Close
Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 90 prej 144
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Edukimi i fëmijës

    Në vijim do vazhdonim me edukimin e fëmijës, si gjithnjë nga broshurat shkollore qe mi dhuroi profesori im i ndjerë Shyqri Pajaziti, qe sipas meje nuk kam lexuar literaturë më të përshtatshme për edukimin e fëmijës. Të shkruara në gjuhën serbokroate, botuar në vitet e gjashtëdhjeta në Novi Sad. Materia është përmbledhje e autorëve të ndryshëm botëror.
    Edhe unë edhe paraardhësit e mijë kem qenë në një formë apo tjetër të arsimuar, por një shkrim për edukimin e tillë të fëmijëve siç kam hasë në këto broshura nuk kam lexuar gjer me tani. Jam shumë mirënjohës çdo forumsit qe lexon këtë materie te jap komentet dhe sugjerimet e veta, si dhe të më drejtoi në një literaturë më me vlerë.

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Loja e fëmijës dhe vlera e saj edukative

    Hyrje
    Loja është aktiviteti fundamental i fëmijës, sidomos e fëmijës në moshën parashkollore, si dhe kuptimin dhe përcjelljen e tij të pa ndarë. Ajo është forma themelore e veprimtarisë krijuese te fëmija, me ndihmën e se cilës fëmija zhvillohet në çdo aspekt njëkohësisht shfaqë personalitetin e vet, karakterin e vet, aftësinë individuale si dhe përshtatshmërinë. Sipas mendimit të shumë pedagogëve bashkëkohor, loja për fëmijë është ajo siç është puna për të rritur, loja është shkalla e parë e veprimtarisë fëmijërore qe i paraprinë punës duke paraqitur ndërrim specifik të sajë. Kështu qe pedagogu Makarenko në një ligjëratë për prind thotë: “Loja ka rëndësi të madhe në jetën e fëmijës, të njëjtën rëndësi siç është puna për të rritur. Ashtu siç është fëmija gjatë lojës, i tillë ka me qenë në punë kur të rritet. Andaj, edukimi i punëtorit të ardhshëm bëhet kryesisht përmes lojës”.
    Mirëpo, shumë prindër nuk kuptonin rëndësinë e jashtëzakonshme te lojës si mjet për edukimin e fëmijës së tyre, por e nënkuptonin si një argëtim i rëndomtë dhe humbje kohe, për të cilën nuk duhet ti kushtohet kujdes fare edhe më pak të mendonin gjatë shfrytëzimit të sajë në lëmin edukative. Botëkuptimi i tillë është pasojë e mosnjohjes së natyrës së lojës fëmijërore dhe ndikimi i tij pedagogjik në formimin e personalitetit të fëmijës, sidomos në moshën parashkollore, qe sipas mendimit të përgjithshëm të psikologëve dhe pedagogëve, periudha vendimtare për formimin e karakterit dhe shprehisë së fëmijës, qe ngelë gjatë tërë jetës nga e cila varet struktura e ardhshme e personaliteteve.
    Për atë në këtë broshurë do tentonim të paraqesim disa pyetje themelore mbi natyrën e lojës së fëmijës dhe vlera e sajë edukuese, duke analizuar disa lloje kryesore të lojërave dhe mënyra e udhëheqjes të tyre – në mënyrë qe prindërit ta shikonin lojën jo si dukuri stihie për të cilën nuk duhet kujdesur, por si veprimtari qe ka rëndësi të thellë për fëmijën dhe qe duhet të udhëhiqet në mënyrë shumë të kujdesshme për tu shfrytëzuar në mënyrë të drejtë ndikimi i gjithanshëm pedagogjik.
    Nën udhëheqjen e lojës se fëmijëve nuk nënkuptonim në as një mënyrë përzierjen e vrazhdë të moshuarve në lojë, qe kishte me penguar pavarësinë e fëmijës dhe fantazinë e tyre krijuese, si speciale në lojë vjen në shprehje, krijimi i kushteve qe nevojitën për lojë, nxitja e mos pengimit në mendimin e sajë, organizime e të ngjashme. Mbi të gjitha këto do bëhet fjalë në shkrimin vijues, ndërsa këtu vetëm do nënvizonim nevojën qe me lojë udhëheqin prindërit dhe edukatorët në institutet parashkollore, për të mos pasur bredhje të kota edhe në këtë lëmi. Edhe këtu duhet pasur parasysh qe personaliteti i fëmijës nuk është një “varkë e dehur” qe bredhë pa kurrfarë caku nëpër det, siç thotë pedagogu francez Zhan Shato në veprën e tij “Loja e fëmijës”, por varka duhet pasur pilotine vet, dhe bartësi i timonit qe do ta drejtoi atë.
    Për të krijuar mundësin qe në mënyrë të drejtë të drejtojmë edukatën e fëmijës, patjetër duhet ditur aftësinë dhe zhvillimin e tij psiko-fizik. Për atë loja aq karakteristike dhe rëndësia e manifestimit jetësor të fëmijës, nuk guxonim kurrsesi ti qasemi si dukuri stihie, por me kujdes të madh duhet studiuar, qe në mënyrë të drejt ta shfrytëzonim në punën tonë edukuese me fëmijën.

  3. #83
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Çfarë është loja dhe për çfarë lozin fëmija?

    Këtë pyetje e kanë trajtuar shumë filozof, psikolog dhe pedagog dhe kanë dhënë teori të ndryshme shkencore në të cilat kanë munduar të sqarojnë gjenezën dhe esencën e lojës së fëmijëve. Me këtë rast ne nuk do të lëshohem më përafërm në shqyrtimin e numrit të madh teorish, qe kryesisht lojën e shohin si një shtytje të pastër fiziologjike, respektivisht si dukuri biologjike, në njërën anë, ose si dukuri jetësore, sociale, në anën tjetër. Do trajtonim karakteristikat e përgjithshme të disa teorive.
    Në atë kohë disa shkencëtar e kanë trajtuar lojën si shprehja “energjisë së tepërt” në organizmin e fëmijës dhe shtazës, duke mos bërë një dallim cilësor mes lojës së fëmijës dhe shtazës, qe gjithsesi ekziston. Ose e kanë sqaruar lojën si shembull kur fëmija lozë me rërë, me hark dhe shigjetë, përjeton të gjitha ato faza zhvillimore përmes të cilave ka kaluar njerëzimi. Pastaj disa kanë menduar qe me anë të lojës bëhet “zbrazja” e disa instinkteve luftarake, ose ajo është shprehje e shtytjes për tu mburrur, forcës, ose e dëshirave ndrydhëse etj. Të gjitha këto teori sot në aspekt shkencorë nuk mbështetën.
    Njëri ndër teoricienët me të njohur për lojëra të fëmijëve, Karl Gros, filozof gjerman dhe psikolog, në veprat e tij “loja e shtazës” dhe “loja e njeriut” nuk sqaron gjenezën e lojës, shkaktarin e sajë, por në mënyrë shumë precize cakton vetëm qëllimin e sajë, qe mbështetët në përgatitjen biologjike, respektivisht stërvitjen për qëndrimin e llojit gjatë jetës, duke mos vërtetuar dallimin mes lojës së fëmijës dhe shtazës. Andaj, edhe kjo teori e shprehur në mënyrë biologjike nuk jap përgjigje të plotë në pyetjen fundamentale të gjenezës së lojës për fëmijë, edhe pse cekë rëndësinë e sajë për përgatitje dhe stërvitje në vijimin e jetës së fëmijës.
    Në anën tjetër, problemi i gjenezës së lojës fëmijërore është hulumtuar nga shumë shkencëtar tjerë edhe në aspekt shkencor, siç është filozofi i njohur francez Anri Valon, ndërsa nga shkencëtarët rus – mjeku dhe pedagogu Arkin, psikologu Rubinshtajn, pedagogët Makarenko, Genjalin, Menxhericka, Usova e të tjerë.
    Të gjithë këta qe u ceken lojën e trajtojnë si veprimtari në të cilën fëmija përqafon botën reale qe e rrethon ku me ndihmën e imagjinatës mund ta ndryshoi. Sipas kësaj, loja e fëmijës është dukuri komplekse sociale, në të kundërtën loja e shtazës qe është pastër një shprehi instinkti, veprim shtytës, i larguar nga çdo imagjinatë qe përcjellë lojën e fëmijës. Fëmija lozë për atë se ndien nevojë për aktivitet, e qe është shprehje e tij për zhvillimin psikofizik, në mënyrë speciale gjatë moshës parashkollore, kur sistemi qendror nervor i tij nuk është funksional në mënyrë të mjaftueshme, kështu qe fëmija është mjaftë lëvizës, dinamik, edhe në aspekt fizik dhe shpirtëror, dhe aspekt emocional. Këtë nevojë themelore për aktivitet, këtë “kënaqësi muskujsh”, siç thoit filozofi Pavllov, këtë dëshirë qe në mënyrë aktive të merr pjesë gjatë jetës, qe të duket “i madh”, qe tua tërheq vëmendjen të moshuarve - fëmija e shpreh përmes lojës. Kështu loja fillon duke treguar të moshuarve se si duhet qëndruar gjatë jetës, andaj fëmija në këtë mënyrë duhet eksponuar si personalitet. Sipas fjalëve të Gorko-së, i cili ka qenë i interesuar për këtë problem të fëmijës, “loja është rruga e fëmijës për tu eksponuar në botën ku ai jeton dhe qe është i thirrur ta ndryshoi”.
    Një karakteristikë e rëndësishme e botëkuptimit bashkëkohor për lojën e fëmijës është qe fëmija lojën nuk e dallon në mënyrë të ashpër nga puna, siç mendonin shumë përfaqësues e botëkuptimeve biologjike për gjenezën e lojës.
    Fëmija gjatë lojës realizon qëllimet e veta, imagjinatën e vet, për atë, loja për fëmijën është gëzimi dhe kënaqësia e vërtetë. Në te mbështetët vlera e madhe, sepse gjatë lojërave të ndryshme në mënyrë të pa hetuar mund të përvetësohen shumë dituri me dobi të madhe. Mirëpo për shkak të saj qe me anë të lojës ua tërheq vëmendjen të moshuarve, çfarë dëshiron qe në mënyrë “serioze” të punoi (çfarë më mirë dinë kur nëna e lutë ti “ndihmoi” në kuzhinë) në këtë rast loja shumë herë ngërthehet me punën, andaj në të vërtetë ajo është në përgatitje për punë. Provoja me të vërtetë na bënë me dije, siç thotë Arkin-i, se "fëmija punon duke lozur dhe lozë duke punuar”.
    Një shpjegim të shkëlqyer psikologjik me kalimin e lojës në drejtim të punës e ka dhënë pedagogu Zhan Shato në veprën qe është cekur më parë, në të cilën thotë: qe "nxitësi kryesor i lojës është dëshira qe fëmija të tregohet i madh”, ndërsa “pasoja e kësaj dëshire është kërkimi ndaj detyrës dhe vështirësive”. Ai sqaron, me shumë shembuj, qe “loja e fëmijëve është zëvendësim i drejtë i punës”.
    Trajtimet bashkëkohore të lojës së fëmijës si dukuri sociale komplekse qe fëmijën e mbanë në jetë tregon rrugën e drejtë në esencë për shpjegime shkencore, edhe pse ende nuk kemi një teori qe kishte me qëndruar dhe shpjeguar mbi problemin e lojës fëmijërore komplekse në tërësi.
    Mirëpo, pa marrë parasysh në llojllojshmërinë e trajtimit të esencës së gjenezës së lojës, i pa mohuar është fakti qe të gjithë pedagogët, duke filluar nga Rusoa-së, Frebel-it, pajtohen qe loja ka rëndësi të madhe pedagogjike për zhvillimin e përgjithshëm të personalitetit të fëmijës, sidomos gjatë periudhës parashkollore, ku ajo periudhë pa hezitim quhet edhe “periudha e lojës”.

  4. #84
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Në çfarë mbështetët vlera edukuese e lojës së fëmijës

    Mund të thuhet qe kjo është vlerë e shumanshme, sepse lojërat e fëmijëve, siç thotë Frebel-i, “ të gjitha fillesat e jetës në ardhmëri” loja në edukatën ndikon fëmijës në mënyrë fizike, mendore, morale dhe estetike.
    Edukimit fizik, loja është mjet i shkëlqyer për zhvillimin e organizmit të fëmijës, sidomos muskujve dhe lëvizjeve të tij, sepse fëmija në lojë plotëson nevojat e veta natyrore për të lëvizë, ai vrapon, kërcen, ngjitët në lartësi, gjatë të cilave zhvillohet dhe forcon trupin e vet, sidomos nëse gjatë lojës i eksponohet ajrit, ujit të pastër,dhe diellit. Lojëra të llojllojshme me top në ajrin e pastër me një rëndësi qe nuk vlerësohet është edukata fizike e fëmijës dhe forcimi i shëndetit të tij. Gjatë kësaj zhvillohen të gjithë muskujt lëvizës, qe bëhen më të fortë, më elastik, dhe më të lëvizshëm.
    Në veçanti ka rëndësi të madhe forcimi i organizmit në lojërat dimërore në borë, duke ndërtuar “babadimrin”, duke u gjuajtur me topa bore, duke rrëshqitë me saje e të ngjashme, çfarë ndihmon procesin e rregullimit të temperaturës në organizëm dhe pengon paraqitjen e të ftohurit dhe sëmundjeve tjera.
    Pranë kësaj, fëmija gjatë lojës në të shpeshtën e rasteve mësohet të përvetësoi lëvizjet e veta të ngadalshme, ti koordinoi dhe të drejtoi me to, gjatë të gjitha këtyre mësohet të përvetësoi , sepse gjatë lojës duhet pasur kujdes të madh kur duhet vrapuar, kur duhet ndalur, kur duhet të ulet cucë, të kapë etj. Ai në lojë përmirëson mbajtjen e përgjithshme të trupit të vet gjatë ecjes, sepse fëmija në raste të shpeshta nuk kanë mundësi të përvetësonin lëvizjet e duarve të tyre, ku ka raste qe ato ti mbajë me grusht të shtrënguar dhe të shtanguara ose në mënyrë jo natyrore lëvizin me to, shpesh herë janë të pa sigurt dhe frikacak gjatë lëvizjes, çfarë shprehet në sjelljen e përgjithshme të tyre dhe mbajtjes së qëndrimit të trupit.
    Pran zhvillimit të lëvizjeve të përgjithshme qe gjatë lojës harmonizohen dhe përkryhen, shumë lojëra ofrojnë mundësi fëmijës qe të zhvillojnë edhe muskujt e imtë dhe të shuplakave të dorës, siç janë lojërat me pipa, radhitja e mozaikut dhe materialit të imtë konstruktiv. Kjo sjell elasticitetin dhe lëvizshmërinë në shuplakë dhe është stërvitje e shkëlqyer për shkrimin e më vonshëm të tij, respektivisht për mbajtjen e lapsit në mënyrë të drejtë.
    Për një zhvillim të përgjithshëm fizik e sidomos me rëndësi të madhe janë lojërat lëvizëse në ajër të pastër, sepse në mënyrë pozitive ndikon në funksionimin e gjëndrave me tajitje te brendshme kështu qe në atë mënyrë ndihmon shkëmbimin e materialit në organizëm, shpejton oksidimin e oksigjenit në qeliza dhe shumë më shpejtë liron organizmin nga materiet e ndryshme helmuese. Këto lojëra ndihmonin zhvillimin e organeve për frymëmarrje dhe për qarkullimin e gjakut, rrisin thellësinë e frymëmarrjes dhe numrin e rruazave të kuqe të gjakut, si dhe sasinë e hemoglobinës në gjak, sepse lëvizja gjatë lojës në ajrin e pastër ndihmon aktivitetin e palcës së kockave.
    Gjithashtu këto lojëra janë mjet i shkëlqyer për forcimin e fëmijës qe janë anemik, rakitik, të dobët, nervoz, qe kanë gjumë të çrregulluar, oreks të dobët janë pa vullnet dhe apatik. Për fëmijë aq të vegjël rekonvaleshent sidomos me të përshtatshme janë lojërat e ashtuquajtura lojëra me stërvitje, qe mund të udhëheqin edhe vet prindërit, mbi vetitë në veçanti të fëmijës, kondicionit të tyre fizik dhe gjendjes shëndetësore në përgjithësi. Ato kontribuonin forcimit të organizmit të fëmijës në përgjithësi, me atë zvogëlohet mundësia për infektimin me sëmundje infektuese.
    Lojërat me stërvitje, ashtu siç është edhe emri i tyre, në vete përmbajnë ca stërvitje shumë të lehta për lëvizje natyrore siç janë: ecja duke rrëshqitur, vrapimi dhe ndalja kur jepet shenjë, pastaj zgjerimi i duarve përpara, pas, anash, ku të gjitha bëhen në formë argëtues, qe mund të përsëritët në forma të ndryshme, duke përdorë rekuizite të llojllojshëm dhe të thjeshtë, topa laraman, flamuj etj. Lojërat e tilla janë mjet i fortë për forcimin e fëmijëve të dobët për nga shëndeti, për qëndrimin e drejtë të trupit të tyre, gjymtyrëve të tyre qe te fëmija me shëndet të dobët gjymtyrët u janë të çrregulluara për shkak të trupit të dobët.
    Ndaj të gjithave, forcimi i organizmit dhe qëndrimi i tij i drejt dhe i bukur arrihet duke stërvitur në aspekt fizik dhe me ndihmën e lojërave të fëmijëve kështu qe në masë më të madhe ndihmon edukata fizike, gjatë interesimit të fëmijës i tërheq ata dhe në mënyrë të pa hetuar duke vepruar në drejtim të zhvillimit të gjithanshëm fizik dhe psikik.
    Disa psikolog, siç është Elizabeta Harllok, paraqet edhe rëndësinë e lojës në aspekt të higjienës shpirtërore, sepse ajo në një mënyrë, liron fëmijën nga presionet e ndryshme qe krijohen për shkak të kufizimit, që fëmijës ja imponon midisi ku ai jeton.

  5. #85
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    [B][SIZE="2"]Për edukimin mendor[/SIZE][/B]

    Sidomos në periudhën parashkollore kur sistemi nervor është me aftësi të kufizuar për pranimin e çdo përshtypje, qe thellë depërton në vetëdije dhe për kohë të gjatë mbahet ndërmend, loja është forma më e përshtatshme për përfitimin e dijës dhe përvojës mbi të vërtetën qe rrethon fëmijën. Sidomos është me rëndësi kur fëmija gjatë lojës përfiton dije, shprehi dhe shkathtësi kanë vlerë të përhershme, sepse janë përfituar në mënyrë interesante, në formën argëtuese qe është shumë e përshtatshme për mendimin dhe kuptimin e fëmijës, ndër to si rezultat i personalitetit me përjetime të sinqertë dhe pa ndërmjetësim në përvojën e tij.
    Para se të gjithash, në lojë përmes lodrave fëmija njeh vetitë e gjërave, ngjyrën e tyre, formën, madhësinë, raportin hapësinor etj. Duke radhitur kupëzat dhe materiale të ndryshme, fëmija pa dashje bënë krahasime dhe barazimin e gjërave, ato i zgjedh dhe klasifikon, në atë mënyrë zhvillon aftësitë e veta të menduarit. Fëmija gjatë lojës kënaq dhe zhvillon kureshtjen e vet, ato i epin shtytje për të menduar dhe për të mësuar, andaj zhvillon të vërejturit dhe memorien.
    Shpesh here gjatë lojës paraqitet rasti dhe nevoja qe fëmija me një shpejtësi të çuditur mund të gjendet gjatë ndonjë situate të re, të reagoi shpejtë dhe të mendoi shpejt se si të veproi në atë situatë, çfarë është stërvitje e shkëlqyer për zhvillimin e aftësive mendore, pamjet e qartë, të përkujtimit, si dhe marrja e vendimit përkatës.
    Përveç kësaj loja ofron rastin për zhvillimin e të folurit, sidomos te fëmija qe turpërohen nga të folurit qe frikohen të flasin edhe pse shpesh e din kuptimin e të folurit. Ata belbëzonin, ndërsa kur lozin marrin edhe rolin e të folurit, atëherë bëhen guximtar dhe aktivizonin fjalorin e vet.
    Fëmija gjatë lojës krijon dhe zhvillon shumë mjeshtri dhe veti të dobishme, sepse i krijon veti mundësi të forcoi dhe vërtetoi at çfarë e ka ditë më parë për ndonjë mjet apo dukuri. Ai krijon botëkuptimet e para mbi personalitetin e vet dhe për “Unin” e vet, po ashtu edhe në mënyrë të plotë shprehë vetitë dhe aftësitë e veta individuale. Për atë loja është mjeti më i mirë për ta njohur dëshirën dhe interesin e fëmijës qe prindi duhet të din mirë se si duhet orientuar dhe kanalizuar këto dukuri të fëmijës së vet.
    Duke e mos minimizuar aspak këtë vlerë të madhe arsimore të lojës së fëmijës, të cilën në mënyrë të drejtpërdrejt duhet ta shfrytëzonim me qellim për të arritur sa më shpejtë diturinë dhe përvojën të fëmija, në mënyrë të veçantë kemi dëshirë të theksonim qe në esencë është përparësia më e madhe e vlerës edukative siç janë lojërat dhe veprimi i tyre në formimin moral të personalitetit të fëmijës.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Edukata morale

    Duke inkorporuar në një grup të vogël social të moshatarëve të vet, në një kolektiv të vogël të fëmijëve, shumë më lehtë realizohet gjatë lojës pasi qe ajo ofron mundësi të mëdha qe fëmija të bashkëpunonin për të arritur qëllimin e lojës qe ja kanë ofruar vetvetes. Përvetësimi i përbashkët i vështirësive dhe barrierave gjatë lojës, përjetimet e përbashkëta të gëzimit dhe kënaqësive afron fëmijën dhe mëson se si të bashkëpunonin.
    Duke pasur kontakt me dëshirat dhe interesin e fëmijëve tjerë në lojën e përbashkët, mësohen qe sjelljet e veta, kërkesat e veta, interesat personale ua nënshtrojnë interesave të përbashkët. Në këtë mënyrë fëmija mësohet te marr në konsideratë edhe mendimet e të tjerëve, të kontrollonin sjelljet e veta, kështu qe adaptohen në kritikat e përbashkëta. Njëkohësisht stërvitin qëndrueshmërinë dhe forcën e vullnetit të vet, sepse loja e përbashkët nuk mund të ndërpritet sipas tekeve të njërit nga ta, por lojës duhet shkuar gjer në fund, çfarë e mëson fëmijën në durueshmëri. Andaj loja, për mendimin e të gjithë pedagogëve, është shkolla e parë dhe më e mirë për stërvitjen dhe edukimin e vullnetit të fëmijës.
    Sidomos është më rëndësi qe fëmija gjatë lojës, nën udhëheqjen e drejtët prindit ose edukatorit, duhet të luaj role të ndryshme ( të jetë edhe “nënë” edhe “fëmijë”, “mësuese” dhe “nxënës”), kështu qe të mësohet me dëgjuar dhe me urdhëruar. Shpirtërisht mund të themi se fëmija rrallë here kanë dëshirë ta lozin rolin e “fëmijës” edhe të dëgjonin, shumica kishin pasur dëshirë të urdhëronin, dhe ta kenë rolin kryesor. Duke luajtur ashtu role të ndryshme në lojën e përbashkët, fëmija njoftohen me të drejtat dhe obligimet e veta kështu qe në mënyrë graduale te ata zhvillohet ndjenja e përgjegjësisë para fëmijës tjetër për të kryer në mënyrë të saktë rolet e caktuara.
    Kështu qe, ndërrimi i roleve është i nevojshëm, sepse fëmija qe turpërohet dhe qe janë një çikë më të ngadalësuar në veprime, këtu fëmija fitojnë nxitje, e sidomos me ndihmën e lejimit nga edukatori apo prindi , në këtë mënyrë përfitonin vetëbesim në forcën e vet. Andaj me kuptim të plotë quhet edhe prova e parë e fëmijës për matjen e forcës së vet në shoqërinë e moshatarëve të vet kur ajo është e njëjtë dhe barabartë. Sa forcë dhe vetëbesim ofron lija e mrekullueshme e fëmijës tonë përmes këtij dialogu: “pashë, pashë, kanë e donë? – “ e dua borëbardhën ma të bukuren!” Ndërsa borëbardha, disi në mënyrë të tërhequr nga turpi, tani duhet të tregoi se edhe ajo din të këpus duart e shokëve të vet të lidhura fort njëra me tjetrën dhe ta marr tjetrin nga kundërshtarët e vetë për të ja bashkangjitur taborit të vet. Sa ka këtu besim ne vete dhe aftësinë në forcën e vet.
    Në anën tjetër, fëmija e lazdruar, kokëfortë, të pa përshtatshëm dhe agresiv, me një ndarje të drejtë të roleve harmonizon sjelljet e veta me fëmijët tjerë dhe mësohen me jetuar në pozitën e të tjerëve.
    Loja te fëmija zhvillon aftësitë elementare organizuese dhe të sjelljes, krijimtarinë dhe iniciativën e tyre, sepse nga një herë edhe lojën duhet imagjinuar, të renditen rolet, duke përgatitur lodrat etj. Fëmija mësohet në durim dhe disiplinë sepse shpesh herë duhet pritur në ndonjë shenjë me fjalë apo lëvizje, shembull për të vrapuar dhe në kohë të ndalet etj.
    Ashtu në një gjendje të vrullshme dhe të zhurmshme, fëmija duhet pritur kur ati i vjen rendi, ai e dinë se nuk duhet prishur loja dhe për atë frenon vetën dhe në mënyrë të qetë pret momentin e vet. Të gjitha këto në mënyrë të pa hetuar edukon fëmijën, sepse ai në mënyrë vullnetare pranon rregullat dhe rendin e lojës, gjë qe shpesh herë vet ai ato i krijon, për atë edhe shumë lehtë i përmbahet atyre.
    Përmbajtja dhe kufizimi i dëshirave të veta në lojë janë kufizimet e para qe fëmija me dëshirë vetë i nënshtrohet. Çastet e tilla duhet shfrytëzuar për të zhvilluar disiplinë të vetëdijshme. Mundësia për të drejtuar me dëshirën dhe kërkesën e fëmijëve qe ofron loja në çuarjen e tyre në drejtim të interesave pozitiv, janë të rëndësishme mjetet edukuese.
    Ajo që më së shumti disiplinon fëmijën gjatë lojës, ajo është kryerja vullnetare e rr e g u l l a v e t ë lo j ë s, të cilave pa dallim të gjithë fëmija duhet tu nënshtrohen. Kjo sipas mendimit të një pedagogu është “momenti më i rëndësishëm psikik në lojë, momenti i nënshtrimit të ndjenjave dhe vullnetit”.
    Rregullat e lojës disiplinojnë fëmijën, sepse ato në mënyrë të saktë caktojnë se si duhet të punohet gjatë lojës, kush kujt duhet nënshtruar, çfarë guxon dhe çfarë nuk guxon te punoi, kur duhet të filloi me vrapim, kur duhet të ndalet, kur duhet kapur apo lëshuar e të ngjashme. E tëra kjo të fëmija zhvillon botëkuptimin për bashkëpunim, kultivon vetitë e veta të karakterit dhe vullnetit, ndihmon zhvillimin e shoqërisë duke u inkorporuar në jetën kolektive dhe zhvillon sjelljet sociale.
    Loja organizon personalitetin e fëmijës në tërësi. Fëmija qe nuk është mësuar të lozi në shoqërinë e fëmijëve tjerë, qe nuk ju ka treguar mundësia të organizoi lojëra të përbashkëta me moshatarët e vet , shumë me vështirësi më vonë mund të adaptohet kërkesave të kolektivit të nxënësve.
    Nuk mendojmë të nënçmojmë edhe vlerën e lojërave individuale, qe kryesisht paraqitet në vitet e hershme të fëmijërisë ku fëmija reflektojnë teket, dëshirat, interesit dhe mundësitë krijimtarie. Ato kanë rendësin parimore për edukimin fizik dhe mendor, ndërsa lojërat e përbashkëta ndikojnë në zhvillimin e karakterit.
    Lojërat e përbashkëta janë udhërrëfyes i shkollave për zhvillimin e sjelljeve sociale, për të harmonizuar temperamente dhe shprehi të ndryshme, sepse në to lind bërthama e raporteve të ardhshme në shoqëri. Për atë loja e përbashkët e fëmijës, sipas thënies së një pedagogu, “imazhi i asaj çfarë do krijohet morali i të rriturve”.
    Sa është me rëndësi loja e përbashkët, më së miri këto i vërejmë kur prindi, duke u frikuar qe mos të “prishet” fëmija ose nga shkaqet tjera ndalon fëmijën e vet të lozi me të tjerët. Duke lejuar qe fëmija të lozi me vetën e vet apo me ndonjë të moshuar (plak), me një mori lodrash qe së shpejti i mërzitën, ashtu është i shqetësuar dhe i pa përshtatshëm në kërkesat e tij duke kërkuar çdo gjë qe shikon të jetë e tij, një fëmijë i tillë nuk dinë me lozë me fëmijë tjerë , shpejt bie në konflikt me fëmijën tjetër, qe lozin afër tij, sepse është mësuar ti plotësohen të gjitha dëshirat kështu qe inatoset ka dëshirë të urdhëroi dhe të terrorizoi. Në kontakt me fëmijën tjetër është vetjak, ua grabitë lodrat, sepse është mësuar qe çdo gjë të jetë e tij e me askënd mos të ndaj asgjë, për atë fëmija tjetër nuk e do atë. Fëmija i tillë nuk është mësuar të barazoi vetën me të tjerët, as qe në mënyrë kritike ta vlerësoi veprimet e veta, sepse është mësuar vetëm të sundoi. Ai nuk ka pasur rast të mësoi të metat e veta as qe ti drejtoi ato, sa është e mundur në shoqërinë e moshatarëve të vet, si të meshkujve ashtu të femrave. Loja e tillë ndërtohet në principin e lëshimeve të dy anshme si dhe ndihmës dhe marrëveshjes së dy anshme. Kësaj i kontribuon edhe shfrytëzimi i përbashkët i lodrave, çfarë lufton vetminë dhe sjelljet e padëshiruara, ndërsa zhvillon sjelljen e drejt sociale.
    Për atë loja është faktori më me rëndësi dhe forca më e madhe për formimin e karakterit të tij, themelet e së cilës ndërtohen në periudhën parashkollor. Ajo nuk është vetëm mjet për përfitimin e diturisë dhe zhvillimin e aftësive mendore, por në rend të parë është element i formimit moral të personalitetit të fëmijës. Më se të vërteta janë fjalët e pedagogut të nderuar Shato: “loja e fëmijërisë është institut fundamental social”.
    Për të mundur qe në mënyrë të drejtë ti shfrytëzonim mundësit edukuese të lojërave në zhvillimin e gjithanshëm të personalitetit të fëmijës, ka nevojë qe me lojë të drejtohet në mënyrë të drejtë dhe me te të udhëhiqet me një përkujdesje të madhe dhe me mjaft takat.

  7. #87
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Udhëheqja me lojëra të fëmijës

    Mbi pyetjen për udhëheqjen me lojëra të fëmijëve ekzistonin kuptime të ndryshme. Disa mendonin duhet ti përmbahemi principit “mos përzierjes” se plotë në lojërat e fëmijëve, sepse në atë mënyrë kishim me penguar “vetëzhvillimin” e fëmijës iniciativën dhe pavarësinë. Ca tjerë shkonin në teprimin e pafund, ku aq shumë përzihen në lojërat e fëmijëve me këshillime të veta dhe udhëzime, ku me të vërtetë zvogëlonin iniciativën e fëmijëve dhe krijimtarinë e tyre, dhe me këtë ua marrin lojërave vlerën e sajë të vërtetë.
    Mirëpo, teprimet si në njërën anë ashtu edhe në anën tjetër janë të dëmshme. Gjithsesi ka nevojë qe fëmijës ti epet sa më shumë liri duke shfaqur personalitetin e vet gjatë lojës, mirëpo, me lënë pas dore plotësisht këtë aktivitet, duke mos u interesuar fare te, do të thotë mos kuptimi i vlerës së sajë pedagogjike.
    Me lojën e fëmijës patjetër duhet udhëhequr, në mënyrë sa më të pjekur dhe kujdes të madh, duke pasur parasysh qe mos të pengohet imagjinata e fëmijës dhe botëkuptimet e tija origjinale gjatë organizimit të lojës. Përkundër, duhet ndihmuar fëmijën në këtë drejtim duke avancuar qe botëkuptimi i tyre të bëhet sa më përmbajtjesor.
    Kështu qe, në rend të parë është shumë më rëndësi qe fëmijës ti sigurohen kushte të përshtatshme higjienike për lojë, të i caktohet vend i përshtatshëm për te, të furnizohen me material përkatës dhe të llojllojshëm për lojë dhe lodra.
    Përveç kësaj, ndaj kërkesave të higjienës shëndetësore, duhet pasur kujdes mbi rregullat e drejta për ndërrimin e lojës dhe punës, respektivisht profesionit të fëmijës, në mënyrë qe mos të teprohet në njërin apo drejtimin tjetër. Po ashtu, fëmijën duhet në mënyrë shumë të kujdesshme ta përcjellim dhe ta analizonim gjatë lojës, të përcjellën reagimet e tyre në raport me veprimet e fëmijëve tjerë duke njohur kërkesat dhe aftësinë e tyre.
    Sipas këshillimit të Gork-it, të cilit siç e kemi cekur më parë, i kanë interesuar lojërat e fëmijëve, duhet qe edhe prindërit dhe shkrimtarët me tregime të veta të begatojnë librin për fëmijë me përmbajtjen e lojërave për fëmijë, të zgjeronin pamjet dhe imagjinatën e tyre, të ju ndihmonin në përzgjedhjen e mendimeve të tyre, në lojë të zhvillojnë interes për problemet e njeriut të punës, në mënyrën qe është sa më e afërt dhe argëtues për fëmijë.
    Vet pjesëmarrja e prindërve dhe edukatorëve gjatë lojës së fëmijës është rrugë e përshtatshme për zhvillimin e drejtë , të afërt dhe raporteve të besuar me fëmijë, por, vetëm me kushte fëmija në mënyrë spontane të përjetonin emocione të ndryshme dhe ngacmime gjatë lojës me fëmijë.
    Udhëheqja më tutje përbëhet edhe në luftimin e lojërave qe dëmtojnë fëmijën, të cilat kanë për qellim përfitimin material, çfarë mund të jetë bazë për krijimin e shprehive negative në këtë drejtim.
    Karakteri i udhëheqjes me lojëra të fëmijëve nga ana e të rriturve varet, para se të gjithash, si për nga rritja e fëmijëve, ashtu edhe nga karakteri i vet lojës.

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Ndarja e lojërave të fëmijës

    Siç është e njohur, lojërat e fëmijëve janë të llojllojshme sipas përmbajtjes së tyre, tematikës dhe mënyrës se interpretimit andaj, sipas kësaj edhe përparësisë edukative.
    Ndarjen e lojërave të fëmijës, sipas kësaj, është vështirë të bëhet, mes tjerash edhe për atë sepse shpesh herë e njëjta lojë në vete përmban mundësi të ndryshme të ndikimit edukues, qe do të thotë po e njëjta lojë ka rëndësi të madhe edukatë fizike, mendore dhe morale, çfarë është vështirë qe në çdo klasifikim të bëhet kufizimi i tyre.
    Shkencëtaret e ndryshëm kanë bërë ndarjen dhe klasifikimin e lojërave në shumë pikëpamje. Ndarjet më të mëdha janë reflektuar ato sipas zhvillimit të fëmijës. Siç është ndarja e Frebel-it në lojëra fizike – për zhvillimin trupor, sensore – për zhvillimin e dëgjueshmërisë dhe ato të kuptimit – për të zhvilluar aftësitë mendore.
    Sipas të njëjtit princip edhe psikologu belg Vermejlen në veprën e vet “Psikologjia e fëmijës dhe të rinjve” lojërat i ndanë në ato sendore, lëvizëse, lojërat e imagjinatës, intelektuale dhe shoqërore.
    Ndërsa të tjerët, klasifikonin lojërat sipas principeve të pjesëmarrjes në to, siç është ndarja e Shtern-it në ato vetjake dhe lojëra shoqërore. Elizabeta Harllok ndarjen e bënë sipas karakterit të tyre zhvillimor në lojëra të lira apo spontane, dramatike dhe konstruktive. Ekziston edhe ndarja lojërat sipas stinëve vjetore, pastaj sipas pozitës së fëmijës në lojë – lojërat në tavolinë dhe ato lëvizëse. Pran kësaj, ekzistonin edhe shumë klasifikime tjera, të cilat edhe pse shfaqin llojshmërinë dhe begatinë e ndryshme, nuk plotësonin të gjitha nevojat e fëmijës.
    Ndarja më e mirë deri me tani, sipas mendimit tonë, ka dhënë pedagogu Ganjelin, me grupin e pedagogëve qe kanë shkruar veprën: “Pedagogjia parashkollore” në redaksinë e tij. Ai ndarjen e lojërave e ka bërë sipas rregullave të lojës. Qenësore është, sipas mendimit të tyre, a thua se rregullat e lojërave krijonin vetëm fëmijët sipas dëshirës dhe imagjinatës së vet, por mos është krijuar më parë dhe fëmija domosdo duhet ti përmbahen. Sipas kësaj, është bërë ndarja e lojërave në dy grupe: lojërat krijuese, dhe lojërat me rregullat e gatshme.

  9. #89
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Lojërat krijuese

    Lojërat krijuese i paramendonin vetë fëmijët sipas imagjinatës së vet dhe paramendimeve të tyre kështu qe vet i vendosin rregullat e lojës, përmbajtjen e tyre, organizimin dhe qëllimin e tyre, qe mund të ndërronin gjatë ekzekutimit të lojës sipas vullnetit dhe dëshirës së vet.

  10. #90
    i/e regjistruar Maska e salihaj
    Anëtarësuar
    21-10-2008
    Vendndodhja
    Në Pejë
    Postime
    1,005

    Lojërat me rregulla të gatshme

    Lojërat me rregulla të gatshme, siç tregon emri i vet, paraprakisht i kanë të përcaktuara rregullat dhe përmbajtjen e lojës. Sipas karakterit dhe mënyrës së ndikimit edukues, lojërat e tilla më tutje ndahen në dy grupe: lojërat lëvizëse – qe kanë rëndësi parimore për zhvillimin fizik të fëmijës dhe lojërat didaktike – qe parimisht ndikonin në zhvillimin mendor. Sipas kësaj, pranë vlerës së përgjithshme pedagogjike të gjitha llojet e lojërave të cekura, në pikëpamje zhvillimore të vullnetit dhe karakterit dhe formimit të moralit në përgjithësi të personaliteti i fëmijës, çdonjërës nga grupet e cekura i takon edhe vendi specifik në zhvillimin e gjithanshëm të fëmijës, çfarë kërkon edhe mënyrën specifike të udhëheqjes me lojë nga ana e të rriturve.
    Çdo ndarje e lojërave në ato krijuese, lëvizëse në praktikë është aprovuar edhe në praktikën tonë të instituteve shkollore.

Faqja 9 prej 15 FillimFillim ... 7891011 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Dita Botërore e shëndetit
    Nga Florim07 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-04-2009, 05:50
  3. Trojet shqiptare,një fidanishte njerëzore në shërbim ndërkombtar
    Nga bnik në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 06:38
  4. Urbanistika e Tiranës, në shërbim të … portofolit
    Nga Brari në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 24-10-2005, 14:06
  5. Profesor Hamit Beqja tregon se si ...
    Nga Brari në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 25-02-2004, 14:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •