Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    BeRaCi_Me_GjYsEm_PaPuCe Maska e ^_BIM_BUM_BAM_^
    Anëtarësuar
    24-04-2007
    Vendndodhja
    Auckland, New Zealand
    Postime
    1,560

    Jetë miliarderësh? Një jetë plot frikë

    Nuk ka qenë një jetë përrallash. Përtej asaj që kanë shkruar sa herë gazetat, jeta e Irinës, gruas së sapodivorcuar nga miliarderi rus Roman Abramovich, ka qenë një ankth i vërtetë. Rrëfimin e ka bërë ajo vetë, në intrevistën e parë pas divorcit, dhënë për tabloidin rus “OK”.



    Rrëfimi i gruas së divorcuar të Abramoviçit, që ka marrë 5 fëmijët dhe vetëm 150 milionë stërlina nga 15 miliardë pasuri të burrit që renditet i 11-i në listën e njerëzve më të pasur të planetit

    Nuk ka qenë një jetë përrallash. Përtej asaj që kanë shkruar sa herë gazetat, jeta e Irinës, gruas së sapodivorcuar nga miliarderi rus Roman Abramovich, ka qenë një ankth i vërtetë. Rrëfimin e ka bërë ajo vetë, në intrevistën e parë pas divorcit, dhënë për tabloidin rus “OK”.

    “Jetoja në frikë të vazhdueshme për pesë fëmijët e mi”- ka thënë gruaja, e cila shton se i trembej rrëmbimeve. Çdo shëtitje ishte e pamundur të kuptohej sipas saj, pa shoqërimin e truprojave. “Çdo vit që kalonte, jeta bëhej gjithmonë e më e fortë” – ka thënë Irina, e cila pas divorcit ka marrë vetëm 150 milionë stërlina nga 15 miliardët e pasurisë së ish-bashkëshortit.

    Irina nuk ka dashur të komentojë marrëdhëniet e Roman me të fejuarën e tij të re, Daria Zhukova. “Gjëja më e rëndësishme është që fëmijëve të mi të mos u mungojë asgjë. Roman ka premtuar të kujdest për ta dhe për momentin e ka mbajtur fjalën” .

    Irina e Roman Abramovich janë divorcuar shkurtin e shkuar, në kohën kur në tabloide qarkullonin prej muajsh fotografi me të dashurën e re të “paperonit” rus, Darian.

    Gratë e miliarderit rus, padronit të Çelsit

    Vitet e fundit na ka ndodhur të dëgjojmë shpesh se personalitete të mëdha të ndahen nga gratë e tyre, me të cilët kanë kaluar me vite të tëra, për të kaluar pjesën tjetër të jetës me dashurinë e re, e cila me patjetër është shumë më e re se gruaja.

    Ky është fati, i cili me patjetër do të prekte dhe njeriun e 11 më të pasur në botë, (sipas renditjes së Forbes) rusin i cili është pronar i Çelsit (dhe jo vetëm i këtij) Roman Abramoviç, i cili ka mbushur 40 vjet vetëm në 23 tetorin që sapo kaluam. Siç është përfolur shumë tashmë nëpër media Abramoviç ka lënë kokën për një vajzë, 23 vjeçarja Daria Zhukova, ish e fejuara e kampionit rus të tenisit, Marat Safin.

    Me siguri shumë prej jush e dinë që Irina është gruaja e tij e dytë, por kemi dyshime nëse ju dini se cila kanë qenë gruaja e parë dhe mbi të gjitha dashuria e parë në jetën e miliarderit rus. Prandaj po ua tregojmë.

    Këngëtarja Natalia Sturm, dashuria e parë e Roman Abramoviç

    Këngëtarja Natalia Sturm ka lindur në Moskë më 28 qershor 1966 dhe është njohur me Romanin në liceun artistik 232 të kryeqytetit rus, që të dy e frekuntonin, por në klasa të ndryshme. Siç konfirmon dhe vetë Natalia, në atë kohëAbramoviç ishte shumë i dashuruar me të, por ajo nuk ndante të njëjtat ndjenja me Abramoviçin, sepse në atë kohë ishte e dashuruar me një shokun e saj të klasës.

    Ajo e quante Romanin thjesht një shok të mirë, të cilin e takonte shpesh vetëm për të biseduar. Në atë kohë Abramoviç jetonte i vetëm në një banesë pothuajse në qendër të Moskës, në kushte ekonomike të vështira.

    E vetmja këngë eNatalia Sturm, që në Rusi pati një farë suksesi titulllohet “Roman i kohëve të shkollës”. "Nëse do të kisha pranuar dashurinë e Roma ( shkurtim në gjuhën ruse për emrin Roman), ndoshta Roma nuk do të bëhej një oligark. Do të kishte udhëtuar me mua, meqë unë kisha turne dhe do të merrnim 1000 dollarë në muaj”.

    Olga Lysova, gruaja e parë e Roman Abramoviç

    Olga Lysova ka qenë gruaja e parë e Roman Abramoviç, në kohën kur ai ishte ende shumë larg të bërit multimiliarder. Në kohën e martesës së tyre, Olga kishte një vajzë të vogël ( që nuk ishte e Abramoviçit) të quajtur Natalia, e lindur nga një takim rastësor me një burrë tjetër, por që Abramoviç mori përsipër ta rriste. Dhe që nga momenti që në mars të këtij viti, Natalia ka sjellë në jetë një fëmijë, mund të thuhet me plot gojën seAbramoviç është bërë gjysh në moshën 39 vjeçare.

    Nga ana e saj, Olga jeton me burrin e saj të ri në periferi të Moskës, pasi ka ndërprerë çfarëdo lloj marrëdhënie me Abramoviçin. Por herë pas herë, Olga përfiton nga e shkuara e saj, duke dhënë intervista, të cilat kanë shumë rëndësi për gazetarët e tabloideve për vetë faktin se ajo ka qenë ish-gruaja e oligarkut.

    Irina Malandina, gruaja e dytë e Roman Abramoviç

    Irina Abramoviç, ashtu si dhe burri i saj Roman, mbeti jetime nga babai në moshë fare të vogël. Në fakt babai i saj Viacelsav, punëtor ndërtimesh, humbi i jetën duke rënë nga një kantier, kur Irina ishte vetëm dy vjeç. Ndërsa nëna e Irinës punonte si kamariere dhe për t’ia dalë mbanë pas vdekjes së burrit punonte 16-18 orë në ditë.

    Irina u rrit e ndrojtur dhe shumë e mbyllur në vetvete dhe vështirësitë që karakterizuan fëmijërinë e saj, me siguri i kanë përcaktuar karakterin. Në moshën 23 vjeçare një teze e Irinës e ndihmoi për t’u pranuar si stjuardesë në aeroportin ndërkombëtar"Sheremetevo" të Moskës.

    Në atë kohë Irina ishte një vajzë shumë e dobët me sy të mëdhenj bojëqielli, të cilën të gjithë nuk e vlerësonin më shumë se 17 vjeç.

    Rreth viteve të fundit të viteve ’80, Roman Abramoviç fluturonte shpesh në Gjermani dhe shumë stjuardesa nuk është se e pëlqenin shumë, por ishin të shumta ato që kishin kartëvizitën e tij. Një ish-kolege e Irinës, Larisa Kurbatova, kujton se vajzat e ekuipazheve i kishin vënë nofkën “Perversi”, ndërsa Irina nuk mendonte kështu.

    Dhe në fakt, vetëm disa muaj pasi ishte njohur me Abramoviçin, Irina u bëri të ditur shoqeve që do të martohej me Romanin duke shtuar dhe fjalët “tani nuk duhet më të mendoj se me çfarë parash do arrij deri në fund të muajit”.

    Irina dhe Romani janë martuar në 1991 e duke nisur nga 1992 bizneset në familje filluan të merrnin drejtimin e duhur dhe arritën rezultate që sot janë para syve të të gjithëve. Irina solli në jetë 5 fëmijë nga Romani: Anna, 13 vjeç, Arkadij, 12 vjeç, Sonia, 11 vjeç, Arina, 5 vjeç e Ilja 3.

    Daria Zhukova, “zjarri” i ri i Roman Abramoviç

    24 vjeçarja Daria Zhukova është një topmodele adhuruese e jetës mondane, aktualisht studente në fakultetin e mjekësisë në Universitetin e Londrës, atje ku dhe jeton. Deri para pak kohësh ishte e fejuara zyrtare e kompionit rust të tenisit Marat Safin, me të cilin ka qenë e lidhur për gati 2 vjet.

    Dhe është shumë shoqe me Paris Hilton. Bijë e Aleksandër Zhukov, njeri i rëndësishëm në sipërmarrjet e Moskës (në vitin 2001 është arrestuar dhe dënuar me 6 muaj burg nga autoritetetitaliane). Më pas u lirua dhe meqë kishte shtetësi angleze, aktualisht jeton në një apartament shumë luksoz në lagjen londineze Kengistone.

    Dasha në jetën e përditshme ka një pamje shumë më të freskët se sa ajo që del në fotografitë që ekspozohen. Dasha nuk është vajzë servile dhe është thuajse e pavarur nga burrat, kjo kuptohet nga fati që ajo është vetë mjaft e pasur. Dhe pse pëlqen të vishet në mënyrë jo provokuese, ka një sensualitet natyral.

    Ata janë njohur në Barcelonë me rastin e sfidës së Çampions Lig, në të cilën Çelsi humbi dhe që nga ajo ditë udhëtojnë gjithnjë bashkë në të gjithë botën.
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ajde ketu moj....mua nuk me iken dhia ne maje te malit...do me ikesh ti ne buze te trotuarit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •