Sa i përket llojit të tretë të shprehive – shprehitë e sjelljes kulturore, sa duket qe në këtë shprehi më së paku i kushtohet kujdes fëmijës. Disa thonë: “Me siguri nuk donim qe nga fëmija menjëherë në vegjëli të formojmë kukulla të drurit”, tjerët mendonin: “ Ka kohë, gjatë jetës të mësohet se si të sjellët”. Ka edhe të tjerë qe sjelljet kulturore i shohin se një paragjykim qytetar. Besoi se do të pajtohem se tri këto mendime janë të gabuara. Ja rasti: kam parë një arsimtar qe është deshtë të pres deri sa grupi i madh nxënësish të dal nga shkolla, qe më në fund ai të hy në shkollë. Asnjëri nxënës nuk është “kujtuar” qe të ja liroi rrugën mësuesit të vet (ata kanë qenë nxënësit e shkollës së mesme bukur në moshë). Kur ai më vonë i ka përkujtuar në këtë gjest, shumë janë habitur. Ka mbretëruar mendimi se aty nuk është bërë kurrfarë gabimi, sepse nuk e kanë ditë qe kjo është sjellje jo kulturore.
Shpesh herë kalimtarët, të rijë dhe të vjetër, në rrugë duhet pasur kujdes, jo vetëm ndaj aksidenteve te trafikut, por edhe eksese të natyrës së ndryshme. Fëmija për shembull, lozin futboll, në befasi topi trus ndonjë nga të moshuarit, rrallë kujt do ti kujtohet për ti kërkuar falje.
Në raste të shpeshta jemi prezent skenave të tilla: nëna apo babai me fëmijën e vet prej pesë e më shumë vitesh duke hyrë në trolejbus, apo tramvaj fëmija në mënyrë të pa kuptimtë zënë rrugën në karrigen qe gjendet afër dritares, ndërsa prindi në mënyrë të qetë ulët në karrigen tjetër, gjer sa udhëtarët tjerë dhe atë më të vjetër , qëndronin në këmbë. Ja për një dukuri të tillë është pikërisht fjala mbi mangësinë e shprehjes së sjellëses kulturore.
Me krijimin e shprehjeve të tilla pa tjetër duhet të fillonim shumë herët me fëmijën. Koha më ideale kishte me qenë qysh se me fillimin e lëvizjes së fëmijës të përvetësoi gjestet kulturore dhe ato qarkulluese, ndërsa me zhvillimin e të folurit të shprehjeve kulturore. Populli ynë fortë mirë thotë: “qe sjelljet e mira fëmija duhet pranuar bashkë me qumështin e nënës së vet. Çdo kush nga ne duhet pranuar sa kishte me qenë jeta e bukur, aq sa më shumë raportet njerëzore kishin mu forcuar kur kishin mu sjellë në mënyrë kulturore. Mirëpo, sjellja kulturore nuk mund të evitohen vetëm me shkëmbimin e mendimeve te njerëzit. Kjo mbështetët në sjelljen e njeriut ndaj vetë së vet, nëse mendojmë më gjerë ndaj mesit ku jeton dhe vepron, ndaj mjeteve qe i përdorë, ndaj objekteve publike etj. Nëse me formimin e shprehive të tilla fillojmë me kohë. Do të siguronim shumë dukuri pozitive në jetën qe vijon, qe në fillim nuk ishim të vetëdijshëm.
Nuk ka mundësi të bëhet ndonjë radhitje e mirëfilltë se cilat shprehi në fillim duhet formuar e cilat më vonë. Vet jeta do na diktoi përmes situatave të ndryshme qe do na paralajmëronin kur dhe çfarë shprehjesh duhet ti kultivonim dhe zhvillonim në mënyrë sistematike. Prindërit menjëherë do të vërejnë çfarë lëshimi kanë bërë gjatë edukimit në çoftë se ndodhë qe fëmija në prezencën e të tjerëve kërkoni diç qe atij nuk i takon, shembull nëse e largon të moshuarin nga kërriga për tu ulur vet, nëse bënë zhurmë dhe kërkon qe vetëm ai të dëgjohet, nëse largon përshëndetjen me ma të vjetër apo me një fëmijë tjetër, nëse nuk din të falënderohet kur diç i ofrohet, nëse pa kurrfarë nevoje terrorizon fëmijët tjerë, ju imponon me ndonjë lojë qe ai dëshiron etj. Shumë e gabuar është kur prindi i fëmijë së tillë në këso raste në mënyrë të rëndomtë rrudhë krihet dhe thotë: “fëmijë është mos ja shihni për të madhe!” Kjo është një kërkim falje e çastit, por jo edhe arsyetim për një detyrë qe ka përgjegjësi siç është edukimi. Pedagogu klasik Komenski ka thënë: Druri i njomë më lehtë drejtohet për tu rritur kështu, apo ashtu, se sa që drejtohet druri i vjetër; po ashtu është shumë më shpejtë mund të mësohet për gjithë çfarë në moshën e re qysh se nga viti i parë të jetës së fëmijës se sa në vitet e më vonshme.”
Fëmija plotësisht i vogël qe vetëm sa ka filluar ti bashkohet shoqërisë, qe në mënyrë të vetëdijshme vendosë raportin me anëtarët e familjes, me njerëz tjerë dhe shokë të vet duhet të mësohet se si të sjellët në situata të caktuara. Të mësojmë qe kur të ofrohet diç të di se si mu falënderuar, të di mu përshëndet kur del apo kthehet në shtëpi gjithashtu edhe të njohurit me të cilët takohet apo takohen prindërit e ti, të dëgjoi deri në fund kur i flitet, qe nënës apo gjyshes ti del në ndihmë kur ato kërkojnë, sado kudo të tregoi vullnet të mirë edhe në çoftë se atyrenuk mund të ju ndihmoi. Fëmijës duhet ndihmuar dhe ta mësojmë qe të kuptoi se nuk bëhet gjithmonë të sjellët ndaj asaj “vetëm unë dua”, por vetëm ashtu si duhet dhe si kërkojnë nga ma të moshuarit.
Fëmija sa është në moshë më të madhe , gjithnjë më shumë thellohet dhe zgjerohet kultura e sjelljeve të ti. Në vend të sjelljes kulturore në raste të caktuara, sjellja e përgjithshme e ti, në çdo çast, si të është i vetmuar apo me të tjerët, duhet të jetë i kulturuar. Gjithmonë të ushqehet në mënyrë kulturore dhe të shërbehet me mjete qe ushqehet gjatë asaj mos të ndotë mbulojën e tryezës në të cilën ai ngrënë (fëmija gjithmonë duhet të ngrënë në mbulesën e pastër të tryezës). Ti ruaj dhe gjithmonë ti mbajë në vend të caktuar lodrat dhe librat e veta. Të dallohet për nga mikpritja me ndjenja të mira ndaj shokëve të vet dhe me një dëgjueshmëri respektuese ndaj të vjetërve. Duhet kujdesur qe të fëmija të kultivonim ndjenja fisnike dhe shprehitë të jenë të ndjeshme me të rinj, ndërsa me respekt ndaj të vjetërve dhe nëse ka nevojë tu ndihmohet.
Këto qe kemi numëruar - edhe pse nuk janë gjithëpërfshirëse çdo gjë qe nënkupton sjellje kulturore – jo qe prindërit nuk e dinë të cilat shprehi duhet edukuar te fëmija, por duhet të paralajmëronim se çfarë shprehje mund të formojmë nga vitet më të hershme të fëmijës.
Duke shfrytëzuar të gjitha analizat e shprehive pozitive, na shtrohet pyetja si ti arrijmë ato, cilat rrugë dhe mënyra janë më të mira qe të fëmija në mënyrë të fortë të formojmë shprehi pozitive.
Krijoni Kontakt