Nësë hapim fjalorin dhe kërkojmë kuptimin e fjalës vullnet, do të hasim në nocionin sa vijon:
“Vullneti është aftësia qe në formë të lirë vendosim për ndonjë veprmtari”
Këtë nocion e pranojmë si të sakët. Ky vullnet me të cilin ne mburremi, si një e drejtë e jona, gjithnjë ikë para mosbesimit. Ky është rregull apsolut, qe nuk duron kurrfaar veçimi.
“Nuk do të besoni, unë jam i bindur se është një vërtetë e pamohuar”. Për tu bindur, shikoni rreth vetës suaj dhe kujdesuni të kuptoni ate çfarë shikoni. Atëherë do të vëreni se nuk jam duke ju rrëfyar ndonjë teori imagjinare por shprehu vetëm ate çfarë ekziston.
Paramendoni kur kishim me vendosë një dërrasë në tokë me dimensione siç janë gjatësia një metër dhe gjërësia njëzetëepesë centimetra. Është e kjartë se shumë lehtë kishit me lëvizë nëpër atë dërrasë nga një skaj në tëjetrin duke mos qitur këmbën jasht sajë. Të paramendojmë vendosjën e kësaj dërrase mbi kulmin e kishës apo një objekti tjetër gjithashtu mbi kulm. Kush kishte me qenë ai nga ju të bëjë edhe një hap në po të njejtën dërrasë pa u rrëxuar nga ajo? Jo, ju por rrallë kishte me qenë ai i cili vetëm dy hapa kishte me ecë nëpër dërrasën e tillë, menjëhere kishit filluar të dridhëni, edhe pran terë mundit dhe vullnetit t’uaj, me siguri kishit më u rrëxuar nga ajo dërrasë.
Pse atëhere nuk rrëxoheni kur dërrasa gjindet në tokë, e pse do të rrëxoheni kur po e njeta dërrasë gjindet në atë lartësi? Thjeshtë, në rastin e parë, juve ju duket se shumë lehtë mund të ecni nëpër dërrasë qe gjindët e shtrirë në tokë, së dyti në po në të njejtën dërrasë qe gjindet në lartësi paraprakisht ju në mënyrp psikikike jeni të bindur duke mos zënë besë se mund të ecni në dërrasën e përmendur.
Përqendroni vëmendjën në vijim: kot tentoni të ecni përpara në çoftë se paramendoni se nuk keni mundësi, se atëhere jeni në një pamundësi apsolute për të kryar atë veprim.
Nësë punëtoret qe punojnë në ndërtimtari dhe mbulojnë kulmet e shtëpisë, dhe mendojnë se një gjë e tillë është e mundshme, ajo i shtynë ata paraprakisht në aspekt psikik se janë të parapërgaditur dhe mund të kryejnë këtë punë.
Marramendja qe e kaplon njeriun gjatë parapërgaditjës psikike në kalim nëpër dërrasë të vendosur në lartësi dhe duke paramenduar se dërrasa do të rrëxohet, atëhere ajo bëhet realitet edhe përkundër vullnetit t’onë.
Të shikojmë një njeri qe vuan nga pagjumësia: në qoftë se nuk këmngul për të fjetë, do të flija duke u shtrirë në mënyrë të qetë në krevatin e vet. Përkundrazi nësë me këmbngulësi kujdeset për të fjetur, atëhere gjithnjë e më shumë bëhet më nervoz.
Me siguri keni vërejtë nësë dëshira e juaj është qe të kujtoheni për ndonjë emër te një përsoni qe mendoni se ia keni harruar emrin, aq ma më vështirësi do të ia qelloni emrit të përmendur. Në momentin ku paramendoni duke thënë:
“Do të më kujtohet”
në vend se:
“E kam harruar”.
Do të ju kujtohet emri pa vështirësi.
Ata qe vozitin biqikletën duhet kujtuar mësimin e tyre fillestar kur janë mësuar për të vozitë, janë friguar se do të rrëxohen duke u mbajtur në mënyrë të shtanguar për timon të biqikletës. Kur në rrugë ju ka paraqitur ndonjë pengesë, thjeshtë edhe një guralec, keni tentuar të ikni nga guraleci i tillë, nësë ka mbisunduar këmbngulëja qe të ikni sa më shumë nga guraleci, atëhere ju keni shkuar drejtë ne te dhe e keni shkelë.
“Sa më shumë qe të kujdesëni për të luftuar një gjë të tillë ai edhe më shumë do të qeshë me juve”
Si ka qenë gjendja psikike e çdo njerit nga ata në këto raste? Unë nuk do të rrëxohem, mirëpo unë ate nuk mund te pengoi; unë dua të më kujtohet emri i ati apo këti përsoni, mirëpo nuk ka mundësi, unë dot iku nga pengesa në rrugë, mirëpo nuk mundem, unë do të përmbahem nga të qeshurit, mirëpo nuk mundem.
Nga e cekura paraprakisht, qe prej të gjitha kundërshtimëve, mosbesimi fiton edhe përkundër vullnetit pa e veçuar asnjë problem.
Nësë vazhdojmë me shprehjën e ideve të njejta, do të bindemi se komandanti i ushtrisë qe sulmon në ballë të ushtrisë me siguri se do të ua shtoi vullnetin dhe guximin për sulm, përndryshe nëse vetëm komandon nga largësia sulmi është i kotë:
“Shpetoni ashtu si dini”
puna e hutisë dhe tërhekja në parregullësi. Pse është ashtu? Sepse në rastin e parë, ushtarët me vetbesim se kan për detyrë të ecin prpara, në rastin e dytë, paramendojnë se janë të mundur dhe duhet të shpetonin nga vdekja duke ikur.
Punargjia1 mirë ka dijtë se me çfarë mënyre mund të veproi, kur është në pyetje hakmarrëja ndaj tregtarit, me të cilin ka qenë në të njejtën varkë, nga ai ka blerë delen më të mirë dhe ka hudhë në detë. E ka dijtë se të gjitha delet do të shkojnë pas sajë. Kjo në të vërtetë ka ndodhë.
Dhe ne, njërëzit, pak a shumë jemi të ngjajshëm me kopenë e delëve, kur edhe përkundër dëshirës s’onë me paftësinë t’onë përkrahim shembujt e të tjerëve, duke e “pohuar” qe nuk kemi mudësi të bëjmë diq tjetër.
Kisha mujtë të ju përmendi edhe me mija shembuj tjerë, por kam frikë se numërimi i tyre i madh kishte me kaluar në monotoni. Në esencë, të gjitha janë këto fakte qe ju bëjnë me dije në forcën e madhe të mosbesimit, dmth., forca e mosbesimit të pavetëdijshëm në luftë kundër vullnetit (vetëdijës).
Egzistojnë alkoolistët qe dëshirojnë për të mos konsumuar alkoolin, mirëpo nuk kan suksesë për të ndërprerë konsumin e tij. Pyetni të tillët në mënyrë të sinqertë ata do të ju përgjigjen se kemi dëshirë qe të mos konsumojmë, qe konsumimi i alkoolit është i gërrditshëm, mirëpo janë të paaftë dhe të detyruar të pijnë kundër vullnetit të vet.
Ngjajshëm me këtë, disa kriminel bëjnë krime kundër vullnetit të vet. Me pyetjën se për çfarë e kanë bërë atë krim, ata thjeshtë përgjigjen:
“Nuk kam muajt të përmbahem, diç më ka tërhjekë, diç ka qenë më e fortë se unë”.
Edhe alkoolisti edhe kriminieli e flasin të vërtetën. Ata janë të detyruar sepse mosbesimi në vetën i shtyen kështu qe nuk kan mundësi të përmbahen.
Ne qe mburremi më vullnetin t’onë, ne të cilin besojmë në ate çfarë punojmë, punojmë lirisht, nuk jemi asgjë tjetër përveç kuklla në litar skajet e të cilit i mbanë në dorë mosbesimi. Ne pushojmë qe mos te jemi kuklla vetëm atëhere, kur të mësojmë të mbizotërojmë mosëbesimin t’onë.
___________________
1Përsonel nga romani “Gargantua dhe Pantagrue”, Fransoa Rabel (1490 – 15530 (vr. E përk.)
Krijoni Kontakt