Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    Largimi me dhunë i shqiptarëve nga RTP-ja

    Largimi me dhunë i shqiptarëve nga RTP-ja me 05.07.1990
    nga forcat policore serbe



    Ta kujtojme RTP-ën


    ''Kush nuk i respekton organet e veta, nuk ka perspektivë të futet në familjen e popujve shtetformues. Ky mosrepskt po na ndjek ne dhe ky nuk është ogur i mirë".

    i ndjeri Jusuf Ferizi
    ish punetor i RTP-es






    Respekt për debatin, ju lutem!
    rtp-ja
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 16-11-2004 më 08:51

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Lamtumirë, Jusuf


    Shkruan: Ali ALAJ

    Më goditi thellë lajmi për vdekjen tënde. Shkove kur më së shumti i duheshe Minatorit tëndë. (Ai lindi në shkurtin e 1989, kur minatorët e "Trepçës" ishin vetëngujuar për ta kundërshtuar vërsuljen serbe që ta zhbijë çdo gjë shqiptare).
    Edhe neve, shokëve dhe kolegëve të profesionit na e lë një zbrastësirë të madhe. Por, jeta kaq e paska B një përleshje e vazhdueshme për hapësira, vlera, cilësi B duke mëtuar gjithëherë avancimin shqiptar. Dhe, jeta shqiptare, e tillë ishte nëpër shekuj. Mbi ne janë ushtruar të gjitha arsenalet tkurrëse, përndjekëse, zhbërëse. Disa dekada të këtyre planeve përbinde i përjetuam edhe ne dhe, të shumice prej tyre deri tek holokausti i dytë në hisorinë e njerëzimit, e dëshmuam edhe ne, i tërë populli shqiptar, e tërë Kosova. Të gjitha këto beteja, zakonisht fitohen, sado që lufta zgjat, dhe nga gjatësia që kishim përjetuar ne, kishim përshtypjen se ajo, lufta pra, nuk ka mbarim e të sosur. E kemi biseduar këtë sa herash. Njeriu del humbës vetëm kur përleshet me vdekjen.


    Tri dekada te njohes dhe punes sonë të përbashkët,
    së pari në Rilindja,
    e më pastaj në TV Prishtina, që nga vënia e themeleve të këtij institucioni, që ne, atëbotë, e kishim cilësuar hapin e parë drejt shtetësisë së ardhshme të Kosovës, sot më zgjojnë reminishencat e atyre përpjekjeve titanike për ta dëshmuar dhe për ta realizuar sensin krijues të shqiptarëve.
    Vitet e shtatëdhjeta të shekullit të kaluar, i kishim të ndara në shumë fronte. Duhej ta mësonim një teknologji krejtësisht të panjohur prej nesh dhe duhej dhënë asaj shpirtin dhe fjalën sh q i p dhe s h q i p t a r q e .
    Hiç më e lehtë nuk ishte ndeshja jonë( e një ekipi numerikisht të vogël gazetarësh, redaktorësh, regjisorësh, kameramanësh, e kuadrove tjera teknike) me nacional-shovinistët serbianë, me pengesat dhe kurthet e tyre, me sabotimet dhe kërcnimet e atij tarafi thellësisht antishqipar. Ia dolëm me fitore në këto dhe frontet tjera. TV e Prishtinës u bë institucion e nderit dhe krenarisë kombëtare, edhe pse në ndërkohë pati përpjekje të parreshtura për ta denigruar, zhvlerësuar, kompromituar, madje edhe orvajtja për ta mbyllur. (Këtë të fundit, mbylljen pra, e kishte kërkuar renegati Ali Shukrija që në pranverën e 1981).
    Këtyre furtunave ne të gjithë bashkarisht iu bëmë ballë plotë dhjet vjet. Opinioni kosovar nuk i diti këto fakte,e pati edhe përpjekje denigrimesh përbindëshore. Sot, prandaj, në këtë ditë kur po ndahemi, më duhet të t`u them bartësve të një teze ekstremisht absurde që për fshehur veprimet e veta tinzare dhe antikombëtare thonë se "RTP ka qenë serbe".
    RTP kurrë, po e përseris B kurrë nuk ka qenë serbe. RTP ka qenë dhe do të mbetet (edhe tash kur është i ngulfatur) vlerë shqiptare dhe vetëm shqiptare.
    Rrugëtimin tonë në vijën nacionale, e tronditën dhe e minuan nga të katër anët. Derisa Serbia, defenitivisht, më 5 korrik 1990, e pushtoi shtëpinë tonë dhe, jo vetëm që na hodhi ne në rrugë, por për një dekadë e vrau fjalën shqipe. Serbia millosheviqiane, RTP-në e kishte shpallur armikun e saj numër NJË dhe duke e ndjekur logjikën e saj pushtuese,për të njëjten ditë okupoi edhe Kuvendin e Kosovës B duke manifestuar kështu pezmin dhe barbarinë e saj ataviste ndaj aleancës vepruese në vijën shtetformuese që tashmë ishte ngritur në Kosovë: Popull B Kuvend B Intelegjenci B Informim publik. (Për ta sfiduar pushtimin serbian dy vjet nxorëm gazetën ADielli@ dhe më 1990 bëm 4 greva urie - në Vjenë, Nju Jork, Bruksel dhe Paris në shenjë denoncimi dhe demaskimi të politikës serbe).

    Por,
    edhe pse kanë kaluar pothuaj 14 vjet, RTP edhe mëtej ngel e heshtur - çuditërisht edhe tani dhunshëm. Kemi biseduar shpesh për këtë fat nopran të institucionit tonë. Gjithmonë bashkarisht e kemi pasur bindjen se RTP do të kthehet B vetëm kur Kosova të kthehet në pronësi shqiptare, në pronësi të Kosovës. Pra kur Kosova t`i kthehet Kosovës.


    Disa herë e ke thënë B i përçudshëm është fati i Kosovës dhe bëhet edhe më i pakuptueshëm kur B Kosova, pothuaj pesë vjet pas çlirimit mbetet pronë e UNMIK-ut në të cilën gërryejne e zhgërryjnë gjithëfarë sojesh e sorrollopësh.

    Vdekja e befshme, të la pa këtë përgjigje qenësore B kur do të plotnohet dhe rrumbullaksohet liria e Kosovës. Me një fjale, kur do të përbyllet me sukses cikli krijues i shtetit të Kosovës, i Dardanisë antike, siç e kishe dëshirë dhe përcaktim ta quaje.
    Në rrugën tonë profesionale patëm rrespekt për diversitetin e mendimeve dhe bindjeve. Qëllimi ishte një, sikurse i tërë popullit B liria dhe pavarësia e Kosovës. Dallonim tek rrugët dhe mjetet e arritjes së këtyre dy postulateve me piedestale te kuptimsisë njerëzore dhe të jetës së dinjitetshme. Prandaj, ti nuk pushove së shkruari,gjithnjë duke theksuar se vija jote e angazhimit B është tërësisht kompatibile me rrugën institucionale.Herën e fundit që u takuam, para tri javësh m'i the këto fjalë: "Kush nuk i respekton organet e veta, nuk ka perspektivë të futet në familjen e popujve shtetformues. Ky mosrepskt po na ndjek ne dhe ky nuk është ogur i mirë".
    Jusuf, e mbarove rrugën tënde të gazetarisë dhe në këtë rrugëtim tëndin ngele profesional dhe nuk u hamende. Që nga koha kur u njohëm e deri ne shkuarjen tënde në jetën e përtejshme a angazhove për një postulat, të cilin e rrumbullakove me titullin e botimit tëndë të vetem publicistikë: Kosova nuk është Serbi.
    Të qoftë i lehtë dheu i tokës sonë. Lamtumirën po ta them nga Amerika e largët, nga vendi kampion i demokracisë, lirisë së fjalës dhe mendimit e bindjeve dhe ku nuk ka ndëshkim të diveristetit.

    SHBA, 12 dhjetor

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    23 Maj 2002

    Dr. Ibrahim Rugova i priti ish-puntoret e RTP sot ne zyren te tij, dhe ata i kerkuan Dr. Rugoves te Kthen neper vendet e punes.

    Presideti i Kosves, dr. ibrahim Rugova ka pritur delegacionin te ish-puntoreve te RTP-se qe kan mbetur pa puna. Ata kerkuan qe qeshtja te behet ne menyr institucionale. Me kete rast ata kan kerkuar nga Kryetari ni Kosoves Dr. Rugova qe te riaktivizoj RTP... ...




    5 maj, 2003


    Sindikata e punëtorëve të RTP-së më 7 maj paralajmëron protesta
    Prishtinë, 5 maj, 2003 -Sindikata e punëtorëve të ish-Radio Televizionit të Prishtinës, të hënën ka mbajtur konferencë më gazetarë, me ç’rast njoftuan se nga data 7 maj ata do të protestojnë në mënyrë të vazhdueshme para objekteve të tyre të punës, duke kërkuar që të kthehen në punë të gjithë punëtorët e RTP-së.
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 16-11-2004 më 09:25

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    PO NA VJEN XHENAZJA!

    Shkruan: Jusuf FERIZI

    Duke zbatuar mësimet e mentorit Fatos Nanoviç dhe të mafiozëve tjerë të tij, Arben Xhaferovski në mënyrë shumë të qetë ia futi thikën pas shpine Universitetit të Tetovës, duke votuar në parlamentin e Shkupit për "Universitetin e Shtulit". Dhe, duke ua vënë kapakun dështimeve të tij të njëpasnjëshme, tradhtinë më të madhe ndaj Kosovës, Arben Xhaferovski e bëri kur votoi për ratifikimin e marrëveshjes serbo-maqedonase për përcaktimin e vijës se re kufitare në mes të "Serbisë" dhe Maqedonisë në dëm të njësisë territoriale të Kosovës

    Mediumet e majta elektronike, të prira nga kryebanditmediumi që quhet"RTK", bashkë me gazetat ruso-sllave që dalin në Prishtinë, si kor i akorduar bretkocash që janë, po u bien daulleve duke paralajmëruar "rikthimin" e Arbër Xhaferit, sikur të ishte ky Moisiu i Sinait, në "tokën e premtuar", në Kosovën e "tij", të cilën e pati braktisur në kohën më të vështirë (1990). Siç dihet, tragjedia e Kosovës ka koinciduar edhe me faktin se mundësitë për të bërë propagandë sllavçe, për të terrorizuar opinionin pra, i kanë pasur edhe në kohën e okupimit serbian, e i kanë edhe sot, një grigjë bukur e madhe e të ashtuquajturve "gazetarë", që s'janë gjë tjetër pos zvarranikë, pederastë, vjelltarë e shpifarakë të bastionizuar në llum blegtoral enveristo-stalinist. Kështu, këto ditë, kryelajm i këtyre mediumeve tërbuese të shkruara dhe elektronike është bërë "rikthimi" nga Tetova në Kosovë i Arben Xhenazes, i këtij paralizanti politik, i cili, pasi që e "rregulloi" Maqedoninë Shqiptare, ka vendosur që si refugjat që është t'i vijë në ndihmë Kosovës, duke u kthyer në Prishtinë, dhe këtu, ku tjetër, pos në strofullën e klluqur që iu ruajt që sa vjet, në PDK-në e Hashim Thaçit.

    Ding-dangët e Xhaferovskit!

    Si thonë trabantët e tij, Kosova është vendi më i përshtatshëm shqiptar ku ky "shpëtimtar" do të mund t'i shpaloste aftësitë e tij prej "profeti", sepse siç halucionon ky paralizant politik, këtu, në Kosovë, së shpejti "duhet" të fillojë dialogu shqiptaro-serb, dhe ky farë Xhaferovski, si "ekspert" i shquar që ishte në dialogun me maqedonasit, me "përvojën" e tij të madhe që ka, do ta bëjë të pamundshmen të mundshme. Për t'u dukur sa më atraktiv dhe sa më i bindshëm për aftësitë e tij "profetike", xhenazja që po na vjen në Prishtinë, për fillim ka paralajmëruar se do të angazhohet për prishjen e kufijve në Evropën Juglindore dhe për formimin e shteteve, siç thot ai, "etnikisht të pastra në Ballkan", që nënkupton edhe
    "ribërjen" e Shqipërisë Etnike ngjashëm me atë Shqipërinë socialiste që ka premtuar ta "ribëjë" monstrumi Idajet Beqiri alias Alban Vjosa dhe "AKSH"-ja e tij terroriste. Kënga më e mirë që do ta shoqëronte këtë parodi të Arben Xhaferit është ajo parodia e njohur me dy nota të solfegjos: "Ding-dang, buk e lang; Nis' e sos buk' e kos"!
    Ding-dangët e Arben Xhaferovskit teleshikuesi i Kosovës ka pasur rastin t'i shohë në Televizionin e Prishtinës gjatë kohës së kryeredaktorllëkut të tij me redaksinë e filmit në vitet 80-ta. Arben Xhaferi ishte i vetmi anëtar i kolegjiumit të TVP-së që nuk ra ndesh asnjëherë me regjimin okupues serbian, që nuk pati limë që e ha as në atë kohën më të zezë nëpër të cilën kaloi informatika shqipe në Kosovë, madje as në kohën e pushtetit të kryepolicit partiak të njohur si Rrahman Morina. Dhe ishte ajo komunikata historike e Lidhjes së Gazetarëve të Pavarur të Kosovës, e kumtuar me 5 korrik 1990, ditën e okupimit serbian të RTP-së, e cila e shpëtoi Arben Xhaferin dhe shumë gazetarucë tjerë që punojnë sot në RTK-në e uzurpatorit Demaçi, për të mos e vazhduar punën në RTP-në e pushtuar nga Serbia. Në atë komunikatë, në mes tjerash thuhej: "Kush pranon të punojë në RTP-në e okupuar nga Serbia, bën tradhti kombëtare"! I frikësuar nga mynxyrosja e tij eventuale në shtyllën e turpit, nëse do të vazhdonte punën në RTP-në e okupuar, ky zvarranik i llojit të vet, pasi e tërhoqi familjen nga Kosova (1990) dhe e dërgoi në Perëndim, vetë ia mbathi për Maqedoni.

    Traktori i Arben Xhaferit!

    Dhe, me t'u kthyer në Tetovë (1990), Xhaferovski iu kthye politikës. Dhe, siç thotë një analist shqiptar, posa iu kthye politikës, për të arritur në hënë, në vend të anijes kozmike, Xhaferovski zgjodhi traktorin(!!!) Në vitet '90-të nuk shtrohej më pyetja se a do të zgjedhin apo jo shqiptarët e Maqedonisë rrugën e Kosovës për çlirimin e tyrte. Pyetja ishte: cilën rrugë të Kosovës do ta zgjedhin ata: rrugën që zgjodhi Fadil Hoxha në vitin 1946 apo rrugën që zgjodhi Ibrahim Rugova në vitin 1989? Tragjikisht, shqiptarët e Maqedonisë, të mashtruar nga paralizanti politik Xhaferovski, i cili zbatonte besnikërisht mësimet e Ramiz Alisë, zgjodhën rrugën e parë, vendosën të startojnë prej aty ku kishte startuar Kosova para plot '50 vjetësh. Vendosën pra t'i rreken çlirimit të tyre duke hypur në traktorin e Xhafer xhenazes.

    Dështime që mbajnë erë tradhëtie!


    Të gjitha dështimet prej një decenieje të Arben Xhaferit në rrugëtimin e tij me traktor për të mbërritur në hënë, mbajnë erë tradhëtie të madhe, ashtu siç janë tradhëtitë e Enver Hoxhës dhe të mentorit të Xhaferovskit, të quajtur Ramiz Alia, ndaj Kosovës. Kështu si robot i nanomeidanxhiut që ishte, gjatë një decenieje të sundimit të tij në Maqedoni, Arben Xhaferovski nuk e bëri asnjë hap të mbarë për çlirimin e popullit të tij. Si politikan mafioz në kupolën e shoqërisë së mafias kriminale shqiptaro-maqedonase, Arben Xhaferovski arriti të përfitojë edhe nga refugjatët shqiptarë të Kosovës që u vendosën në Maqedoninë Shqiptare në vitin 1999.
    Gjatë atij eksodi biblik, nga ferri i Bllacës ku ishin katandisur për jetë a vdekje qindra- mijëra shqiptarë, me ndihmën e pushtetarëve të Shkupit, Xhaferovski arriti të shpëtojë vetëm Rexhep Qosjen, Agim Zatriqin e ndonjë adash tjetër të tij. Si shpërblim për këtë, qeverisë së Shkupit Xhaferovski ia dhuroi të gjitha ndihmat e çmueshme në medikamente që i kishte sjellë në Shkup vetë mbretëresha e Jordanisë për refugjatët shqiptarë të Kosovës. Në kohën kur shqiptarët e Maqedonisë, i rrokën armër për t'u çliruar nga pushteti antishqiptar sllavo-maqedonas, shih në ditën kur u kall fshati Tanushec (mars 2001), Arben Xhenazja deklaronte: "Në Maqedoni nuk ekziston problemi shqiptar me pushtetin maqedonas, por ekziston problemi shqiptaro-shqiptar"! Deklaronte kështu Xhaferovski në kohën kur popullata shqiptare në mënyrë masive kishte filluar ta braktisë fshatin Tanushec.
    Si shpërblim për veprimtarinë e përmendur në fillim të këtij shkrimi të Arben xhenazes, ambasadorja e shtetit të ashtuquajtur "Serbi-Mal i Zi" në Shkup, Biserka Matiq, më 25 shkurt 2003, organizoi një takim të posaçëm për "hirësinë" prej "profeti" të Arben xhenazes, i cili, tani si refugjat, siç po trumbetojnë daullet e enveristëve, po vjen në Kosovë për t'u ndihmuar siamezëve kmerkuq të PDK-së dhe të AAK-së për ta pushtuar kështjellën e pamposhtur të presidentit Rugova.


    "B.s" 7 maj 203
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 16-11-2004 më 09:31

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    RTP-ja për RTK-ën

    Sindikalistët e pavarur të RTP-së janë të mendimit se RTK-ja është themeluar me një rregullore të veçantë të UNMIK-ut dhe pa asnjë bazë ligjore dhe juridike dhe se ky surrogat i mediumit publik punon në lokalet me frekuenca të uzurpuara të një mediumi krejtësisht tjetër, pra të RTP-së, fati i të cilit ende nuk është zgjedhur.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Largimi me dhunë i shqiptarëve nga RTP-ja me 05.07.1990
    nga forcat policore serbe
    Po e vertet qe shqiptaret i larguen nga puna shkiet por i zevendsuan me shqipfolsa si ti afrim shehollin dhe hajrie spikericen




    Citim Postuar më parë nga RTP
    [SIZE=3][B]
    ''Kush nuk i respekton organet e veta, nuk ka perspektivë të futet në familjen e popujve shtetformues. Ky mosrepskt po na ndjek ne dhe ky nuk është ogur i mirë".

    i ndjeri Jusuf Ferizi
    ish punetor i RTP-es

    Isufi i pat respektue edhe fort bile organet e veta prej RTP-se se okupuar shkiet e punsuan ne Tanjug te Beligradit e me von ne antikombtaren bota sot jo po te doket se ka hiek keq ky shqipfols e bashkpuntor i UDB-es
    Ndryshuar për herë të fundit nga Llapi : 16-11-2004 më 12:25
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga RTP
    Largimi me dhunë i shqiptarëve nga RTP-ja me 05.07.1990
    nga forcat policore serbe



    Ta kujtojme RTP-ën


    ''Kush nuk i respekton organet e veta, nuk ka perspektivë të futet në familjen e popujve shtetformues. Ky mosrepskt po na ndjek ne dhe ky nuk është ogur i mirë".

    i ndjeri Jusuf Ferizi
    ish punetor i RTP-es






    Respekt për debatin, ju lutem!
    rtp-ja

    Po si jo ja shifne se sa dhe si i ka respektue bajrushi organet e veta :


    ----------------------

    FJALA JONË: NA DUHET UNITETI - Shkruan Bajrush Morina – 15 qershor i vitit 1989





    Përveç pasojave katastrofale që sollën ngjarjet e fundit në Kosovë të nxitura nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar, kemi bindjen se tragjika më e madhe e këtyre ngjarjeve qëndron në faktin se në eskalimin e veprimit nacionalist e separatist me ose pa vetëdije, me ose pa qëllim, syçelë apo symbylltazi është futur edhe një pjesë e të rinjve të nacionalitetit shqiptar dhe në radhët e rinisë studentore.


    Indoktrinimi nacionalist nuk “i kursen” as studentët


    Në shumësinë e problemeve kosovare çështja e homogjenizmit nacional ka kohë që është problem i dorës së parë.Veprimtaria kontinuitive dhe e organizuar e forcave destruktive nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar sikur nuk ka të ndalë tash e disa vjet në rrugën dhe qëllimin e errët e armiqësor. Këto forca të tërbuara nacionaliste në “misionin” e tyre i kanë provuar e po i provojnë të gjitha format e tyre të veprimtarisë për qëllimin e tyre të plasaritjes sa më të madhe në sferën e marrëdhënieve ndërnacionale në Kosovë. Dhe fatkeqësisht duhet të pranojmë, se këtë qëllim të tyre të errët, këto forca edhe e kanë arritiur në një masë bukur të madhe. Tubimet e nëntorit, grevat e shkurtit e posaçërisht demonstratat armiqësore të marsit, treguan edhe njëherë se nacionalizmi dhe separatizmi shqiptar drejt qëllimit të tij nuk zgjedh format dhe metodat.

    Edhe në shekullin e sotëm të atomit, kur shumë popuj të botës tashmë kanë arritur në stadin më të lartë të komunikimit, ne ende po flasim e po kacafytemi me gjuhën nacionale qoftë si shqiptar, si serb, si slloven, si kroat…e nuk po mund të merremi vesh me gjuhën klasore, si njerëz që natyrisht kanë përkatësi kombëtare, por që mbi të gjitha kanë vetëdije humane.

    Megjithatë, nacionalistët dhe separatistët shqiptarë as pas aplikimit të masave të posaçme nuk po qetësohen. Ardhja e delegacionit të Parlamentit Evropian në Kosovë-si motiv, dhe shkatërrimi i Jugosllavisë vetëqeverisëse të Titos si qëllim, ishte edhe një “shkas” tjetër që i shtyri nacionalistët dhe separatistët shqiptarë që të dalin në rrugë e në mënyrë të maskuar sulmuan forcat e sigurimit publik. Të gjitha këto forma të veprimit të forcave nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit shqiptar, tregojnë se armiku në qëllimin e tij është i “pakompromis”.

    Mirëpo, përveç pasojave katastrofale të ngjarjeve të fundit të nxituara nga pozitat e nacionalizmit dhe separatizmit me ose pa vetëdije, me ose pa qëllim syçelë apo symbylltazi është futur edhe një pjesë e të rinjve në radhët e rinisë studentore. Themi kështu, sepse kjo pjesë e rinisë sonë përveç vitalitetit duhet të shprehë edhe rezonimin kritik dhe pjekurinë e vet akademike për lëvizjet e ndryshme politike pavarësisht se cilës ngjyrë i takojnë këto lëvizje. Shih për këtë, futja e rinisë studentore në valët e indoktrinimit nacionalist e separatist është sinjal i kuq i ndezur për vetë organizatën rinore studentore për gjithë Universitetin e Prishtinës, por edhe për shoqërinë në përgjithësi. Se vërtet mund të bëjmë fjalë për një devijim (nëse mund të themi kështu), në krijimin e vetëdijes së pastër të kësaj pjese më vitale të shoqërisë sonë për jetë të përbashkët, tregojnë qartë edhe tubimet e studentëve në Qendrën Studentore me rastin e vizitës së Parlamentit Evropian në Kosovë.


    Platforma e LKJ-së- e vetmja rrugë e prosperitetit


    Megjithë situatën e krijuar në vend, e posaçërisht në Kosovë, mendojmë se ekzistojnë dhe duhet të gjenden shtigjet e kapërcimit të kësaj amullie jo vetëm politike.

    Edhe pas XXI shekujve të jetës në planetin e ashtuquajtur t o k ë, dikund në E v r o p ë, konkretisht në B a l l k a n pikërisht në K o s o v ë ende po merremi me rregullimin e do “punëve të mëdha” historike e nacionale.
    Në rrethanat tona kosovare mendojmë se e vetmja rrugë për kapërcimin e kësaj krize politike është platforma e LKJ-së, si dhe detyrat që dalin nga Programi Aksional i KK të LK të Kosovës, po edhe konkluzionet e KQ të LKJ e të KQ të LK të Serbisë. Këto dokumente partiake janë bazë e mirë për t’u krijuar kushte për kthim të besimit ndërnacional për krijimin e vetëdijes për bashkëjetesë, për vëllazërim-bashkim e në rrethanat tona kosovare dhe për ndërprerjen e shpërnguljes së serbëve e malazezve dhe për kthimin e të gjithë atyre që dëshirojnë të jetojnë e të punojnë në Kosovë. Këto dokumente partiake duhet të jenë udhërrëfyese edhe për rininë studentore dhe për organizatën rinore të studentëve. Rrugë tjetër nuk kemi.

    Ky koment autorial dhe redaksional i datës 12 – 15 qershor i vitit1989, fq.3, është marrë nga gazeta e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Bota e Re”. Autori i këtij komenti, Bajrush Morina, ka qenë kryeredaktorë i atëhershëm i kësaj gazete, kurse tani është redaktorë përgjegjës i gazetës “Bota Sot”.


    Ky koment autorial dhe redaksional i datës 12 – 15 qershor i vitit1989, fq.3, është marrë nga gazeta e studentëve të Universitetit të Prishtinës “Bota e Re”. Autori i këtij komenti, Bajrush Morina, ka qenë kryeredaktorë i atëhershëm i kësaj gazete, kurse tani është redaktorë përgjegjës i gazetës “Bota Sot”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Harudi
    Anëtarësuar
    08-09-2004
    Postime
    622
    Citim Postuar më parë nga Llapi

    Isufi i pat respektue edhe fort bile organet e veta prej RTP-se se okupuar shkiet e punsuan ne Tanjug te Beligradit e me von ne antikombtaren bota sot jo po te doket se ka hiek keq ky shqipfols e bashkpuntor i UDB-es

    Çka deshta të them...?
    Ah,po,s'kam koment!
    Pijetoret janë vendet ku çmenduria shitet me shishe! (Uendell Filips)

    Lista e injorimit: Llapi

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756
    Llap dhe Harud,Mjekrra,prap Harud , llap...


    Mirdita minoritete te nderuara

    Per hir te respektit qe duhemi te kemi ndaj jush
    po mundohem me bitesi dhe qeltersi t`ua lulezoj faqen e debatit ...

    Mirepo,me lejoni kesaj radhe t`i them vetem pak fjale:

    Llapq,ndigjo knena:
    ti e shendrrove forumin ne gazen kosovapress.
    Nuk di si dhe pse tolerojne moderatoret nje gje te tille!?
    Ti,si i pashkoll qe je din te "" flasesh "nepermes kesaj gazete anti-shqiptare,
    (gazete kjo qe njeh si kryeminister te vetin Fatos Nanon.)

    Ty tu ka pergjigj edhe dikush tjeter ne drejtim me Bajrushin
    po ti si tul i mirnjohur qe je,kot e ke,duhet `kopiju gjesendet 100 here per ty.
    Po une nuk pritoj,a te kemi minoritet a jo?




    Ec ktu me bacin,lexo:
    (marre nga lulashi)

    Nuk keni pse ti besoni ju Bajrush Morines eas Rugoves sepse keta te dy jane per Panvaresine..
    Arsye qe nuk e pelqeni ju Morinen dhe Rugoven eshte se ju punoni sipas urdherave nga Mafia e ai urdher eshte kunder pamvaresi..


    Te shkruash sot Ne Kosove hapur kunder vrasesve e ne perkrahje te Pamvaresise kerkohet guxim i madh sepse juve gati i keni njesitet guerile per te vrare gazetaret edhe kur te jene me fmi e gra ne Kerr.

    Me nji fjale personaliteti i Bajrushit eshte i shkelqyer e i juaji.. ashtu si mundet me qen personaliteti i vrasesve me pagese ose me urdher.

    Pse ju toleron Bota e jashtme juve?

    Sepse tek ju ata shikojne nje Aleat te madh, aleatin rezerve per te mposhtur "kokfortesine" e Rugoves ne Pozicionin e tij te palekundur politik..per Kosoven Shtet te Pamvarur.
    Ju ha-te e akujt.. jeni turpi i Kombit.

    Bajrushi eshte Nderi I Kombit.

    http://www.kosovapress.com/foto/bajrushmorina.jpg
    Ndryshuar për herë të fundit nga RTP : 17-11-2004 më 09:08

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    RTP
    E di qe je ne hall dhe nuk ke ide se qfar thua sepse ke mbet rrugve i pa pun ne Televizionin Publik te Kosoves nuk ke lan vend ata te serbis te kan shtrydh si limanin prandaj nuk u nevoitesh ma e te kan qit ne rrug
    kur te punsohesh ndokund qe paguhesh mier mundemi te diskutoim une e ti se per qishtu ti je i humbur krejt si ne miegull po sillesh djalo po kqyr e gjeja veti nji qare ose ilain e ilaqi sherues per ty eshte te punsohesh ne ndonji radio tv apo gazeta te shkieve ku mundesh te shfrysh krejt mllefin qka e kie mbrenda per Çlirimtaret se ran keta Çlirimtar e ti mbete rrugve e plus te ndan edhe prej hajrie-spikerices bil.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Sa i mprehtë është 'largimi i trurit'?
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 12-02-2007, 07:57
  2. Mendime për botën ku jetojmë (Ardhja dhe largimi i njeriut)
    Nga _JuSt_Me_ në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-01-2007, 17:57
  3. Arbnori, ambasador i ri në Vatikan
    Nga Tastiera në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 29-10-2005, 12:03
  4. Flet aktori i njohur i humorit, Fadil Hasa: Largimi nga estrada dhe planet
    Nga Xhuxhumaku në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-08-2005, 09:30
  5. Largimi i Janullatosit
    Nga dodoni në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 206
    Postimi i Fundit: 20-01-2003, 17:03

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •