E pyeten nje dite nje klerik orthodhoks shqiptar qe vinte nga nje tradite familjare myslimane, kish qene angazhuar ne disa prej bashkesive misionare protestante ne Shqiperi ne fillimet e viteve 90, dhe aty nga fundi i viteve 90 u pagezua ne orthodhoks dhe u be me vone edhe murg. Pyetja vinte nga nje bashkemoshatar i tij i cili e pyeti me plot tangerllek:
- Cfare besimtari je ti kur ne keto 17 vjet ti ke ndryshuar identitetin tend fetar plot 4 here dhe sot e gjen veten ne krye te Kishes?!
Kleriku ne fjale, nuk u prek aspak nga fjalet e ish-shokut te tij ateist, por i tha:
- Po, ke plotesisht te drejte. Kam ndryshuar perkatesine time fetare plot 4 here ne 12 vjet dhe nuk ndihem aspak keq per kete. Ky ka qene peligrinazhi im shpirteror ne kerkim te Perendise. Dhe Ate qe e kerkova, e gjeta ne Kishen Orthodhokse.
Bashkemoshatari i tij u shtang pasi kleriku nuk u prek nga provokimi i tij i hapur. Perkundrazi, pergjigjia e tij e beri ate vete te ndihej keq: ndryshe nga bashkemoshatari i tij klerik, ai vete ne keto 12 vjet as i kish shkuar ndonjehere mendja tek Zoti e jo me ta kerkonte ate.
Albo
Krijoni Kontakt