Close
Faqja 23 prej 48 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 221 deri 230 prej 478
  1. #221
    fanatik i së vërtetës Maska e tomaras
    Anëtarësuar
    09-07-2008
    Postime
    343
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Ti bile e di, e ke pa shall Rugove... edhe duhesh me e dite se per cka e si asht perdor. Cfare riti muslimansh allahile - po arapt prej egjiptit e moren, e egjipti...(?)

    Ajo qe po thua per "mej" eshte menyra e perdorimit ne zhargon rruge, se ne shtepi gjyshjet tona e kane perdore krejtesisht ndryshe. "Mejti shiu", "mejti bora", "mejti femja", - pra pershkruan dicka qe u permbajt, u permbyll, u zaptua, e nuk rrodhi me.
    -Ne fakt kjo shprehje nuk ka zevendesim. Ne gjuhen shqipe nuk mund t'i gjindet zevendesim adekuat kuptimor anipse e harruar dhe e keqperdorur para se te qitej jasht perdorimit.

    Ta zeme shprehjen angleze "to contain the situation" e te ngjashme - nuk ke si i perkthen sakte pa shprehjen "mejt".
    Edhe një kuptim plotësues Baptist, jo shumë larg prej atyre që ke dhënë ti. Në Moravë të Epërme fjala men/mejti përdoret shumë aktivisht në kuptimin e pushimit të dhimbtës të shkaktuar qoftë nga një sëmundje organike aço nga një lëndim i çfarëdoshëm. Është fjalë që lidhet me sidomos me fashimin dhe qetësimin apo jo të dhimbjeve pas fashimit. Po e jap edhe një ide lidhur me mundësinë e prejardhjes së kësaj fjale nga fjala aj/anj-ënjtur.

  2. #222
    i/e regjistruar Maska e XH.GASHI
    Anëtarësuar
    07-03-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    1,123
    Po alfeko ska problem veq merne do dyll me vete dhe rregullonja ketij viqit do brire dhe nje pal vesh qe po i mungojn se per lavatriqe e keni leht te lani por frigohem qe ky bualli apo kau eshte i mbuluar me pendla e do te mbetet cullak si ndonje lejlek.
    Me te mira.

  3. #223
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    10-08-2007
    Vendndodhja
    ne toke
    Postime
    1,100
    Citim Postuar më parë nga XH.GASHI Lexo Postimin
    Po alfeko ska problem veq merne do dyll me vete dhe rregullonja ketij viqit do brire dhe nje pal vesh qe po i mungojn se per lavatriqe e keni leht te lani por frigohem qe ky bualli apo kau eshte i mbuluar me pendla e do te mbetet cullak si ndonje lejlek.
    Me te mira.
    hahahhahahhahahahhahahhhahhhahah

    ndaj te respektoj edhe me shume gashi.

  4. #224
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga XH.GASHI Lexo Postimin
    Po alfeko ska problem veq merne do dyll me vete dhe rregullonja ketij viqit do brire dhe nje pal vesh qe po i mungojn se per lavatriqe e keni leht te lani por frigohem qe ky bualli apo kau eshte i mbuluar me pendla e do te mbetet cullak si ndonje lejlek.
    Me te mira.
    XHGashi, ajo figura nuk dallohet mire aspak, por me ate qe shikoj une, bualli/kau eshte kafsha qe une njoh e qe i ngjan me teper (kjo nuk do te thote qe nuk jam gabim). Une i shoh dy veshe ne forme trekendeshe, e brinj jo (mbase eshte lope?). Deri ketu jemi ne rregull. Ajo qe me habit eshte se ku i sheh puplat (pendlat), por ajo qe me la pa mend eshte se e mendove kete elefant me pendla?
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 19-02-2009 më 20:58

  5. #225
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shih!....
    ...ende merreni me ato kic punimet artistike asaj, si e pat emrin a?
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  6. #226
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga alfeko sukaraku Lexo Postimin
    persa ju perket buajve a elefantve ceshtjen do ta zgjidhim ne gjyqin kundra xh gashit
    javan jemi ne kohe krize edhe mos harxhoni korrent me se koti .
    de angeli -vlora-blau-thomopulo-stilo..kane botuar mbishkrime shqipe qe i shkojn per shtat temes---do ta hedhe ndonje se shpejti..(mos une te tjeret)...por muhabeti qendron se askush nuk i permbahet mbishkrimeve .Keshtu qe elefantet e xh gashit duan lavatrice speciale--ndersa dariun duhet ta paguajm ore shtes qe te vrasin trurin se cilat rroba lahen ne kete apo ate temperature.
    Ne fakt Alfeko, lavatricen e kerkova per te ricikluar disa poste te e mijat qe tani duhet te perfshijne kete shkrim se bashku me ate me lart (timin, jo te Baptistit qe hyri si pyke). XHGashi dhe cilido nga ne po benim me te miren e mundur, dhe nje figure ka me shume se nje menyre per ta pare e konceptuar.

    Me behet qejfi qe te tere po kontribuojne brenda mundesive me ato qe kemi arritur nga studimet tona, sepse kjo i ka dhene perparesi dhe interes temave. Po flas per vetveten, por mendoj se nuk duhet te kete ndonje ne keto tema qe hyn ne forum per te mesur ndonje ose disa (hiq skalionet). Personalisht do ta kisha tmerresisht te bezdishme dhe prandaj te pamundur, te flisja me vetveten (jepja leksione) dhe te mos merrja asgje, qofte edhe si mendim altenativ. Ne fakt, keto te fundit jane edhe me te rendesishme ne nje fushe me masakruar ose te parrahur. Kjo vlen edhe per stjudjuesit qe ke cituar, qe ndonese me vlera shume te medha individuale nuk jane autoritet ultimativ ne kete leme, as edhe kane patur mundesine te testojne tezat ne publikun traditat dhe zakonet e te cilit po analizohen. Prandaj une vete i marr me rezerve.

    Ne kete sens, pavaresisht nga menyra e hidhur qe flet nganjehere dhe nga rropatja/zbori qe te ben per te te dhene drejtim, Baptisti ka rol te pazevendesushem ketu, sikurse edhe disa te tjere (perfshi edhe ju vete). Shume ralle kam pare te jete lajthitur, edhe atehere sepse ka menduar qe monedha ka vetem anen qe shikon ai, ose ka menduar qe ke thene dicka (dhe mund te kete qene tjeter). Ne keto raste nuk pranohen sqarime, por cohesh drejt ne Litar
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 19-02-2009 më 21:05

  7. #227
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Ti bile e di, e ke pa shall Rugove... edhe duhesh me e dite se per cka e si asht perdor. Cfare riti muslimansh allahile - po arapt prej egjiptit e moren, e egjipti...(?)

    Ajo qe po thua per "mej" eshte menyra e perdorimit ne zhargon rruge, se ne shtepi gjyshjet tona e kane perdore krejtesisht ndryshe. "Mejti shiu", "mejti bora", "mejti femja", - pra pershkruan dicka qe u permbajt, u permbyll, u zaptua, e nuk rrodhi me.
    -Ne fakt kjo shprehje nuk ka zevendesim. Ne gjuhen shqipe nuk mund t'i gjindet zevendesim adekuat kuptimor anipse e harruar dhe e keqperdorur para se te qitej jasht perdorimit.

    Ta zeme shprehjen angleze "to contain the situation" e te ngjashme - nuk ke si i perkthen sakte pa shprehjen "mejt".

    Po ta kishe sqarur keshtu qe ne fillim do me ishte kujtuar. Edhe tek une thonin" mejti shiu", "shif a ka mejt mielli" ne sensin MBAROI, NDALI.

    Kete me fasha nuk e di, por per mujen e zagrebin na ka shkruar nje here Kreksi.

    Perseri nuk kuptoj si mbeti shprehja Lithos per gurin ne greqisht Mega-Lithos, nderkohe qe kjo do te thote mur pengues i punuar pa mjeshteri. Any takers?

    PS. Contain eshte nje gje qe mban brenda. Not usable. Control the situation is more like it.
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 19-02-2009 më 21:11

  8. #228
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Po ta kishe sqarur keshtu qe ne fillim do me ishte kujtuar. Edhe tek une thonin" mejti shiu", "shif a ka mejt mielli" ne sensin MBAROI, NDALI.
    perpos ndoshta ne kohe furnizimesh kolektive nga depoja qendrore e shtetit e cila ka organizuar shperndarje, dhe ne kete rrethane te jete e mundur te perdoret ne kuptimin figurativ: "a perfundoi aksioni i shperndarjes/ distribuimit te miellit?", perndryshe frazen: "a mejti mielli" nuk mund ta kesh degjuar sepse nuk ka veti intenzive te fluksit.

    Me tutje; kuptim tjeter kushtimisht adekuat i perdorimit te kesaj fjale, ta zeme, ne anglishte eshte: " to hold back". Por sic shihet per dalim nga "mejtja" kjo forme eshte sqaruese e jo shenjuese. Nje tjeter kuptim me vete si zevendesim i kesaj shprehjeje ne anglishte, eshte shprehja "sustain".

    Por mejtja eshte nga ato shprehje speciale e specifike qe ka kuptim vetem per fenomenet e vetvetishme te variabilitetit te evidences. Per gjera, shkaktari i te cilave si ne kohe evidence si ne kohe mungese - eshte jashte vullnetit tone dhe kryesisht i panjohur, madje metafizik. Ne nuk dijme perse dhemb dicka e caktuar dhe rralle here dijme ta *prajme ate, nuk dijme perse papritmas dhe pa ndonje shkak te njohur per ne fillon e qane femija ne menyre te vazhdueshme.

    *praj,- eshte vetem nje varinat i te mejturit, e cila poashtu eshte ne zhdukje te plote.
    Kete me fasha nuk e di, por per mujen e zagrebin na ka shkruar nje here Kreksi.
    Nese ke pare femi te lidhur ne "lulak" : "lylak" do ta kesh te qarte per cka eshte fjala. Lylaku pikerisht kete funksion e ka - ti bej "mejtje" femijes. ang.: to hold, to sustain etj. Sic shihet fjala "mejt" eshte veshtire e lakueshme dhe ne esence eshte forme e parregult e shprehjes "mbaj".

    Emri Lylak eshte forme nyjezore e emerformimit qe perfitohet nga "laku". Nyja e perparme "Li" e sidomos vendvendosja e saj, tregon per nje vjetersi te jashtzakonshme te formimit. Sepse me kohe kjo nyje, atehere e perparme, ka kaluar plotesisht ne te pasme dhe tashme sherben vetem si prapashtese vecuese e formimit te emrave te trajtes se shquar.



    Perseri nuk kuptoj si mbeti shprehja Lithos per gurin ne greqisht Mega-Lithos, nderkohe qe kjo do te thote mur pengues i punuar pa mjeshteri. Any takers?
    Per kete duhet pyetur greket...
    Megalitet jane zakonist ndertesa unike dhe jo komplekse ato ne parnine e megaliteve tjere mund te krijojne nje arsenal, pra nuk jane pjese e nje kompleksi te ndervarur. Secili eshte i tere ne vete por ne grup mund te perbejne nje teresi te re teresishe - kompletueshmeri apo kompleks. Koleksion me pare.
    "Megalithos" nuk mund te perfshihet ne kuptimin e fjales ledh\ledhishte, nderkohe qe ndertimet ciklopike Po.

    Shprehja Ledh, e ka rrenjen ne Lende + Lene; dhe sigurisht se dueht te kte qene perdore edhe shprehja Lev qe me te njejten logjike do te kete permbledhur kuptimet Lende + e Vene per dallim nga "lende e lene", por qe per dalim ky lloj konstrukcioni te jete instrumentalizuar aq shume e perfeksionuar aq se te jete shnderruar ne Lev mbrojtes te levizshem taktik, dhe kur them taktik mendoj ne nje ledh te avancuar [artificial] aq shume sa te kete qene e mundur te c'vendoset sipas kerkeses e nevojes strategjike nga nje vend ne nje vend tjeter qe te leverdis me shume. Dhe shprehja leverdise te kete rezultuar nga kuptimi metaforik e levit mbrojtes te cilin ka qene e mundur ta vendosesh ne piken me te "leverdishme" qe te jete e mundur. Keshtu "levi" te kete qene mur mbrojtes taktik per dallim nga "ledhi" i palevizshem dhe kounterstrategjikisht i vdekur e statik..., por kush e di perse me kohe dikush e ka ngaterruar kuptimin levit me ate te llozit me vone (???). MBase ndoshta sepse levi mbrojtes kishte mundesi te ngritej me principin e llozit "me kembe" si mburoje (e pa parapare nga armiku) gjate zvillimit te betejes me ane te ketij principi te llozit [?!].

    PS. Contain eshte nje gje qe mban brenda. Not usable. Control the situation is more like it.
    Kontrolla eshte kualitetivisht dicka tjeter. Situaten qe e kontrollon nuk ke nevoje ta mbash. To contain the situation perdoret per situatat e gjeneruara nga nje force jasht kontrollit tend, - ne ate situate ke vetem nje mundesi veprimi - ta mbash ose ta lesh te shpertheje ne te qare. Eshte sikur dhimbja. Nuk je ne gjendje ta kontrollosh ate. E vetmja gje qe mund te besh me te eshte "mejtja" e saj deri sa ajo te vetpermbahet qe raportohet duke thene "mejti!".

    b.b. Troy III p.a.e.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  9. #229
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Citim Postuar më parë nga javan Lexo Postimin
    Ne fakt Alfeko, lavatricen e kerkova per te ricikluar disa poste te e mijat qe tani duhet te perfshijne kete shkrim se bashku me ate me lart (timin, jo te Baptistit qe hyri si pyke). XHGashi dhe cilido nga ne po benim me te miren e mundur, dhe nje figure ka me shume se nje menyre per ta pare e konceptuar.

    Me behet qejfi qe te tere po kontribuojne brenda mundesive me ato qe kemi arritur nga studimet tona, sepse kjo i ka dhene perparesi dhe interes temave. Po flas per vetveten, por mendoj se nuk duhet te kete ndonje ne keto tema qe hyn ne forum per te mesur ndonje ose disa (hiq skalionet). Personalisht do ta kisha tmerresisht te bezdishme dhe prandaj te pamundur, te flisja me vetveten (jepja leksione) dhe te mos merrja asgje, qofte edhe si mendim altenativ. Ne fakt, keto te fundit jane edhe me te rendesishme ne nje fushe me masakruar ose te parrahur. Kjo vlen edhe per stjudjuesit qe ke cituar, qe ndonese me vlera shume te medha individuale nuk jane autoritet ultimativ ne kete leme, as edhe kane patur mundesine te testojne tezat ne publikun traditat dhe zakonet e te cilit po analizohen. Prandaj une vete i marr me rezerve.

    Ne kete sens, pavaresisht nga menyra e hidhur qe flet nganjehere dhe nga rropatja/zbori qe te ben per te te dhene drejtim, Baptisti ka rol te pazevendesushem ketu, sikurse edhe disa te tjere (perfshi edhe ju vete). Shume ralle kam pare te jete lajthitur, edhe atehere sepse ka menduar qe monedha ka vetem anen qe shikon ai, ose ka menduar qe ke thene dicka (dhe mund te kete qene tjeter). Ne keto raste nuk pranohen sqarime, por cohesh drejt ne Litar
    Ne sensin e zbulimit te arsyes se zhvatjes se emrit tim per mungesat dhe per manine spekulative te disa njerezve qe thjeshte kane fituar varshmeri te pangopshme, ende qendron pyetja:
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    Shih!....
    ...ende merreni me ato kic punimet artistike asaj, si e pat emrin?
    ne principin "vakti e ha kashten" a?/////
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #230
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899
    Citim Postuar më parë nga Baptist Lexo Postimin
    perpos ndoshta ne kohe furnizimesh kolektive nga depoja qendrore e shtetit e cila ka organizuar shperndarje, dhe ne kete rrethane te jete e mundur te perdoret ne kuptimin figurativ: "a perfundoi aksioni i shperndarjes/ distribuimit te miellit?", perndryshe frazen: "a mejti mielli" nuk mund ta kesh degjuar sepse nuk ka veti intenzive te fluksit.
    Gjyshja ime nuk merrej me aksione. Kete fraze e perdorte rendom (psh edhe kur ikte uji cesmes-kufizimet e ujit ne Tiranen me uje Selite por qe furnizohej uje te vaket pa shije nga Erzeni, kane qene te perjeshtme). Une e kisha harruar sepse ka kohe qe nuk e kam me.

    Me tutje; kuptim tjeter kushtimisht adekuat i perdorimit te kesaj fjale, ta zeme, ne anglishte eshte: " to hold back". Por sic shihet per dalim nga "mejtja" kjo forme eshte sqaruese e jo shenjuese. Nje tjeter kuptim me vete si zevendesim i kesaj shprehjeje ne anglishte, eshte shprehja "sustain"..
    Nuk e di perse duhet shprehur ne Enlisht (gabim) per ta kuptuar ate qe ke thene ne shqip (korrekt). Sustain ne Englisht ka kuptim me mbeshtet dicka, me pas baze ne dicka (I sustain your theory, and here are the arguments), jo me pre/ndalu/mbaru pak nga pak. Me e sakte do ishe "run-dry"- me u mek, si me thene.

    *praj,- eshte vetem nje varinat i te mejturit, e cila poashtu eshte ne zhdukje te plote.
    Kjo eshte zevendesur me Pusho, Hesht.

    Nese ke pare femi te lidhur ne "lulak" : "lylak" do ta kesh te qarte per cka eshte fjala. Lylaku pikerisht kete funksion e ka - ti bej "mejtje" femijes. ang.: to hold, to sustain etj. Sic shihet fjala "mejt" eshte veshtire e lakueshme dhe ne esence eshte forme e parregult e shprehjes "mbaj".

    Emri Lylak eshte forme nyjezore e emerformimit qe perfitohet nga "laku". Nyja e perparme "Li" e sidomos vendvendosja e saj, tregon per nje vjetersi te jashtzakonshme te formimit. Sepse me kohe kjo nyje, atehere e perparme, ka kaluar plotesisht ne te pasme dhe tashme sherben vetem si prapashtese vecuese e formimit te emrave te trajtes se shquar.
    Per here te pare po degjoj Lulak. Car eshte ky?

    Per kete duhet pyetur greket...
    Megalitet jane zakonist ndertesa unike dhe jo komplekse ato ne parnine e megaliteve tjere mund te krijojne nje arsenal, pra nuk jane pjese e nje kompleksi te ndervarur. Secili eshte i tere ne vete por ne grup mund te perbejne nje teresi te re teresishe - kompletueshmeri apo kompleks. Koleksion me pare.
    "Megalithos" nuk mund te perfshihet ne kuptimin e fjales ledh\ledhishte, nderkohe qe ndertimet ciklopike Po.
    E ke bere lemsh. Megalite jane ata guret gjigande, nje cope e vetme, si ata te Stonehenge. Ata mund te inkorporohen ne nje strukture ndertimi por nuk njesohen me te (ketu dakort). Per kete arsye shkrova shume poste me pare se Lithos nuk ka mundesi etimologjisht te nenkuptoje "Lidhur" sepse ky tip guri nuk lidhet me gje tjeter. Pervec ne se emertimi Megalith eshte arbitrar. Lithos mund (po them mund) te kishte te perbashket me fjalen tone Ledh, po qe se ledh do te thonte gur. Ndersa muret ciklopike nuk kane ndonje derivat te Lith ne mertimin grek, perndryshe do te kishte qene korrekt te lidhen me foljen shqip Lidh.

    Shprehja Ledh, e ka rrenjen ne Lende + Lene; dhe sigurisht se dueht te kte qene perdore edhe shprehja Lev qe me te njejten logjike do te kete permbledhur kuptimet Lende + e Vene per dallim nga "lende e lene", por qe per dalim ky lloj konstrukcioni te jete instrumentalizuar aq shume e perfeksionuar aq se te jete shnderruar ne Lev mbrojtes te levizshem taktik, dhe kur them taktik mendoj ne nje ledh te avancuar [artificial] aq shume sa te kete qene e mundur te c'vendoset sipas kerkeses e nevojes strategjike nga nje vend ne nje vend tjeter qe te leverdis me shume. Dhe shprehja leverdise te kete rezultuar nga kuptimi metaforik e levit mbrojtes te cilin ka qene e mundur ta vendosesh ne piken me te "leverdishme" qe te jete e mundur. Keshtu "levi" te kete qene mur mbrojtes taktik per dallim nga "ledhi" i palevizshem dhe kounterstrategjikisht i vdekur e statik..., por kush e di perse me kohe dikush e ka ngaterruar kuptimin levit me ate te llozit me vone (???). MBase ndoshta sepse levi mbrojtes kishte mundesi te ngritej me principin e llozit "me kembe" si mburoje (e pa parapare nga armiku) gjate zvillimit te betejes me ane te ketij principi te llozit [?!].!".
    Duket e logjikshme, por eshte jasht temes. Ledhi do kishte rendesi po te lidhej me Lithos. Me qe nuk ka, le ta shtjellojme nje here tjeter.

    Kontrolla eshte kualitetivisht dicka tjeter. Situaten qe e kontrollon nuk ke nevoje ta mbash. To contain the situation perdoret per situatat e gjeneruara nga nje force jasht kontrollit tend, - ne ate situate ke vetem nje mundesi veprimi - ta mbash ose ta lesh te shpertheje ne te qare. Eshte sikur dhimbja. Nuk je ne gjendje ta kontrollosh ate. E vetmja gje qe mund te besh me te eshte "mejtja" e saj deri sa ajo te vetpermbahet qe raportohet duke thene "mejti!".
    E kuptoj cfare thua, sepe sic thashe mu kujtua fjala "mejti". Puna eshte se fjalet qe ke gjetur ne anglisht shprehin kete kuptim vetem ne fjalor. Fjale ngjashme eshte subdue, qe pak a shume do te thote qe dobesosh, permbash dhimbjen/rrymen/burimin, por ne ndryshim nga "mejt" nuk con ne detyrimisht ne nderprerje .
    Ndryshuar për herë të fundit nga javan : 20-02-2009 më 07:44

Faqja 23 prej 48 FillimFillim ... 13212223242533 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sola Scriptura
    Nga berat96 në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 24-08-2009, 11:48
  2. Bolivi, zbulohen gjurmë dinosauri 144 milionë vjecare
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-11-2008, 09:09
  3. Letërsia shqiptare: probleme teorike-kritike në gjykimin e vlerave letrare
    Nga Kosovari_78_Ca në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-01-2005, 15:56
  4. Makina e shkrimit
    Nga elvisi80 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2002, 03:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •