Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327

    Xhamia "Hëna e Re" në qytetin Kreuzlingen të Zvicrës

    Se Islami po kultivohet në baza të shëndosha në Evropë, dëshmon rasti më i fundit i hapjes së Xhamisë "Hëna e Re" në zemër të Evropës. Kjo njëherit mund të shihet edhe si tregues për nivelin e lartë të demokracisë dhe orientimit evropian drejt lirive të fesë dhe besimit. Evropa ka kohë që fenomenin multikonfesional e konsideron si pasuri kulturore, e jo si ndonjë kërcënim mbi vlerat tradicionale.


    Si dëshmi për këtë, më 12 prill, në qytetin Zviceran Kreuzlingen, në praninë e mbi 200 besimtarëve që ndodhen në mërgim: në Zvicër, Gjermani, Francë, Belgjikë e vende tjera, si dhe përfaqësuesve të institucioneve qeveritare lokale, kulturore-fetare, priftit të Kishës Katolike, profesorëve dhe edukuesve të institucioneve arsimore zvicerane, dhe shumë dashamirëve të tjerë, u bë hapja solemne e Xhamisë "Hëna e Re".

    Këtë tempull fetar, në mënyrë solemne e lëshuan në përdorim, Kryetari i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi, Kryemyftiu i Republikës së Kosovës, H. Naim ef. Tërnava si dhe Kryetari i komunës së Kreuzlingen z. Andreas Netzle.


    Pas prerjes së shiritit, e cila e kishte simbolikën e vet, të gjithë të ftuarit i vizituan ambientet e xhamisë dhe mbajtën fjalime të shkurta në lidhje me Historikun e kësaj xhamie por edhe të Islamit në përgjithësi.



    Në emër të xhamisë "Hëna e Re" folën imami Mr. Rejhan Neziri dhe kryetari i xhamisë Faredin Xhaferi.


    Më pas të pranishmit i përshëndeti edhe Kryetari i komunës së Kreuzlingen z. Andreas Netzle, prifti i Kishës Katolike të Kreuzlingenit, z. Matthias Loretan, përfaqësuesja e Universitetit për Edukim dhe Besim znj. Frau Judith Borer. Ndërsa në emër të imamëve të Zvicrës, të pranishmit i përshëndeti Mr. Bekim ef. Alimi, ndërsa në emrin të Imamëve të Gjermanisë, të pranishmit i përshëndeti Jakup ef. Muameti i cili u dëshiroi të gjithë besimtarëve që edhe në të ardhmen të vazhdojnë të japin kontributin e tyre për të siguruar të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe për ta ruajtur traditën Islame në Evropë.



    Më pas në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, të gjithë të pranishmit i përshëndeti Kryemyftiu i BIK Naim ef. Tërnava, i cili fillimisht të gjithëve ua uroi pavarësinë e shtetit më të ri në Botë - Kosovës dhe u dëshiroi që ta vazhdojnë këtë traditë dhe të kontribuojnë në ndërtimin e sa më tepër xhamive dhe qendrave të tilla, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ruhet tradita dhe islami.



    Më pas Reis ul Ulema H. Sulejman ef. Rexhepi mbajti një ligjëratë për të pranishmit, me ç'rast theksoi se Bashkësia Islame e Maqedonisë nëpërmjet besimtarëve të tillë të devotshëm, ka kohë që ka hyrë në Bashkimin Evropian, ndërsa tani ka mbetur të futet në BE vetëm shoqëria shoqëroro-politike, pra Shteti i Maqedonisë. (Fjalimin e Tij të plotë, si dhe fjalimin e z. Sali Bajrami - Koordinator për Zvicër mund ta ndiqni më poshtë). Një ashere nga Kur'ani Famëlartë këndoi Myftiu i Gostivarit H. Shaqir ef. Fetahu, ndërsa duanë e bëri Myftiu i Tetovës, H. Alifikri ef. Esati. Deri në fund të programit dhe faljes së namazit të drekës, u recituan ilahie dhe u kënduan vargje nga Kurhani Famëlartë.



    Fjalimi i Reis ul Ulemasë H. Sulejman ef. Rexhepi


    Bismilahir rahmanir rahim

    I nderuari kryetar i kësaj qendre islame në këtë vend, i respektuari imam i këtij xhemati në këtë vend, të nderuar kolegë që ndodheni së bashku në këtë vend. Më I dashuri xhemat më lejoni që në emrin tim dhe në emrin e bashkësisë islame t'ju përshëndes edhe një herë me përshëndetjen absolute islame e cila predikon paqe qetësi dhe perspektivë në shoqërinë njerëzore selam alejkum rahmetulla
    Me të vërtetë në këtë ditë gjendemi në këtë vend këtu, konkretisht në këtë bejtullah ku bashkërisht e përjetojmë gëzimin tonë të përbashkët në rezultatet e arritura rreth riparimit të këtij tempulli të shenjtë.
    E vërtetë e madhe e pamohueshme të cilën e dëshmon Kur'ani Famëlartë është ajo se Xhamitë i ndërtojnë, xhamitë i meremetojnë dhe i riparojnë vetëm ata që kanë iman të paluhatshëm në Allahun Fuqiplotë. Ata të cilët me dinjitet të plotë i kanë besuar dhe i besojnë Muhamedit a.s., ata të cilët fare nuk kanë pozicion dyshimi në shpirtin e tyre për çështjen e besimit në jetën e përhershme. Ata të cilët e falin namazin me bindje, ata të cilët e japin zeqatën me kënaqësi, janë kategori e njerëzve të cilët askujt nuk i përkulen dhe askujt nuk i frikohen, vetëm madhërisë së zotit i nënshtrohen dhe ata janë në rrugën e drejtë.
    Rruga e tyre është rruga e perspektivës, jetojnë me nder në jetën e kësaj bote dhe ndjehen të lumtur e të avancuar në jetën e përhershme. Prandaj kënaqësi e madhe e jona është sot që jemi këtu me ju dhe në mesin tuaj që na e keni afruar këtë kënaqësi me riparimin dhe përvetësimin e këtij objekti, e këtij tempulli të shenjtë, dhe dua të theksoj se me të vërtetë është kënaqësi e madhe ti kalosh disa çaste me besimtarët e këtij tipi, këtij lloji të cilët praktikisht nuk ka nevojë askush ti proklamon, por praktikisht demonstrojnë imanin e paluhatshëm në Allahun fuqiplotë.
    Pra, vëllezër të dashur urime të përzemërta dhe dhëntë zoti që këtë tempull të shenjtë dhe shumë objekte të këtij karakteri të hapen, të funksionojnë dhe të jenë në shërbimin e popullatës tonë dhe të jenë në shërbim të shoqërisë njerëzore në tërësi. Sepse në xhami ashtu siç u potencua adhurohet vetëm Allahu Fuqiplotë në xhami demonstrohet realiteti i islamit. Në xhami edukohen brezat e ardhshëm,në xhami edukohet ardhmëria dhe perspektiva e popullit mysliman e umetit Muhamed s.a.v.s..
    Prandaj gjithashtu kam obligim që duhet të prononcohet me kënaqësinë time të posaçme që ndjej kur në mesin tonë është prezent prefekti i këtij vendi, kur në mesin tonë janë subjekte të ndryshme prezent që merren me edukimin dhe ardhmërinë e gjeneratave të ardhshme.
    Të nderuar vëllezër ky vend ka dëshmuar që është një shtet demokratik me plot kuptimin e fjalës. Këtu në Zvicër siç e dini ju mirë, janë hapur rreth 60 qendra. Kemi hapur 60 xhami ku predikohet kultura islame, falë mirëkuptimit të këtij shteti. Regjimi burokratik i këtij shteti ka lejuar që muslimanët tanë , të mos ndjehen të vetmuar, mos të ndjehen të rrezikuar por të ndjehen si me jetuar në vendlindje.
    Ne si bashkësi Islame në Republikën e Maqedonisë dhe institucionet fetare i janë mirënjohës Qeverisë Zvicerane dhe regjimit demokratik të këtij vendi, por kam bindje se edhe ju gjithashtu i jeni mirënjohës. Nga ana tjetër, u theksua se ne vijmë nga Maqedonia, vijmë nga Kosova, por sidoqoftë tash janë proceset ku shtetet tona qoftë Maqedonia, qoftë gjitha shtetet tjera, një ndër ta edhe shteti ma i ri i Botës - Kosova, bëjmë përpjekje që të integrohemi si në NATO ashtu edhe në Bashkimin Evropian.
    Prandaj BIM mburret dhe krenohet që ne kah moti kemi hyrë në Bashkimin Evropian, por ka mbetur vetëm bashkësia shoqëroro-politike ende pa u inkuadruar, që do të thotë Shteti i Maqedonisë. Përndryshe ne si Bashkësi Islame përmes jush, përmes qendrave tona, përmes popullit tonë që e kemi në diasporë, këtu në Zvicër dhe në shtetet tjera të Evropës ne vetëm jemi kah moti në Evropë.
    Prandaj jemi tepër të kënaqur, të lumtur dhe krenarë që kemi arritur të hasim në mirëkuptim në të gjitha shtetet demokratike të Evropës. Ata na kanë mirëkuptuar, na kanë ndihmuar dhe ato janë së bashku me ne. Prandaj të mirat e Islamit vetëm duhet ti kultivojmë, të mirat e islamit vetëm duhet ti demonstrojmë dhe ta mbrojmë fenë tonë me veprimet tona praktike, sepse shpesh herë ata të cilët nuk e njohin Islamin në aspektin tonë, e identifikojnë islamin me sjelljet tona praktike. Shpesh herë veprimi jonë praktik dhe realiteti i islamit nuk ka asgjë të ngjashme.

    Një ndër ato dukuri negative prej të cilave shqetësohet Bota, frikohet Bota me plot të drejtë, janë sjelljet barbare, radikale, terroriste të cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me Islamin. Islami që nga fillimi jo vetëm që i ka demantuar, por i ka çrrënjos me fondamentet e veta. Prandaj vëllezër të nderuar më lejoni edhe një herë t'u përgëzoj duke e përsërit fjalën e të madhit Muhamed a.s. i cili thoshte: ç'do kush që merr pjesë sadopak në ndërtimin rrumbullakësimin e një tempulli të shenjtë siç janë xhamitë, në ta dinë se si kundërshpërblim në jetën e amshueshme do të kenë pallate në xhenet.

    Pra, Zoti të gjithë atyre që morën pjesë në përfundimet e punëve në këtë tempull të shenjtë Allahu fuqiplotë i shpërbleftë me të mirat e tija nga thesari i tij i pashtershëm, me kënaqësitë më të mëdha të cilat ndoshta nuk jemi në gjendje ti kuptojmë dhe ti përjetojmë a që i ka madhëria e tij. Pra, një ndër to janë edhe pallatet në xhenet.

    Edhe një herë ju përgëzoj për gjithë këtë punë dhe ju them se Bashkësia Islame e Maqedonisë gjithmonë do të jetë në përkrahjen tuaj dhe në shërbim të popullit, sepse nuk kemi mandat që ndryshe të sillemi dhe ndryshe të veprojmë. Zoti ju shpërbleftë, Allahu i Plotfuqishëm ju bekoftë. Selam Alejkum Rahmetullahu bereqatuhu...



    Fjalimi i z. Sali Bajrami - Koordinator për Zvicër


    I nderuar Reis ul Ulema i Bashkësisë Islame në Republikën e Maqedonisë, Efendi haxhi Sulejman Rexhepi, I nderuar Kryetar i Bashkësisë Islame të shtetit më të ri në Botë - Kosovës, Efendi Naim Tërnava, të nderuar imamë, të nderuar xhemat dhe ju mysafirë, në emrin tim personal ai Koordinator për Zvicër dhe në emrin e Bashkësisë Shqiptare - Islame në Zvicër me seli në Cyrih, më lejoni t'ju përshëndes me selamu alejkum, paqja, mëshira dhe mirësitë e Allahut të plotfuqishëm qofshin mbi ju.
    S'do mend që sot është një sukses i madh për diasporën shqiptare, veçanërisht për besimtarët e Kreuzlingenit, të cilët e kurorëzuan me sukses punën dhe kontributin e tyre disa vjeçar në Zvicër.

    Është ditë e madhe për ne, kur shihet serioziteti i xhematëve të cilët janë vetëdijesuar definitivisht, se me blerjen e objekteve të tilla vetëm se sigurohet ardhmëria e fëmijëve tanë, nipave dhe mbesave tona të cilat do të jetojnë në këto vende që na nderuan dhe që asnjëherë nuk do të kthehen për të jetuar në vendlindjen tonë.

    Blerja e objekteve të tilla do të thotë garanci më e madhe se ne nuk do të asimilohemi fetarisht, nuk do të shkombëtarizohemi, por do të jetojmë si muslimanë dhe si shqiptarë që Zotit i qofshim falë ai deshi të jemi edhe muslimanë edhe shqiptarë.
    Prandaj në kësi objekte kultivohet feja, namazi, mësimet fetare në gjuhën e bukur shqipe, por njëkohësisht mësohet edhe alfabeti i bukur shqip, që pasardhësit tanë ta ruajnë mirësinë e Zotit, të ruajnë gjuhën, traditën, historinë dhe para së gjithash gjënë më të shtrenjtë fenë islame.

    Pa Islam, ne jemi hiç, të pavlerë dhe s'kemi për se të jetojmë.
    Në kësi objekte kultivohen vëllazëria, dashuria, solidariteti ndërvëllazëror dhe ndërnjerëzor, bashkon mendjet dhe qëndrimet tona për të ardhmen e afërt dhe të largët.

    Shqiptarët definitivisht duhet të hartojnë strategji afatgjate për integrimin e tyre në shoqërinë Zvicerane duke ruajtur para së gjithash fenë, moralin, traditën, folklorin dhe gjuhën shqipe, integrimin e jo asimilimin. Këtë mund ta realizojmë nëpërmjet këtyre xhamive që kanë dëshmuar çdo herë se me hoxhallarë dhe imam të shkolluar mirëfilli kjo realizohet, sikurse na e ruajtën fenë dhe gjuhën, na mbrojtën nga komunizmi dhe ai farë bashkim vëllazërimi - Titist, gjenerata e hoxhallarëve që themeluan medresenë dhe Fakultetin e Shkencave Islame në Shkup e Prishtinë, që duhet t'iu shprehim një falënderim publik dhe njëherit prej hoxhallarëve dhe prijësit të muslimanëve të Maqedonisë, Reisit ton të nderuar - Haxhi Sulejman ef. Rexhepit i cili kontribuoi jashtëzakonisht në organizimin e diasporës shqiptare, me këshilla, përkrahje institucionale, intelektuale dhe morale, si dhe ishte njëri ndër themeluesit e Medresesë të Shkupit dhe Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.

    Rrugën e tyre duhet ta vazhdojnë edhe teologët dhe imamët në diasporë për ta çuar në vend amanetin e të parëve tanë, të cilët ishin vërtetë punëtorë fizik, por e reflektuan vlera pozitive në Zvicër, ishin shëmbëlltyrë, ishin të moralshëm dhe të suksesshëm në punë. Këto aspirata realizohen në xhami me vetëm në xhami, por të bashkuar pas hoxhallarëve të mirëfilltë, të sinqertë, të devotshëm dhe të përgatitur intelektualist, ky është çelësi i suksesit tonë në shoqërinë zvicerane. Që nesër tokemi fëmijë të shkolluar në fusha të ndryshme, me fakultete të pajisur me besim islam por që të jenë aktiv në institucionet e sistemin zviceran, që definitivisht të organizohemi edhe më mirë në instancat më të larta të vendimmarrjes.

    Pra motoja jonë të jetë sa më afër fesë dhe shkollimit adekuat, më afër suksesit dhe mirëqenies.
    Pa mos e zgjatur, shfrytëzoj rastin tua bën për hajër këtë objekt madhështor, dhëntë Allahu i Plotfuqishëm t'ju shpërblejë me të mirat e tij të pakufishme në këtë Botë dhe xhenet në botën tjetër, Zoti ua shpërbleftë bereqetin në pasuri, imamit tuaj për punën e bërë deri tani Zoti ia shtoftë diturinë dhe durimin.
    Amin, ves selamu alejkum
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  2. #2
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Historiku i xhamisë në Kreuzlingen



    Siç bënë të ditur me fjalimet e tyre, imami i respektuar i kësaj xhamie Mr. Rejhan Neziri dhe Kryetari Faredin Xhaferi, Xhamia "Hëna e Re" në Kreuzlingen (fillimisht Shoqata "Hëna e Re") është një ndër xhamitë e para shqiptare që janë hapur në Zvicër. Zyrtarisht është hapur më 1 janar 1993, fillimisht në një hapësirë prej afro 82 m2 në një sallë të ndërtesës së Vëllezërve Hager në Kirchstrasse 5 f. Brenda të njëjtit vit, bashkë me faltoren, me përpjekjet dhe flijimet më të mëdha të xhematit të kësaj Xhamie akomodohet edhe një hapësirë prej afro 32 m2 si çajtore e Xhamisë, e cila asokohe kishte edhe zyrën e saj prej 8 m2. Në mesin e nënshkruesve të kontratës së parë të qirasë së këtij objekti figurojnë emrat e z. Servet Qazimit-kryetar, z. Imer Mislimit dhe z. Besir Ziberit - anëtarë kryesie.

    Në krye të dy viteve kjo hapësirë fillon të mos i plotësojë nevojat e xhematit, pas çka ngjitas me këtë objekt, merret me qira edhe një pjesë e konsiderueshme prej afro 100 m2, brenda së cilës krijohet edhe klasa për mësimin fetar të fëmijëve shqiptarë, me çka kjo xhami kishte një hapësirë prej afro 215 m2.

    Sot ky institucion fetar quhet Bashkësia Islame Shqiptare "Hëna e Re" dhe ka Statutin e saj, kryesinë e xhematit prej shtatë anëtarësh, imamin e rregullt, Mr. Rejhan Nezirin si dhe një numër prej 210 anëtarësh të rregullt. Struktura aktuale e kryesisë së kësaj xhamie është si vijon: Faredin Xhaferi-kryetar, Bekim Ismaili-nënkryetar, Afet Sallai-sekretar, Abdilamit Amiti-arkëtar, Pajazit Kasami e Asim Dauti-ndihmësarkëtarë dhe Alifekri Murati-bibliotekar.

    Juridikisht, por jo edhe financiarisht, kjo Bashkësi, përmes Këshillit Koordinues të Bashkësive Islame të vendlindjes me seli në Zürich, vepron në kuadër të aktiviteteve të përgjithshme të Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë dhe kultivon marrëdhënie të ngushta me Bashkësinë Islame të Kosovës. Ajo, në të njëjtën kohë është edhe anëtare e Lidhjes së Bashkësive Islame të Zvicrës Lindore dhe Principatës së Lihtenshtajnit, shkurt e njohur me emrin DIGO.

    Në mars të vitit 2007 është blerë një objekt i ri për xhami në Romanshornerstrasse 16 po në Kreuzlingen. Pas gjashtë muajve nga nënshkrimi i kontratës, pikërisht më 1 tetor 2008 filluan punimet për renovimin dhe përshtatjen e brendshme të objektit për nevojat e kësaj qendre. Në krye të pesë muajve mbaruan punët në këtë drejtim dhe pikërisht më 2 mars 2008 xhemati i kësaj xhamie e përjetoi një ditë feste e gëzimi, kalimin nga objekti i vjetër i xhamisë që gjendej në Kirchstrasse 5 f në këtë objekt të ri, i cili përpos faltores për burra prej afro 180 m2, ka edhe pjesën e ndarë enkas për femrat me një madhësi prej afro 30 m2. Pastaj ka kafenenë, zyrën e kryesisë e të imamit si dhe klasën për mësimin fetar që gjithsej kap një hapësirë prej mbi 300 m2. Objekti në fjalë ka edhe një hapësirë të gjerë për parkimin e veturave si dhe dy banesa mbi faltoren. Shkurt, për momentin ky objekt në mënyrë optimale i plotëson nevojat e kësaj bashkësie islame shqiptare në Kreuzlingen dhe xhemati është i kënaqur me punën që ka bërë dhe me vetë objektin e përshtatur sipas shijes së më të bukurës.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  3. #3
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Aktivitetet e xhamisë



    Përpos 5 namazeve ditore, xhumasë e bajrameve, në këtë xhami mbahen edhe një sërë ligjëratash e takimesh me xhemate të moshave të ndryshme. Pos ligjëratës së zakontë që mbahet para namazit të xhumasë; të shtunave mbas namazit të jacisë mbahen takime me të rinjtë ku diskutohen tema fetare të cilat zgjidhen sipas kërkesës së vetë të rinjve; të dielave pas namazit të drekës sërish vijojnë ligjëratat fetare për të rritur. Për çdo ditë brenda javës, zakonisht pas namazit të jacisë, zhvillohet mësim fetar për të rritur, ku mësohet leximi i Kur'anit. Një herë në muaj, të dielave pas namazit të drekës, mbahet nga një ligjëratë enkas për gratë nga mual-limja Ibadet Neziri. Mësimi fetar mbahet në klasën e xhamisë ditëve të mërkura pas dite dhe të shtunave e të dielave para dite. Momentalisht këtë mësim janë duke e ndjekur afro 80 nxënës, djem dhe vajza. Ata janë të ndarë në gjashtë grupe, sipas gjinisë dhe moshës së tyre. Në shkallën e parë ata mësojnë duatë (lutjet) kryesore, mënyrën praktike të faljes së namazit si dhe parimet bazë të fesë islame. Në shkallën e dytë mësojnë shkronjat arabe dhe në të tretën këndimin e Kur'anit në gjuhen arabe. Kohë pas kohe nxënësve u jepet nga një leksion mbi kulturën fetare të shkruar në gjuhën shqipe, me një fjalorth shqip-gjermanisht si dhe me pyetjet si detyrë shtëpie, me çka mëtohet që fëmijëve t'u mësohet feja përmes një shqipeje të pastër. Nxënësit e kësaj xhamie marrin pjesë rregullisht edhe nëpër manifestime e programe të veçanta për ta që organizohen nga xhamitë e rajonit, si pjesëmarrja në turnirin e futbollit për djemtë, pjesëmarrja në kuizin e diturisë etj. Xhamia "Hëna e Re" mundohet që vazhdimisht t'i shënojë më denjësisht e solemnisht edhe festat fetare, netët e ditët e mëdha që kanë peshë e rëndësi të veçantë në bagazhin e madh fetar e kulturor islam.
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  4. #4
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Qyteti në zemër të Evropës

    Qyteti i Kreuzlingenit shtrihet në verilindje të Zvicrës, në kufi me Gjermaninë, dhe në lindje të liqenit Boden e ka edhe kufirin me Austrinë. Është nga qytetet kufitare që në të cilat kalon kufiri administrativ Zvicër - Gjermani. Bashkë me qytetin gjerman të Konstanzës (gjysmës tjetër) përbën një aglomerat prej afro 100 000 banorësh. Nga aspekti administrativ Kreuzlingeni bën pjesë në kantonin Thurgau (TG), njëri prej 26 kantoneve sa ka krejt Zvicra. Është formuar me njësimin e vendbanimeve Kreuzlingen-Egelshofen me Kurzrickenbachun (1927) dhe me Emmishofen (1928). Në vitin 1947 Kreuzlingeni bëhet qytet (me mbi 10 000 banorë). Në fund të janarit 2005 Kreuzlingeni ka numëruar 17 565 banorë, 44.7 % e të cilëve (7 858) janë me origjinë të huaj. Çdo i shtati banor (2 590 persona) posedon pasaportë gjermane. Qyteti ka një sipërfaqe prej 11.79 km2



    www.bim.org.mk
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Disa foto ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  6. #6
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    Fjalimet ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura    
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

  7. #7
    Besimtar Musliman Maska e Drini_i_Zi
    Anëtarësuar
    09-09-2008
    Postime
    1,327
    brendia ...
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    "Askush nuk është aq i verbër , se sa ai i cili nuk dëshiron të shohë"

Tema të Ngjashme

  1. Xhamitë e Tiranës
    Nga Drini_i_Zi në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 15:16
  2. Përse Hitleri e shmnagu pushtimin e Zvicrës
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 21-02-2006, 06:30
  3. Genocidi serb në Kosovë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 09:14
  4. Gjenocidi kundër shqiptarëve
    Nga Fjala e drejte në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 16-03-2004, 07:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •