Ka kohė qė nė botėn islame flitet pėr jomedh'hebizmi, qė hedh pas krahėve medh'hebet dhe mbėshtetet vetėm tek argum
E enjte, 13 Nėntor 2008
Shkruan: Muhamed SYTARI
(Jomedh'hebizmi tė shtyn pėr dėme tė mėdha nė fe)
Ka kohė qė nė botėn islame flitet pėr njė rrymė tė re (jomedh'hebizmi), qė hedh pas krahėve medh'hebet dhe mbėshtetet vetėm tek argumenti (delil). Si e shikoni kėtė dukuri dhe ēfarė i kėshilloni muslimanėt nė lidhje me kėtė gjė?
"E para lojė me medh'hebet ka ndodhur nė kohėn e khalifit el- Muktedir[1], kur njė person i solli njė libėr, nė tė cilin kishte pėrzier pjesė tė medh'hebit Hanefi me atė tė medh'hebit maliki, etj. Muktediri, thirri dijetarin dhe kadiun Ismail, tė cilin e pyeti pėr atė libėr. Kadiu, kur e lexoi dhe kuptoi se ēfarė ka nė tė, tha: Ky libėr meriton tė digjet! Khalifi pyeti: A mos vallė nė tė ka gėnjeshtra? Kadiu tha: Jo, por ai ka pėrzier nė tė medh'hebet Hanefi me atė maliki, prandaj nuk duhet shpėrndarė ndėr njerėz, pasi mund t'u krijojė atyre trazime nė ēėshtjet e fesė. Dhe u dogj.
Pasi ndėrroi jetė Pejgamberi (a.s), njiheshin vetėm 152 muxhtehidė, ndėr 130.000 sahabė, qė ishin mukal- lidė.
Kaluan kohė dhe dijetarėt sėbashku me masėn islame ranė dakort pėr tė ndjekur dhe pėr tė pasuar katėr medh'hebet e katėr imamėve tė mėdhenj dhe e mbyllėn derėn e jomedh'hebizmit, sepse ishte dhe vazhdon tė jetė me tė vėrtetė njė rrezik qė e gris petkun e fesė.
Jomedh'hebizmi tė shtyn pėr dėme tė mėdha nė fe, si pėr shembull: Njė Hanefi, i shtyrė nga kjo rrymė, mund tė mos japė zekatin e tregėtisė, duke ndjekur Ibni Hazmin, qė ka thėnė se nuk jepet zekat pėr mallrat e tregtisė, e sa e sa mendime tė tjera tė devijuara.
Prandaj atyre qė thonė se ne e lidhim kėtė lojė (jomedh'hebizmin) me argumente dhe dogma, ndjekim delilin, etj. dhe nuk lėmė ndokėnd tė tallet me fenė, u themi: A jeni ju nė atė gradė sa tė bėni ixhtihad?
Por ata me tė vėrtetė qė ndjekin interesin e tyre!
Shkolla medicinale amerikane ndryshon nga ajo gjermane dhe njėkohėsisht ata nuk pėrzihen me njėra- tjetrėn. Njė i sėmurė qė shkon tek njė mjek, ai pasi t'i ketė pėrcaktuar sėmundjen do t'i japė disa ilaēe, mirėpo nėse ai do tė shkojė tek njė tjetėr mjek, edhe ai do t'i japė ilaēe, por do t'i thojė tė sėmurit qė tė mos i pėrziejė tė dyja sėbashku.
Tema e jomedh'hebizmit ėshtė e gjerė dhe e gjatė dhe nuk po zgjatem mė tepėr, por po pėrmend shkurtas se ēfarė ka thėnė dijetari Muhammed Zahid el- Keutheri, zėvendės i Meshihatit nė Stamboll, pėrpara tė ngratit Ataturk: "Jomedh'hebizmi ėshtė rrugė pėr nė jofetarizėm".
Ose siē ka thėnė Dr. Muhammed Said Ramadan el- Buti: "Jomedh'hebizmi ėshtė risija mė e rrezikshme qė kėrcėnon sheriatin islam".[2]
Kulmin e modestisė sė tij Shejkh Vehbiu e shpreh nė fund tė kėsaj letre, ku mė pėrgjigjet pėr pyetjet e drejtuara, duke thėnė:
"Shpresoj se t'u pėrgjegja, aq sa pata kohė e letėr, e ndoshta kėto fjalė shkruhen dhe njerėzit avamė (ne jemi avamė) i lexojnė. Kurse dijetarėt kanė fjalė mė tė gjata dhe me shembuj pėrkatės, pėr pėrcaktimin e rrezikut tė kėtij bidati".
Kjo pėrgjigje, shoqėrohet edhe me njė letėr tjetėr nė vete, ku Hoxhė Vehbiu ka sjellė disa njohuri pėrforcuese tė pėrgjigjes sė tij pėr jomedh'hebizmin, tė shkruara nė arabisht, nė fillim tė sė cilės mė shkruan:
"Mirė ėshtė qė ti tė pėrkthesh atė qė po tė shkruaj kėtu, si pėrforcim i pėrgjigjeve tė mija:
Katėr medh'hebet
Katėr Imamėt, janė drejtuesit e njerėzve nė kohėn e tyre dhe udhėzues pėr tė tjerėt mė pas, nė akiden (besimin) e tyre, akiden e "ehlis- sunneti vel- xhemaa"- s.[3]
Ata ishin shembull i lartė nė kohėn e tyre dhe udhėzim pėr tė tjerėt mė pas, nė dije, kuptim, adhurim, devotshmėri, besnikėri, nė frikėn pėr Zotin (xh.sh), nė mėnyrėn e pendesės dhe sakrificat e shumta nė kėtė botė.
U sprovuan nga udhėheqėsit e kohėve tė tyre, sepse i kundėrshtuan ata pėr disa interesa tė fesė dhe tė kėsaj bote dhe duruan pėr hir tė Zotit (xh.sh) .
Nė studimin e figurės sė secilit, kjo gjė do tė dalė e qartė.
1. Katėr Imamėt kanė qenė si njė familje e vetme, duke rėnė dakord nė bazat (usul) dhe vendimet absolute (kat'ijjat) nė argumente dhe vendime.
Divergjencat ndėrmjet tyre ishin tė lidhura me mėnyrėn e tė kuptuarit tė ēėshtjeve nga secili, veēanėrisht nė disa fakte, tė nisur nga saktėsia, mėnyra e argumentimit me to, etj.
Ebu Hanife[4]: U lind nė vitin 80 h.
Malik ibn Enes[5]: U lind nė vitin 93 h.
Muhammed Idris Esh- Shafii[6]: U lind nė vitin 150 h.
Ahmed ibni Hanbel[7]: U lind nė vitin 164 h.
2. Secili Imam e ka vlerėsuar vėllanė e tij Imam, qė do thotė se ata janė respektuar dhe kanė qenė tė kėnaqur me njėri- tjetrin. Ndėrsa divergjencat e tyre nė ēėshtje degėzore, janė tė padėmshme, pasi kjo ėshtė natyrė e mendjes njerėzore dhe dukuri ekzistuese edhe te sahabėt e mėdhenj, sikurse e dimė.
3. Thotė muhadithi indian Ed- Dehlevi: "Pasimi i kėtyre katėr medh'hebeve tė shkruara ėshtė pritur me miratim konsensual nga ymmeti deri nė ditėt e sotme. Kjo ėshtė tepėr e dobishme sidomos nė Indi, kur vullneti ėshtė ulur, shpirtrat janė mbushur me kapriēo dhe ēdokush po shikon vetėm mendimin e tij". ("El- insaf fi bejani esbabil- ikhtilaf", fq. 97).
4. Thotė Shejkh Ali el- Khafif: "Divergjencat nė mes Imamėve tė katėr medh'hebeve dhe pasuesve tė tyre nuk kthehen nė bazat e fesė, sepse ėshtė vėrtetuar dhe sqaruar, se bazat e tyre janė njė, por kėto divergjenca kthehen tek kuptimi, peshorja dhe pėrcaktimi i kėtyre bazave, sepse tė gjithė ata punojnė me Kur'an[8], Sunnet[9], Ixhma'[10], Kijas[11], Istihsan[12], Mesalih mursele[13], Istis'hab[14], sipas mėnyrave qė sqaruam mė pėrpara ". ("Esbabu ikhtilafil- fukaha", vėll. 2, fq. 282).
5. Thotė Shejkh Muhammed Ebu Zehra: "Divergjencat (e Imamėve tė medh'hebeve) nuk kanė tė bėjnė me bazat, por lidhen thjeshtė me degėt". ("Tarikhul- medhahib el- islamijje", fq. 85).
6. Thotė Shejkh Velijull- llah ed- Dehlevi, nė librin e tij: "Akdul- xhejjid fi mesailil- ixhtihadi vet- teklid", kapitulli: (Vėrtetimi i tė kapurit me katėr medh'hebet ):
"Dije se tė kapurit pas kėtyre katėr medh'hebeve ėshtė njė interes i madh, ndėrsa njė e keqe e madhe do tė vijė nėse largohemi prej tyre pėr disa arsye:
Sė pari: Ymmeti ka rėnė nė konsensus pėr t'u mbėshtetur te tė parėt tanė nė njohjen e Sheriatit. Vetė veprimi i kėtij konsensusi tregon pėr tė mirėn e kėtij veprimi, pasi Sheriati nuk njihet vetėm se me anė tė kalimit nga dijetari tek nxėnėsi dhe me anė tė nxjerrjes sė mėsimeve nga rregullat dhe argumentet e ndryshme. Vetė kalimi nuk mund tė arrihet pa e marrė nga tė parėt qė e kanė marrė me lidhje, ndėrsa nxjerrja e mėsimeve tė reja, duhet tė bazohet nė njohjen e medh'hebeve tė tė parėve, pėr tė mos dale me ndonjė shprehje qė prish mė pas konsensusin
Sė dyti: Me qenė se nuk kanė mbetur vetėm se kėto medh'hebe, pasimi i tyre ėshtė ndjekje e pjesės mė tė madhe dhe dalja prej tyre, dalje nga rruga e pjesės mė tė madhe. Edhe vetė Pejgamberi (a.s) ka urdhėruar pėr pasimin e pjesės mė tė madhe, duke thėnė:
"Ndiqni, pasoni dhe qėndroni me bashkimin",[15]etj. (Marrė nga libri: "El- muxhez fish- Sheriah", fq. 273).
Ndėr kėto pika pėrmendet gjithashtu fjala e Imam Dehlevisė nė spjegimin e "Muvetta"- sė, gjatė fjalės sė tij pėr katėr imamėt e medh'hebeve, kur thotė:
"Nė pėrgjithėsi, dija e atyre katėr imamėve pėrfshin tė gjithė botėn". ("Sherhul- Muvetta", fq. 6).
7. Thotė Shejkh Dr. Abdul-Latif Farfur: "Ajo qė mė del mė e saktė mua dhe verifikuesve nga pasimi dhe ndjekja e katėr medh'hebeve dhe ēfarė pėrfshijnė ato, ėshtė se Ixhtihadi nuk ėshtė i ndaluar dhe se Taklidi ėshtė haram pėr muxhtehidin, sikurse ėshtė vaxhib[16] pėr avamėt qė nuk kanė plotėsuar kushtet e ixhtihadit, edhe nėse janė tė ditur nė disa lloje diturish!
Dhe argumentet pėr kėtė, janė si nė vijim:
a) Thėnia e All-llahut (xh.sh):
" e nėse nuk dini kėtė, atėherė pyetni njerėzit e dijshėm",[17]ėshtė i pėrgjithshėm (Am) pėr ēdo tė ngarkuar me obligimet islame (mukel- lef), kėshtu qė ai duhet tė jetė i pėrgjithshėm edhe nė pyetjen rreth ēdo tė paditure.
b) Ėshtė konsensual fakti i ekzistencės sė avamėve nė kohėn e sahabėve dhe tabiinėve, para daljes sė kundėrshtarėve, siē ėshtė konsensual fakti se kėta avamė kėrkonin fetva nga muxhtehidėt, tė cilėt u pėrgjigjeshin pėr vendimet e ndryshme islame.
Madje dijetarėt e tyre jepnin pėrgjigje edhe pa bėrė shenjė pėr pėrmendjen e faktit, duke mos i ndaluar as ata vetė pėr njė veprim tė tillė.
Kėshtu qė ishte konsensus ēėshtja e detyrimit tė avamėve pėr tė ndjekur muxhtehidėt. Kėshtu vazhdoi kjo gjėndje nė tre shekujt e parė, pėr mirėsinė e tė cilėve dėshmoi vetė Pejgamberi (a.s).
c) Fakti se ixhtihadi ėshtė njė dhunti qė nuk u jepet vetėm se pak njerėzve, i afrohet logjikės, sepse nėse ngarkohen me tė tė gjithė njerėzit, atėherė ajo do tė ishte njė ngarkesė e padurueshme, gjė qė ėshtė e ndaluar nė ligjet islame dhe me logjikė.
Avamėt janė tė ngarkuar me vendimet islame dhe nėse ata e ngarkojnė veten pėr tė arritur gradėn e ixhtihadit, atėherė do ta fusin veten nė vėshtirėsi dhe siklet, e kjo pa dyshim do tė sjellė vėshtirėsi pėr ta dhe do t'u largojė vėmemendjen pėr t'u marrė me punėt e tyre tė kėsaj bote, gjė qė ėshtė e ndaluar!
All-llahu (xh.sh), thotė: "dhe nuk ju obligoi nė fé me ndonjė vėshtirėsi".[18] (Marrė nga "El vexhizu fistinbati usulil- ahkam", v. 2, fq. 574).
8. Thotė Dhehebiu, nxėnės i Ibni Tejmijes, nė shkrimet pėr Abdurr- Rrahman Euzai- nė, All-llahu (xh.sh) e mėshiroftė: "Pothuajse nuk mund ta gjejmė tė vėrtetėn jashtė asaj qė kanė rėnė dakort katėr imamėt e ixhtihadit, edhe pse e pranojmė se konsensusi i tyre pėr ndonjė ēėshtje, nuk ėshtė konsensus edhe pėr ymmetin.
Por kemi frikė tė themi me bindje, pėr njė ēėshtje rreth sė cilės kanė rėnė dakort, se vėrteta ėshtė jashtė saj". (Marrė nga "Sieru ealamin- nubela", v. 7, fq. 17).
(I gjithė ky material,- thotė nė shkrimin e tij Shejkh Vehbiu- , ėshtė marrė nga libri im "Muhaderatun fi tarikhil- fikhil- islami"- "Leksione nė historinė e fikhut islam").
Nga monografia e thirrėsit islam Muhamed Sytari:
"Vehbi Sulejman Gavoēi- dijetar nga dijetarėt e ymmetit", Prishtinė 2005.
Paraqet.Sabri Selmani
Krijoni Kontakt