e kame vjedhe diku:P:P![]()
pse jo mos tu jap edhe receten se si behet
Fli (recetė + foto)
Pėr 4-5 persona duhen:
Pėr brumin duhet: 1 kg miell, 3-4 gota ujė, kripė.
Pėr masėn duhet: 200 gr gjalpė(margarin), 2 filxhana caji ajkė (mazė), 3 lugė vaj.
Pėrgatitja:
Nė njė enė hidhet miell, kripė, ujė i ftohtė dhe pėrzihen nė njė brumė tė hollė si pėr petulla.
Nė njė enė tjetėr shkrihet gjalpė, ajkė, vaj dhe qumėsht, pėrzihet masa e krijuar derisa tė gjithė pėrmbajtėsit tė jenė shkrirė nė njė masė tė vetme, Lyhet tepsia me yndyrė dhe me njė lugė merret brumi i hollė dhe hidhet nga cepi i tepsisė deri afėr mesit dhe krijohen radhė tė cilat mbulojnė gjithė tepsinė. Mesi i cili ėshtė bosh mbushet me radhė paralele.
Gjithė sipėrfaqja lyhet me masėn e pėrgatitur dhe futet nė furrėn e ngrohur. Kjo piqet pėr 3-5 minuta. Nxirret nga furra pėr tė vazhduar me rendin tjetėr.
Brumi i hollė tashmė hidhet nė tė njėjtėn mėnyrė por midis dy radhėve derisa tė jetė mbuluar e gjithė tepsia. Pėrsėri lyhet me masėn dhe piqet pėr 3-5 minuta. Kjo procedurė vazhdon derisa tė mbushet tepsia.
Flia lihet tė ftohet pėr 10 minuta dhe serviret
![]()
Krijoni Kontakt