Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Dështon përpjekja e Berishës për t’i dhënë rërë Italisë, nuk bindi dot Parlamentin

    Gazeta britanike “The Independent” ka botuar një reportazh në lidhje me marrëveshjen e mundshme mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e rërës nga brigjet shqiptare dhe rregullimin e plazheve të Leçes. Sipas gazetës, tentativa e kryeministrit Sali Berisha për arritjen e kësaj marrëveshjeje ka rezultuar jo e suksesshme

    Peter Popham
    Merkure, 16 Korrik 2008 08:49:00



    Gazeta britanike “The Independent” ka botuar një reportazh në lidhje me marrëveshjen e mundshme mes Shqipërisë dhe Italisë për marrjen e rërës nga brigjet shqiptare dhe rregullimin e plazheve të Leçes. Sipas gazetës, tentativa e kryeministrit Sali Berisha për arritjen e kësaj marrëveshjeje ka rezultuar jo e suksesshme, pasi ai nuk ka mundur dot të marrë mbështetjen nga Parlamenti Shqiptar. “The Independent” thekson se tashmë Kryeministri do të duhet të llogarisë edhe reagimet e ambientalistëve shqiptarë, të cilët nuk kanë qenë shumë aktivë në vitin 1990, në rastin kur me rërën shqiptare u rigjenerua plazhi i Korfuzit në Greqi.

    Mauro della Valle, është një oficer në Ushtrinë Italiane, por pasioni i tij mbetet deti dhe plazhi. Të gjithë kohën e tij të lirë e kalon tek “Soleluna”, vendi ku ai dhe e shoqja Luçiana menaxhojnë një bar në San Cataldo, qytet bregdetar i Leçes, në Pulja, ku shërbejnë pije dhe ushqime të lehta dhe ku flasin shpesh me njerëzit më të rregullt që i frekuentojnë, dy rojet që kujdesen për pushuesit në det, të cilët trishtohen kur hedhin shikimin në anë të detit. Dhe ajo që ai shikon është me të vërtetë e trishtuar. Sepse plazhi i San Cataldos, ashtu si duzina plazhesh të tjerë në bregun italian, po merr fund. Po merr fund nga sezoni në sezon. Njëkohësisht edhe e ardhmja e ditëve të pushimit në këtë destinacion po merr fund. “Soleluna” është një vend prej zilesh të bardha të shndritshme dhe ku erërat ndërpriten nga domatet-çati të kuqe në skajin më verior të plazhit San Cataldo. Vizitorët paguajnë rreth 4 euro në ditë për të përdorur dushet dhe dollapët e tyre, si dhe çadrat e shezlongët. Por gjithnjë e më shumë “Soleluna” po kthehet në një vend ku nuk ka njerëz. Guido, shoferi im i taksisë, pasi bëmë rreth 12 kilometra rrugë dy kalimëshme nga Leçja deri në plazh, më tha që njëzet vjet më parë atje shtrihej rreth 15 metër rërë deri në ujin e detit. Kishte patur vend për thuajse 10 radhë çadrash e shezlongësh dhe rërë ku të luanin fëmijët, si dhe hapësira për volejbollin e plazhit. “Por sot plazhi mezi shkon edhe 5 metër i gjerë”,- thotë ai. “Njerëzit nuk po shkojnë më në San Cataldo. Nuk ka mbetur rërë atje. Ata shkojnë në vende të tjera, ku mund të gjendet rërë. Është një turp. San Cataldo ka qenë gjithnjë plazhi kryesor. Prindërit e mi më kanë treguar se kur ishin të rinj, i gjithë qyteti përdorte për të zbritur në San Cataldo tramvaj, por që sot kanë dalë jashtë funksionimit. Kur unë isha ende fëmijë, 20 vjet më parë, tramvaji nuk ekzistonte, por rruga që të çonte për në plazh ishte me trafik. Shikoje atë sot, është krejtësisht e zbrazët”. San Cataldo po shkatërrohet në mënyrë të pariparueshme. Për vite me radhë Këshilli i Qytetit të Leçes ka luftuar për të shpëtuar këtë resort të turizmit. Nëse hedh vështrimin tek bar “Soleluna” mund të shohësh gurë të mëdhenj që janë nxirë nga plazhi për shumë kohë me radhë. Këta gurë janë projektuar për të pakësuar në minimum efektin që kryen era mbi rërën që ka mbetur. Por qëllimi më i madh i këtyre “armëve” shtrihet në det, ku po merren ngarkesa të reja rëre nga tjetërkund në Adriatik, sepse plazhi kështu mund të rilindë. Quhet “Plazhi ushqyes” dhe është praktikuar në plazhe që po zhduken përreth botës, me shkallë të ndryshme suksesi. Bëhet fjalë për një përmirësim të Italisë, e cila do përdorë më shumë dhe më shpesh këtë projekt në vitet që do të vijnë nëse kërkon që t’i joshë ende milionat e turistëve, italianë dhe të huaj, që kalojnë pushimet e tyre në 3952 kilometrat e bregdetit që janë zënë nga plazhet, sepse 42,5 për qind e tyre po vuajnë erozionin. Në Pulja, shifra është 64,6 për qind dhe në të afërtin Molise, në veri, është 91 për qind. Por edhe niveli i detit parashikohet që të rritet nga 18 deri në 30 centimetra në shekullin e ardhshëm dhe kështu gjërat vetëm mund të përkeqësohen. Plazhi ushqyes funksionon në këtë mënyrë: gjendet një masë e caktuar rëre e të njëjtit tip dhe konsiston në faktin se dhjetëra milionë metër/kub rërë hidhen në anije të mëdha, të cilat transportohen në breg, gati për t’u hedhur në plazh. Ashtu si Mauro della Valle më shpjegoi mua, Leçe e ka zgjidhur problemin e vet- në teori- 7 vjet më parë. “Një ekspert hidrograf, i cili ishte përfshirë në këtë punë nga vetë qytetarët, veçoi një grumbull të madh rëre 6 milje në det nga Brindisi (40 kilometra në veri të Leçes) dhe 90 metër thellë në det”,- më tha. “Rëra ishte e të njëjtit tip si kjo e jona. Ideja ishte të përfitoje rreth 250 mijë metër kub/rërë, që është e njëjtë me 20 fusha futbolli. Bëhet fjalë vetëm për një fazë por sipas ekspertëve tanë, më thellë në det ekzistojnë 2 milioë metër/kub rërë. Që plazhi i San Cataldos të mbushet më rërë, do të duhet rreth 1 muaj. Projekti ishte gati në vitin 2001 dhe Këshilli Komunal premtoi një shumë prej 5,5 milionë eurosh, marrë nga Bashkimi Europian për të financuar këtë projekt. Plani ishte i kompletuar pasi ishte miratuar nga dy grupe njerëzish, si dhe qeverisja rajonale, e cila dha garancinë mjedisore. Kështu siç duhet të funksionojë puna, e cila do të nisë, ka vënë në lëvizje politikanët, të cilët kanë tundur kokat duke thënë një “Pro” të madhe. Rëra e miratuar për “transplantin” ishte 6 milje në det, por 6 milje larg Brindisit dhe jo Leçes. Dy qytetet kanë qenë rivale të njohura ndër shekuj: ashtu siç ndodh në të gjitha cepat e Italisë, çështja e familjarizimit dhe e racave të nëpërkëmbura të njerëzve që manifestohet nëpërmjet konceptit “Campanelismo”, që do të thotë “Zilja”, ku nënkuptohet një krenari shoviniste mbledhur në vetvete dhe mbi të gjithë stamposur për paragjykimet që ke rreth afërsisë me të tjerët. Leçe dhe Brindisi janë shumë afër, por edhe larg njëkohësisht: ndoshta Leçe është një qytet më elegant (me qendrën e tij historike) në bregdetin puljez, i zbukuruar me numrin e madh të kishave të stilit barok dhe atyre romane, ndërsa Brindisi është një bazë e mishit dhe e patateve nëpërmjet portit, ku rëndësia ka qëndruar gjithnjë tek pika kryesore për kalimin në Greqi. Politikisht, të dy qytetet janë edhe në anë të kundërta të këndvështrimit. Brindisi që i përket qendrës së majtë dhe Leçe që i përket qendrës së djathtë. Filli kthehet prapa në shekuj. Qendra e shkëlqyer e Leçes, ka si pjesë qendrore objekte me një nivel të lartë, një kolonë e hollë me statujën e Sant Oronzos, peshkop i shekullit të parë, i cili u shqye nga luanët në sytë e Perandorit Neron, një kullë që njëherë e mirë tregon përfundimin e rrugës “Apaia” në Brindisi, derisa ky emër nuk u përftua nga Leçe, shekuj më parë. Kështu, në kohën e kryebashkiakut të Brindisit, Michele Erricos, Leçe mësoi se ishte pika e fillimit të krimit “Rërë Brindisi”, i cili nuk do të kishte qenë një politikan italian nëse nuk do të kishte luajtur letrën: për të gjithë ka qenë vlerë. Qyteti po shkon në procedurat e sulmit. Ambientalistët vendorë kanë organizuar një zinxhir njerëzish, të cilët protestojnë përgjatë plazhit. Turistët janë lutur për të hedhur firma, ku të domosdoshme kanë qenë 10 mijë të tilla dhe çështja u prezantua në formën se si Leçe po vjedh rërën e Brindisit. Fansat e skuadrës vendore të futbollit kanë ndihmuar shumë gjatë ndeshjeve të tyre, me shkrimin “Larg duart nga rëra jonë”. Një gjyqtar i tretë, ndoshta i ndikuar nga vala e bërë e publicitetit, e pa Leçen si një çështje të ndërlikuar në luftë kundër skemës së krijuar më parë. Sezoni veror i vitit 2008 u hap me një të nxehtë të shkëlqyer, të thatë dhe të egër, si dhe temperatura që shkojnë deri në 34 gradë, një det të pastër dhe me shkumë, por në San Cataldo gjithnjë e më shumë një sasi e vogël rëre për t’u shijuar. Ajo që mbetet nga rëra e zezë, janë algat në krye dhe zhdukja e rërës në pjesën më të madhe. Mauro ka ndërtuar një dysheme mbi ujë, për t’u bërë të pranishme klientëve të tij hapësirën e detit pa kufij. Por në ditën e bukur të korrikut, kur gazeta “The Independent” vizitoi këtë plazh, u dukën vetëm gjurmët e njerëzve mbi rërë. Mauro della Valle, një person i dashur, e ruan gjaknxehtësinë, por Leçe duket gjithnjë edhe më e nxehur. Personi më i rëndësishëm i politikës është Adriana Poli Bortone, Senatore, ish-Kryebashkiake, tashmë Zv.kryebashkiake, gruaja që ka shtyrë më tej planin për shpëtimin e plazhit të qytetit. “Gjendemi përballë një sërë sfidash të gjata në rajonin e Puljas, të cilat rrezikojnë të prishin punën e gjatë të Këshillit të Leçes gjithë këto vite në studime të nivelit të lartë, në të mirë të zëvendësimit të rërës, studime që duhet të ishin mbikëqyrur nga Rajoni. Tani rreziku është se autoritetet e rajonit nuk janë në gjendje të prezantojnë planin e tyre të bregdetit brenda fundit të vitit dhe subvencioni prej 5,5 milionë eurosh lejuar për riparimin e bregdetit të Leçes, nuk do të vihet në zbatim”. Brindisi dhe politika e aleatëve të tyre në Këshillin Rajonal nuk kanë një buxhet si përgjigje të këtyre. Por La Bortone ka një tjetër kartë nën mëngë. Javën e kaluar, një nga korrespodentët e të përditshmes italiane “La Stampa”, shkruajti: “Brindisi nuk dëshiron të na japë rërën? Më vjen keq, por do ta marrim nga Shqipëria”. Zonja Bortone e gjeti dikë në Adriatik që dëshironte të hynte në lojë. Shqipëria kishte ndihmuar Korfuzin për të rregulluar plazhet e tij; tani kryeministri, Sali Berisha, me të cilin Zonja Bortone ka një marrëdhënie të shkëlqyer, po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Leçen. Por fatkeqësisht për Leçen, virusi demokratik ka mbërritur edhe në Tiranë. Zonja Bortone mund të ketë arritur një bashkëpunim me zotin Berisha, por duket qartë se ai nuk i ka shkuar dot deri në fund punës për të marrë këtë bashkëpunim edhe në Parlamentin e tij. Rezultati: shqetësimi mes deputetëve shqiptarë këtë fundjavë, me zëvendësliderin e socialistëve, Erion Braçe, i cili ka sulmuar z.Berisha duke thënë se bregdeti shqiptar nuk është pronë personale. Pas kësaj është fakti se, kur Shqipëria i dha ndihmë Korfuzit në 1990, ambientalizmi nuk ishte i njohur në Shqipëri; kurse sot është një fuqi për t’u llogaritur. Ndërsa tani, me heqjen e shpresës së fundit, duket se San Cataldos do t’i bëhen ritet përfundimtare.

    Marrë nga “The Independent”

    Titulli në origjinal: “Beteja e plazheve: Po zhduket bregdeti italian”

    Bottom of Form

    Somario

    Por La Bortone ka një tjetër kartë nën mëngë. Javën e kaluar, një nga korrespodentët e të përditshmes italiane “La Stampa”, shkruajti: “Brindisi nuk dëshiron të na japë rërën? Më vjen keq, por do ta marrim nga Shqipëria”. Zonja Bortone e gjeti dikë në Adriatik që dëshironte të hynte në lojë. Shqipëria kishte ndihmuar Korfuzin për të rregulluar plazhet e tij; tani kryeministri, Sali Berisha, me të cilin Zonja Bortone ka një marrëdhënie të shkëlqyer, po përgatitet të bëjë të njëjtën gjë edhe me Leçen.

    Por fatkeqësisht për Leçen, virusi demokratik ka mbërritur edhe në Tiranë. Zonja Bortone mund të ketë arritur një bashkëpunim me Zotin Berisha, por duket qartë se ai nuk i ka shkuar dot deri në fund punës për të marrë këtë bashkëpunim edhe në Parlamentin e tij. Rezultati: shqetësimi mes deputetëve shqiptare këtë fundjavë ku zëvendëslideri i socialistëve, Erion Braçe ka sulmuar z.Berisha duke thënë se bregdeti shqiptar nuk është pronë personale. Pas kësaj është fakti se, kur Shqipëria i dha ndihmë Korfuzit në 1990, ambientalizmi nuk ishte i njohur në Shqipëri; kurse sot është një fuqi për t’u llogaritur. Ndërsa tani, me heqjen e shpresës së fundit, duket se San Cataldos do t’i bëhen ritet përfundimtare.


    Botuar ne Gazeten Shekulli

  2. #2
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    a thua eshte e vetete tentativa e siperpermendur???

    se ketu ne forum kemi degjuar/lexuar zera/shkrime qe e mohonin kategorikisht, duke ia atribuar si sh[ifje gogoleve, kanibalave, dordolecave, vampirave te krahut blu te punisto-sigurimsave ...

    kete rol kane kryeministrat e radhes ne Shqiperi ... tu japin konçensione sa me shume greqis e italis per te qendruar ne karrige ... ndersa me serbine eshte e mjaftueshme pazari mafioz e kontrabanda ...

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    politika e re.. po thosh bracja pardje ne televizor..
    c'politik e re jeni ju i tha ed paloka.. ti erion tha na nxirrje nga xhepi brendshem i zhaqets foton e xhaxhi enverit e mburreshe se e mban ne gji nat e dite..
    nuk eshte e vertet ulerinte i dh.jeri erion..
    e vertet e vertet i tha paloka.. ke qen tha me gaz demin tha kur na e tregonje..
    mbeti erioni..mek mek mek..

    djemt e enverit shkonin ne itali ahere si ne ciflig te babes.. e ne birucat e enverit dergjeshin koliqet e pader meshkallat..
    vet enveri vjen me tren nga moska ne budapest-vjene-milano-bari.. ne vitet 60 te.. pra mes per mes italise.. asaj italie kapitaliste.. revizioniste po e po.. e jo vetem nuk i hyn ferr ne kembe por e presin plot nderime autoritetet vendase ..pra mafia e baro brindizo leces.. e pastaj e percjellin me aeroplan per tiran..
    aso kohe enveri u kish rrjepur lekuren qindra "agjenteve" italano imperialisto vatikanas..
    pra aftesia e mafies enveriste eshte e njohur..
    do ket lene miq signor antonio dhe per edvinin e sotem.. ne brigjet italane..
    karlo bollino eshte sot zot i shqiperise.. dhe mbeshtetes i zjarrte i edvin braces..
    pra nuk eshte fare cudi qe te prodhojne keta mafioz " rere" per berishen dhe ne indipendent te londres qe aman c'e var indipendencen ne gozhde per hater te shukave me mijra euro qe mund te japi erion veli edvini..

    500 000 euro i dha erion veliu trebickes se shkrete.. na tha e dil prodho " rere" kunder berishes..

    sa me mori me cel nje mik na vlora.. e me tha..
    kemi kapur tha sonte naten ca tropojane me ne krie sokol mulosmënin tha.. duke vjedhur me nje zuk tha kum ne plazhin e sodes.. e donin ta conin ne lece te zonja bortone tha.. lol..
    i kemi futur tha nje hu te mire tha..
    oj maloket tha duan te vjedhin kumin tone..

    or josif po sa kollaj ta p.jerdhin mendjen keta ty mor djal..
    nen jastek a nen zhaqet e mban zp-ne.. apo ku..
    le qe sot ka nja 7 zp-ra..


    nashi sa kishte leshuar tingullin alarme driteroi..

    mo ma prek sali ti kumnë..
    se ste lëne vid e burmë..
    djemt e skeles me selamnë..
    me dyfeq e jataganë..


    plasen te bejne pak 97-te vlore.. se vampiret u ben kohe pa pire gjak..
    te tmerrshem.. ku nuk u shkon mendja..



    ..

  4. #4
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    A eshte kjo diktature " e lire"?

    Agim Isaku

    1.

    "Jena të depolitizum…"

    Shumëkush ka pasur rastin që të blejë bukë në orët e vona të natës, tek ato dritaret ku nuk komunikon me shitësit, por direkt me bukëbërësit që punojnë në turnin e natës. Përveç aromës së bukës së pjekur dhe miellit, ndesh edhe ca njerëz thellësisht të lodhur. Të djersirë nga zjarri i pandërprerë i furrave dhe të veshur me tesha që mes atij mundimi të përgjithshëm përcjellin një bardhësi të pabesueshme që dëshmon më shumë se sa respektim ligji, një fisnikëri të hershme që, si në të gjitha shoqëritë e varfra, përthyhet në respektin për bukën.

    Në një portë të tillë trokita edhe unë para dy ditësh, në mesnatë pothuajse. Pasi u përshëndetëm, me një ndjenjë komplekse faji të pashpjegueshëm dhe të paarsyeshëm, e pyeta duke buzëqeshur bukëpjekësin se nga ishte.

    - Nga Shkodra, - më tha, teksa fshinte me përparëse duart, që sapo i kishte larë dhe shtoi: Nga Vau i Dejës.

    Vura sërish buzën në gaz.

    - Je me Nard Ndokën? - e shtyva më tej bisedën, duke menduar se kësisoj i krijoja afërsi më tepër.

    Ai më pa me dyshim.

    - Apo me Jozefinën, - shtova me shpejtësi, duke e shndërruar buzëqeshjen në një të qeshur idiote.

    - Jo, jo, na jena të depolitizum…

    Ishte vërtet i trembur. Edhe i lodhur tej mase, sigurisht.
    Vajza e një mikut tim që punon në një institucion qeveritar më tregonte se edhe atje njerëzit kanë frikë të flasin lirisht dhe opinionet politike i shprehin në fshehtësi. Një tjetër mik, biznesmen i mesëm, i urtë dhe fetar i vërtetë, aktivist i spikatur i Partisë Demokratike, më tregonte se ka disa muaj që nuk e shajnë dot Edi Ramën në mbledhjet e Partisë Demokratike, sepse nëse e bëjnë një gjë të tillë, të nesërmen u vjen për kontroll policia tatimore e Berishës. Biznesmenë, nëpunës të vegjël apo të mesëm të shtetit, polici rrugor që e ke pas njohur dikur, nëse je person me "xanxë", të përshëndet me frikë.
    Policia bashkiake e Edi Ramës të bllokon rrugën dhe rrotën e makinës. Dhe njerëzit e rëndomtë tremben.

    Trembja ndihet gjithandej. Njerëzit u shmangen bisedave politike, ose edhe kur flasin për politikë, flasin të konformuar.

    - Siç po shkojnë punët, ndonjë ditë, - më thoshte një miku im që merret me biznes, - do të flasim vetëm për motin dhe futbollin, njëlloj si në kohën e diktaturës, teksa udhëtonim në autobus apo në tren…

    Dhe, ata shumë politologë që janë marrë me studimin e këtyre fenomeneve, theksojnë se në shoqëritë postdiktatoriale, ku institucionet janë ende të brishta dhe jo efektive e funksionale, ringjallja e frikës mund të pengohet vetëm nga politikanë që e kanë moto të tyren liberalizmin, tolerancën dhe respektin për kundërshtarin. E, në këtë profil, askurrë nuk mund të futen as Rama dhe, sigurisht, as Berisha, paçka se në mënyrë paradoksale ky i dyti është ku e ku më i edukuar politikisht (pavarësisht llojit të politikës që përfaqëson) se i pari.


    2.

    Greva, si fasadë demokratike

    Tashmë, pas një heshtjeje të turpshme të ditëve të para, për grevën e urisë që ka disa ditë që e kanë filluar Meta dhe deputetë të tjerë, flasin të gjithë. Parti të tjera të vogla anatemojnë në të dyja krahët me një "fuqi" të panjohur deri dje. Skena e djeshme që u zhvillua në Parlament dhe që u ndoq drejtpërsëdrejti përmes televizioneve, ishte një turp për shumëkënd që vazhdon ta marrë rrogën si deputet. Heshtja e tyre është e ngjashme me heshtjen e deleve, teksa shoqen e tyre e shqyen ujku, është e ngjashme me indiferentin që kthehet në shtëpi gjakftohtë, teksa lagjja po digjet. Pesha e rëndë e ndryshimeve kushtetuese të 21 prillit ishte në të vërtetë një test i rëndë edhe për karakterin e shumëkujt që pretendon se merret me politikë.

    Por, vështruar nga një anë tjetër, ajo pamje që u përcoll dje nga Parlamenti, vetë greva e urisë, tubimi përballë Kuvendit, përleshjet me policinë, njëherësh mund të shërbejnë edhe si një fasadë mashtrimi, shërbejnë për të krijuar iluzionin e një vendi normal demokratik. Dhe kjo ndodh për një shoqëri, ku në të vërtetë demokracia është mbytur nën peshën e rëndë të pisllëkut "politik" dhe të pazareve të fëlliqura, që nuk kanë se si të konsiderohen "kompromise politike". E, në këtë këndvështrim, Ilir Meta po i "shërben" krijimit të këtij mashtrimi. Prandaj, mbase do të lipset ta rishikojë vendimin e tij për grevën, të cilën edhe Rama, edhe Berisha, do të mund ta shesin paturpësisht si provë të një demokracie funksionuese.


    3.

    Kanë humbur ca institucione dhe ca njerëz

    Të gjithë i kujtojmë demonstratat dhe protestat e pafundme të "Mjaft!", angazhimet e pafundme të një sërë institucioneve në mbrojtje të një gazetari, i cili pretendonte të ishte dhunuar nga një ministër; protestat deri për një fushë plehrash, për lirinë e fjalës, për rritjen e çmimit të energjisë elektrike e kështu me radhë. Një djalë i ri, madje i mirëpaguar në mënyrë të pakontrolluar, nuk përtonte të protestonte për gjithçka. Ky djali, së bashku me shokët e tij, tani nuk është se kanë ikur jashtë shtetit për ndonjë master. Jo, janë këtu dhe aspirojnë për të kapur majat e politikës të kacavjerrë pas "politikës së re" të Ramës. E, nëse vërtet kanë ndonjë aspiratë demokratike, - gjë që e kam pas vënë në dyshim qysh herët, - do të duhej të bëheshin prezentë tani. Pasi Che Guevara, fotografinë e të cilit e mbajnë nëpër T-shirt-e, mezi do ta kishte pritur një situatë të tillë revolucionare. E, bashkë me ta, kanë humbur komitete të të drejtave të njeriut, të mbrojtjes së mediave të lira, institucione të tjera që mirëpaguhen për "asistencë" ligjore… Kanë humbur njëherësh edhe ca ish-politikanë, ish-kryeministra, ish-kryetarë kuvendesh, ish-liderë shpirtërorë, ca deputetë, që në mënyrë të turpshme dje na dëshmuan se nuk posedojnë as minimumin e ndjesisë së bashkësisë së racës njerëzore. Deri dje, kolegët e tyre kishin katër ditë pa bukë, ishin përballë tyre dhe ata shtireshin sikur nuk i shikonin. Dinjiteti njerëzor kishte rënë në fund të këmbëve.


    4.

    Përtej një sekuence filmike

    Edhe pse nuk duket etike që, ndërsa një numër miqsh politikë janë të ngujuar në një grevë urie, do të risillja këtu një episod nga një film, që e kam parë para ca kohësh. Është thjesht një film komik, prodhim i Hollivudit, jo edhe aq bashkëkohor. Ngjarjet zhvillohen në një shtet hipotetik, emri i të cilit është i ngjashëm me shumë emra shtetesh të Amerikës Qendrore dhe Jugore. Kemi të bëjmë me një diktaturë. Është një diktaturë tipike e këtyre viseve: drogë, liri pa hesap sipërmarrjeje, familje mafioze që kontrollojnë politikën, "asistencë" ndërkombëtare që e mban në këmbë këtë diktaturë, samba vithesh të rrumbullakëta… Skena që do t‘ju përcillja është kjo: Dy ushtarë të Gardës së diktatorit ndodhen para dy posterave, që në të vërtetë kanë të njëjtin portret, atë të diktatorit, vetëm se njëri nga posterat është në ngjyrë të kuqe dhe tjetri është blu. Njëri nga ushtarët i thotë shokut të vet: "Kësaj radhe unë do të votoj për Presidentin blu". "Është e drejta jote, mund të votosh lirisht për cilindo nga këta të dy, - ia kthen shoku, - ne jetojmë në një diktaturë të lirë".


    5.

    Në vend të mbylljes

    Në shumë libra, që tentojnë të analizojnë diktaturat, ka pafundësisht përcaktime për diferencat mes tyre. Ata cilësojnë diktaturat antike, ato të mesjetës - ku shfaqen për herë të parë edhe diktaturat e ndritura, - diktaturën fashiste, atë naziste, diktaturën borgjeze dhe atë komuniste. Pastaj arrijmë te termi demokraturë, që ngërthen një gjendje të ndërmjetme mes diktaturës dhe demokracisë, ashtu sikundër cilësohej edhe Shqipëria deri para do kohësh. Më tej ndeshen edhe terma të tjerë, që thuajse homologojnë me diktaturën si demokraci monarkike, nepotike, diktaturë demokratike etj., deri tek e ashtuquajtura diktaturë e butë (soft dictatorship).

    Po ne në ç‘sistem jetojmë? Demokracia është rrënuar në themelet e saj: vota e lirë blihet dhe numërohet në mënyrë korruptive, dy liderët kujdesen të ndryshojnë jo vetëm sjelljen politike, por deri edhe Kushtetutën, thjesht në mbrojtje të interesave të veta, por njëherësh kemi të drejtë të blejmë e të shesim, - domethënë zotërojmë iluzionin e një ekonomie të lirë e të së drejtës së sipërmarrjes së lirë, kemi gazeta dhe media të pafund, ku edhe pse mund të thuash kohë më kohë ç‘mendon, askush nuk merr përsipër të të përgjigjet, pa kemi edhe trafiqe gjithëllojësh, të ligjshëm e të paligjshëm. Mund të dalësh në rrugë i palarë, ose i larë. Mund të divorcohesh, të bashkëjetosh, të jesh poligam dhe të bësh orgjira. Mund të zgjedhësh mes diktatorit blu dhe të kuq…

    I ke të gjitha "liritë", me përjashtim të lirisë politike.

    E, kështu, lehtësisht mbërrijmë tek arsyetimi se demokracia jonë është duke u shndërruar me shpejtësi në një diktaturë të lirë… A do ta pranojnë shqiptarët këtë gjendje?

    Gazeta Shqip

  5. #5
    ILIR NË GEN Maska e flory80
    Anëtarësuar
    03-12-2006
    Vendndodhja
    Buzë Vjosës Kaltëroshe
    Postime
    1,531
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    futja pordhe futja.....qeveria shet rere, jo po qeveria po i shet ret e zeza greqise..me te tille shqiptare si puna juj shqiperia nuk bohet edhe 1500 vjet.
    Or Homz!
    A nuk i shiti Fatos Nano Greqisë rërë nga Ksamili? Rërë or rërë. Rërë i shiti, mos u çudit fare. E mernin rërën dhe mbushnin plazhet e gurtë dhe pa rërë në Greqi.
    Ndërsa ky vëllai i Fatosit do tja shesi Italisë tani.
    Si e kemi lënë veten të qeverrisemi nga këto monstra për 18 vjet?
    Turp!
    EH I ZIU NJERI, GËLLTIT DIKU NJE LUGË ÇORBË TË PRISHUR, EDHE VJELL PASTAJ PËR GJITHË JETËN!

  6. #6
    kujtimi Maska e KUJTIM CAMI
    Anëtarësuar
    24-10-2008
    Vendndodhja
    prrenjas
    Postime
    463
    Po po tani Sala do ti shese gure te murrme Portugalise!!!!!! Pas "kontrabandes" se armeve me Ameriken(se kishin ngel pa arme te shkretet) te kudi une tjeter na del edhe RERA tani??????!Po vetem me keto pune u marrka Sala? Se me sa di ai po ben pune aq sa s`bene te tjret per 8 vjet c` them?Po c`tete more per 45 vjet socialistet(se ketu tek ne po ato fytyra qe ishin ne 1984-85 e betoheshin PER IDEAL TE PARTISE po ato fytyra jane dhe sot qe na japin leksione per demokracine) pra per 45 vjet s`kane asfaltuar aq rruge sa ka bere ky "KONTRABANDISTI" i reres?????? Po c`i kini keto??!! Shtrojuni punes e punoni e lereni fantazine ne punen e vet se s`ju jep buke fantazia. RROFSHIN PUNTORET POSHTE DEMBELET E LLAFAZANET.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anëtarësuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    ...pra aftesia e mafies enveriste eshte e njohur..
    do ket lene miq signor antonio dhe per edvinin e sotem.. ne brigjet italane..
    fut edhe saliun, megjithse eshte lakmuesi yt ... i menderosur deri ne grike me enverizma ... kapoizma ... fazlliçizma ...

    le qe sot ka nja 7 zp-ra..
    rd, 55-sa jote jane disa nga to ...

    nashi sa kishte leshuar tingullin alarme driteroi..

    mo ma prek sali ti kumnë..
    se ste lëne vid e burmë..
    djemt e skeles me selamnë..
    me dyfeq e jataganë..

    plasen te bejne pak 97-te vlore.. se vampiret u ben kohe pa pire gjak..
    te tmerrshem.. ku nuk u shkon mendja..
    ..
    qfar do bejn ata karrige-b*thshkulurit-sigurimsat e '97 qe bashke me saline jane ne qeverri ...

    jeni te tere punisto-menderosur, sigurim-hekurosur, çehre-katranosur, kulufer-zgjebosur, pavarsisht prej bojatisja-zgjyrosur ...

  8. #8
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga flory80 Lexo Postimin
    Or Homz!
    A nuk i shiti Fatos Nano Greqisë rërë nga Ksamili? Rërë or rërë. Rërë i shiti, mos u çudit fare. E mernin rërën dhe mbushnin plazhet e gurtë dhe pa rërë në Greqi.
    Ndërsa ky vëllai i Fatosit do tja shesi Italisë tani.
    Si e kemi lënë veten të qeverrisemi nga këto monstra për 18 vjet?
    Turp!

    or Flor....po ca thu mer cun ca thu edhe ti, shitja e reres nga Berisha ishte nje lajm tip porrdhe mediokre qe vetem ata qe e porrdhen e degjuan dhe u friksun prej saj....nuk flitet kshu pa lidhje..



    jo po tashi qeveria berisha do shesi, rete e bardha, dhe nga italia do na vijne re te zeza, qeveria berisha do shesi qiellin blu te vlores dhe do na sjelli ne vlore qiellin makaber te brecias e lecces,,pffffffffff

    per sa kohe kto budallalliqe besohen, Erjon Shurra me Ed Ramen kan me ju mbyt me to.

  9. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Citim Postuar më parë nga KUJTIM CAMI Lexo Postimin
    Po po tani Sala do ti shese gure te murrme Portugalise!!!!!! Pas "kontrabandes" se armeve me Ameriken(se kishin ngel pa arme te shkretet) te kudi une tjeter na del edhe RERA tani??????!Po vetem me keto pune u marrka Sala? Se me sa di ai po ben pune aq sa s`bene te tjret per 8 vjet c` them?Po c`tete more per 45 vjet socialistet(se ketu tek ne po ato fytyra qe ishin ne 1984-85 e betoheshin PER IDEAL TE PARTISE po ato fytyra jane dhe sot qe na japin leksione per demokracine) pra per 45 vjet s`kane asfaltuar aq rruge sa ka bere ky "KONTRABANDISTI" i reres?????? Po c`i kini keto??!! Shtrojuni punes e punoni e lereni fantazine ne punen e vet se s`ju jep buke fantazia. RROFSHIN PUNTORET POSHTE DEMBELET E LLAFAZANET.


    Kujtim Cami,,,,lene mer se Sala eshte duke bo nje kondrabande resh te bardha me re te zeza me italine dhe populli i vlores eshte cu ne protesta, sepse rete e bardha te vlores jan perla e ballkanit, kta do mbrojne rete e bardha me cdo kusht.


    rresp

  10. #10
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Citim Postuar më parë nga Homza Lexo Postimin
    futja pordhe futja.....qeveria shet rere, jo po qeveria po i shet ret e zeza greqise..me te tille shqiptare si puna juj shqiperia nuk bohet edhe 1500 vjet.
    Keto thenie nuk i shkoje fare nje Kosovari si puna juaj.

    Do ju shofim ju tani e do bejme sehir me problemet qe keni ju !!!


    Si Administratori i Temes kerkoj te mos behen me te tilla postime te pakendshme.


    Tjeta !

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  2. A kemi një politikë kombëtare sot?
    Nga Ingenuous në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 25
    Postimi i Fundit: 29-04-2007, 06:56
  3. Rikthimi i themeluesve të PD-së
    Nga Veshtrusja në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 01-10-2005, 16:22
  4. "Nano Ik", protesta sërrisht në Bruksel
    Nga Asteroid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 02-05-2004, 12:07
  5. Roli i Italise ne Ballkan
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 04-07-2002, 08:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •