ka ndonje afrikano-log.. te na sqaroje per darfurin e per kongon etjetj.. ku po genocidohen njerez familje fise e popuj si te jene miza e jo njerez..
ja cthot 55-sa..
--
OPINION
Rikthehet gjenocidi afrikan i fėmijėve me kallashnikov
15-11-2008 / Gazeta 55
Perėndimi e ka zemrėn e brishtė, luftėrat i do tė arsyeshme e me pak tė vrarė. Por nė Afrikė, mėsojnė shumė shpejt pėr tė vrarė e pėr t'u vrarė. Lojėrat, shkollėn, tė drejtėn pėr tė qenė tė lumtur e gėzojnė vetėm pak fėmijė nė Kibati tė Kongos
Nė pjesėn lindore tė Kongos rrezikohet tė ndodhė katastrofa mė e madhe humanitare e kohėve moderne. Nuk i ka parė ata sy tė mbushur me frikė, me njė dhimbje pa lot. Kur ka kaluar nėpėr qytet, nuk ka pasur rastin tė hyjė nė tendat e spitalit tė "Medecins sans frontieres", ku gjenden fėmijėt e sėmurė nga kolera. Zėdhėnėsi i kėsaj organizate bamirėse, Fransua Dumo, bėn me dije se shpesh nuk arrijnė t'ua shpėtojnė jetėt, pasi marrin arratinė nga spitali, prej frikės sė luftimeve dhe askush nuk mund t'i gjejė mė nė kaosin e kryeqytetit Goma. Po fėmijėt ushtarė? Ata me uniformėn e gjelbėr tė Kabilės, Presidenti i vendit, me kallashnikovėt nė krah, me helmetėn tė ulur deri poshtė syve (nuk janė prodhuar ende helmeta pėr tė mitur) qė tė mos shohin, tė mos kenė frikė. Kur mbėrrijnė nė Goma personalitete tė rėndėsishme tė OKB-sė i fshehin, i mbyllin nėpėr kazerma. Perėndimi e ka zemrėn tė brishtė, luftėrat i do tė arsyeshme e me pak tė vrarė. Por kėtu jemi nė Afrikė, mėsohet shumė shpejt pėr tė vrarė e pėr t'u vrarė. Lojėrat, shkollėn, tė drejtėn pėr tė qenė tė lumtur e gėzojnė vetėm pak fėmijė. E thėnė mė qartė: katastrofa mė e madhe humanitare e Afrikės tashmė ka ndodhur, madje jemi nė kapitullin e fundit. Na shfaqet para syve qė prej 14 vjetėsh; u ka marrė jetėn miliona njerėzve, mban peng tė mbijetuarit,
ka prodhuar njė brez fėmijėsh qė nuk kanė pasur kurrė tė drejtėn tė vėnė buzėn nė gaz. OKB-ja, Perėndimi, Fuqitė e Mėdha nuk e kuptuan dot kurrė atė qė po ndodhte. E kėshtu, sot, nė pjesėn lindore tė Kongos, po zhvillohet e para luftė, ku refugjatėt e ata qė kanė marrė arratinė pėr t'u shpėtuar luftimeve janė kthyer nė armė mė vete, e cila pėrdoret nga tė dyja palėt luftuese me indiferencė, cinizėm e mizori. Nė Kibati, 12 kilometra larg Gomės, kryeqytet i njė prej rajoneve mė tė pasura nė botė me minerale e dhimbje njerėzore, grumbullohen tė mbijetuarit e kėsaj lufte, e cila u ngjan konflikteve evropiane qė gėrshetoheshin me njėritjetrin deri sa formonin kasaphana unike disadekadėshe. Kanė parė me sy ferrin, janė larguar prej shtėpive, kanė marrė arratinė, duke u ējerrė nga dhimbja e frika. Nuk i vranė dot vjedhjet e mashtruesit tė madh, Mobutut, qė kėrkonte taksa deri te biēikletat e ēarēafėt e spitaleve. Nuk vdiqėn as kur nė kėtė vend mbėrriti njė turmė tjetėr tė dėshpėruarish, hututė e Ruandės, tė ndjekur hap pas hapi nga hakmarrja e tutsėve. Nuk vdiqėn nėn torturat e llahtarshme tė ushtarėve tė Kabilės, nė fillim ati e mė pas biri, qė tani qeveris atė pjesė tė Kongos qė nuk i hyn nė punė askujt, ku nuk ka diamante e metale tė ēmuara. U shpėtuan therjeve tė milicisė sė gjeneralit Nkunda, zoti i ri i Kivut. Gratė janė pėrdhunuar nga milicitė e shumta qė kanė kaluar kėtu, qeveritare apo rebele; por edhe ato ia dolėn tė mbeteshin gjallė. Fėmijėt luajnė edhe sot kėtu nė llucėn e kėtij fushimi gjigant pėr 45 mijė veta. Por nuk mbajnė veshur uniformat e
ushtarėve-skllevėr, njė tjetėr mrekulli; ndoshta ngaqė u rezultojnė shumė tė vegjėl si
ushtarėve qeveritarė, ashtu edhe rebelėve, tė cilėt mėsyjnė herė pas here shkollat. Janė refugjatėt heronjtė e vėrtetė tė kohėve tona nė Afrikė. I takon pėrreth Gomės kėta pelegrinė tė mjerė qė udhėtojnė prej vitesh pa njė pikėmbėrritje tė qartė, pa pushim, shpesh pa bukė e ujė, tė pėrunjur, me sytė e fikur, me energji tė shterura nga ai udhėtim pa fund. Pėr t'u ardhur nė ndihmė OKBja nuk ka qėlluar as edhe njė plumb tė vetėm.
Zotėrinjtė e kėsaj lufte - nga njėra anė qeveria qė do tė shtijė nė dorė minierat, nga tjetra njė gjeneral qė e justifikon terrorin si pėrpjekje pėr tė mbrojtur etninė e vet, tutsit e Ruandės - janė njė fatkeqėsi e vėrtetė njerėzore. Lufta etnike dhe ajo ekonomike gėrshetohen me njėra-tjetrėn. Fitimtarėt e tė humburit avancojnė e tėrhiqen duke zvarritur
pas vetes njė masė gjigante njerėzore, tė pėrbėrė nga 1 milion njerėz, e cila pėrdoret herė si peng, herė si barrikadė, herė si formė presioni. Goma ėshtė sinteza e pėrsosur e Afrikės sė sotme: nė qytet gjendet gjithēka, internet, dyqanet janė plot, restorante luksoze buzė
liqenit; tė pasurit krekosen tė dielėn me tė dashurat pėrkrah nė "bulevardin" e qytetit, ku
tufat e dhive sillen nėpėr grumbujt e plehrave qė gjenden kudo. Nėpėr kisha ēiftet martohen njėri pas tjetrit. Tė pasurit vijnė rrotull me fuoristrada japoneze, tė
stolisura deri nė grykė me flori. Fėmijėt mbajnė veshur bluza origjinale tė Kakasė apo Henrisė. Ėshtė borgjezia e Kabilės (mė parė ishte e Mobutut). U hipėn avionėve kur u duk se rebelėt po shtinin nė dorė qytetin. Mė pas u kthyen. Nė sheshin kryesor tė kryeqytetit, pėrpara bankave, ushtarėt e OKB-sė, brenda mjeteve tė blinduara tė lyera me tė bardhė, tymosin pėr tė vrarė mėrzinė. Ndėrkohė qė gjithēka rreth qytetit ėshtė Afrika e tė tjerėve, atyre qė nuk kanė asgjė prej gjėje. Por edhe mjerimi kėtu nuk ėshtė i njėjtė, varet nga shtresat. Janė refugjatėt e vjetėr, ata qė gjenden kėtu qė nga viti 1995, tė cilėt tashmė kanė ndėrtuar shtėpiza druri, dinė si tė veprojnė, zotėrojnė ndonjė dhi e ndonjė pulė. Pastaj janė ata qė morėn arratinė prej luftimeve qė nisėn para dy javėve dhe kanė arritur tė shtrijnė nė dorė thasė plastikė me stampėn e OKB-sė qė i pėrdorin si tenda, dinė
kur shpėrndahet ushqimi dhe drutė pėr zjarr, dinė tė kuptojnė shpejt qė po nis njė sulm i ri
duke zgjedhur kėshtu edhe ēastin e duhur pėr t'u zhdukur nga sytė kėmbėt. Pastaj janė tė
sapombėrriturit, tė cilėt nė mėngjes ecin pėrgjatė rrugės qė zbret nga Ngungu, ku trupat qeveritare e ato rebele derdhin pa pushim zjarr e flakė: janė thuajse tė zhveshur, kanė arritur tė marrin nga shtėpitė veē ndonjė tenxhere a tigan. Ata rrėfejnė pėr sulme tė pėsuara natėn, pėr fqinjėt tė therur nėpėr shtėpitė e tyre nga rebelėt, pėr ditė e ditė tė tėra tė kaluara nė pyll pa ushqim, nėn shi. Pėr ta, kjo luftė qė po u merr jetėn mbetet mister metafizik, ėshtė njė fatalitet, njėsoj si shiu i munguar, apo vullkani Nijragongo qė nė vitin
2002 "volli" njė lumė vrasės llave. Pėrreth kishės, njė kapanon i madh ku gjendet njė
poster gjigant i Jezusit fėmijė, njė turmė e stėrmadhe njerėzish vėrtitet e disiplinuar dhe me durim, nė pritje tė shpėrndarjes sė thasėve tė miellit nga Kryqi i Kuq. Sot gjendja ėshtė e qetė, ndihmat mund tė shpėrndahen, por nė kampe tė tjerė tė gjendur nė vijėn jo fort tė qartė tė frontit, ėshtė e pamundur tė shpėrndahen. Prania e urisė ndihet kudo. Brenda nė kishė njė prift i ri zhvillon meshėn. Duhet kurajė tė thuash fjalė shpresė, ndėrkohė qė pėrreth mbretėron dėshpėrimi i plotė. Por ai provon gjithsesi me tė tijėn. Me t'u thėnė besimtarėve "shkoni nė paqe", brenda kishės shtyhen me padurim tė gjithė ata
refugjatė tė tjerė, pėr tė cilėt kisha ėshtė i vetmi strehim gjatė orėve tė natės. Po, vėrtet, shkoni nė paqe, njerėz tė Kibatit.
...
55
--
Krijoni Kontakt