Editorial
“Ai duhet tė jetė me cilėsi tė rralla, i mirė, i zgjuar, tė ketė durim dhe tė mos tmerrohet nga gjaku dhe kufomat”.
Kėto janė tiparet morale tė nxėnėsit qė ka dėshirė tė bėhet mjek, sipas Papirusit tė Smithit (rreth 2700 p.e.s) nė Egjiptin e lashtė. Ē`ėshtė e vėrteta vitet nuk kanė ndryshuar domosdoshmėrinė e kėtyre tipareve. Janė me dhjetra nxėnės qė nisin Fakultetin e Mjekėsisė ēdo vit me dėshirėn pėr tė qenė pjesė e kėtij profesioni qė duhet tė jetė i nderuar dhe dinjitoz. Nė morin e pafund tė provimeve tė viteve tė para i mban tė fortė shpresa se njė ditė do tė veshin pėrparėsen e bardhė me stetoskopin varur nė qafė. Vitet ikin dhe ata e shohin veten me bluzėn e bardhė, por fatkeqėsisht ky nuk ėshtė njė film amerikan . Kėtu mungon njė Happy End. Pas 6 apo 12 vjet studim pėr ata qė duan tė specializohen nė njė profil tė caktuar, do pėrballen me sfidėn e mohimit tė identitetit profesional dhe rėnimin monetar. Pas proves se madhe te durimit dhe shkatrimit te nervave gjate specializimt, pas sfilitjes per gjetjen e vendit te punes, ata qe arrijne te mbijetojne ne gjithe keto i pret nje tjeter sfide.
Reklama anti-mjek, mohimi i vlerave tė Universitetit tonė e bazuar ndoshta nė disa deformime tė personalitetit profesional dhe atij social godet ashpėr.
Filozofi i lashtė Avicena ndėr tė tjera thotė: “ …shoqėria e ka pėr detyrė tu shėrbejė tė sėmurėve dhe tė paaftėve…”. E pra, le tė pėrzgjedhim mė tė mirėt nga shoqėria jonė dhe t’i ndihmojmė tė kryejnė kėtė detyrim tė shoqėrisė nė mėnyrė sa mė dinjitoze dhe profesionale.
Shkruar nga Juhleda Hima
Anesteziste-Reanimatore
Drejtoresh e revistes “Vitrina Mjekesore
Marre nga revista "Vitrina Mjekesore"
www.vitrinamjekesore.com
Krijoni Kontakt