B.

    Hepatiti B dhe C transmetohen 100 here me kollaj se virusi HIV.

    Hepatiti D ekziston vetem ne bashkejetese me Hep B.Infektimi prej te dyve ka prognoze me te keqe se vetem infektimi me B.


    Hep E e kam lexuar vetem ne shkolle por praktikisht eshte gje e rralle.Gjithashtu haset ne koekzistence me Hep B ose C me duket.


    Kjo eshte nje teme e rendesishme per shqiptaret per vete prevalencen qe kane keto semundje ne AL.

    Keshilloj cdo lexues te beje analizat serologjike per Hepatit dhe nese ato per A dhe B dalin negative,te vaksinohen sa me pare.Kundra Hep C fatkeqesisht nuk ka vaksine akoma.

    Sic e shikoni nuk duhet ruajtur vetem kundra HIV.Hepatitet jane nje rrezik i madh potencial per vete jeten e njeriut si dhe te njerezve qe e rrethojne.Beni kujdes.Tingellon si shprehje banale dhe propagande e Shoqates se planifikimit familjar,por perdorni profilaktike.

  5. #15
    Brasil Pentacampeņn ! Maska e inter_forever
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Vendndodhja
    itali / modena
    Postime
    5,443
    Faleminderit Zani per informacionin !|
    Eshte me te vertete e habitshme qe i kushtohet kaq pak rendesi HEPATITEVE .
    Kjo ndodh ndoshta ngaqe vemendja eshte perqendruar tekl AIDS .
    Pyetjen me lart e bera sepse nje darke ne mes miqsh , nje djale mjek italian ne muhabet e siper me tha qe pothuajse te gjithe ''LINDORET '' , pra emigrantet nga vendet e evropes lindore , kane kaluar ose e kane HEPATITIN A.
    Per momentin nuk e dhashe veten dhe bera sikur e dija se c'ishte Hepatiti . Tani jam i qarte .
    Pervec raporteve seksuale a mund te trasmetohet hepatiti A edhe nepermjet ujit te pijshem ?
    P.sh perzierja neper tubacionet e ujerave te zeza me ujerat e pijshem ne Shqiperi mund te ndikoje ne perhapjen e hepatitit A ?
    Te falenderoj edhe nje here Zani dhe te uroj gjithe te mirat .
    Io non rubo il campionato e in serie B non sono mai stato..C'E SOLO L'InternAcionale !

  6. #16
    Hep A transmetohet fekal oral kam shkrujt me siper.Mund ta marresh neper akshihone qoftesh Nga uji i pijshem nuk besoj.

  7. #17
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Hmmm, s'kam shume per te thene pervec ca korrigjimeve.

    Sa per Hepatitin A, ka te drejte ai italiani qe te ka thene per Lindoret qe kane Hep A. Ky lloj hepatiti fitohet qe ne femijeri. Dmth. ne kopeshte dhe cerdhe. Po, transmetohet nepermjet oral-fecal route dhe si rezultat, perhapja nepermjet ujit te kontaminuar ESHTE nje mundesi shume e madhe.
    E mira e ketij hepatiti eshte se shumica e pacienteve formojne antitrupa dhe keshtu krijojne imunitet per gjithe jeten (dmth, nuk u shfaqet me).

    Persa i perket Hep B, menyra me kryesore nepermjet se ciles perhapet jane SHIRINGAT (dmth, kur dy drogaxhi perdorin te njejtat shiringa ose dhe kur infermjerja shpohet nga nje shiringe) por sigurisht dhe maredheniet seksuale etj. Dhe ky Hepatit mund te coje ne CANCER te melcise, jo Hep C. Faktikisht, ky eshte kanceri i vetem qe mund te kurohet me vaksine (dmth, vaksine kunder Hep B).

    Persa i perket Hep C, ky merret prape si Hep B, por menyra kryesore eshte nepermjet transfuzionit te gjakut.

    Hep E zakonisht eshte vene re ne grate shtatzena po s'dihet nga vjen. Por mendohet te transmetohet fecally-orally.

    me te mira!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  8. #18
    Ku ishte korrigjimi mis?Te puna e ujit?

  9. #19
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Postuar mė parė nga Zani
    Ku ishte korrigjimi mis?Te puna e ujit?
    Zani, nga toni i zerit tend, e kuptoj se ndoshta te kam fyer me postimin tim. Megjithate, te garantoj qe s'ishte qellimi im. Ca here, i perkthej fjalet nga anglishtja ne shqip dhe gjate perkthimit ato mund ta humbin origjinalitetin. Une kur fola per ca korrigjime, e kisha fjalen per "clarifications" ok? Clarifications i bera vetem qe lexuesi te marre informacionin e sakte, e jo per ego apo per te te fyer ty.

    Ne mjekesi eshte veshtire te mbash mend gjithcka sepse eshte nje fushe teper e gjere dhe nese nuk i perserit rregullisht ato qe di, i harron. Dhe kjo me ndodh shpesh. Aresyeja qe i dija mire keto mbi Hepatitin eshte jo se di me shume se ti apo dikush tjeter por sepse kam provime ne fund te marsit dhe sapo e kisha perseritur the hepatitis panel.

    Tani, nese deshiron te dish se ku ishin korrigjimet, po te them:

    1) Hep A transmetohet nepermjet ujit te kontaminuar.
    2) Hep B dhe jo C eshte ai qe shkakton kancer.
    3) Shkaku kryesor i nje pacienti qe zhvillon Hep pas nje transfuzioni gjaku ose pas nje organ transplant eshte Hep C.
    4) Shkaku kryesor i transmetimit te Hep B eshte nepermjet shiringave sepse ka komunikim direct nepermjet dy gjaqeve.
    5) Hep E shikohet ne grate shtatzene.

    Pikat 3,4,5 jane clarifications dhe jo korrigjime. Ti kishe fol mjaft ne detaje per hepatitet, vecse une mendova t'i shtoj disa gjera klinike dhe konkrete.

    Dhe njehere, te kerkoj falje nese te kam fyer in any way.

    Me respekt,
    Miss Congeniality
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #20
    Kur sme ke fyer perse te ndihem i fyer?
    Per pune saktesie te pyeta.
    1)Per punen e ujit te pijshem po e pranoj si mundesi,megjithese jam i mendimit se transmetohet me teper nepermjet zarzavateve e frutave te palara,ose ta palara mire.
    2)Per kete pike une mendoj qe Hep C shkakton me lehte cirroze te melcise dhe si pasoje rrezikshmeri me te larte per karcinome hepatocelulare sesa B.
    3)Kjo pike me duket e gabuar,te pakten per Shqiperine.Prevalenca e HepB eshte gati 2 here me e larte se ajo e Hep C.Keshtu qe ka me teper rrezik te marresh B sesa C.
    4)Une medoj se marredheniet seksuale jane rruga kryesore e transmetimit per vete faktin se jane shume me te shpeshta se transfuzionet apo cpimet me te njejten age ne kohen e sotme.Tek te droguarit eshte ashtu sic thua ti.
    5)Per Hep E nuk di gje.


    PS. Ne ketu diskutojme dhe shkembejme njohurite e nuk mburremi kush di me shume.Mire Mis?
    Shendet e te mira

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Semundjet e Melcise Muhamet Spahiu
    Nga Kosovari_78_Ca nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 18-11-2009, 15:32
  2. Qumeshti I Devese
    Nga abdurrahman_tir nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-05-2009, 20:33
  3. Hepatiti C, 30 mijė njerėz nė shėnjestėr tė vdekjes
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 24-01-2007, 08:23
  4. Puērrat nė fytyrė dhe kurimi i tyre
    Nga StormAngel nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 12:42
  5. Semundjet seksualisht te transmetueshme (SST)
    Nga Bekim Ismaili nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-06-2003, 18:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •